| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova shpreh keqardhje pėr incidentin nė burgun e Mitrovicės
-
Solana tha
se nuk ka zgjidhje tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės para
pėrmbushjes sė plotė tė standardeve
-
Ministri
slloven i mbrojtjes po viziton Kosovėn
-
Rexhepi:
Kosova mund tė ndėrmarrė njė lėvizje tė njėanshme pėr shpalljen e
njė referendumi pėr pavarėsinė
-
Reagim i Degės
I tė LDK-sė ndaj letrave kėrcėnuese drejtuar kryetarit tė KK tė
Prishtinės, Ismet Beqiri
-
Nė Makoc tė
Prishtinės u pėrkujtuan viktimat e terrorit serb
-
Mekshejn sot
po viziton Zagrebin, nesėr vjen nė Prishtinė
-
Ende mbetet nė
fuqi ndalimi i tubimeve masive dhe sportive nė Prishtnė dhe qendrat
e mėdha
-
Kosova nuk
ėshtė multietnike, sepse ajo ka njė shumicė tė qartė shqiptare,
thotė njė ekspert gjerman
-
Nė Prishtinė
arritėn mbrėmė pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit
-
Shtefan Feler
konfirmoi se nė burgun e Mitrovicės janė vrarė dy policė amerikanė,
njė joradanez, 11 tė tjerė janė plagosur
-
Incidenti
tragjik nuk ka tė bėjė me zėnkėn rreth Irakut, thotė zėdhėnėsja e
policisė nė Mitrovicė
-
Qeveria
jordaneze ka shprehur keqardhje pėr vrasjen e dy policėve amerikanė
nė Kosovė
-
Nė Londėr ka
filluar takimi vjetor i Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim
-
Banka
Evropiane ėshtė e pėrfshirė nė disa projekte nė Shqipėri dhe nė
Kosovė
-
Nė Kosovė do
tė qėndrojnė edhe mė tej dy mijė trupa shtesė tė KFOR-it qė erdhėn
pas trazirave tė marsit
-
Nė njė
aksident komunikacioni ka vdekur Enver Thaēi, pjesėtar i sigurimit
tė kryetarit tė AAK-sė
-
Nė Gjakovė u
bė varrimi i 15 martirėve nga viti 1999
-
Nė Prishtinė u
mbajt njė seminar pėr metoda tė reja tė menaxhimit dhe formave tė
biznesit
-
Nė teatrin
"Dodona" rifillon skena teatrore studentore
-
Gjykata e
OKB-sė pėr krime lufte ka konfirmuar se masakra e Srebernicės mė
1995 ka qenė gjenocid
-
Nė qytetin e
Fierit zbulohen 68 kg drogė dhe njė depo armėsh
-
Pas trazirave
nė Kosovė civilėt serbė kanė keqtrajtuar edhe pacientėt shqiptarė tė
Luginės sė Preshevės
-
Izraeli do tė
investojė dhjetėra miliona dollarė nė kibucet nė Bregun Perendimor
-
Bremer thotė
se forcat irakiane nuk munden vetė tė mbrojnė vendin
-
Ėshtė vrarė
njė arab izraelit dhe njė kolon hebrait
-
Nė njė mision
amerikano-rus, ėshtė nisur njė anije kozmike me tre astronautė
-
Rais thotė se
Amerika nuk do tė negociojė me autorėt e rrėmbimeve
-
Nė Irak u
vranė 10 ushtarė amerikanė
-
Drama e
fėmijėve ushtarė
-
Kryeministri
spanjoll urdhėron largimin e trupave
-
Pentagoni
paralajmėron Sirinė
-
Policia
britanike ka arrestuar 10 persona tė dyshimtė pėr akte terroriste
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova shpreh keqardhje pėr incidentin nė burgun e Mitrovicės
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, shpreh
keqardhjen e thellė pėr incidentin me pasoja tragjike qė ka ndodhur
tė shtunėn nė burgun e Mitrovicės nė mes tė pjesėtarėve tė policisė
sė UNMIK-ut, me ē'rast humbėn jetėn tre policė, dy amerikanė dhe njė
jordanez, dhe u plagosėn disa policė ndėrkombėtarė.
-
Presidenti Rugova u shpreh ngushėllime tė sinqerta familjeve tė tė
vrarėve dhe qeverisė amerikane dhe qeverisė jordaneze, ndėrsa tė
plagosurve u dėshiron shėrim tė shpejtė.
-
-
-
Solana tha
se nuk ka zgjidhje tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės para
pėrmbushjes sė plotė tė standardeve
-
-
Bruksel, 19 prill 2004
- Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr
Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka deklaruar sot se
qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė plotėsisht i qartė - nuk
vjen parasysh kurrfarė zgjidhje e statusit pėrfundimtar tė Kosovės
para pėrmbushjes sė plotė tė standardeve.
-
Me kėtė deklaratė thuhet se Solana ka reaguar ndaj njė deklarate
tė kryeministrit Bajram Rexhepi dhėnė gazetės londineze
"Fajnenshėll tajms" se vitin e ardhshėm shqiptarėt mund tė marrin
njė vendim unilateral pėr pavarėsinė.
