|
-
20 prill 2004 / TN /
QSHDNJ
-
-
Prof.
Dr. Artan FUGA
-
-
Pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Shkencave Sociale tė Universitetit
tė Tiranės
-
Bashkėpunėtor shkencor i laboratorit LADYSS (CNRS - Universiteti
Paris X), Francė
-
-
-
1.
Njė problematikė e mprehtė shoqėrore
-
-
Nė
mėnyrė tė pėrmbledhur do tė dėshiroja tė paraqisja disa nga
rezultatet e kėrkimit shkencor shqiptar nė fushėn e sociologjisė mbi
sjelljen e sotme tė grupeve shoqėrore nė Shqipėri lidhur me fenė.
Ėshtė fjala pikėrisht pėr tė sqaruar, nė radhė tė parė, orientimin e
shqiptarėve rreth disa vlerave tė qytetėrimit bashkėkohor, duke e
parė kėtė tė lidhur ngushtė me traditat ose me pėrkatėsinė e sotme
fetare tė grupeve tė ndryshme shoqėrore apo tė individėve besimtarė,
myslimanė, katolikė, ortodoksė, etj., nė Shqipėrinė e sotme.
-
-
Nė
kėtė rrafsh, ka interes tu pėrgjigjemi pyetjeve :
-
-
A ka rrezik tė ndeshemi me njė radikalizim tė dallimeve fetare
brenda shoqėrisė shqiptare, ēka mund tė shpinte drejt njė konflikti
tė pashmangshėm fetar ?
-
-
A kanė prirje sot pėr sot fetė e ndryshme qė ekzistojnė nė formėn e
besimeve apo tė vlerave shpirtėrore tė grupeve shoqėrore nė Shqipėri
tė shkojnė drejt njė integrizmi tė caktuar ?
-
-
A ka nė Shqipėrinė e sotme dhe nė atė tė viteve tė ardhshme njė
rrezik pėrplasjeje midis njė qytetėrimi tė mbėshtetur nė
institucione pėrgjithėsisht demokratike, nė ekonominė e tregut dhe
orientimit fetar tė popullsisė qė beson ?
-
-
Bindjet e mija lidhur me kėtė ēėshtje dhe rezultatin pėrfundimtar qė
do tė paraqes pėrpara jush i kam tė mbėshtetura nė njė num[r
punimesh dhe kontributesh tė studiuesve universitarė shqiptarė, tė
mbetura pak a shumė nė hije, pėr shkak tė rrėmetit mediatik tė
luftės sė sotme politike, rezultate, tė cilat, e theksoj,
pėrgjithėsisht pėrputhen nė prirjet kryesore tė rezultatave empirike
qė paraqesin dhe qė mbėshteten nė metoda tė sociologjisė
kuantitative. Nė radhė tė parė dėshiroj ti pėrsillem njė studimi tė
kryer nė bashkėpunim me sociologėt Zyhdi Dervishi dhe Rasim Gjoka,
qė vazhdoi pėr disa vite me radhė gjatė gjysmės sė dytė tė viteve
nėntėdhjetė dhe qė ėshtė botuar nė formė shumė mė tė zgjeruar nė
librin e pėrbashkėt midis meje dhe Zyhdi Dervishit me titull
Ndėrmjet fshatit dhe qytetėrimit botėror, botuar nė vitin 2001, nga
Shtėpia Botuese Jeruzalem.
-
-
Analizat tona janė mbėshtetur nė njė punė anketuese nė stil shumė tė
gjerė, domethėnė nė analizėn e mijėra anketave tė shpėrndara, tė
vrojtimeve empirike tė bėra nė terren, tė disa mijėra pėrafrimeve
statistikore dhe tė bashkėbisedimeve masive me popullsinė qė jeton
nė mbarė territorin e vendit.
-
-
Studimet tona kanė kėrkuar tė hetojnė mė sė pari rreth dy ēėshtjeve
themelore :
-
-
1.
Si
reagon empirikisht shoqėria shqiptare sot lidhur me fenė ?
-
2. Nga
dallohet modeli shoqėror shqiptar nga shoqėritė e sotme konkrete
bashkėhore ku integrizmi fetar dhe lufta ndėrfetare ka qenė apo
vazhdon tė jetė shumė e spikatur ?
