|
16 prill 2004 / TN
-
Programet e Ansamblit nga Zhuri do tė prezentohen mė 23 prill nė
qytetin e Rottweilit, mė 25 prill nė Mynih, mė 29 prill nė Duisburg,
mė njė maj nė Sundern dhe nė Hanover dhe mė dy maj nė Augsburg. Do tė
jet ky rast qė bashkatdhetarėt tanė tė ndjekin koncertet e amatorėve
zhurjan me programin e pėrgatitur nė mėnyrė profesionale.
Ēerkin
BYTYĒI
Ka
kaluar njė kohė e gjatė qė kur ndonjė ansambėl a shoqėri kulturore
artistike nga Kosova a trevat tjera shqiptare, ka organizuar turne
pėr tė shfaqur programet para diasporės shqiptare nė Gjermani, nė
mėnyrė tė organizuar, pėrveē qė kohė mė parė Teatri amator i qytetit
tė Prizrenit prezentoi komedinė Hotel kashta tė Ymer Shkrelit pėr
publikun nė Rottweil, Singen e Sundern.
Ndaj,
Ansambli Artistik i Kėngėve dhe Valleve Emin Duraku nga Zhuri, nė
turnen qė organizon nė Gjermani, nga data 22 prill e deri mė 3 maj, do
tė sjell freski nė jetėn kulturore dhe pėrditshmėrinė e diasporės
shqiptare, e cila kaherė nuk ka shijuar vlerat e mirėfillta tė
thesarit tė pasur folklorik tė trevave tona. Shi pėr kėtė, ky
ansambėl, i mirėnjohur pėr publikun e gjerė, jubileun e 50-vjetorit tė
veprimtarisė sė suksesshme kulturore dhe artistike, e kurorėrzon me
kėtė organizim tejet tė rėndėsishėm pėr diasporėn tonė nė Gjermani, e
cila e mirėpret duke shpresuar se ėshtė nxitur njė punė e mirė pėr
ofrimin e vlerave tė mirėfillta kulturore nga Atdheu. Zatėn, Emin
Duraku nga Zhuri, ėshtė njėri nga ansamblet e para kulturore
artistike amatore qė do tė qėndroj nė mesin e mėrgimtarėve, pas luftės
nė Kosovė, pėr tė prezentuar, jo vetėm para tyre por edhe pėr publikun
e vendit mik gjerman, vallet dhe kėngėt karakteristike, pėrshkuar nga
dinamika, tonaliteti, niveli i lartė interpretues dhe
pėrkushtueshmėria e amatorėve tė zellshėm pėr interpretim tė
suksesshėm.
Ėshtė e
njohur se veshjet karakteristike autoktone dhe koloriti qė i jep
gjallėri kurdoher programeve tė valltarėve nga Zhuri, zgjojnė
interesim dhe mirėpriten nga publiku. Kjo u dėshmua edhe nė Festivalin
e fundit nė Gjirokastėr ku Ansambli Emin Duraku u prezentua me
sukses dhe u vlerėsua lartė nga publiku e profesionistėt.
Dasma e
Zhurit, qė paraqet njė moment specifik shqiptar tė ahengut familjar, e
qė kultivohet edhe sot e kėsaj dite me gjithė orgjinalitetin e
trashėguar, ėshtė nga pikat e programit qė tradicionalisht i ofrohet
publikut, e edhe kėsaj here publikut nė Gjermani. Kjo dhe legjenda e
dramatizuar Hana ngėrthen nė vehte njė moment qė zgjon kėrshėrinė
duke rikujtuar traditėn, vendosmėrinė, mikpritjen dhe tiparet pozitive
tė njeriut, sakrificėn e tij pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė, respektin
ndaj tė tjerėve. Tė gjitha kėto pėrcillen me kėngėt solistike dhe tė
grupit, me vallet koreografike pėrgatitur enkas pėr kėtė turne dhe
pikat e humorit me shije. E veēantė e programit qė prezentohet para
mėrgimtarėve nė Gjermani ėshtė mundėsia e shijimit tė kėngės sė
dėgjuar kurdoherė me ėndje nga kėngėtarja e mirėnjohur Nazmije Hoxha,
e cila i bėn nder me prezentimin e saj nė kėtė kuadėr, turnes sė
ditėve tė ardhshme.
Kėtė
turne e inicoi Kemajl Ēallaku, Kryetar i Kėshillit tė Arsimtarėve
Shqiptarė nė Gjermani Naim Frashėri kurse e mbėshtetėn Ministria e
Kulturės sė Kosovės pėrkatėsisht Departamenti pėr Ēėshtje jo Rezidente
dhe Zotriu Meriman Braha, drejtor i kėtij Departamenti, me qėllim qė
tė trasohet njė rrugė e prezentimit tė ansambleve amatore nga trojet
tona para publikut shqiptar dhe jo vetėm atij nė mėrgim si dhe me
qėllim tė vendosjes sė njė forme tė favorshme pėr shkėmbimin e vlerave
kulturore. E mbėshtetėn kėtė nismė edhe Shoqėria Kulturore Shqiptare
Iliria nė Rottweil dhe shumė veprimtarė- adhurues tė vlerave
kulturore nė disa qytete tė Gjermanisė, dashamirė tė Ansamblit E.
Duraku, bashkėatdhetarė nga Zhuri, Vlashnja, Muradema, Hoēa e Qytetit
etj., tė cilėt u angazhuan pėr sigurimin e sallave dhe organizimin e
shfaqjes sė koncerteve tė ditėve tė ardhshme.
Programet e Ansamblit nga Zhuri do tė prezentohen mė 23 prill nė
qytetin e Rottweilit, mė 25 prill nė Mynih, mė 29 prill nė Duisburg,
mė njė maj nė Sundern dhe nė Hanover dhe mė dy maj nė Augsburg. Do tė
jet ky rast qė bashkatdhetarėt tanė tė ndjekin koncertet e amatorėve
zhurjan me programin e pėrgatitur nė mėnyrė profesionale.
- Kemi
bėrė punė intensive disa muajshe pėr tė pėrmbushur pritjen e
shikuesėve nė Gjermani. Jemi tė vetėdishėm pėr rėndėsinė e kėtij
turneu por edhe dėshirėn e mirėfillt tė mėrgimtarėve pėr vallet dhe
kėngėt tona, ndaj jemi tė bindur se suksesi nuk do tė mungoj, thot
Hajdar Elezkurtaj, kryetar i Ansamblit tė Zhurit para nisjes nė kėtė
turne.
Organizatorėt e turnesė dhe amatorėt zhurjan u janė mirėnjohės
zyrtarėve tė Pėrfaqėsisė gjermane nė Prishtinė, tė cilėt lejuan vizat
pėr udhtimin e interpretėve tė Ansmablit Emin Duraku dhe kėshtu
mundėsuan realizimin e dėshirės sė mėrgatės shqiptare pėr tė shijuar
programin qė do tė shfaqet.
|
|