-
Havier Solana kėtė deklaratė e bėri pas njė takimi tė pėrbashkėt
me Kėshillin e NATO-s nė nivel ambasadorėsh dhe tė komitetit pėr
politikė e siguri tė BE nė Bruksel, nė tė cilin nė qendėr tė
vemendjes ka qenė qėllimi qė BE-ja tė marrė pėrsipėr misionin e
SFOR-it nė Bosnjė deri nė fund tė vitit, pastaj Kosova,
Afganistani dhe Iraku.
-
Solana bėri tė ditur se sot niset pėr nė Uashington ku do tė
takohet me kėshiltaren pėr Siguri Kombėtare tė presidentit
amerikan, Kondoliza Rajs dhe me sekretarin e Shtetit, Kolin
Pauell, me nėnpresidentin Dik Ēejni, si dhe me sekretarin e
pėrgjigjtshėm tė OKB-sė Kofi Anan.
-
-
Solana ka thėnė se nė mesin e temave
kryesore tė bisedave tė tij nė Uashington dhe nė Nju Jork do tė
jenė Ballkani e posaēėrisht Kosova.
-
-
-
Ministri
slloven i mbrojtjes po viziton Kosovėn
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Ministri slloven i Mbrojtjes, Anton Grizold, po
qėndron sot nė Prishtinė, ku u takua me komandantin e KFOR-it,
gjeneralin Holger Kamerhof.
-
Ministri slloven kishte ardhur nė Prishtinė pėr t'u njoftuar me
punėn dhe kontributin e trupave sllovene nė ruajtjen e paqes nė
Kosovė.
-
Nė komentet e tij nė lidhje me qėndrimin e Sllovenisė pėr statusin e
Kosovės, ministri slloven tha se kjo duhet tė diskutohet nė OKB dhe
nė BE, sepse, tha ai, Kosova ėshtė nė Evropė.
-
Pėr situatėn e sigurisė nė Kosovė, ai u shpreh se ajo duhet tė
pėrmirėsohet nė mėnyrė qė proceset tė ecin pėrpara."Ne kemi rėnė
dakord qė situata e sigurisė nė Kosovė duhet tė pėrmirėsohet sepse
Kosova ėshtė nė Evropė dhe kjo ėshtė e rendėsishme pėr sigurinė
evropiane qė ne tė jemi tė suksesshėm kėtu", tha ministri slloven.
-
-
-
Rexhepi:
Kosova mund tė ndėrmarrė njė lėvizje tė njėanshme pėr shpalljen e
njė referendumi pėr pavarėsinė
-
-
Londėr, 19 prill 2004
- Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi nė njė
intervistė pėr gazetėn "Fajnenshėll tajms ("Financial Times") ka
thėnė se "nėse Kombet e Bashkuara nuk do tė arrijnė tė bėjnė ndonjė
pėrparim substancial pėr tė ardhmen e Kosovės deri nė shtator tė
vitit 2005, atėherė Kosova do tė ndėrmarrė njė lėvizje tė njėanshme
pėr shpalljen e njė referendumi pėr pavarėsinė e Kosovės".
-
-
Kryeministri Rexepi ka thėnė se
fillimisht do tė ishte e mundshme njė pavarėsi e mbikėqyrur,
transmeton "Evropa e lirė". "Ne jemi pėr njė bartje graduale, por
Misioni i Kombeve tė Bashkuara po shfaq shenja tė mungesės sė
vullnetit", ka thėnė Rexhepi, duke kritikuar disa zyrtarė tė OKB-sė
se duan qė kjo gjendje tė vazhdojė edhe pesė apo dhjetė vjet.
-
-
-
Reagim i
Degės I tė LDK-sė ndaj letrave kėrcėnuese drejtuar kryetarit tė KK
tė Prishtinės, Ismet Beqiri
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Kryesia e Degės sė parė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė
lagjen "Kodra e trimave" nė Prishtinė, reagon ashpėr ndaj dy letrave
kėrcėnuese tė cilat mė 2 e 14 prill tė kėtij viti janė drejtuar nė
adresė tė kryetarit tė kėsaj dege dhe njėherit kryetar i Kuvendit
Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri.
-
Nė kėtė reagim thuhet se letrat kėrcėnuese qė vijnė nė adresė tė
Ismet Beqirit, kryetar aktual i KK tė Prishtinės dhe kryetar i Degės
sė parė tė LDK-sė, i bėjnė ata qė sot nuk ia duan tė mirėn Kosovės.
"Ata duhet ta dijnė shumė mirė se populli e di shumė mirė kush janė
ata dhe kush janė udhėheqėsit e tyre".
-
"Kryesia e Degės sė parė tė LDK-sė, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor
i kėsaj Dege, reagojnė ndaj kėtyre letrave kėrcėnuese qė vijnė nga e
ashtuquajtura Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), sepse janė tė
paqėndryeshme deklaratat e AKSH-sė pėr djemtė, pėrkatėsisht
udhėheqsit e devotshmėm tė popullit", thuhet mė tutje nė kėtė reagim
dhe theksohet se "Ismet Beqiri gėzon autoritetin e plotė nė Kryesi
dhe nė popull, si dhe gėzon besimin dhe pėrkrahjen, prandaj i tėrė
populli ėshtė me udhėheqėsin e tyre qė vet e zgjodhi".
