| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova priti ministrin flaman Tavernie
-
Qeveria ka
shqyrtuar raportin nė lidhje me dėmet e shkaktuara nga trazirat e
marsit
-
Zyrtarėt e
Durrėsit promovuan ofertėn turistike nė Prishtinė
-
Banorėt
shqiptarė tė pjesės veriore tė qytetit tė Mitrovocės kanė protestuar
para Kuvendit komunal
-
Vendkalim i ri
kufitar Shqipėri-Kosovė
-
Policia e
UNMIK-ut dhe KFOR-i pohojnė se i kanė filluar hetimet kundėr AKSH-sė
-
Kėshilli i
Sigurimit tė OKB-sė debatoi pėr gjendjen nė Kosovė
-
Admirali
Xhonson theksoi mbėshtetjen e NATO-s pėr arrestimin e pėrgjegjėsve
tė dhunės nė trazirat e marsit
-
Paraqitja
publike e AKSH-sė pėr NATO-n nuk paraqet ndonjė kėrcėnim tha
admirali Xhonson
-
Ministria e
Ekonomisė dhe Financave thotė se suficiti i vitit tė kaluar ėshtė 74
milionė euro
-
Bler dhe
Klinton nė listėn e dėshmitarėve
-
Pėrfaqėsuesit
politikė serbė pajtohen me planin e Beogradit pėr Kosovėn
-
Sot nė
Maqedoni mbahen zgjedhjet e treta presidenciale me katėr kandidatė
-
Kleriku
radikal shit Al-Sadėr ka propozuar marrėveshje tė paqes
-
Shumė njerėz
kanė vdekur nga pėrmbytjet nė Afrikėn Lindore
-
Nė perendim tė
Bagdadit janė gjetur 4 trupa tė masakruar
-
Militantėt
islamikė kanė vrarė 4 policė nė incidente tė veēanta nė Rijad
-
SHBA ofrojnė
10 milionė dollarė pėr kapjen e personit tė dyshuar si strateg i
Al-Kaidės
-
Raport kritik
i komisionit "11 shtatori"
-
Bush i
vendosur pėr Irakun
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova priti ministrin flaman Tavernie
-
 |
|
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova priti ministrin e Mjedisit tė Flandrisė (Belgjikė),
Xhef Tavernie, i cili nė krye tė njė delegacioni ndodhet pėr
njė vizitė nė vendin tonė.
-
Ministri flaman e njoftoi Presidentin Rugova lidhur me disa
projekte tė pėrbashkėta me institucionet kosovare qė kanė tė
bėjnė me mbrojtjen e mjedisit, planifikimit hapėsinor etj.
Presidenti Rugova nė kėtė takim foli pėr progresin e arritur
nė Kosovė, pėr zhvillimin ekonomik si dhe pėr nevojėn e
investimeve qė do tė mundėsonin hapjen e vendeve tė reja.
|
-
-
Poashtu ai foli rreth trazirave tė
marsit dhe pėr pėrpjekjet qė po bėhen pėr sanimin e gjendjes.
-
Presidenti ritheksoi edhe mė kėtė rast
se njohja mė e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės do t'i pėrshpejtonte
proceset e brendshme tė Kosovės, integrimin nė BE, nė NATO, dhe
miqėsi me SHBA-tė.
-
Ndėrkaq, ministri i flaman, Tavernie, theksoi miqėsinė e vjetėr
ndėrmjet Flandrisė dhe Kosovės. Me kėtė rast ai njoftoi Presidentin
se kishte ardhur pėr tė nisur njė projekt konkret nė Pejė, por edhe
nė komuna tė tjera tė Kosovės qė ka tė bėjė me mjedisin,
planifikimin hapėsinor dhe trajtimin e mbeturinave.
-
Duke folur pėr kėtė projekt, ai tha se ėshtė shumė social, ėshtė pėr
mjedisin, por ka mundėsi tė krijimit edhe tė disa vendeve tė punės.
Ministri flamana u shpreh se mbėshtet ēdo nismė qė ka tė bėjė me
bashkėjetesėn e komuniteteve nė Kosovė, duke theksuar se zhvillimi
ekonomik luan rol tė veēantė nė kėtė drejtim.