-
-
Mėshtetur pra nė mijra tė dhėna empirike, me pėrgjegjėsi tė plotė
shkencore dhe qytetare, po shpreh pėrfundimin se nė bazė tė disa
studimeve serioze afatgjata sot pėr sot dhe sė paku pėr njė periudhė
dy apo tri dekadash tė ardhshme, nė shoqėrinė e thellė dhe masive
shqiptare, nuk ka dhe nuk ka gjasa pėr tė pasur prirje sociologjike
qė tė mund tė vėrtetojnė rrezikun eminent tė ndonjė lloj integrizmi
fetar tė ēdo ngjyre, se nuk ka dhe probabilisht nuk do tė ketė
shėnja serioze dhe masive tė maisjes sė konflikteve fetare dhe se
nuk ka shėnja tė njė pėrplasjeje midis vlerave fetare, normave tė
moralit praktik fetar, dhe atyre qė modelojnė njė qytetėrim profan,
qė priret drejt njė tipologjie shoqėrore demokratike tė tipit tė
sotėm perėndimor.
-
-
2. Disa prirje sociologjike tė sotme
-
-
Ky
pėrfundim mbėshtetet kryesisht nė argumentet e mėposhtėm :
-
-
Njė sjelljeje pėrgjithėshme e tipit tejet pragmatist
-
-
Sė
pari, pėrgjithėsisht grupet shoqėrore dhe individėt e ndryshėm nė
Shqipėri, veēanėrisht grupmoshat mesatare dhe tė reja, janė shumė mė
tepėr tė prirura drejt vlerave morale tė tipit materialist siē janė
«pėrmirėsimi i kushteve materiale tė jetesės», «pasurimi i shpejtė»,
«konforti i mėnyrės sė jetesės», «suksesi profesional» etj., se sa
janė tė orientuar drejt vlerave shpirtėrore tė mbrujtura nga morali
fetar apo me njė natyrė thjesht humanitare, siē do tė ishin
pėrshembull «solidariteti me tė tjerėt», «dashuria dhe ndihma e tė
afėrmėve», «shpresa tek virtytet morale tė personit apo e ndihmės
nga Zoti», «drejtėsia shoqėrore», «ruajtja e integritetit personal»
etj.
-
-
Nga
njė sėrė anketimesh del se rreth 70 % deri 80 % e individėve tė
marrė nė shqyrtim si pjesė e grupit tė kampionit sociologjik tė
ndėrtuar anojnė nga vlerat e natyrės pragmatike tė mirėfilltė dhe
vetėm rreth 20 % deri 30 % e tė anketuarve vlerėsojnė mė shumė
vlerat e mirėfillta shpirtėrore ku bėjnė pjesė dhe ato qė qėndrojnė
nė themel tė moralit fetar. Kuptohet vetiu se kėtu kemi tė bėjmė me
shpėrpjestime qė krijojnė problematika tė mprehta shoqėrore dhe qė
kanė tė bėjnė me integritetin personal tė individit nė periudhėn e
tranzicionit, i cili ėshtė cenuar shumė rėndė dhe nė njė mėnyrė tė
gjithanshme. Kėto problematika sigurisht qė as mund tė anashkalohen
dhe as nuk mund tė merren me mendjelehtėsi.
-
-
Por,
gjithsesi, shqiptari i sotėm mė shumė vuan nga mungesa e disa
vlerave qė feja ėshtė e specializuar ti rrėnjosė nė shoqėri se sa
manifeston ndonje zell tė tepruar fetar. Sjellja tejet pragmatike e
njė pjese tė shqiptarėve tė sotėm, e pakufizuar nga kufij moralė tė
qėndrueshėm, dėshmon se individė tė ndryshėm, sidomos midis brezit
tė ri, pavarėsisht dallimeve tė tyre kulturore, origjinave tė
ndryshme fetare, grupmoshave nė tė cilat bėjnė pjesė, identitetit
krahinor tė cilit i pėrkasin, formimit profesional tė niveleve tė
ndryshėm, etj. rendin mė tepėr drejt tė mirave materiale se sa
priren drejt njė modeli sjelljeje qė do tė refuzonte
«materialitetin» dhe realitetin e njė shoqėrie liberalo-kaotike nė
tranzicion, nė emėr tė njė universi fetar vlerash apo tė «refuzimit»
tė tjetrit pėr shkaqe thjesht fetare.
