|
17 prill 2004 / TN
« Zėri i Amerikės », mė 17 prill 2004 /
Armand Mero
Nė Shqipėri edhe punonjėsit e
administratės doganore do ti nėnshtrohen ligjit tė Shėrbimit Civil i
cili parashikon kritere tė qarta tė pėrzgjedhjes dhe karrierės.
Kjo u bė e njohur tė shtunėn nga ministri
i Financave Arben Malaj, sipas tė cilit ky vendim i qeverisė do tė
sjellė stabilitet dhe transparencė nė administratėn doganore. Doganat
shqiptare konsiderohen si njė nga institucionet me nivele tė larta
korrupsioni.
Nė Shqipėri, punėsimi nė dogana ėshtė parė
gjithmonė si njė privilegj dhe mundėsi vetėm e atyre qė gėzojnė lidhje
tė forta me pushtetarė dhe politikanė.
Sigurimi i fitimeve tė konsiderueshme
brenda njė kohe tė shkurtėr nėpėrmjet abuzimit dhe shfrytėzimit tė
tentativės sė pėrhershme tė tregtarėve pėr tė shmangur pagesat e
taksave e ka bėrė profesionin e doganierit tė lakmueshėm. Kjo edhe pėr
faktin tjetėr se pothuajse gjithnjė ndėshkimet e rrepta ndaj abuzuesve
kanė munguar.
Vendimi i fundit i qeverisė pėr tė futur
zbatimin e ligjit tė shėrbimit civil edhe pėr punonjėsit e kėsaj
administrate synon tė ulė dhe tė kufizojė gjithnjė e mė tepėr
korrupsionin dhe tė forcojė nga pikėpamja profesionale doganat tė
ardhurat prej tė cilave vazhdojnė tė zėnė njė peshė tė rėndėsishme nė
buxhetin e shtetit shqiptar.
Ministri i Financave Arben Malaj tha tė
shtunėn se ky vendim ėshtė hapi i parė, pasi deri nė 1 janar tė vitit
tė ardhshėm do tė plotėsohet i gjithė kuadri pėr zbatimin e plotė.
Sipas ministrit, objektivat kryesore qė synohen tė arrihen janė:
"E para dhe kryesorja stabilitet
nė administratė, e dyta njė proces mė transparent dhe i audituar i
rekrutimit tė punonjėsve tė administratės doganore, e treta, njė
proces i qartė i pėrzgjedhjes sė momenteve tė karrierės sė tyre dhe e
katėrta njė qėndrueshmėri mė e madhe nė transferimet e brendshme duke
pėrfunduar me njė system tė plotė tė trajnimit dhe eficencės sė
administratės doganore. Tė gjithė kėto duhet tė shoqėrohen me impaktin
pozitiv nė eficencėn e administratės doganore, nė plotėsimin e
misioneve qė ajo ka dhe duhet tė shoqėrohen me njė efekt pozitiv nė
drejtim tė uljes sė abuzivitetit dhe korrupsionit nė administratėn
doganore", deklaroi ministri i Financave.
Ministri Malaj deklaroi gjithashtu se
brenda njė muaji do tė bėhet e mundur qė nė tė gjitha pikat doganore,
tatimore e tė thesarit e buxhetit do tė jenė tė disponueshme pėr
publikun pėr kodin etik tė punonjėsit, adresat e plota pėr asistencė
pėr publikun dhe adresat pėr tė denoncuar ēdo abuzim tė punonjėsve tė
kėtyre institucioneve.
Administrata, jo vetėm ajo doganore
konsiderohet si njė nga pikat e dobėta tė shtetit shqiptar. Edhe
raporti i fundit i Komisionit Evropian thekson se ndonėse janė shėnuar
pėrparime nė pėrdorimin e procedurave profesionale dhe tė drejta tė
pėrzgjedhjes, emėrimet subjektive ngelen mėse tė shpeshta. //kk//
|