|
16 prill 2004 / TN
Zėri i Amerikės, mė
16 prill 2004 / Keida Kostreci
Njė ekspert pėr ēėshtjet e
Ballkanit thotė se pėr tė parandaluar pėrsėritje tė dhunės si ajo e
muajit tė kaluar nė Kosovė, duhen goditur burimet qė e ushqyen kėtė
dhunė. Daniel Serwer, ekspert i Institutit Amerikan tė Paqes tha se
strategjia e standardeve para statusit pėr Kosovėn nuk ėshtė e
mjaftueshme pėr zgjidhjen e problemeve.
Zoti Serwer tha se ajo qė
ndodhi me 17 deri mė 19 mars ishte shumė e rėndė, por paralajmėroi se
ngjarje edhe mė tė rėnda mund tė ndodhin nėse nuk zgjidhen problemet
qė shqetėsojnė Kosovėn.
Nėse mendoni se kjo
ishte mė e keqja qė mund tė ndodhte nė Kosovė, mendoj se gaboheni, tha
ai. Mund tė ndodhin ngjarje shumė mė tė rėnda, gjendja mund tė
ashpėrsohet shumė mė tepėr.
Zoti Serwer theksoi se
ajo qė duhet bėrė tani ėshtė goditja e burimeve qė ushqejnė dhunėn, tė
cilat sipas tij janė ekstremizmi, dėshpėrimi dhe izolimi i rinisė dhe
vonesat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Nėse nuk zgjidhen kėto
probleme, tha ai, nė tė ardhmen mund tė pritet pėrsėri dhunė qė do tė
shkaktonte njė katastrofė, mė tė keqe edhe nga ajo qė ndodhi.
Ai paralajmėroi se nėse
ndodh njė njė e tillė mund tė kėrcėnohej vetė ekzistenca e
operacioneve ndėrkombėtare atje.
Nė njė dokument qė ia
ka shpėrndarė anėtarėve tė Kongresit, zyrtarėve tė administratės dhe
organizatave tė interesuara pėr Ballkanin, ai propozon inkurajimin e
tė moderuarve, si edhe hapa intensive pėr tė kapur shkaktarėt e
dhunės, riparimin e dėmeve dhe inkurajimin e serbėve tė zhvendosur pėr
tu kthyer nė shtėpitė e tyre, krijimin e Ministrive tė Brendshme dhe
tė Drejtėsisė nė Kosovė, si edhe tė njė sekretariati pėr ēėshtje
ndėrkombėtare.
Zoti Serwer theksoi se
ndėrsa pėr shembull Washingtoni dhe Brukseli janė tė pėrfaqėsuar nė
Prishtinė, Prishtina nuk ėshtė e pėrfaqėsuar nė kėto kryeqytete dhe
kjo sjell izolim pėr Kosovėn.
Zoti Serwer mendon
gjithashtu se ka ardhur koha pėr njė rezolutė tė re tė Kėshillit tė
Sigurimit tė OKB-sė pėr Kosovėn. Ai tha se megjithėse nuk pret qė kjo
tė ndodhė menjėherė, beson se tashmė ėshtė diēka e domosdoshme pėr tė
pėrcaktuar paramentrat pėr statusin pėrfundimtar. Zoti Serwer, qė ka
propozuar qė shefi i UNMIK-ut tė jetė amerikan, kėmbėnguli pėrsėri tek
forcimi i pranisė amerikane.
Kjo ėshtė ajo qė
mungon, tha zoti Serwer. Ēėshtja e Kosovės nuk mund tė zgjidhet nėse
nuk dėgjohet fort zėri i Shteteve tė Bashkuara.
Ai theksoi se
megjithėse Shtetet e Bashkuara janė tani tė pėrqendruara nė ēėshtje tė
tjera tė politikės sė jashtme dhe mund tė mos jenė shumė tė vėmendshme
ndaj asaj qė ndodh nė Ballkan, ato nuk mund tė injorojnė dy probleme
kryesore atje: Tė ardhmen e Kosovės, dhe atė tė Serbisė.
Zoti Serwer, tha se
megjithėse pėr momentin Amerika nuk ka interesa aq tė mėdha
strategjike nė Kosovė, ajo nuk do tė humbė atė qė ka arritur atje,
duke ēliruar njė popull dhe duke investuar aq shumė me luftėn dhe
trupat pas luftės.
Sipas tij arsyeja
tjetėr e domosdoshmėrisė sė angazhimit amerikan ėshtė se Shtetet e
Bashkuara nuk do tė donin tė braktisnin njė popullsi kryesisht tė
besimit mysliman, gjė qė mund tė bėnte tė pakėnaqur myslimanėt nė
pjesė tė tjera tė botės.
Zoti Serwer nuk i dha
shumė rėndėsi ēėshtjes sė dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit nė
kuadrin e parandalimit tė ngjarjeve tė tjera tė dhunshme.
Ai tha se ky dialog nuk
ka ndonjė rol nė shmangien e ekstremizmit, madje nėse pjesėmarrėsit
atje marrin qėndrime tė ashpra, mund ta nxisin atė.
Nė dokumentin e hartuar
nga zoti Serwer, nuk pėrjashtohet ndarja e Kosovės. Ai tha se njė gjė
e tillė mund tė diskutohet me kushtin qė tė mos jetė si precendent pėr
diskutime pėr ndarjen e Bosnjės dhe Maqedonisė.
|