|
-
19 prill 2004 / TN
-
-
Nga Ndue UKAJ*)
-
-
-
1.
-
Me nocione "moderne"
nė letėrsi konceptohet shfaqja e njė dukurie tė re letrare nė
sistemin e vlerave, qė pėrthyhet nė stile, ne forma e trajta tė
shkrimit, e procedime letrare, domethėnė paraqitet si shenjėzimi i
njė vlere letrare, mė tė avancuar, mė tė mirėfilltė nė krahasim me
modelet pararėndėse tė shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmė
si nocion bazik pėr atė tip tė letėrsisė qė nė mėnyrė autonome,
ndryshe nga paraardhėsija, sjell risi nė diskursin letrar, nė
procedimin strukturor te ndėrtimit dhe funksionimit tė tekstit
letrar.
-
-
Modernia, kėshtu
merrė konotime duke u shenjuar edhe si shenjė e njė avancimi, qė
shfaqet nė mėnyrė refuzuse ndaj tradicionalės. Duke u ikur modeleve
ligjėrimore, trajtat e shkrimit tė tij, defamijlajrzohen
(ērendomtesohet), nga letėrsia e mėhershme dhe njeh diskursin e njė
shkalle tė lartė letrare, duke futur nė lojė ndėrkomunikime, qė na
shfaqin karakterin intertekstual tė teksteve tė tij letrare.
-
-
Nė fusha tė ndryshme
tė artit dhe letėrsisė, nocioni "moderne" mbulon pėrmasa tė ndryshme
semantike, mbase edhe estetike e stilistike, qė dalin edhe nė formė
edhe nė pėrmbajte autonome. Ndėrsa kėtu e shohim si domosdoshmėri,
ngase autori i shkrimit ka sublimuar ligjėsitė e artit letrar
mjeshtėrisht. Ndėrkaq nė kėtė tekst shėnon tipin e letėrsisė qė
ndryshe nga parardhėsja inkorporon brenda tekstit letrar elemente qė
deri atėherė proza jonė s'i kishte njohur, apo qė i kishte vetėm ne
fazėn embrionale.
-
-
Nė letėrsi ky nocion
u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe
shquhej me karakteristika tė shumta, qė nga theksimi i
individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive
tė reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja
autonome e fenomeneve letrare, nė forma dhe pėrmbajte tė re letrare,
ligjėrimore dhe stilistike e estetike.
-
-
-
2.
-
Ernest Koliqi ėshtė
padyshim themeluesi dhe krijuesi mė i talentuar i fillimit tė
modernitetit nė prozėn shqipe. Kėtė e kanė vėrejtur nė forma tė
ndryshme shumė studiues qė janė marrė mė krijimtarinė e tij
artistike nė zhanrin e prozės (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K.
Gjika, Z. Rrahmani, A. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala
etj.)
-
-
Sė kėndjemi shfaqjen
e modernitetit nė prozėn shqipe, si formacion letraro-stilistik e
shohim fuqishėm tė ndėrlidhur me krijimtarinė e tij nė prozėn e tė
cilit mund t'i bashkohen autorėt Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi
e Migjeni, nė poezi.
-
-
Por mė i vecantė, si
nė stil, ashtu edhe nė format diskursive, sė kėndjemi edhe nė
procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije
tė hollė dhe njė ndjesi tė ngritur pėr artin e fjalės" (Anton N.
Berisha) tė cilėn e inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri, dhe
talent tė fuqishėm fiksional nė prozėn e tij, duke
rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike,
ritmike, leksikore, rrėfimtare, qė njohin kodet e mėdha letrare, qė
nga oraliteti, deri tek letėrisa e pėrbotshme me tė cilėn
komunikonte autori empirik.
-
-
Prandaj, mund tė
thuhet se proza koliqiane i ka bėrė njė kthesė cilėsore prozės
shqipe nė pėrgjithėsi, sė kėndejmi e ka pasuruar atė edhe si formė
shkrimi, formė letrare, mbase edhe si strukture e ndėrligjshme
artistike, me elemente novatore, tė cilat vėrehen edhe nė
dimensionet ideore, tė shtresimit tė ideve themelore qė trajton ky
univers e sistem letrar koliqian, nė kuadėr tė universit tė
pėrgjithshėm tė letėrsisė shqiptare.
-
-
-
3.