-
"Brenda dy javėsh, kanė arritur dy letra kėrcėnuese nė adresė tė z.
Ismet Beqiri nga AKSH, por edhe para njė viti ka ardhur njė letėr e
kėtillė. AKSH ka demantuar se letra kėrcėnuese nuk ėshtė lėshuar nga
AKSH-ja nė atė kohė, Atėherė, sot cila ėshtė e vėrteta?", thuhet nė
fund tė reagimit tė Kryesisė sė Degės sė Parė tė LDK-sė "Kodra e
trimave" nė Prishtinė.
-
Mė poshtė nė kėtė reagim pėrkujtohet se kjo degė ka zhvilluar njė
aktivitet tė denjė politik qė nga themelimi i saj e deri tash nė
krye me udhėheqėsit e saj.
-
"Objektivi i Degės sė parė tė LDK-sė ishte i qartė qė nga fillimi qė
tė punojė dhe tė angazhohet pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Dihet qė fillimisht LDK ishte lėvizje gjithėpopullore nė Kosovė,
ndėrsa aktiviteti i saj u shtri nė ēdo shtėpi, shkolla dhe
institucione. Ky organizim kombėtar ėshtė padyshim rezultat i
udhėheqėsve tė LDK-sė sė kėsaj Dege dhe aktivistėve tė tjerė tė saj
qė me guxim e trimėri e organizuan aktivitetin politik, arsimor,
shėndetėsor e humanitar pėrballė pushtuesit serbo-jugosllav.
-
-
Veprimtaria e tyre ishte legale, me
adresė tė qartė pėr okupatorin, mirėpo kėta udhėheqės tė devotshėm,
tė guximshėm, tė menqur dhe me objektiv tė qartė e dhanė maksimumin
e tyre pėr kauzėn kombėtare dhe pėr realizimin e aspiratave
shekullore pėr liri e pavarėsi tė Kosovės.
-
-
Nė atė kohė nuk kishte zėra kėrcėnues
ndaj udhėheqėsve dhe pėr kėtė populli e di shumė mirė. Sot,
kėrcėnohen po ata udhėheqės, tė cilėt me guxim e menquri e udhėhoqėn
popullin gjatė atyre viteve tė okupimit klasik, prandaj populli me
krenari i zgjodhi nė vendet udhėheqse, pasi gėzojnė respekt", thuhet
nė reagimine Degė sė parė tė LDK-sė nė "Kodrėn e trimave" nė
Prishtinė.
-
-
-
Nė Makoc tė
Prishtinės u pėrkujtuan viktimat e terrorit serb
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Me rastin e 5-vjetorit tė vrasjes mizore tė 161
civilėve tė Llapit dhe tė pjesės veriore tė Gollakut, sot nė fshatin
Makovc tė Prishtinės, anėtarėt e familjeve tė martirėve, pėrfaqėsues
tė institucioneve bėnė homazhe dhe vunė kurora nė Kompleksin
memorial.
-
Pesė vjet mė parė, mė 19 prill tė vitit 1999, nė Makoc ishin
mbledhur mijėra civilė nga Prishtina, nga Llapi dhe nga pjesa
veriore e Gollakut, duke ikur nga forcat serbe. Gjatė atij mėngjesi
tė 19 prillit u vranė dhe u masakruan 161 civilė, prej tyre 91
martirė u rivarrosėn nė Komleksin memorial nė Makoc.
-
Poashtu sot familjarėt dhe qytėtarė tė shumtė bėnė homazhe edhe
martirėve tė fshatit Mramor tė Prishtinės.
-
-
-
Mekshejn sot
po viziton Zagrebin, nesėr vjen nė Prishtinė
-
-
Prishtinė/Zagreb, 19 prill 2004
- Ministri britanik pėr Evropėn Denis
Mekshejn nesėr viziton Kosovėn, transmetojnė sot mediat e
Prishtinės. Ministri Mekshejn pritet tė zhvillojė takime me
udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės dhe tė UNMIK-ut.
-
Ndėrkohė, ministri britanik sot ndodhet pėr njė vizitė njėditėshe nė
Zagreb, i cili po diskuton me udhėheqėsit e lartė kroatė pėr
pėrgatitjet e Kraocisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe pėr
marrėdhėniet bilaterale.
-
-
-
Ende mbetet
nė fuqi ndalimi i tubimeve masive dhe sportive nė Prishtnė dhe
qendrat e mėdha
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Edhe mė tutje mbetet nė fuqi ndalimi i tubimeve masive, duke
pėrfshirė edhe aktivitetet sportive nė Prishtinė dhe nė qendrat e
tjera tė Kosovės, deklaroi zėdhėnėsi i policisė rajonale, Malkolm
Eshbi.
-
Ndėrkaq, aktivitetet sportive mund tė mbahen diku jashtė qendrės nė
praninė e shikuesve, tha zėdhėnėsi Eshbi pėr radion "Blu sky" dhe
sipas tij, kjo situatė do tė zgjasė deri nė fillim tė muajit maj,
por nuk ėshtė i sigurt nėse kjo amsė do tė shfiqizohet.