-
Presidenti Rugova pėrshėndeti dhe mirėpriti projektin e mysafirėve
flamanė pėr Pejėn dhe pėr zhvillimin e bashkėpunimit tė mėtejshėm
midis Kosovės dhe Flandrisė.
-
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot pasdite edhe njė
delegacion tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė, tė
kryesuar nga Xhovani di Vietri, ministėr fuqiplotė - drejtor i
pėrgjithshėm pėr shtetet e Evropės.
-
-
-
Qeveria ka
shqyrtuar raportin nė lidhje me dėmet e shkaktuara nga trazirat e
marsit
-
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Nė mbledhjen e sotme tė rregullt Qeveria e
Kosovės ka diskutuar veē tjerash pėr problemin e banorėve tė fshatit
Hade tė Kastriotit dhe variantat qė mund tė zgjedhin fshatarėt qė
duhet tė zhendosen nga ky fshat. U tha se zhvendosja e tyre do tė
fillojė menjeherė.
-
Gjithashtu nė takimin e sotėm qeveria ka shqyrtuar planin nacional
pėr barazi gjinore, si dhe masat qė duhet ndėrmarrė pėr pėrmirėsimin
e politikės fiskale dhe tregtare nė fushėn e bujqėsisė. Ndėrkaq nė
mbledhjen e nesėrme tė Komisionit fiskal do tė mbėshtetet nga
qeveria sugjerimi qė bujqit tė ndihmohen duke u liruar nga tatimet
doganore pėr pajisje bujqėsore dhe lėndė tė parė.
-
Qeveria ka shqyrtuar edhe raportin e paraqitur nga ministri Behxhet
Brajshori nė lidhje me dėmet e shkaktuara nga trazirat e marsit.
Mirėpo, raporti nuk ėshtė pėrfundimtar sepse vlerėsimet ende nuk
kanė pėrfunduar pėr tė gjitha komunat.
-
-
Zėdhėnėsja e Mimoza Kusari tha se
qeveria me fondin prej 5 milionė eurosh prioritet do t'i japė
ndėrtimit tė shtėpive dhe banesave dhe pastaj mund tė hyjė nė
procesin e meremetimit tė objekteve tė tjera kulturore dhe fetare.
-
Qeveria ka miratuar nė kėtė mbeldhje edhe disa projektligje tė cilat
do t'i pėrcillen kuvendit pėr procedurė tė mėtejshme.
-
-
-
Zyrtarėt e
Durrėsit promovuan ofertėn turistike nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Pėrfaqėsuesit qytetit tė Durrėsit promovuan sot
nė Prishtinė ofertėn e tyre turistike pėr sezonin e sivjet shėm. Nė
kėtė promovim zyrtarėt e qarkut tė Durrėsit thanė se zona e tyre
turistike ėshtė shumė atraktive pėr turistėt e Kosovės, dhe sipas
tyre kushtet e infrastrukturės janė pėrmirėsuar dukshėm.
-
-
Niveli i sigurisė pėr turistėt do tė
jetė i lartė, thanė mysafirėt nga Durrėsi, duke shtuar se janė bėrė
tė gjitha pėrgatitjet qė pritja e pushuesve nga Kosova tė jetė mė e
mirė se viteve tė kaluara.
-
Prefektja e Durrėsit, Ingrid Shuli, tha se kosovarėt tashmė i njohin
bukuritė e plazhit tė Durrėsit si dhe mikpritjen e kėtij qyteti.
"Qeveria shqiptare ka vlerėsuar turizmin si degė prioritare tė
ekonomisė dhe i kushton vemendje tė posaēme", tha zonja Shuli, duke
shtuar se po zhvillohen politika tė tilla zhvillimi qė plotėsojnė
kėrkesat e ēdo turisti.
-
-
Ajo tha se janė harmonizuar programet e
disa ministrive, si pėr infrastrukturė, nė ruajtjen e rendit, tė
shėndetit, mjedisit, sigurimin e lehtėsisė sė hyrjes sė turistėve nė
Shqipėri nėpėr pikat doganore etj.