-
Nė kohėn kur u
paraqit Koliqi nė letrat shqipe, proza akoma ishte zhanėr i
pakultivuar, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Mė tepėr cilėsohej
nė pėrmasa tė thellė moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike
(proza e H. Stėrmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim tė
rolit tė ngjarjės, e ndonjėherė edhe me imitim (jo ne kuptimin qė e
shohim te Aristoteli), madje ishte larg shtjellimit si strukutrė
tekstore, mbase edhe si gjuhė e figurėshme e kompozicion letrar.
-
-
Pėr dallim, proza
koliqiane duke njohur diskurset orale nė jetė dhe nė dijet empirike,
rikontekstualizon dhe rifunksionalizon diskurs letrar original nė
letėrsi, ku autori empirik kapėrcylljet e sistemit tė shkrimit
letrar, i identifikon me kėrkesat e fundamentit tė artit letrar,
artistikės gjė kjo qė mund tė vėrehet nė tė gjitha nivelet e tekstit
letrar, nivele kėto ku litrariteti funksionon parasegjithash, ku
shprehja dhe diskursi letrar nga njė gjuhė e thjeshtė, shkon ka
gjuha figurative.
-
-
Intencė e tipit tė
sistemit letrar koliqian, nė aspektin e formės mbetet avancimi i
procedimeve letrare nė tekst, futja e ndėrlikimeve tė shtresuara me
pėrimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurrura me
mjeshtri rrėfimtare. Ndėrsa nė shtresimet tematike dhe idetė
themelore qė trajton, nė tekstet e tij shtresohet njė botė e veēantė
qė ndėrkomunikon me paramodelet nė jetėn e njeriut tė tij, si dhe nė
tharrmet e shpirtit shqiptar, qė i veneron tek oraliteti dhe kultura
e moēme nacionale, tė mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e
Malėsisė sė Shkodrės, pėr tė shtruar edhe shumė vizione, ide, qė
mund tė tumirėn pėr receptuesin, si tejėt progresive, nė krahasim me
letėrsinė shqipe tė mėhershme.
-
-
Njė karakteristikė e
intencės sė tregimeve tė autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve
tė thella tė botės shqiptare, pėrplasjet mes konservatizmit,
kanunit, dhe ideve pėrparimtare, (Gjaku), qė sejll gjenerata e re,
pastaj ndeshja e dy kulturave tė mėdha, Lindje e Perėndim, ndeshja e
dy tipeve tė te jetuarit shqipar, Urban e Rural. Kėto tema aturoi i
ka shtresuar me mjeshtri nė shkrimin e tij letrar, si njė veēanti
letrare artistike, ku implikimet e autorit empirik, shenjėzojnė ide
tė mėdha dhe teza, tė cilat shqiptohen si domosdoshmėri e kohės, e
transformimeve esenciale nė shpirtin shqiptar.
-
-
Pėr dallim nga tipi
i mėhershėm i shkrimit tė prozės shqipe, proza e Koliqit shėnjon
kapėrcim tė dukshėm, si nė zgjėrimin e gamės tematike, ashtu edhe nė
atė stilistiko-tekstore, letrare, duke bėrė avancim si nė plan tė
shtjellimit tekstor, si nė rrafshin e shprehjes artistike, qoftė nė
kodifikimin e elementeve tė poetikės sė prozės si zhanėr letrar
specific, duke e ngritur nė shkallė tė lartė nė raport me letėrsitė
e zhvilluara tė kohės.
-
-
-
4.
-
Krahasuar me prozėn
evropiane dhe me zhvillimin e madh tė saj, proza nė letėrsinė shqipe
ėshtė paraqitur relativisht vonė dhe si e tillė eci me njė tempo tė
ngadalshėm. Nė kėtė kontekst, Koliqi mė tė drejtė kosiderohet
prozatori i parė shqiprar me prirje moderne, me vecanti shkrimi,
sidomos me tregimet e tij, qė prozės shqipe nė pėrgjithėsi ia dha
njė formė tė re, njė pėrmbajtje tė re, njė tematikė tė rė, njė stil
tė ri, njė shprehje tė re, njė prirje tė fuqishme novatore,
fabulative, nė mėnyrė krejtėsisht autonome, me njė refuzim tė
linearitetit tregimor, dhe gjithnjė me tendencė pėr tė sendėrtuar
dhe ralizuar njė raport tė ri mes kohės dhe hapėsirės, nė krijimin e
strukturave tė hapura, shtresimeve kuptimore tė ndryshme sematike;
nga njė gjuhė qė eleminon gjuhėn e zakonshme drejt njė gjuhe
figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike.