-
-
Nuancime tė lehta tė sjelljes shoqėrore prej traditave fetare
-
-
Sė
dyti, duhet pranuar se popullsia e sotme shqiptare ka njė reagim
pėrgjithėsisht homogjen pėrsa i pėrket qėndrimit ndaj jetės dhe
vlerave e normave morale qė respekton. Por, kjo e dhėnė, qė shfaqet
si e tillė nė orientimin pragmatist tė vijėsjelljes individuale apo
kolektive, nuk do tė thotė aspak se shoqėria shqiptare sot ėshtė
uniforme nga pikėpamja kulturore, e traditave fetare apo e
pėrkatėsisė nė fushėn e fesė. Nė kėtė plan, do tė ishte ndofta
interesante tė paraqisnim se pas disa dekada pėrballjesh me njė
politike zyrtare ateiste, grupe shoqėrore me tradita fetare tė
ndryshme, pavarėsisht nivelit tė sotėm tė besimit tė tyre, shfaqin
edhe dallime nė formėn e nuancave tė holla, pėrsa i pėrket qėndrimit
tė tyre nė jetė. Sjellja e tyre pėrcjell shkallė tė lartė
homogjeniteti, por nga ana tjetėr nuk pėrjashton aspak dallime qė i
japin shoqėrisė pamjen e njė organizmi tė gjallė dhe cilėsinė e njė
larmishmėrie vitale sjelljesh dhe zakonesh.
-
-
Anketimet dhe tė dhėnat statistikore na kanė treguar se shqiptarėt e
sotėm vėrtet janė tė prirur nė mėnyrė tė qėndrueshme drejt
mbėrritjes sė suksesit praktik nė jetė, por individė qė i u pėrkasin
traditave fetare tė krishtera, sidomos tė atyre ortodokse, shprehen
mė pragmatikisht se ata qė vijnė nga tradita fetare myslimane. Kėta
tė fundit kanė prirjen tė jenė mė solidarė brenda gjirit tė familjes
sė tyre, janė subjektivisht mė tė lidhur me tokėn, e kanė mė tė
vėshtirė pėr tu pėrfshirė nė eksodin rural etj. Ndėrsa, individė tė
prejardhur nga familje me tradita fetare ortodokse ose edhe
katolike, pra gjithėsesi tė krishtera, shprehen se janė mė tė
interesuar pėr arėsimimin e tyre, janė mė tė dhėnė pas tregtisė,
karakterizohen si mė individualistė dhe shfaqen mė tė ndjeshėm ndaj
parimit tė respektimit tė tė drejtave dhe lirive individuale.
-
-
Kėto
nuancime kulturore e fetare tė shoqėrisė sė sotme shqiptare, qė nė
tė vėrtetė pėrbėjnė pasurinė e saj tė patjetėrsueshme, gjallojnė
brenda njė shtrati kulturor tė integruar dhe me homogjenitet tė
spikatur.
-
-
Kur
pohojmė se individėt me tradita fetare tė caktuara reagojnė mė
masivisht se sa tė tjerėt rreth njė treguesi tė caktuar sjelljeje,
kjo «shpeshtėsi» nuk e kalon mesatarisht, sipas tė dhėnave tona,
masėn e 5 % deri 10 % tė individėve, qė formojnė secilin grup
shoqėror tė marrė nė konsideratė. Domethėnė, po tė marrim njė
shembull, nėse tė rinjtė e prejardhur nga disa tradita familjare
fetare shprehen afėrsisht nė masėn e 30 % deri 32 % tė tyre se
vlerėsojnė si strategji parėsore tė jetės sė tyre arsimimin, tė
rinjtė qė i cilėsojnė ndryshe traditat e tyre familjare e fetare
shprehen nė masėn 40 % deri 43 % se e kanė arsimimin si pėrparėsi tė
sjelljes sė tyre nė jetė.