-
Ndėrkaq kryetari Bashkisė sė Durrėsit Lefter Koka tha se zona
turistike do tė zgjerohet dhe do tė bėhet rritja e cilsisė sė
shėrbimeve publike, ngritja e kontrollit tė ushqimit, pėrmirėsimi i
gjendjes me ujė tė pijshėm etj.
-
Drejtori i drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Durrėsit Milto Korda
pėrkujtoi se gjatė vitit tė kaluar nuk ėshtė shėnuar asnjė incident,
duke premtuar se niveli i sigurisė edhe gjatė kėtij viti do tė jetė
i lartė ngase janė marrė njė sėrė masash.
-
-
-
Banorėt
shqiptarė tė pjesės veriore tė qytetit tė Mitrovocės kanė protestuar
para Kuvendit komunal
-
-
Mitrovicė, 14 prill 2004
- Banorėt shqiptarė tė pjesės veriore tė qytetit
tė Mitrovocės kanė protestuar sot nė mėnyrė tė qetė nė pjesėn jugore
tė qytetit para Kuvendit komunal, duke kėrkuar nga autoritetet
vendore dhe administratės ndėrkombėtare qė t'u mundėsohet kthimi i
tyre nėpėr shtėpi e benesa nė pjesėn veriore tė qytetit.
-
-
Pėrfaqėsuesit e kėsaj proteste janė
takuar me zv.kryetarin e komunės sė Mitrovicės Mursel Ibrahimi, i
cili ka thėnė se kėrkesa e protestuesve do t'u pėrcillet instancave
mė tė larta pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre.
-
Para protestuesve ėshtė lexuar edhe njė letėr drejtuar
institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare nė tė cilėn kėrkohet kthimi
i tė gjithė personeve tė zhvendosur nė pronat e tyre. Po ashtu
kėrkohet rindėrtimi i shtėpive tė tyre, lėvizja e lirė e tė gjithė
qytetarėve pa dallim feje e kombėsie. Protesta ka kaluar pa
incidente.
-
-
-
Vendkalim i
ri kufitar Shqipėri-Kosovė
-
-
Tiranė, 14 prill 2004
- Qeveria shqiptare ka miratuar hapjen e njė
vendkalimi tė ri kufitar me Kosovėn, nė Dobrunė tė rrethit tė Hasit.
-
Ky vendkalim i ri e ēon nė gjashtė numrin e kėtyre pikave nė
gjatėsinė prej 150 kilometrash tė kufirit tė pėrbashkėt, katėr prej
tė cilave tė hapura pas konfliktit nė Kosovė.
-
I njejti vendim pritet edhe nga UMNIK-u.
-
Por, nė shumicėn e kėtyre pikave ka probleme serioze tė
funksionimit, pasi nė to mungon infrastruktura mė elementare.
-
Banorėt dhe autoritetet vendore kėrkojnė nga qeveria qė kėto pika tė
vihen nė efiēensė tė plotė, gjė qė do tė krijonte njė shtysė pėr
zhvillmin ekonomik tė rajonit dhe integrimin ndėrkufitar.
-
Qeveria shqiptare thotė se ka gati njė strategji pėr pėrmirėsimin
rrėnjėsor tė infrastrukturės dhe statusit tė kėtyre pikave, thuhet
nė njė njoftim tė BBC-sė.
-
Pak kohė mė parė ėshtė rehabilituar e vetmja pikė doganore mes dy
vendeve, ajo e Morinit.
-
Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, thotė se tashmė kjo punė do
tė vazhdojė edhe pėr pikat e tjera nė kufi edhe madje dhe pėr hapjen
e pikave tė reja si dhe pėr pėrmirėsimin e statusit tė tyre.
-
"Objekti mė i rėndėsishėm pėr ne mbetet modernizimi edhe i pikave tė
tjera tė kalimit kufitar dhe doganor, pajisja e tyre me shėrbime tė
plota dhe thellimi i flukseve tė mallrave dhe tė njerėzve," thotė
zoti Nano.
-
Pėrmirėsimi i infrastrukturės nė pikat kufitare ka nisur dhe nė anėn
tjetėr tė kufirit me financime tė qeverisė sė Kosovės dhe tė
donatorėve tė tjerė.
