|
-
15 prill 2004 / TN
-
-
Ėshtė e saktė se televizioni po bėhet
gjithnjė mė i rėndėsishėm nė shoqėri dhe sidomos pėr politikanėt dhe
politikėn. Politika ka si arsyetim aplikimet e medias nė komunikimin
e saj me publikun. Kėtė fakt e dėshmojnė lajmet e mbrėmjes nė
televizionet kosovare,nė mėnyrė tė ndėrsjelltė nė raport me njė
racionalitet mė tė lartė ideologjik; Servisi ynė publik po
shėndėrrohet para syve tė shikuesit nė inskenim strategjik tė
politikės. Ky koncept e justifikon politikėn simbolike dhe kjo ka
bėrė qė shikuesit anė e mban Kosovės dhe mė gjerė, ta njohin
politikėn vetėm pėrmes ekranit.
-
-
Nga:
Zejnullah JAKUPI
-
-
Shumė shkencėtarė, ndėr ta edhe experti
i njohur gjerman Klaus Kamps qė trajton komunikimin politik nė
lajmet televizive( 1998), nuk e ndan gjithėsesi politikėn nga
ndikimi mediatik. Media, sipas tij do tė jetė nė tė njėjtėn kohė e
varuar nga politika. Mvarėsia e politikanėve dhe politikės nga
media, sipas konceptit Dependent (Klaus Kamps), ėshtė ana e mbrapme
e politikės.Sipas kėtij koncepti politikanėt dhe politika, padyshim
qėndron nė mvarshmėri reciproke me median, apo thėnė mė qartė i
gjunjėzohet asaj, sepse pa median, as politikanėt nuk mund apo nuk
do t“ia dilnin mbarė qė tė kommunikojnė me publikun. Ndėrsa e
kundėrta e tė parės, ka tė bėjė me konceptin e humbjes sė
autonomisė. Sipas kėsaj teorie politikanėt arrin t“i mbisundojnė
mediat pėrmes strategjisė sė inskenimit. Perspektiva e tretė ėshtė
ndikimi i ndėrsjelltė mes politikės dhe mediave, njė mishėrim i
pėrbashkėt nė njė trup tė vetėm.
-
-
Sipas sondazheve tė bėra lidhur me
dominimin e temave nė televizionet publike gjermane, ka rezultuar se
rreth 30 deri nė 40 Pėrqind tė politikanėve janė nė qendėr tė
vėmendjes nė kronikat televizive. Si rrjedhim i kėtyre hulumtimeve,
kategoria e temave qė trajtohen e qė i takojnė spektrit tė politikės
pėrbėjnė 70 deri nė 80 Pėrqind (kėto tė dhėna janė tipike pėr
televizionet publike gjermane, Kamps 1998).
-
-
Klaus Kamps argumenton tutje se ngjarjet
e rėndomta, p.sh zjarri, katastrofat natyrore, nuk do tė bėheshin
ngjarje mediatike, nėse nuk lidhen me politikėn, p.sh; shkatėrrimi i
pyjeve nuk ėshtė njė ngjarje mediatike,thotė Kamps,por kur ngjarja
lidhet me kronikėn nga qeveria dhe reagimin e saj, atėherė ajo bėhet
njė temė pėr media. Dėmtimi apo djegja e njė minjere- industriale,
duhet s“pari tė personalizohet apo tė arrihen tone emocionale nga
demonstruesit pėr tu bėrė pastaj temė relevante pėr mediat.
Papunėsia nė vend tematizohet vetėm atėherė kur, Enti Statistikor i
Punėsimit, bėnė ndonjė sondazh lidhur me kėtė.
-
-
Politikanėt kosovarė i kthehen
salloneve mediatike
-
-
Herėt a vonė, edhe politikės kosovare
dhe pikėrisht politikanėve tanė ju dasht t“i kthehen konceptit tė
pėrgjithshėm komunikues dhe t“i mėsojnė rregullat e komunkimit me
gazetarėt.Sė fundi kėtė fakt e vėrteton pjesėmarrja e tyre nė
emisione , debate, intervista, konferenca shtypi para gazetarėve.
Edhe nėse ministrat kosovarė nuk janė nisur nga tėrsia teorike se
duhej vepruar kėshtu, ata ka arritur aty. Ata i mėsuan rregullat nė
njė seri operacionesh dhe tanimė po nxjerrin mėsime se pėr tė qenė i
sukseshėm nė politikė, do tė thotė, tė jesh sa mė shumė prezent nė
media!
-
-
Madje duke vendosur relacione me
ekspertėt, ata i tematizojnė apo i zmadhojnė gjėrat e ky procedim
racional bėhet vetėm e vetėm tė arrihet caku politik. Prej kėtyre
kthesave , mė e ēuditshmja e megjithatė mė e popullarizuara ėshtė
prodhimi i pseudo- ngjarjeve. Sipas Klaus Kamps kjo inicohet nga
politikanėt, tė cilėt mundohen tė tregojnė se kanė bėrė tė
pamundshmen, trumbetojnė sikur tė kishte ndodhur diēka e
jashtzakonshme. Madje kur ėshtė fjala pėr ministritė tona ato
shpesh, nuk kanė bėrė mė shumė se sa, ndoshta mund tė ishin pozuar
para eskavatorėve duke hapur ndonjė rrugė, nė ndonjė fshat apo
mėhallė, ku ata i kanė marrė votat dhe janė bėrė ministra apo duke
dhėnė ndonjė tenderė pėr ndonjė tė afėrm, shok, simpatizantė partie
etj.