-
-
Dallimet shoqėrore mbeten mė tė spikatura se ato fetare
-
-
Sė
treti, na ėshtė dhėnė rasti tė vėrejmė se ndryshimet nė sjellje e nė
vlera, tė kushtėzuara nga variabli i pavarur sociologjik «tradita
fetare familjare», janė mė pak tė spikatura se dallimet qė vijnė
prej statusit shoqėror tė pėrgjithshėm tė individėve. Duke vepruar
dhe ndjerė brenda njė shtrati kulturor, pėrgjithėsisht, homogjen,
shqiptarėt e sotėm manifestojnė edhe modele sjelljeje e mendėsi qė
ndryshojnė nė varėsi tė statusit tė tyre gjinor, tė krahinės nė tė
cilėn jetojnė, tė grupmoshave nė tė cilat bėjnė pjesė, tė arėsimit
qė zotėrojnė etj. Nė varėsi nga variabli sociologjik « status
shoqėror » ne kemi gjetur afėrsisht 10 % deri 15 % mė shumė individė
qė i takojnė njė grupi tė caktuar shoqėror, tė cilėt shprehen mė tė
sensibilizuar prej njė vlere shpirtėrore e prej njė modeli sjelljeje
se anėtarėt e njė grupi tjetėr shoqėror.
-
-
Dėshirojmė pra tė theksojmė se nga pikėpamja e sociologjisė
kuantitative, tė dhėnat statistikore dėshmojnė se ndryshimet nė
sjellje e nė mendėsi qė dallojnė shqiptarėt e sotėm mė tė arsimuar
nga mė pak tė arsimuarit, ata qė banojnė nė zonat kryesore urbane
nga ata qė jetojnė nė zonat e thella rurale, femrat nga meshkujt,
veriorėt nga jugorėt etj., janė mė tė pranishme se sa dallimet qė
vijnė nga traditat fetare tė individėve tė ndryshėm.
-
-
Ky
fakt dėshmon se ndryshimet e mbėshtetura nė tradita fetare tė
veēanta nuk janė aspak sot « vija pėrthyese » themelore ku palosen
konturet e «formatit» tė sotėm shqiptar. Pėrkundrazi, ato shkrihen
dhe integrohen brenda tėrėsisė sė dallimeve shoqėrore qė
karakterizojnė sot shoqėrinė shqiptare. I papuni me origjinė fetare
tė krishterė dhe i papuni me origjinė fetare myslimane dallojnė pra
mė pak midis tyre se sa dallojnė tė papunėt nė pėrgjithėsi nga
«bosėt» qė kanė shtėnė nė dorė pikat kyēe tė ekonomisė kombėtare.
Fshatari me origjinė myslimane dhe fshatari me origjinė fetare tė
krishterė dallohen mė pak midis tyre sesa dallohen individėt e
zonave tė thella rurale nga banorėt e qyteteve tė mėdha tė vendit.
Individėt qė pothuaj nuk dinė shkrim e kėndim me origjinė fetare
myslimane dhe analfabetėt me origjinė fetare tė krishterė dallohen
mė pak midis tyre sesa dallohen analfabetėt nė pėrgjithėsi prej
atyre qė janė me arsim tė lartė.
-
-
Sundimi i normave tė sė drejtės juridike
-
-
Sė
katėrti, sipas tė dhėnave tona del se mesatarisht rreth 20 %25 % e
tė anketuarve kanė prirje pėr tė gjetur edhe zgjidhje jashtėligjore
pėr problemet e tyre tė pėrditshme. Shifra nuk ėshtė e vogėl. Ajo
flet nė tė vėrtetė pėr ato marrėdhėnie informale tė punės dhe tė
jetės shoqėrore nė pėrgjithėsi qė fatkeqėsisht ekzistojnė sot nė
shoqėrinė shqiptare. Moszbatimi i ligjit shkon edhe drejt formave tė
pėrkeqėsuara tė kėsaj sjelljeje deviante duke u pėrvijuar edhe si
vetėgjyqėsi, ēka do tė thotė se merr edhe njė natyrė kriminale. Duke
u hidhėruar pėr kėtė konstatim, nuk mund tė mos vėmė nė dukje se
megjithatė ėshtė thuajse e neglizhueshme pjesa e opinionit publik qė
priret tė kėrkojź njė « drejtėsi » jashtėligjore tė frymėzuar nga
njėfarė integrizmi fetar tė drejtuar kundėr vlerave liberale tė
sanksionuara edhe si liri politike nė kuadrin e kushtetutės sė sotme
shqiptare.