-
-
-
Kėshilli i
Sigurimit tė OKB-sė debatoi pėr gjendjen nė Kosovė
-
-
Nju-Jork, 14 prill 2004
- Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė debatoi dje pėr
gjendjen nė Kosovė. Me njė fjalim tė paraqitur nga nėnsekretari i
pėrgjithshėm pėr operacionet e ruajtjes sė paqes, Zhan Mari - Geno,
janė kritikuar liderėt shqiptarė si dhe njoftimet nxitėse dhe tė
njėanėshme mbi dy incidentet qė ēuan nė shpėrthimin e dhunės nė
Kosovė.
-
Zoti Geno tha se demonstratat qė pasuan incidentet qė fillimisht
ishin spontane, por menjėherė u shfrytėzuan nga elementė tė
organizuar, qėllimi i tė cilėve ishte dėbimi i serbėve nga Kosova
dhe kėrcėnimi i forcave paqeruajtėse ndėrkombėtare atje.
-
Zoti Geno tha se dhuna e ushtruar nga shqiptarėt ndaj serbėve dhe
romėve ishte e organizuar nė shkallė tė gjerė dhe me objektiva tė
caktuara. Ai tha se mė shqetėsuese ishte djegia e kishave ortodokse
serbe dhe objekteve tė tjera tė feve tė ndryshme, dy prej tė cilave
i pėrkisnin Uneskos. Zoti Geno tha se kėto nuk ishin vetėm sulme
kundėr objekteve fetare, por kundėr objekteve kulturore tė Kosovės.
-
-
Ai tha se dhuna ka shėnuar njė kthesė
prapa pėr procesin e kthimit tė refugjatėve nė Kosovė dhe shtoi se
prej andej janė shpėrngulur edhe banorė tė tjerė.
-
Zoti Geno tha se megjithėse kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi
bėri thirrje pėr t'i dhėnė menjėherė fund dhunės, Qeveria e Kosovės
lėshoi njė deklaratė, nė tė cilėn pėrqėndrohej nė mbytjen e fėmijėve
shqiptarė, deklaratė e cila nuk mbėshtetej nė fakte.
-
Zoti Geno kritikoi gjithashtu shoqėrinė civile tė Kosovės, kur tha
se nuk u mor pėrgjegjėsi pėr shpėrthimin e dhunės etnike. Zoti Geno
vuri nė dukje se ish-anėtarė tė Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės morėn
pjesė nė dhunė.
Ai bėri thirrje pėr marrjen e masave konkrete nga ana e udhėheqėsve
tė Kosovės dhe popullit tė Kosovės, pėr tė shqyrtuar shkaqet qė ēuan
nė dhunėn e motivuar etnikisht.
-
Nė diskutimet qė pasuan nė KS zėvendėsambasadori britanik Adam
Tompson tha se nėse Kosova bėhet demokraci e vėrtetė, liderėt e saj
duhet tė mėsojnė si tė qeverisin. "Ne duhet tė marrim parasysh qė
atyre t'u japim njė rol mė tė madh nė ēėshtje si energjia, ekonomia
dhe drejtėsia. Ndėrkaq politikanėt e Kosovės duhet ta bėjnė tė qartė
se pranojnė kėtė proces", tha Tomson. Ai i ka bėrė thirrje UNMIK-ut
qė tė ndėrtojė partneritet tė qėndrueshėm me institucionet e Kosovės
nė mėnyrė qė kjo situatė tė tejkalohet.
-
Pėrfaqėsuesi amerikan, ambasadori Xhejms Kanigen tha se dhuna nė
Kosovė nuk duhet tė shpėrblehet dhe nuk do tė ketė shqyrtim tė
statusit nė Kosovė pa njė bindje nga vetė kosovarėt se duan tė
ndėrtojnė njė shoqėri demokratike dhe tolerante.
-
Pėrfaqėsuesja e Unionit Serbi - Mali i Zi Roksanda Ninēiq tha se ajo
qė po ndodh nė Kosovė nuk ėshtė mbrojtje e tė drejtave tė
komunitetit serb, por mė tepėr sigurim i mbijetesės fizike. Sipas
saj nė rrethana tė tilla ėshtė vėshtirė tė paramendohet zbatimi i
konceptit tė shoqėrisė demokratike dhe shumetnike.
