|
16 prill 2004 / TN
Zėri i Amerikės, mė
16 prill 2004 / Isabela Ēoēoli
Ndėrsa Kroacia fqinje po
pėrgatitet pėr tu anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian nė vitin 2007,
periudha trevjeēare kalimtare e Serbisė drejt demokracisė dhe
ekonomisė sė tregut tė lirė ka patur probleme serioze. Disa analistė i
shqetėson mundėsia se njė parti radikale nacionaliste serbe ėshtė duke
u forcuar ndjeshėm dhe mund tė arrijė tė fitojė nė zgjedhjet e
qershorit, gjė qė do ti hapte rrugėn retorikės sė vjetėr pėr Kosovėn.
Kryeredaktori i
Radio-Televizionit B92, Veran Matiē, tha tė enjten nė Institutin
amerikan tė Paqes se kryetari i Partisė Radikale serbe, Tomislav
Nikolic, ka tė ngjarė tė fitojė nė zgjedhjet presidenciale tė 13
qershorit.
Radikalėt, dikur aleatė me
Sllobodan Millosheviēit, ishin ata qė u paraqitėn mė mirė nė zgjedhjet
parlamentare tė dhjetorit, duke fituar 25 pėrqind tė votave. Por
megjithė rezultatet e tyre tė mira, Radikalėt janė nė opozitė dhe nuk
bėjnė pjesė nė koalicionin e ri qeveritar tė reformistėve tė moderuar
tė kryesuar nga ish Presidenti i Jugosllavisė, Vojislav Koshtunica.
Analisti politik, Obrad
Kesic, ėshtė dakord se zoti Nikolic ka tė ngjarė tė zgjidhet
president, ndoshta edhe nė raundin e parė tė zgjedhjeve. Ai thotė se
Radikalėt kanė mbėshtetjen e popullit tė diziluzionuar me rezultatet e
pamjaftueshme tė refomave 3-vjeēare dhe qė ėshtė kundėr kėrkesave tė
pėrsėritura tė perėndimit qė Sėrbia tė bėjė mė shumė pėr tė kompensuar
luftrat e njėpasnjėshme tė Jugosllavisė. Zoti Kesiē nuk ėshtė i
mendimit se fitorja e Tomislav Nikoliēit do tė ishte shkatėrrimtare.
Por Veran Matiē i
Radio-Televizionit B92 nė Beograd, thotė se qeveria e Koshtunicės do
tė bjerė, nė qoftė se zoti Nikoliē zgjidhet president.
Nė qoftė se njė
nga partitė e koalicionit qeveritar do tė largohej, po tė fitone
Nikoliēi, atėhere teorikisht ne do tė kishim zgjedhje tė reja. Por nga
ana tjetėr ne kemi njė rast shumė tė mirė qė tė gjitha partitė
demokratike tė shkojnė tė bashkuara nė zgjedhje.
Njė analist tjetėr
politik, Damian Krnjeviē-Miskoviē, kreyredaktor i revistės National
Interest nė Uashington, beson se qeveria e tanishme do tė qendrojė nė
pushtet edhe nė qoftė se Tomislav Nikoliēi zgjidhet president. Ai
thotė se ėshtė nė interesin e tė gjitha partive qė marrin pjesė nė
qeveri dhe tė partisė socialiste qė e mbėshtet atė edhe pse ėshtė
jashtė qeverisė qė ajo tė mos shpėrbėhet, pasi socialistėt e kanė tė
qartė se po humbasin me shumė shpejtėsi popullaritetin.
Por Veran Matiē ėshtė
pesimist pėr tė ardhmen e Serbisė. Ai thotė se vendi po shkon gjithnjė
e mė tepėr drejt izolimit dhe pa njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen.
Zotin Matiē e shqetėson edhe statusi i pazgjidhur i Kosovės qė i hap
rrugė retorikės sė vjetėr, ndėrkohė qė janė shtuar prirjet pėr
shkėputje edhe nė pjesė tė tjera tė Serbisė. //kk//
|