-
Kjo masė nga KFOR-i dhe policia UNMIK-ut ėshtė marrė pas trazirave
tė 17 e 18 marsit dhe siē thuhet, ka pėr qėllim parandalimin e
ndonjė akti tė padėshirueshėm nė kryeqytet dhe nė qendrat e tjera tė
mėdha.
-
-
-
Kosova nuk
ėshtė multietnike, sepse ajo ka njė shumicė tė qartė shqiptare,
thotė njė ekspert gjerman
-
-
Berlin, 19 prill 2004
- Eksperti gjerman i Ballkanit Jens Rojter duke
shfaqur qėndrimin e tij nė lidhje me trazirat e fundit nė Kosovė, ka
thėnė se pėrkrah dėmeve materiale janė shkaktuar edhe dėme politike.
"Koncepti i pėrfaqėsuar nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr njė Kosovė
multietnike pas ngjarjeve tė ndodhura, vėshtirė se do tė jetė i
realizueshėm.
-
-
Mund tė thuhet gjithashtu se nocioni
multietnik pėr Kosovėn ėshtė mjaft i gabueshėm, sepse Kosova nuk
ėshtė multietnike ashtu si Bosnja apo rajonet tjera, sepse nė Kosovė
ka njė shumicė tė qartė shqiptare dhe nė Kosovė ka njė minoritet tė
vogėl joshqiptar me minoritetin serb nė krye", tha Rojter pėr radion
gjermane "Dojēe vele".
-
Sipas tij, Kosova nuk ėshtė ashtu si janė angazhuar BE dhe SHBA-tė,
tė cilat nė Kosovė kanė provuar tė realizojnė njė bashkėjetesė
harmonike. "Kjo nuk ka ndodhur, kjo nuk do tė ndodhė nė tė ardhmen
dhe ngjarjet e fundit dėshmuan se kjo ėshtė njė iluzion", tha ai.
-
Ndėrkaq duke shfaqur qėndrimin e tij rreth pikėpamjeve serbe pėr
zgjidhjen e problemit tė Kosovės, ky analist gjerman thotė se
Koshtunica nuk dėshiron vetėm kantonizimin e Kosovės, por
kantonizimin e Kosovės nėn sundimin serb dhe kjo do tė thotė qė
Kosova e kantonizuar e ndarė nė kantone tė bjerė sėrish nėn sundimin
e Beogradit dhe kjo ėshtė ajo pika qė ėshtė tejet larg nga
realiteti. Njeriu nuk mundet qė 90 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės
t'i detyrojė tė pranojnė njė zgjidhje qė kundėrshtojnė me thellėsinė
e shpirtit, tha analisti Rojter.
-
-
-
Nė Prishtinė
arritėn mbrėmė pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Nė Prishtinė mbrėmė kanė arritur pėrfaqėsuesit
e vendeve tė Grupit tė Kontaktit pėr t'u njohur me zhvillimet mė tė
reja nė Kosovė pas trazirave tė marsit. Vizita e tyre ka tė bėjė me
pėrpjekjet e inicuara nga Qeveria amerikane pėr formimin e njė grupi
pėrkrahės pėr Kosovėn, qėllimi i tė cilit ėshtė tė ndihmojė procesin
politik dhe ekonomik.
-
-
Takimi i kėtij grupi do tė mbahet tė
martėn dhe ai do tė organizohet nė mjediset e Zyrės amerikane nė
Prishtinė. Ky grup pritet tė pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e Grupit tė
Kontaktit, BE-sė, UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė Kosovės.
-
-
-
Shtefan
Feler konfirmoi se nė burgun e Mitrovicės janė vrarė dy policė
amerikanė, njė joradanez, 11 tė tjerė janė plagosur
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Komesioneri i policisė sė UNMIK-ut, Shtefan
Feler, ka konfirmuar se nė incidentin e tė shtunės nė burgun e
Mitrovicės janė vrarė 3 policė ndėrkombėtarė: dy amerikane dhe njė
joradanez, ndėrkaq 11 tė tjerė janė plagosur. Ndėrjohė njoftohet se
gjendja shėndetėsore e dy prej tė plagosurve ėshtė shumė e rėndė,
veēanėrisht e njė oficere amerikane e cila tashmė ėshtė transferuar
nė Maqedoninė fqinje pėr trajtim tė mėtutjeshėm.
-
Komesioneri Feler kėtė vrasje e cilėsoi si incident tė tmerrshėm,
duke shpjeguar se derisa tri automjete ku ndodheshin kėta oficerė,
po dilnin nga ndėrtesa, tė paktėn njė oficer nga grupi prej pesė
policėve tė njėsisė sė veēantė jordaneze, qėlloi me armė zjarri mbi
autokolonė.
-
-
Me kėtė rast oficerėt nga autokolona i
janė pėrgjigjur zjarrit. Kėshtu gjatė shkėmbimit tė kėtij zjarri u
vranė tre policė dhe 11 tė tjerė u polagosėn. Nė mesin e tė vrarėve
janė dy policė femra amerikane dhe njė polic jordanez. Ndėrkaq njė
polic austriak dhe dhjetė nga SHBA-tė, nė mesin e tė cilėve pesė
janė femra, kanė pėsuar plagė tė rėnda dhe ndodhen pėr spital pėr
kurim. Ende nuk dihen arsyet e kėtij incidenti, tha Feler.