-
Ndėrkaq ambasadori i Shqipėrisė nė OKB Agim Nesho shprehu shqetėsime
pėr strukturat paralele serbe nė Kosovė.
-
"Ngjarjet e marsit nė Kosovė ishin tė dėnueshme dhe jotolerante, por
ato nuk duhet tė keqpėrdoren pėr t'i justifikuar strukturat paralele
e as justifikim pėr politikėn nacionaliste, apo pėr t'iu shmangur
problemeve tė brendshme politike", tha ambasadori i Shqipėrisė.
-
-
-
Admirali
Xhonson theksoi mbėshtetjen e NATO-s pėr arrestimin e pėrgjegjėsve
tė dhunės nė trazirat e marsit
-
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Komandanti Krahut Jugor tė NATO-s, admirali
Gregori Xhonson, ka theksuar dje nė Prishtinė mbėshtetjen e NATO-s
pėr institucionet e Kosovės dhe tė UNMIK-ut pėr arrestimin e tė
gjithė pėrgjegjėsve qė shkaktuan dhunė gjatė trazirave tė marsit.
Veprimet e dhunshme janė tė papranueshme dhe si tė tilla ato nuk do
tė tolerohen nga NATO-ja, tha admirali Xhonson.
-
-
Ai ka ēmuar ndarjen e pesė milionė euro
nga Qeveria e Kosovės pėr riparimin e objekteve tė shkatėrruara tė
serbėve. Ai po ashtu ka inkurajuar udhėheqėsit e Kosovės pėr
rikthimin e besimit ndėrmjet komuniteteve. Kėto deklarata, admirali
Xhonson i bėri nė Prishtinė pas takimit me kryeministrin Rexhepi.
-
Komandanti i NATO-s pėr Evropėn Jugore Gregori Xhonson ėshtė takuar
me shefen e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Mersi Ris, ndėrkaq gjatė
ditės sė djeshme ėshtė takuar edhe me komandantin e KFOR-it,
gjeneralin Holger Kamerhof, me njė delegacion tė serbėve tė Kosovės,
si dhe ka vizituar kampin amerikan "Bondstill".
-
-
Paraqitja
publike e AKSH-sė pėr NATO-n nuk paraqet ndonjė kėrcėnim tha
amdirali Xhonson
-
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Paraqitja publike e AKSH-sė pėr NATO-n nuk
paraqet ndonjė kėrcėnim, por dalja e saj publike nė kėtė kohė pas
trazirave tė marsit, dikton aksione qė duhet ndėrmarrė kundėr saj.
Kėshtu ėshtė shprehur dje nė Prishtinė admirali Gregori Xhonson.
-
-
Ai tha se ishte i njoftuar me paraqitjen
publike tė AKSH-sė nė rajonin e Drenicės, duke vlerėuar se po tė mos
kalonte Kosova nė njė situatė tė tillė ēfarė ėshtė pas trazirave tė
marsit, paraqitja publike e AKSH-sė, sipas tij, nuk do tė paraqiste
ndonjė kėrcėnim serioz. Me kėtė rast ai ka paralajmėruar aksione
kundėr AKSH-sė.
-
-
-
Policia e
UNMIK-ut dhe KFOR-i pohojnė se i kanė filluar hetimet kundėr AKSH-sė
-
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Lidhur me paraqitjen publike tė tre personave
tė maskuar nė Drenicė qė veten e identifikuan si pjesėtarė tė
Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i
kanė pohuar se i kanė filluar hetimet, pasi qė sipas tyre AKSH
paraqet njė organizatė ilegale qė vepron kundėr rendit publik dhe qė
ėshtė shpallur tashmė nga ish-shefi i UNMIK-ut si organizatė
terroriste.
-
-
-
Ministria e
Ekonomisė dhe Financave thotė se suficiti i vitit tė kaluar ėshtė 74
milionė euro
-
-
Prishtinė, 14 prill 2004
- Ministria e Ekonomisė dhe Fiancave tė Kosovės
thotė se suficiti i vitit tė kaluar ėshtė 74 milionė euro. Kjo
shifėr ėshtė arritur pas nėnshkrimit nga kryeadministratori Hari
Holkeri pėr bartjen e fondeve nga viti viti 2003 nė 2004 nė shumė
prej 240 milionė eurosh. Nė fondet e bartura nuk kanė hyrė tė gjitha
mjetet e zotuara qė kanė qenė nė Qeverinė qendrore, u tha nė njė
konferencė me gazetarė nė Ministri.