-
-
Si e tillė kjo prozė
ėshtė ndėrthurur nepėrmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar
eksperiencat e jashtme me eksperienca tė brendėshme. Kėtu
eksperiencat e jashtme janė dijet e autorit empirik nga literatura
botėrore e nacionale, ndėrsa eksperiencat e brendėshme, mishėrohen
pėrmes kulturės sė moēme nacionale, miteve dhe oralitetit, ku na
paraqitet shfaqja e intertekstalitetit tė pastėr, nė funksion tė
pėrmbushjės sė fiksionit letrar.
-
-
Mbase edhe trajtat
diskursive na implikojnė karakterin interdiskursiv tė prozės sė tij,
qė ndėrkomunikon me paramodelet diskursive nė oralitet, qė
inkorporohen nė stilin e teksteve tė tij, duke u shenjuar me
ndėrkomunkime funksionale, nė dervivimet dhe shqiptimet e autorit
empirik nė tekstet e prozės sė tij. Kjo prozė kėshtu do lirohet nga
narracioni linear dhe posedon procedime artistike tė avancuara
lertare, shpikje tė reja estetike, ritimike, semantike, gjuhėsore,
tė inkorporimit tė asaj qė ėshtė reale me atė fiktive, fantasike nė
tekstin letrar me mjeshtrin e artistit.
-
-
Ernest Koliqi ėshtė
paraqitur nė prozėn shqipe, nė kohėn kur ajo ndjehej e varfėr, si
nga kufizimet tematike qė shtjellonte, ashtu edhe pėr nga mėnyra si
ndėrtohej dhe funksiononte teksti letrar; dhe kėshtu i jep njė
fuzionim tė ri. Prandaj proza e tij ka kontribuar pėr t'u integruar
nė rrjedhat e prozės moderne evropiane, mbase edhe nė stopimin e
tipit tė prozės pararendese kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe
sentimentaliste. Kėshtu qė pa hamendje mund tė konsatojmė se proza
koliqiane mbetet novatore e shkėlqyer e fillimeve tė modernitetit nė
zhanrin e prozės letrare.
-
-
Autori empirik, duke
qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me letėrsitė e huja, duke u spikatur
me nje dije letrare solide, duke qenė i shkollar nėpėr qendra tė
mėdha tė kultivimit tė letėrsisė, autenticitetin e vet, imagjinaten
e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu
dhe i brumosi nė njė prozė tė mirefilltė letrare e moderne.
-
-
-
5.
-
Pėr nga shtresat
kuptimore (temat dhe motivet qė shtjellon) kreacioni, pėrceptimi i
botės dhe fenomeneve qė e motivojnė, autori na jep njė tekst me
strukturė tė ndėrlikar, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat
e domosdoshme tė transoformimit tė tij (te Gjaku, Diloca),
legjendat, mitet, format e tė treguarit oral (Nusja e mrekullueshe,
Kėrcimtarja e Dukagjinit), pastja shfaqjet krejt personale tek
Pasqyrat e Narēizit, qė janė tekste krejtėsiht personale,
autobiografike, ku autori kėrkon shenjat e identifikimit tė tij
autorial, identitetin e tij, pėrmes shenjash e simbolesh tė cilat i
gjen nė ambientin shqiptar, proza kėto artistikisht mė tė realizuara
tė Koliqit.
-
-
Tekstet e kėtyre
shtatė prozave, qė Koliqi dėshiron t'i quajė "poemtha nė prozė", na
ravijėzojnė njė konfiguracion tė pasur idesh, ndjesish dhe
referecash, qė pikėshikmin dhe paramodelin e kanė nė diskursin oral,
dijet empirike, por qė tash tė transformuar i jepen konotime dhe
shtresime mė tė theksuara si nė kėrkimet nacionale, ashtu edhe nė
ato autoriale, me simbolikė, tė ndėrlidhura me problemet imediate tė
kohės dhe tė autorit empirik karshi kėtyre gjendjeve.
-
-
Tipin e prozės sė
Koliqit e karakterizojnė shumė elemente tė fuqihsme novatore, madje
nė letėrsinė shqipe karaktreizohet edhe pėr njė element krejtėsisht
tė ri, tė fuqishėm dhe tė panjohur deri me atėherė, qė studiesi
Aurel Plasari e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siē
vėren po i njėjti studiues vėrehet tregimi, ku dallohet nė mėnyrė tė
ndjeshme, ndonjėherė edhe kėrcitėse dimensioni i analizės
psikolgjike tė llojit frojdist.