-
-
Kjo
pjesė e opinionit publik duket se statistikisht nuk duhet ti kalojė
2 % tė popullsisė sė rritur tė vendit. Nė tė vėrtetė, statistikat
nuk bėjnė tjetėr veēse konfirmojnė nga pikėpamja sasiore atė ēka
rezulton prej vrojtimeve emprike cilėsore nė terren.
-
-
Nė
shoqėrinė e sotme shqiptare nuk ka gjasa tė duken shenjat e njė
pėrpjekjeje tė kthimit tė moralit fetar nė njė farė norme juridike
paralele qė do tė kėrkonte tė zėvendėsonte legjitimitetin kushtetues
tė ligjit. Vetėm nė kėtė rast do tė thoshim se popullsia do tė
prirej drejt njė integrizmi fetar qė do tė dėshironte ta kthente
fenė nga botėkutpim hyjnor moral nė njė formė sunduese tė sė
drejtės, nga njė formė besimi nė njė formė shtrėngimi, nga njė
ēėshtje private tė individit nė njė ideologji zyrtare dhe bazė e
normave ligjore, e detyruar pėr tė gjithė, e bashkė me kėtė do ta
shndėrronte shtetin demokratik laik nė njė shtet teologjik dhe
teokratik.
-
-
Feja e
dėnon prostitucionin, ndeėrsa ligji i sotėm dhe sidomos zbatimi i
tij mbetet tepėr i squllėt pėr tė vepruar kundėr kėsaj sė keqeje
shoqėrore qė merr shpesh herė pėrmasat e trafikut tė qenieve
njerėzore. Megjithkėtė dallim tė madh midis forcės zbatuese dhe
shtrėnguese tė ligjit dhe normave tė moralit fetar, vėshtirė se
gjenden nė Shqipėrinė e sotme raste tė ndėshkimit fizik tė
prostitutave nga ana e besimtarėve tė njėrės apo tjetrės fe. Dėnimi
moral i mbėshtetur nė fe nuk ka pasur prirje tė shndėrrohet nė njė
kulturė tė aktit tė vetėgjyqėsisė tė pambėshetur nė ligj. Kufijtė e
parimit tė respektimit tė dallimeve midis fesė dhe shtrėngimit nuk
janė prekur.
-
-
Feja e
dėnon abortin, ndėrsa legjislacioni liberal e lejon atė nė kuadrin e
politikave tė programimit familjar. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr tė hyrė
nė debatin e sotėm midis kulturės liberale dhe fesė pėr kėtė
problem. Ēėshtja qendron gjetiu. Puna ėshtė se ne nuk njohim raste
ku tė jetė ndėshkuar fizikisht njė grua ose njė ēift pėr shkak tė
zbatimit legal tė sė drejtės sė abortit nga ana e besimtarėve qė
moralisht e dėnojnė aktin e tyre. Pėrsėri morali fetar ėshtė larg
nga ai nivel qė do ta kishte kthyer atė nė njė lloj kriteri
legjitimues pėr tė zbatuar tė «drejtėn fetare» nė ēėshtjet qė kanė
tė bėjnė me sjelljen shoqėrore kolektive ose personale.
-
-
Morali
fetar nė Shqipėri tradicionalisht e ka dėnuar divorcin si shprehje e
lirisė private njerėzore. Ndėrkaq ligji ėshtė me natyrė tejet
liberale dhe nuk e pengon aspak atė. Nuk ka vend tė zgjatemi pėr tė
thėnė se shkalla e pranisė sė divorcit nė shoqėrinė e sotme
shqiptare ėshtė rritur sė tepėrmi. Kjo prirje lidhet sa me terrenin
kulturor dhe politik liberal tė vendit, aq edhe me krizėn e mprehtė
qė po kalon familja shqiptare nė ditėt tona. Tė gjithė e dinė se
reagimi shoqėror ndaj kėsj dukurie ėshtė mė tepėr se i vakėt dhe
shkon pothuaj drejt indiferencės sė plotė. As qė ka shenja tė njė
reagim praktik tė besimtarėve tė feve tė ndryshme pėr tė ndėshkuar
moralisht dhe fizikisht nė formė vetėgjyqėsie individė qe
divorcohen. Po kėshtu ndodh me homoseksualizmin, me proksenetizmin,
me alkoolizmin, me punėsimin e grave jashtė mureve tė shtėpisė, me
marrėdhėniet seksuale jashtėmartesore, me adulterin etj., ndonėse
nga pikėpamja morale kėto dukuri nuk janė tė vėna nė tė njėjtin
rrafsh moral.