-
-
Ai bėri tė ditur se janė arrestuar katėr
policė jordanezė dhe se hetimet rreth kėtij rasti po vazhdojnė.
Feler thotė se ėshtė bėrė kėrkesė nė OKB pėr heqjen e imunitetit tė
kėtyre policėve nė mėnyrė qė ata tė mund tė merren nė pyetje.
-
-
-
Incidenti
tragjik nuk ka tė bėjė me zėnkėn rreth Irakut, thotė zėdhėnėsja e
policisė nė Mitrovicė
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Sipas disa spekulimeve njė zėnkė pėr Irakun
mund tė ketė shkaktuar kėtė incident tragjikė. Mirėpo, zėdhėnėsja e
policisė sė UNMIK-ut nė Mitrovicė Trejsi Beker ka thėnė se kėto
pohime nuk janė tė vėrteta. Ajo tha se sipas njė hetimi paraprak nuk
duket qė vendėsit tė kishin gisht nė incidentin e shtunės nė
Mitrovicė.
-
-
-
Qeveria
jordaneze ka shprehur keqardhje pėr vrasjen e dy policėve amerikanė
nė Kosovė
-
-
Aman, 19 prill 2004
- Qeveria jordaneze ka shprehur keqardhje pėr vrasjen
e dy policėve amerikanė nė Kosovė, tė cilėt pardje pas njė
fjalosjeje rreth krizės nė Irak i vrau polici jordanez. Burime
qeveritare jordaneze njoftuan gjithashtu se qeveria e kėtij vendi do
t'i ndjekė hetimet nė mėnyrė qė tė vėrtetohet se si ka ndodhur
incidenti.
-
-
-
Nė Londėr ka
filluar takimi vjetor i Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim
-
-
Londėr, 19 prill 2004
- Nė Londėr ka filluar takimi vjetor i Bordit tė
Guvernatorėve tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim ku po
bisedohet pėr mundėsitė e pėrfshirjes sė regjioneve nė trende tė
reja dhe nė mundėsitė e investimeve tė bizneseve nė Evropėn Qendrore
dhe nė Azinė Qendrore.
-
Nė kėtė takim po merr pjesė edhe ministri i Ekonomisė dhe Financave
tė Kosovės Ali Sadriu.
-
-
-
Banka
Evropiane ėshtė e pėrfshirė nė disa projekte nė Shqipėri dhe nė
Kosovė
-
-
Londėr, 19 prill 2004
- Presidenti i Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe
Zhvillim, Zhan Limier i ka deklaruar BBC-sė se Banka Evropiane ėshtė
e pėrfshirė nė disa projekte nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Sipas tij,
kėto projekte po zbatohen mirė.
-
Z. Lymier tha se Banka Evropiane ėshtė e gatshme qė tė ndihmojė nė
krijimin e njė mjedisi nė Kosovė, ku do tė mund tė investohet.
-
I pyetur se sa ėshtė kjo bankė e pėrfshirė nė rindėrtimin dhe
zhvillimin e Kosovės dhe a ka ndikuar dhuna e fundit nė projektet e
saj, z. Lymier u pėrgjigj:
-
"Ne gjithnjė kemi pasur njė pėrfshirje tė madhe. Kemi krijuar nė
Kosovė bankė dhe i japim kredi sektorit privat pėr aktivitete tė
ndryshme me qėllim qė t'u ndihmojmė njėrėzve qė tė krijojnė bizneset
e tyre.
-
-
Por natyrisht situata dhe tensionet nė
Kosovė janė serioze. Ne jemi nė ndihmė tė UNMIK-ut dhe autoriteteve
tė tjera qė tė shohim se ēfarė mund tė bėjmė ne dhe kėtė ua kemi
bėrė tė qartė atyre. Ne jemi tė gatshėm tė veprojmė dhe tė krijojmė
njė mjedis ku investuesit mund tė investojnė", tha mes tjerash
Lymier.
-
-
-
Nė Kosovė do
tė qėndrojnė edhe mė tej dy mijė trupa shtesė tė KFOR-it qė erdhėn
pas trazirave tė marsit
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Nė Kosovė do tė vazhdojnė tė qėndrojnė dy trupa
shtesė tė KFOR-it qė erdhėn pas trazirave tė marsit. Po kėshtu u mor
vendimi qė tė mos shuhet as Brigada Shumėkombėshe e Qendrės, ka
thėnė zėdhėnėsi i kėsaj Brigade.
-
-
Kjo brigadė ishte paraparė qė pas 1
majit tė shuhet dhe atė ta zėvendėsonte njė forcė shumėkombėshe, e
cila do tė udhėhiqej nga Shtabi Qendror i KFOR-it. Por zėdhėnėsi i
kėsaj Brigade thotė se tash ėshtė e pamundur tė ndodhė ky
tranzicion, duke marrė parasysh aktivitetet kriminale qė ndodhėn mė
17 dhe 18 mars, andaj do tė mbetet struktura e njejtė.
-
"Trazirat e marsit kanė ndryshuar edhe planet e tjera tė KFOR-it",
thotė shefi pėr informim i KFOR-it Holst Piper. Ai shtoi se para
trazirave qe paraparė qė numri prej 17 mijė ushtarėve tė reduktohej
dukshėm. Mirėpo nė Kosovė tani gjenden rreth 20.000 ushtarė dhe
numri i tyre vazhdon tė rritet.
