|
17 prill 2004 / TN
"Zėri i Amerikės", mė 17 prill 2004 /
Besim Abazi
Tė paktėn tre policė tė Kombeve tė
Bashkuara u vranė dhe disa tė tjerė u plagosėn nė njė incident tė
armatosur nė oborrin e njė burgu nė pjesėn veriore tė qytetit tė ndarė
tė Mitrovicės.
Ende janė tė paqarta rrethanat nė tė cilat
ka ndodhur incidenti, por besohet se tė shtėnat pasuan njė pėrplasje
ndėrmjet pjestarėve amerikanė dhe atyre jordanezė tė policisė sė
Kombeve tė Bashkuara.
Disa anėtarė tė tjerė tė plagosur tė
policisė u dėrguan pėr mjekim nė njė spital aty pranė. Dy prej
policėve tė vrarė janė nga Shtetet e Bashkuara. I treti ėshtė
jordanez.
Agjencia e lajmeve Associated Press
njofton se katėr policė jordanezė u arrestuan nė lidhje me incidentin.
Stefan Feler, shefi i policisė sė Kombeve
tė Bashkuara nė Kosovė, e quajti ngjarjen njė incident tė tmerrshėm.
Dhuna mes shqiptarėve dhe serbėve nė
Kosovė ka qenė e vazhdueshme. Si rezultat i trazirave dyditėshe nė
mars gjetėn vdekjen 28 persona dhe u plagosėn qindra tė tjerė. Shumė
serbė u shpėrngulėn, pasi shqiptarėt u dogjėn shtėpitė. Pas dhunės,
Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja pėrforcuan praninė e tyre nė Kosovė.
//kk//
|