-
-
3. Disa veēanėsi tė modelit shoqėror shqiptar
-
-
Mund
tė arėsyetohet gjatė rreth kėtyre prirjeve qė analizat sasiore tė
rrafshit sociologjik na paraqesin nė njė plan tė pėrgjithshėm
mbarėshoqėror. Rezultatet e marra mund tė shpjegohen nė mėnyra tė
ndryshme dhe nė kėndvėshtrime tė ndryshme. Shpesh herė faktet
shpjegohen me faktorė vetėm historikė. Kuptohet se thirrja nė ndihmė
e traditave historike lejon tė kuptohet mė mirė e sotmja. Por, nga
ana tjetėr, argumentet historikė janė krejt tė pamjaftueshėm pėr tė
hedhur dritė mbi atė qė ndodh sot apo do tė ndodhė nesėr. Pėrndryshe
do tė pranonim se jetojmė nė njė univers linear tė « hekurt » ku e
tashmja dhe e ardhmja kushtėzohen forcėrisht nga e kaluara dhe se nė
histori nuk ka ngjarje tė reja dhe ēaste kthesash historike tė
panjohura mė parė. Kėtu ėshtė, mendoj unė, dobėsia e argumentit
historicist. E sotmja duhet tė shpjegohet me rrethana historike, por
nė radhė tė parė edhe me kushtet e sotme tė ndryshimit shoqėror. E
theksoj, nė rrafshin e njė arėsyetimi sociologjik, mund tė thuhet se
rrethanat qė kanė krijuar kėtė realitet shoqėror pėrcaktohen sė paku
nga faktorėt e mėposhtėm aktualė:
-
-
1.
Institucionet fetare dhe besimet fetare nė Shqipėri, veēanėrisht pas
goditjes se rėndė qė mori kleri katolik menjėherė pas ēlirimit tė
vendit, nuk patėn mundėsi tė ktheheshin dhe tė bėheshin faktorė
themelorė tė rezistencės kulturore dhe politike antitotalitare siē
ka qenė pėr shembull rasti polak dhe i Kishės katolike nė kėtė vend.
Ato dolėn relativisht tė dobėta nga periudha e kaluar ēka i
vėshtirėson lidhjet e tyre me shtresat e gjera tė popullsisė, e bėn
disi tė mundimshme ngritjen e nivelit kulturor tė klerit tė niveleve
tė mesėm dhe tė ulėt dhe krijon pengesa tė ēfarėdollojshme pėr
pėrpunimin e njė doktrine morale e shoqėrore me ndikim tė lartė
social si pjesė pėrbėrėse tė predikimit fetar. Institucionet e
komunikimit laik nė Shqipėri siē janė pėr shembull shkollat, gazetat
dhe mediat elektronike kanė njė impakt dhe besueshmėri shumė mė tė
gjerė mbi opinionit publik tė vendit se sa institucionet fetare.
-
-
2.
Grupet socio-fetare nė Shqipėrinė e sotme qė formojnė komunitete tė
ndryshėm besimi nuk pėrfaqėsojnė edhe interesa tė pėrbashkėta
shoqėrore, ekonomike apo etnike siē ėshtė rasti i konfliktit
arabo-izraelit (RODINSON, M., Peuple juif ou problčme juif, La
Découverte, Paris 1997). Ata pra nuk janė tė mbivendosur mbi grupe
socio-ekonomikė apo kombėtarė tė pėrcaktuar siē ka ndodhur nė disa
vende si pėr shembull nė ish-Jugosllavi, (ROUX, M., Les Albanais de
la Yougoslavie, Economica, Paris 1990), nė ishBashkimin Sovjetik
apo nė Irlandėn e Veriut (PEYRONNEL, V., Economie et conflit en
Irlande du Nord, Ellipses, Paris 2001). Nga kjo pikėpamje konflikti
ekonomik dhe shoqėror nė Shqipėri nė pėrgjithėsi nuk merr pamje
fetare dhe nuk e acaron konfliktin fetar. Ky i fundit dhe
identitetet fetare nuk shprehin nė mėnyrė ideologjike kundėrshti tė
njė natyre reale midis grupeve qendrore tė interesit
social-ekonomik.