-
-
-
Nė njė
aksident komunikacioni ka vdekur Enver Thaēi, pjesėtar i sigurimit
tė kryetarit tė AAK-sė
-
-
Klinė, 19 prill 2004
- Parmbrėmė nė afėrsi tė fshatit Norė tė Klinės
nė njė aksident komunikacioni ka mbetur i vdekur Enver Thaēi
27-vjeē, pjesėtar i sigurimit tė kryetarit tė AAK Ramush Haradinaj.
Nė kėtė fatkeqėsi lėndime tė rėnda ka marrė edhe Osman Morina,
pjesėtar i SHPK-sė.
-
-
-
Nė Gjakovė u
bė varrimi i 15 martirėve nga viti 1999
-
-
Gjakovė, 19 prill 2004
- Nė Gjakovė dje u bė varrimi i 15 martirėve tė
identifikuar nė morgun e Rahovecit, tė cilėt ishin sjellė ditė mė
parė nga varrezat masive tė Serbisė. Nė ceremoninė mortore qė u
mbajt nė Ēabrat, morėn pjesė mijėra qytetarė nga vise tė ndryshme tė
Kosovės, drejtues tė pushtetit komunalė, si dhe pėrfaqėsues tė
forcave politike.
-
-
Tė gjithė ata ishin ekzekutuar nga
forcat serbe nė vitin 1999 dhe trupat e tyre ishin varrosur nė njė
varrezė masive nė Serbi.
-
-
-
Nė Prishtinė
u mbajt njė seminar pėr metoda tė reja tė menaxhimit dhe formave tė
biznesit
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Nė Prishtinė u mbajt njė seminar pėr metoda tė
reja tė menaxhimit dhe formave tė biznesit. Nė kėtė seminar
pėrfshihen tri pjesė trajnime dhe vizita afariste tė pjesėmarrėsve
nė Austri e cila ėshtė pjesė e programit tė pėrgjithshėm pėr
krijimin e lidhshmėrisė ndėrmjet bizneseve ose ndėrmarrjeve kosovare
dhe atyre austriake.
-
-
Nga ky seminar do tė marrin njohuri
lidhur me metodat bashkėkohore tė menaxhimit dhe implementimin e
tyre nė zhvillimin e bizneseve dhe do tė kenė kontakte direkte me
kolegėt e tyre austriak.
-
-
-
Nė teatrin
"Dodona" rifillon skena teatrore studentore
-
-
Prishtinė, 19 prill 2004
- Sot, nė orėn 19:30, nė teatrin "Dodona", jepet
shfaqja "Mundimet e kota tė dashurisė". Kjo komedi e Shekspirit
ėshtė inskenuar nga studenti i regjisė Ben Apolloni dhe nė tė luajnė
studentėt e aktrimit: Eshref Durmishi, Labinot Lajēi, Edmond Mehana,
Hazir. Sh. Haziri, Alban Makolli dhe Alban Ēela.
-
Me kėtė shfaqje rifillon punėn skena teatrore studentore e
Fakultetit tė Arteve, nė kuadėr tė tė cilės, ēdo tė hėnė, nė teatrin
"Dodona", do tė shfaqen projektet mė tė suksesshme tė studentėve tė
regjisė teatrore. Hyrja nė shfaqjet e skenės teatrore studentore
ėshtė 1 euro.
-
-
-
Gjykata e
OKB-sė pėr krime lufte ka konfirmuar se masakra e Srebernicės mė
1995 ka qenė gjenocid
-
-
Hagė, 19 prill 2004
- Gjykata e Kombeve tė Bashkuar pėr krime lufte, duke
shqyrtuar ankesėn e njė gjenerali tė dėnuar serb tė Bosnjės, ka
konfirmuar se masakra e Srebernicės mė 1995 ka qenė gjenocid,
njofton BBCnews.
-
-
Gjenerali serb i Bosnjės, Radislav
Kėrstiq, ėshtė dėnuar me 46 vjet burg mė 2001 pėr rolin e tij nė
masakrėn e Srebernicės, ku kanė qenė vrarė e masakruar mbi 7 mijė
burra dhe fqėmijė muslimanė tė Bosnjės.
-
-
-
Nė qytetin e
Fierit zbulohen 68 kg drogė dhe njė depo armėsh
-
-
Tiranė, 19 prill 2004
- Policia shqiptare ka bėrė tė ditur se gjatė
kėsaj fundjave ka gjetur 68 kg heroinė dhe njė depo tė armėve nė dy
shtėpi tė braktizura nė qytetin e Fierit.
-
Njėsitėt speciale tė policisė kanė gjetur njė mortajė kundėrtankiste
me 11 granata, tri revole, tri pushkė automatike, municion,
pasaporta tė falsifikuara dhe dokumente tė tjera, drogė dhe pajisje
pėr pėrpunimin e drogės, citohet tė ketė deklaruar pėrfaqėsuesi i
policisė, Florian Serjani.
