|
18 prill 2004 / TN
« Zėri i Amerikės », mė 18 prill 2004 /
Besim Abazi
Dy nga 11 policėt e plagosur nė incidentin
e djeshėm nė Mitrovicė, njoftohet se janė nė gjendje tė rėndė
shėndetėsore, ndėrsa policia ende nuk di cilat ishin shkaqet qė ēuan
nė kėtė incident, qė shkaktoi vdekjen e tre policėve.
Njė oficere amerikane nė gjendje mė tė
rėndė shėndetėsore ėshtė transferuar nė Maqedoni pėr trajtim tė
mėtejshėm, ndėsa tė tjerėt janė transferuar nė spitalin ushtarak nė
kampin e forcave paqėruajtėse amerikane nė Bondsteel nė Kosovėn
Lindore.
Komisioneri i policisė sė Kombeve tė
Bashkuara, Stefan Feller, tha sot se incidenti i djeshėm, ku u
pėrfshinė oficerėt e tij, paraqet njė ditė tė rėndė pėr tėrė Kombet e
Bashkuara.
Ai tha se incidenti ndodhi kur njė
autokolonė me 21 oficerė amerikan, njė austriak dhe dy nga Turqia, po
dilnin nga burgu u Mitrovicės, me crast njė nga pesė pjestarėt e
njėsisė sė posacme tė policisė jordaneze qė ndodheshin nė rojė, qėlloi
mbi ta me armė zjarri.
Kėta tė fundit janė kundėrpėrgjigjur dhe
gjatė shkėmbimit tė zjarrit qė thuhet se ka zgjatur mėse dhjetė
minuta, tre veta u vranė dhe 11 u plagosėn.
Nga tė vrarėt dy janė policė
amerikanė dhe njė polic i njėsisė sė posaēme jordaneze. Njė austriake
dhe dhjetė oficerė amerikanė nga tė cilėt pesė femra janė plagosur.
Oficerėt amerikan kanė ardhur nė Kosovė dhjetė ditė mė parė dhe
aktualisht po kryenin strėvitjet e zakonshme, ndėrsa polici i vrarė
jordanez kishte arritur vetėm nėntė ditė para tyre,
tha komisioneri Feller.
Ai e quajti ngjarjen e sė shtunės si
pėrvojėn mė tė dhimbshme tė jetės sė tij dhe njė tragjedi pėr tė
gjithė. Zoti Feller tha se ende nuk dihet asgjė pėr motivet e
mundshme qė ēuan nė kėtė incident.
Nuk ka informacione pėr ndonjė
diskutim paraprak qė mund tI ketė prirė incidentit. Katėr pjestarė tė
policisė jordaneze qė ndodheshin nė vendin e ngjarjes tashmė janė nė
arrest tė pėrkohshėm, tha zoti Feller. Nga
Kombet e Bashkuara ėshtė kėrkuar qė tu hiqet imuniteti qė gėzojnė
policėt jordanez nė mėnyrė qė tė mundėsohet intervistimi dhe hetimi i
mėtejshėm.
Zoti Feller tha se ngjarja e djeshme nuk
do tė ndikojė nė misionin e Kombeve tė Bashkuara dhe as nė
pėrkushtimin e pjestarėve tė policisė pėr vendosjen e paqes dhe
sundimit tė ligjit nė Kosovė.
Afro katėr mijė pjestarė tė policisė sė
Kombeve tė Bashkuara, nga tė cilėt rreth 450 polic amerikan, shėrbejnė
aktulisht nė Kosovė sė bashku me reth 6 mijė pjestarė tė Shėrbimit
Policor tė Kosovės. //kk//
|