-
-
Ėshtė
e vėrtetė se klasa e dikurshme e pronarėve tė mėdhenj e tė mesėm tė
tokave nė Shqipėrinė e para Luftės sė Dytė Botėrore kishte
pėrgjithėsisht njė pėrkatėsi fetare myslimane, ēka shpjegon nė njė
farė mase se pėrse partitė nacionaliste shqiptare kanė qenė
pėrfaqėsuar mė sė shumti prej individėsh me tradita familjare
myslimane. Ky fakt shpjegon nė njė farė mase edhe faktin se nė
spektrin e sotėm politik shqiptar, sa mė nė tė djathtė ta hedhėsh
vėshtrimin aq me pak gjen individė drejtues (nuk e kemi fjalėn pėr
elektoratin e bazės) tė prejardhur nga tradita fetare ortodokse.
Pėrkundrazi, sa mė drejt qendrės dhe majtas tė orientohesh aq mė
shumė gjen njė pėrzjerje midis individėve drejtues me origjina
fetare myslimane dhe ortodokse.
-
-
Por
duhet theksuar se ndarja socio-ekonomike dhe politike pėr problemin
e tokės nuk pėrkon nė masėn e elektoratit tė sotėm shqiptar me njė
ndarje midis popullsisė me tradita fetare myslimane dhe ortodokse
apo katolike. Kjo ndodh sepse vetė individėt me prejardhje fetare
myslimane kanė qendrime tė kundėrta lidhur me zgjidhjen e problemit
tė tokės si pasuria e paluejtshme kryesore e vendit. Nė po ato treva
ku pronarė tė mėdhenj dhe tė mesėm tokash ishin individė me tradita
fetare myslimane kanė jetuar edhe masa tė gjera popullsie me tė
njėjtėn fe, tė cilat kanė qenė tė privuara pėrgjithėsisht ose
kryesisht nga toka. Pra edhe beu edhe argati shpesh ishin tė sė
njėjtės fe, ēka bėn qė sot e kėsaj dite konflikti mbi tokėn tė mos
pėrēajė fetarisht shqiptarėt, siē ka ndodhur nė vende tė tjerė.
-
-
3.
Tranzicioni shqiptar, i shoqėruar me njė eksod rural masiv drejt
qendrave mė tė mėdha urbane dhe drejt vendeve fqinje, anėtare tė
komunitetit europian, me njė pėrqindje dėrmuese popullsie me tradita
fetare tė krishtera, nuk ka lejuar qė nė zonat e thella apo
periferike rurale tė vendit tė krijohen vatra tė fuqishme
rezistence konservatore, agresive ndaj ndryshimeve tė sotme
ekonomike, kulturore dhe politike, tė cilat do tė pėrdornin gjuhėn e
besimit fetar pėr tė kundėrshtuar modelin ekonomik dhe politik tė
vendosur, siē ka ndodhur nė rastin iranian (RAUFFER, X., La
nébuleuse : le terrorisme du Moyen-Orient, Fayard, Paris 1987).
Veēanėrisht nė radhėt e brezit tė ri qė ka prirje tė emigrojė apo qė
ndikohet fuqishėm prej mediave perėrndimore ėshtė tepėr e zhvilluar
toleranca dhe butėsia e bindjeve fetare. Ata transmetojnė nė tė
gjithė shoqėrinė njė qėndrim tepėr elastik ndaj feve tė tė tjerėve
dhe e konsiderojnė besimin fetar si njė ēėshtje thjesht private tė
individit.
-
-
4.