-
Udhėzimet kanė paraparė qė tė bartin mjetet pėr punėt e kontraktuara
qė duhet tė vazhdojnė nė kontinuitet nė kėtė vit nė fondet e
bartura, tha drejtoresha e a thesarit Hanife Statofci.
-
Ligji i ri mbi prokurimin ka siguruar pozitė shumė mė tė mirė pėr
kėtė vit tė Departamentit tė buxhetit tė Kosovės, u shprehėn
zyrtarėt e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave.
-
-
-
Bler dhe
Klinton nė listėn e dėshmitarėve
-
-
Hagė, 14 prill 2004
- Ish-diktatori jugosllav, Sllobodan Millosheviq do
qė tė thėrrasė si dėshmitarė, kryeministrin britanik, Toni Bler dhe
ish presidentin amerikan, Bill Klinton kur tė paraqesė mbrojtjen e
tij nė Gjykatėn e Hagės.
-
Lista e dėshmitarėve ka mbi 1600 emra, pesė herė mė shumė se lista e
dėshmitarėve tė palės paditėse. Midis emrave tė tjerė ėshtė dhe
ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madlin Olllbrajt. Ajo ka qenė
ambasadore nė OKB gjatė luftės sė Bosnjės.
-
Dėshmitarė tė tjerė tė ftuar janė edhe ish sekretari i jashtėm
britanik, Robin Kuk dhe homologi i tij francez, Yber Vedrin qė sė
bashku drejtuan bisedimet pėr paqe nė Francė nė 1999.
-
Tani janė gjykatėsit ata qė do tė vendosin se cilėt dėshmitarė do tė
vinė nė gjyq. Kėshilltari ligjor i Millosheviqit tha se ka besim se
Gjykata do tė vendosė qė disa dėshmitarė kyē tė listės tė thėrriten.
-
-
-
Pėrfaqėsuesit politikė serbė pajtohen me planin e Beogradit pėr
Kosovėn
-
-
Beograd, 14 prill 2004
- Disa pėrfaqėsues politikė serbė tė Kosovės janė
takuar dje nė Beograd me kryeministrin e Serbisė Vojisllav
Koshtunicėn dhe janė pajtuar plotėsisht rreth politikės sė Beogradit
pėr Kosovėn, duke mbėshtetur njėherit Projektvendimin pėr
pėrcaktimin e planit pėr zgjidhjen politike tė situatės nė Kosovė.
-
-
Siē deklaruan pas takimit pėrafqėsuesit
serbė tė Kosovės, plani pėr "autonominė territoriale", nėnkupton
mundėsinė qė serbėt ta organizojnė administratėn e vet nė tė gjitha
fushat. Koshtunica i ka njoftuar ata se pėr projektplanin pėr
zgjidhjen politike tė Kosovės sė shpejti do tė debatohet nė Kuvendin
e Serbisė.
-
Nė kėtė takim me Koshtunicėn kanė marrė pjesė kryetari i "kėshillit
nacional serb pėr veriun e Kosovės", Milan Ivanoviq, kryetar i
ashtuquajturave "bashkėsi tė komunave dhe lagjeve tė banuara me
serbė nė Kosovė , Marko Jakshiq, pėrfaqėsuesja e "KNS tė Kosovės
qendrore", Rada Trajkoviq dhe Rangjel Nojkiq, kryetari i Lėvizjes sė
Rezistencės Serbe, Momēilo Trajkoviq, nėnkryetari i SR pėr Kosovėn,
Milorad Laketiq, si edhe anėtarėt e Koaliconit "Kthimi" Dragisha
Kėrstoviq, Sokol Gjorgjeviq dhe Oliver Ivanoviq.