-
-
Si e tillė proza
kolqiane duke shtresuar relaitet tė ndryshme semantike, duke e
fuqizuar procedeun stilistik te vecantė, mbetet proza tregimtare mė
e realizuar e fillimit tė modernitetit nė literatrėn shqiptare,
ndėrsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrėfilmit
artistik, siē e cilėson studiuesi Anton Nikė Berisha. Duke sublimaur
me shkathtėsi tė veēantė artistike, si pasurinė e folklorit,
mitologjinė, dijen letrare, imagjinatėn e bujshme e kreative, nga
njohja e literaturės modrene, ashtu edhe talentin e botėn kreativ,
fuqinė e pėrceptimit dhe tė transponimit tė fenomenve tė ndryshme nė
tekstin letrar, pėrmes njė vetėdijė tė nivelizuar artistike, ai ka
hapur parashenja tė sigurta, gjithnjė duke mbetur nė pozicionin e tė
marrurit me intencėn e autorit, qėllimin e lexuesit, dhe qėllimin e
tekstit, siē do tė shprehej Umberto Eco.
-
-
-
6.
-
Zhanėr qė e kultivon
mė sė miri Koliqi ėshtė tregimi, novela pastaj edhe tregimi i
shkurtėr, qė disa dėshirojnė t'iu thonė proza poetike. Ato shquhen
pėr reflekse origjinale, tė inspiruar nga tradita, e pasur dhe tė
ndėrthuara me bashkohėsinė pėr tė marrė gjithmoė konotacione tė
mėsimit kombėtar, apo kulturimit tė gjithėmbarshėm (Sabri Hamiti)
dhe gjithnjė me funksione tė pėrmbushjės sė kriterit artistik.
Kundėrvėnia e kėtyre dy botėrave tė kundėrta mbetet risi, qė vėrehet
kudo nė tekstet e tij nė prozė. Karakteristikė gjthėpėrfshirėse
mbetet oralja, qė me njėsitė e entitetit tė veēantė, na shfaq
karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase edhe do tė thoshim
karakterin ndėrdiskursiv.
-
-
Koliqi shfrytėzon me
mjeshtėri edhe burimet e letėrisisė gojore, ne tė gjitha nivelet e
organizimit tė tekstit letrar. Shumė tregime tė tij ndėrtohen me
pėrplotė njėsi qė detyrojnė lexime intertekstuale, me modelet e
tipit tė prozave popullore, aty del pėrralla si zhanėr oral, qė
shfaqet shumė herė brenda diskursit letrar tė teksteve letrare,
idiomat, frazologjia etj.
-
-
"Tė lexosh dicka si
letėrsi ėshtė ta trajtosh atė si njė ngjarje qė ka kuptim nė lidhje
me ligjėrimet tjera" (Xhonatan Keller), qė pėr autorin tonė,
rikontekstualzon dimensione tė veēanta tė ligjėrimit tė tij
artistik, sepse ai ndėrkomunikon me tipe tė ndryshme ligjėrimi, dhe
na shfaq bindshėm atė qė Barti i thoshte se nuk ka ligjėrim tė
virgjėr.
-
-
Tekstet koliqiane
kwshtu bashkjetojne me mite, legjenda, forma tė ndryshme tė
ligjerimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, qė shkojnė
ka njė tip i ndėrkomunikimit mė diskursin letrar tė Fishtės, por qė
te ky zhvillohet nė njė trajtė tjetėr shkrimi dhe me kėrkesa tjera.
Tė gjitha kėto njėsi tė vogla funksionalizohen nė kėtė prozė pėr tė
na dhėnė njė prozė tė njėmendėt artistike, si nė nivel tė ideve,
ashtu edhe tė shprehjės artisitke, tė formės e kompoziconit,
rrėfimit e letraritetit.
-
-
Esenciale e prozės
sė tij ėshtė depėrtimi nė ndjesitė e njeriut tė kohės, nė
psikologjinė dhe skutat e shpirtit shqiptar nė ndjesitė e tij, qė i
asimilon dhe sublimon pėr t'i transponuar me talent tė fuqishėm nė
tekstet letrare, ndikimi i tė cilit do tė jetė i fuqishėm nė prozėn
e mėvonshme nė gjithė letėrsinė shqiptare.
-
-
-
*)
Autori ėshtė nė studime
pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė
|
|