Elitat politike dhe ekonomike shqiptare tė ndėrvarura
institucionalisht, ekonomikisht dhe politikisht nga faktorė
ndėrkombėtarė perėndimorė nuk kanė asnjė interes dhe prirje qė tu
japin formave kulturore dhe ideologjike qė legjitimojnė pushtetin e
tyre sot njė ngjyresė dhe njė pamje fetare duke i ngritur ato nė
ideologji zyrtare tė shtetit si nė rastin e Irakut tė periudhės sė
Sadamit, regjimit saudit apo tė Afganistanit nėn sundimin talebanėve
(MAHDI, F., Fondements et mécanismes de lEtat en islam : lIrak,
lHarmattan, Paris 1991). Elitat politike dhe ekonomike shqiptare
kanė adoptuar si ideologji sunduese liberalizmin e sotėm perėndimor,
i cili bėn tė mundur legjitimimin e veprimit tė tyre praktik nė njė
shoqėri tregu dhe politikisht tė ndėrtuar mbi pluralizmin politik
dhe ndarjen formale tė pushteteve. Kjo lloj ideologjie lejon jo
vetėm qė elitat sunduese tė krijojnė njė terren tė favorshėm veprimi
nė kuadrin e terrenit tė brendshėm lokal, por edhe tė sigurojnė njė
koherencė politike me faktorėt qė kontrollojnė jetėn politike
ndėrkombėtare nė planin europian dhe mė gjerė.
-
-
5.
Dallimet fetare duke mos qenė tė mbivendosura nė dallime empirike
social-ekonomike e vėshtirėsojnė shumė mundėsinė qė ndėrgjegjia,
bashkėsitė dhe institucionet fetare tė frymėzojnė grupime politike
me mbėshtetje masive nga ana e elektoratit, tė orientuara drejt njė
modeli integrist dhe tė krijuara e tė pėrforcuara si reagim ndaj
dukurive tė krizave tė tejzgjatura ekonomike, politike, ndaj
korrupsionit tė elitave kombėtare apo rėnies ekonomike, siē ndodhi
me rastin algjerian. (TOUATI, A., Algérie, les islamistes ą lassaut
du pouvoir, lHarmattan, Paris 1995).
-
-
Dukuria fetare dhe ajo politike u mpleksėn pėr herė tė fundit nė
mėnyrė tė fuqishme, paradoksalisht, nė periudhėn e monizmit ku
politika ateiste nė mėnyrė radikale e shtetit u shoqėrua me njė
dukuri masive politike qė karakterizoi identitetin e elitave
politike tė periudhės socialiste. Sipas statistikave tona tepėr tė
sakta, nė radhėt e zyrtarėve tė lartė drejtues tė kulturės,
edukimit, propagandės, diplomacisė, mediave, kishin historikisht njė
peshė tepėr tė madhe individė me tradita fetare familjare ortodokse;
nė radhėt e drejtuesve mė tė lartė tė partise kishte njė pėrzjerje
tė spikatur individėsh me prejardhje fetare myslimane dhe ortodokse;
ndėrsa nė drejtuesit mė tė lartė tė ekzekutivit mbisundonin
individė me prejardhje fetare myslimane. Ky fakt bėhet edhe mė
interesant po tė mbahet parasysh se tė gjithė kėta individė kishin
njė formim kulturor dhe njė botėkuptim tė afishuar ateist. Por, pėr
ta shpjeguar kėtė fakt do tė shkruajmė herė tjetėr.
-
-
-
Bibliografia
-
-
1. FUGA, A., dhe DERVISHI, Z., Midis fshatit dhe qytetėrimit global,
Jeruzalem, 2001.
-
2. CONSTANTIN, F., Christian COULON, Religion et transition
démocratique en Afrique, Karthala, Paris, 1997.
-
3.
MAHDI, F., Fondements et mécanismes de lEtat en islam : lIrak,
lHarmattan, Paris 1991.
-
4.
PEYRONNEL, V., Economie et conflit en Irlande du Nord, Ellipses,
Paris 2001.
-
5.
RAUFFER, X., La nébuleuse : le terrorisme du Moyen-Orient, Fayard,
Paris 1987.
-
6.
RODINSON, M., Peuple juif ou problčme juif, La Découverte, Paris
1997.
-
7.
ROUX, M., Les Albanais de la Yougoslavie, Economica, Paris 1990.
-
8.
TOUATI, A., Algérie, les islamistes ą lassaut du pouvoir,
lHarmattan, Paris 1995.
-
9.
VOLKOFF, V., Désinformation, flagrant délit, Editions de Rocher,
Paris 1999.
|
|