 |
|
- 14 prill 2004 / TN
- "Zėri i Amerikės" mė 13
prill 2004
- Peter Heinlein, Nju Yjork
|
Takimi i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve
tė Bashkura filloi sot nė mėngjes me njė fjalim tė Nėnsekretarit tė
Pėrgjithshėm pėr Operacionet Paqeruajtėse, Zhan Mari Geno, i cili
kritikoi ashpėr njoftimet nxitėse dhe tė njėanėshme mbi dy incidentet
qė ēuan nė shpėrthimin e dhunės nė Kosovė.
Zoti Geno tha se demonstratat qė pasuan
incidentet qė fillimisht ishin spontane, por menjėherė u shfrytėzuan
nga elementė tė organizuar, qėllimi i tė cilėve ishte dėbimi i serbėve
nga Kosova dhe kėrcėnimi i forcave paqeruajtėse ndėrkombėtare atje.
Zoti Geno tha se dhuna e ushtruar nga
shqiptarėt ndaj serbėve dhe romėve ishte e organizuar nė shkallė tė
gjėrė dhe me objektiva tė caktuara. Ai tha se mė shqetėsuese ishte
djegia e kishave ortodokse serbe dhe objekteve tė tjera tė feve tė
ndryshme, dy prej tė cilave i pėrkisnin Uneskos. Zoti Geno tha se kėto
nuk ishin vetėm sulme kundėr objekteve fetare, por kundėr objekteve
kulturore tė Kosovės. Ai tha se dhuna ka shėnuar njė kthesė mbrapsht
pėr procesin e kthimit tė refugjatėve nė Kosovė dhe shtoi se prej
andej janė shpėrngulur edhe banorė tė tjerė.
Zoti Geno e vuri gjithashtu nė dijeni
Kėshillin e Sigurimit se pėrgjigja fillestare e institucioneve
drejtuese tė Kosovės ishte e dyzuar. Ai tha se megjithėse Kryeministri
i Kosovės Bajram Rexhepi bėri thirrje pėr t'i dhėnė menjėherė fund
dhunės, qeveria e Kosovės lėshoi njė deklaratė, nė tė cilėn
pėrqėndrohej nė mbytjen e fėmijėve shqiptarė, deklaratė e cila nuk
mbėshtetej nė fakte.
Zoti Geno kritikoi gjithashtu shoqėrinė
civile tė Kosovės, kur tha se nuk u mor pėrgjegjėsi pėr shpėrthimin e
dhunės etnike. Zoti Geno vuri nė dukje se ish-anėtarė tė Ushtrisė
Clirimtare tė Kosovės morėn pjesė nė dhunė.
Zoti Geno vlerėsoi pozitivisht qėndrimin e
Beogradit ndaj djegjes sė xhamive dhe premtimin e qeverisė pėr
rindėrtimin e tyre. Zoti Geno pėrfundoi duke thėnė se brutaliteti i
ngjarjeve tregon se Kosova ka njė rrugė tė gjatė pėrpara, drejt
ndėrtimit tė njė shoqėrie shumėetnike.
Ai bėri thirrje pėr marrjen e masave
konkrete nga ana e udhėheqėsve tė Kosovės dhe popullit tė Kosovės, pėr
tė shqyrtuar shkaqet qė ēuan nė dhunėn e motivuar etnikisht.
Pas fjalimit tė zotit Geno, diskutuan edhe
anėtarė tė tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit, ndėrmjet tė cilėve,
pėrfaqėsues tė Britanisė sė Madhe, Rusisė, Francės, Spanjės, Kinės,
Shteteve tė Bashkuara dhe Gjermanisė, si dhe Serbia e Mali i Zi dhe
Shqipėria. Takimi i Kėshillit tė Sigurimit pėr dhunėn nė Kosovė
vazhdon.// lk //
|