-
-
-
Pas
trazirave nė Kosovė civilėt serbė kanė keqtrajtuar edhe pacientėt
shqiptarė tė Luginės sė Preshevės
-
-
Preshevė, 19 prill 2004
- Pas trazirave tė rėnda tė 17 dhe 18 marsit nė
Kosovė ka pasur njė gjendje tė tensionuar nė Luginė tė Preshevės. Si
pasojė janė keqtrajtuar disa qytetarėve shqiptarė nga civilėt serbė,
ka deklaruar Shaip Kamberi, kryetar i KMDNJ-sė Luginė tė Preshevės.
-
-
Ai ka shtuar se rastet mė drastike janė
ato qė kanė ndodhur nė Qendėrn spitalore tė Vranjės kur nga grupet
militante civile serbe janė keqtrajtuar pacientėt shqiptarė, tė
cilėt kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore nė Spitalin e Vranjės.
-
-
-
Izraeli do
tė investojė dhjetėra miliona dollarė nė kibucet nė Bregun
Perendimor
-
-
Jerusalem, 19 prill 2004
- Izraeli do tė investojė dhjetėra miliona
dollarė nė kibucet nė Bregun Perendimor edhe nėse ato largohen nga
Rripi i Gazės dhe nėse disa sosh mbeten atje, ka thėnė sot hėnė)
ministri izraelit i Financave, Benjamin Netanjahu, njofton Rojter.
-
-
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka
propozuar zhvendosjen e tė gjjitha klibuceve nė Gaza si dhe katėr
sosh nė bregun Perendimor dhe pėrfundimin e murit mbrojtės ndarės nė
Bregun Perendimor.
-
-
Netanjahu ka shpallur tė dielėn
mbėshtetjen e planit tė Sharonit, kurse sot i ka thėnė gjithashtu
Radios izraelite se ka vendosur tė mbėshtesė kėtė plan pasi
presidenti Bush ka thėnė se Izraeli nuk duhet tė absorbojė
refugjatėt palestinezė ose tė evakuojė shumicėn e popullatės
izraelite nga qendrat nė Bregun Perendimor nė rast tė ēfarėdo
marrėveshjeje.
-
-
-
Bremer thotė
se forcat irakiane nuk munden vetė tė mbrojnė vendin
-
-
Bagdad, 19 prill 2004
- Kryeadministratori amerikan nė Irak, Pol Bremer
ka thėnė se forcat irakiane tė sigurisė nuk munden qė vetė tė
mbrojnė vendin pas datės sė caktuar pėr kalimin e pushtetit nga
forcat aleate te irakianėt.
-
Bremer tha se sulmet e fundit nga kryengritėsit treguan se Iraku
kishte nevojė pėr ndihmė pėr t'u marrė me sigurinė nė vend.
-
Mė herėt kėtė muaj, njė batalion irakian refuzoi tė luftojė kundėr
milicėve nė qytetin e Faluxhas.
-
-
-
Ėshtė vrarė
njė arab izraelit dhe njė kolon hebrait
-
-
Jerusalem, 19 prill 2004
- Policia izraelite ka vrarė njė arab izraelit nė
njė shkėmbim zjarri dhe njė raketė e tipit Kasam, e shkrepur nga
Gaza ka vrarė njė kolon hebrait, duke ngritur kėshtu tensionet sot
(e hėnė) pas vrasjes nga izraelitėt tė liderit tė lartė tė Hamasit,
Abdel-Aziz al-Rantisi, njofton Rojter.
-
Nė incidentin e parė, policia izraelite ka qėlluar nė automjetin e
militantėve palestinezė dhe kėshtu ka vrarė njė, kurse ka plagosur
njė tjetėr militant.
-
-
Ndėrkaq, nė incidentin e dytė, thuhet se
militantėt palestinezė kanė shkrepur katėr raketa tė tipit Kasem dhe
kėshtu kanė plagosur edhe katėr kolonė ebrait nė vendbanimin ebrait
Nisanit. Tri raketat e tjera kanė goditur brenda izraelit, por s'ka
pasur viktima dhe as dėme materiale.
-
-
-
Nė njė
mision amerikano-rus, ėshtė nisur njė anije kozmike me tre
astronautė
-
-
Bajkonur, Kazakistan, 19 prill
2004 - Nė njė mision amerikano-rus, nga
kozmodromi i Stacionit Ndėrkombėtar tė Gjithėsisė nė Bajkonur ėshtė
nisur sot (e hėnė) njė anije kozmike me tre astronautė pėr nė orbit,
ku do tė qendrojė nė njė njė mision gjashtėmujor, njofton Rojter.
-
-
Nė mision do tė jenė njė amerikan, njė
rus dhe njė holandez. Fluturakja pritet tė aterojė tė merkurėn nė
stacionin orbitror, tė ndėrtuar prej 16 vendeve. "Anija kozmike
tashmė ka hyrė nė orbitė. Gjithēka ėshtė mirė dhe po zhvillohet
sipas planit", ka thėnė zėdhėnėsi i misionit pas 600 sekondave mė
kritikė tė kėtij misioni.
-
-
-
Rais thotė
se Amerika nuk do tė negociojė me autorėt e rrėmbimeve
-
-
Uashington, 19 prill 2004
- Kėshilltarja e presidentit Bush pėr
Sigurimin Kombėtar thotė se Shtetet e Bashkuara nuk do tė negociojnė
me personat qė kanė marrė peng shtetas amerikanė nė Irak.