-
-
Strategjia qė ndiqet nė ketė mėnyrė nga
krerėt e institucioneve shquhet me nostalgjinė pėr tė zgjuar
vėmendjen e publikut apo pėr tė prodhuar ca imazhe tė mira pėr
aktivitetet e tyre.
-
-
Prodhimi i pseudo-ngjarjeve bėhet
mbrenda njė lėvizjeje komplekse. Brenda kėsaj skeme pseudo- ngjarjet
sipas Kamps lindin mė tepėr si reakcion i politikanėve kur atyre u
mungojnė konceptet. Pastaj vijnė nė radh ndėrmjetėsimet specifike,
udhėtimet, vizitat shtetėrore(nė ndonjė seminar trajnimi).
-
-
Pikėrisht ngjarjet e 17 dhe 18 marsit e
detyruan krerėt e institucioneve vendore qė tė prodhojnė pseudo-
ngjarje.Nė kėtė skemė tė rividuar, frika e tyre, secili veē e veē
pėr partinė e tij, se do tė humb elektoratin, nė zgjedhjet e
ardhshme,mbetet akoma si njė superstruktur e lidhur me mėnyrėn e
dobėt tė tė ndikuarit nė opininin publik.
-
-
Nė kėtė lojė, politika e politikanėve
kosovare gjenė arsyetime pėr problemet shoqėrore dhe bėhet temė
referimi pėr gazetarėt. Ajo i prodhon temat, duke i mbuluar me
shkėlqimin e rremė tė ideologjisė. Nė njė tjetėrsim specifik ajo
realizon pėrgjithėsisht strategjinė e inskenimeve. Nė kėtė proces tė
tematizimit tė temave marrin pjesė, menaxherė profesionistė,
zėdhėnės pėr media,por dhe vetė politikanėt.
-
-
Kur servisi publik i kontribon
trivalitetit?
-
-
Televizioni ėshtė i pėlqyerė, nga
politika dhe ėshtė objekt pėrvetėsimi, i dėshiruar pėr tu
copėtuar. Gjykimi i tillė na shpije nė implikimin e njė opzicioni
qė thotė se televizioni e veēmas televizioni publik si p.sh RTK (
nėse mund tė thuhet kėshtu) po i kontribon trivalitetit tė kulturės
komunikative pėr kėtė arsye kėrkohet qė tė jetė neutral ndaj
politikės. Ndėrsa taksapaguesi kosovarė kėrkon nga servisi TOP
SHOP-i qė lajmet tė jenė aktuale, tė plota, dhe tė kenė formulim tė
qartė dhe preciz, tė kuptueshme dhe tė kenė njė sfond tė
mjaftueshėm, prandaj pėr kėtė arsye gazetarėt duhet tė vrapojnė pas
politikanėve.
-
-
Sė kėndejmi, si rezultat i kėtij
koketimi, bėn qė tė rritet numėri i madh i kokave qė shfaqen nė
ekran (nganjėherė edhe i atyre qė nuk duhet tė shfaqen) i riteve tė
tyre cermoniale nė kronikat televizive. Argatėt e disa ministrive
dhe gazetarėt (disa nga ata) duke implikuar njėri-tjetrin,
shėndėrrohen nė spektakėl tė konsumit dhe karrierės personale. Disa
prej figurave tona politike akoma nuk i kanė mėsuar kėto praktika
dhe tutje i refuzojnė intervistat me gazetarėt. Ata, pavarsisht nga
pozita qė kanė nė pushtet, duhet ta din se ai qė bojkoton gazetarėt
ėshtė strumbular i manovrės publike, bėhet objekt dhe viktimė e
opinionit publik (Fatkeqėsisht pėr gazetarėt e televizionit, ska pse
tė anulohet intervista, kur dihet se p.sh. servisi ynė publik nuk
kėrkon shpjegime komplekse, siē i kėrkon nė tė shumtėn e rasteve
gazetaria e mirėfilltė hulumtuese).
-
-
Ritualet
-
-
Informacionet qė kėrkojnė gazetarėt nga
politikanėt, nuk janė mė shumė se sa disa fjali tė shkurtėra dhe
mesazhe tepėr tė njohura qė kumtohen shpesh edhe nėpėr konferenca
shtypi dhe qė janė bėrė monotone, pasiqė duket se as nė prognoza
mbi zhvillimet e ardhshme politike, kosovarėt sikur nuk kanė
kompetenca!
-
-
Prandaj, ndoshta si gjithkund nė
botė,kronikat televizive nga sfera e politikės edhe tek ne u ngjajnė
mė shumė ritualeve, inskenimeve, ngjarjeve rutine ku dominojnė
gjestet e programuara; shtrėngime duartėsh me homologėt nga jashtė;
aty kėtu, ndonjė copėz buzėqeshje, automjete tė blinduara dhe
bodigardėt. Si pėrfundim mund tė thuhet edhe kjo; Ka kohė qė
politikanėt kosovarė deklarohen pėr veprime pragmatike nė politikė,
por gjithmonė me vemendje tė drejtuar kah simbolet, pra kah
televizioni!!
|
|