-
Kondoliza Rais thotė se administrata e presidentit Bush do tė bėjė
ē'ėshtė e mundur pėr tė lirimin e pengjeve. Por ajo e bėri tė qartė
se nuk do tė ketė negociata me autorėt e rrėmbimeve:
-
"Presidenti i Shteteve tė Bashkuara nuk negocion me terroristėt",
tha zonja Rais.
-
-
-
Nė Irak u
vranė 10 ushtarė amerikanė
-
-
Bagdad, 19 prill 2004
- Dhjetė ushtarė amerikanė dhe njė numėr i madh
kryengritėsish irakianė janė vrarė nė luftime nė gjithė Irakun,
pėrfshirė 5 marinsa amerikanė nė njė betejė pranė kufirit me Sirinė
qė zgjati thuajse gjithė ditės sė djeshme.
-
Zyrtarė ushtarakė amerikanė konfirmuan vrasjen e marinsave pranė
qytetit Husejbah dhe thanė se deri nė 30 kryengritės mbetėn tė vrarė
nė betejėn 14 orėshe qė u nxit nga sulmi kundėr njė partulle tė
marinsave amerikanė.
-
Nė shėnjestėr tė sulmeve tė kryengritėsve ishin edhe pėrforcime
amerikane tė mbėshtetura nga helikopterė. Njė stacion televiziv arab
njoftoi se marinsat ishin sot nė kontroll tė tė gjitha hyrjeve nė
qytet.
-
-
-
Drama e
fėmijėve ushtarė
-
-
Nju Jork, 19 prill 2004
- Kombet e Bashkuara thonė se rreth 300 mijė
fėmijė shėrbejnė nė forca kryengritėse dhe ushtri qeveritare nė
mbarė botėn. Shumica nuk merr pjesė vullnetarisht nė kėto forca.
-
Ata rrėmbehen nga fshatrat e tyre pėr tė shėrbyer si ushtarė,
luftėtarė guerilas ose nė role mbėshtetėse nė konflikte tė
armatosura nė mė shumė se 50 vende. Studiuesit belgė thonė se nėse
njė i ri mbijeton njė pėrvojė tė tillė tė vėshtirė, ai mbetet me
plagė tė rėnda psikologjike.
-
Organizata Human Rights Watch thotė se mosha mesatare e fėmijėve
ushtarė ėshtė 13 deri nė17, por disa prej tyre mund tė jenė edhe 8
apo 9. Ata pėrdorin armėt nė betejė, shėrbejnė si detektorė tė
minave, marrin pjesė nė misione vetėvrasėse dhe veprojnė si spiunė
apo zbulues.
-
-
-
Kryeministri
spanjoll urdhėron largimin e trupave
-
-
Madrid, 19 prill 2004
- Kryeministri i ri spanjoll, Hoze Luis Rodrigez
Sapatero ka dhėnė urdhėr qė trupat spanjolle nė Irak tė kthehen "sa
mė shpejt qė tė jetė e mundur".
-
Nė njė fjalim nė televizion, ai tha se nuk mund tė injoronte
vullnetin e popullit tė tij.
-
Ministri i jashtėm spanjoll i tha gjitashtu homologut tė tij
egjyptian se trupat do tė largoheshin brenda "15 ditėsh", thuhej nė
njė deklaratė tė ministrisė sė jashtme egjyptiane.
-
Spanja ka afro 1300 trupa tė stacionuara nė zonat jugore tė Irakut.
-
-
-
Pentagoni
paralajmėron Sirinė
-
-
Uashington, 19 prill 2004
- Pentagoni ka paralajmėruar Sirinė pėr
rreziqet me tė cilat do tė pėrballet nėse luftėtarėt e huaj
vazhdojnė tė pėrdorin territorin e saj pėr tė hyrė nė Irak.
-
Parajmėrimi vjen pas luftimesh tė ashpra nė kufirin e Irakut me
Sirinė nė fundjavė.
-
Paralajmėrimi i fundit ndaj Sirisė nga administrata e Bushit erdhi
nga oficeri mė i lartė ushtarak i Amerikės, kryetari i shefave tė
shtabit, gjenerali Riēard Majer.
-
Ai tha se Amerika e dinte se shtegu pėr nė Irak, pėr shumė luftėtarė
tė huaj, ishte nėpėrmjet Sirisė. "Ėshtė fakt", tha gjenerali Majer.
"Ne e dimė, sirianėt e dinė. Sirianėt duhet ta marrin situatėn
seriozisht".
-
-
-
Policia
britanike ka arrestuar 10 persona tė dyshimtė pėr akte terroriste
-
-
Londėr, 19 prill 2004
- Policia britanike ka arrestuar sot 10 persona
tė dyshimtė pėr terrorizėm gjatė njė opercioni policor tė sotėm (e
hėnė) nė qytetin verior britanik, Manēester, njofton Rojter.
-
-
Ata dyshohen pėr planifikim, organizim
dhe kryerje tė akteve terroriste. Informacione mė tė hollėsishme nuk
janė dhėnė njėherė pėr njėherė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|