-
-
-
Sot nė
Maqedoni mbahen zgjedhjet e treta presidenciale me katėr kandidatė
-
-
Shkup, 14 prill 2004
- Sot nė Maqedoni mbahen zgjedhjet e treta
presidenciale nė tė cilat marrin pjesė katėr kandidatė tė katėr
partive politike. Rreth 1.695.000 qytetarė me tė drejtė vote prej
orės 7.00 tė mėngjesit deri nė orėn 19.00 pritet tė dalin nė votime
pėr tė zgjedhur presidentin e ri tė Maqedonisė, ku do tė hapen 2973
vendvotime.
-
Zgjedhjet e treta presidenciale nė Maqedoni janė tė parakohshme pas
vdekjes tragike tė ish-presidentit Boris Trajkovski nė njė aksident
ajror mė 26 shkurt. Zgjedhjet do t'i ndjekin 300 vėzhgues tė jashtėm
dhe rreth 4000 nga vendi.
-
Rezultatet e para tė zgjedhjeve pritet tė shpallen nė orėt e vona tė
mbrėmjes, ndėrkaq ato zyrtare 24 orė pas mbylljes sė vendvotimeve.
-
-
-
Kleriku
radikal shit Al-Sadėr ka propozuar marrėveshje tė paqes
-
-
Bagdad, 14 prill 2004
- Njė emisar irakian, i caktuar nga Moktada
al-Sadėr, ka thėnė sot (e merkurė) se kleriku shiit ka kėrkuar prej
tij t'ua paraqesė zyrtarėve amerikanė propozimet pėr marrėveshje tė
paqes, njofton Rojter. Mbėshtetėsit e Sadrit qenė ngritur kundėr
forcave amerikane nė pjesėn jugore dhe qendrore tė Irakut.
-
-
SHBA-tė janė zotuar se do tė vrasin apo
do ta zėnė Sadrin dhe do ta shkatėrrojnė milicinė e tij. Pėr kėtė
qėllim kanė sjellė trupa shtesė nė paralagjet e Naxhafit, ku besohet
tė jetė kleriku radikal. "Sajid Moktada ka bėrė propozime pozitive
pėr t'i dhėnė fund krizės. Unė nuk mund tė jap detaje. Ai e ka
kuptuar se njė konfrontim i armatosur nuk ėshtė nė interesin e
askujt", ka thėnė Abdelkarim al-Anzi, emisar i klerikut Sadėr.
-
-
-
Shumė njerėz
kanė vdekur nga pėrmbytjet nė Afrikėn Lindore
-
-
Nairobi, 14 prill 2004
- Shumė njerėz kanė humbur jetėn dhe qindra tė
tjerė kanė lėnė shtėpitė e tyre nga pėrmbytjet nė Afrikėn Lindore,
tė shkaktuara nga shirat e rrėmbyeshme tė disaditshme, njofton
BBCnews. Tė pakten 16 vetė kanė vdekur nė Keni, nė zonėn e lumit
Niando, ku kanė qenė pėrmbytjet mė tė mėdha.
-
-
Po kėshtu, tė pakten 30 vetė janė mbytur
nė Xhibuti kur lumi Ambouli shpėrtheu brigjet e veta nė kryeqytet.
Rreth katėr mijė njerėz kanė ikur nga shtėpitė dhe janė shpėrngulur
nė vende mė tė larta. Pesė persona kanė humbur jetėn kur minibusi i
tyre kishte rrrėshqitur nga rruga dhe kishte rėnė nė det afėr
qytetit bregdetar Mombasa.
-
-
-
Nė perendim
tė Bagdadit janė gjetur 4 trupa tė masakruar
-
-
Bagdad, 14 prill 2004
- Katėr trupa tė masakruar janė gjetur nė
perendim tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur njė zyrtar i departmentit
shtetėror amerikan, njofton BBCWorld. Trupat janė identifikuar, por
ka spekulime se ata mund tė jenė tė kontraktuesve amerikanė, tė
zhdukur qė kur autokolona e tyre me lėndė djegėse kishte rėnė nė njė
pritė javėn e kaluar.
-
-
-
Militantėt
islamikė kanė vrarė 4 policė nė incidente tė veēanta nė Rijad
-
-
Rijad, 14 prill 2004
- Militantė tė dyshimtė islamikė kanė vrarė sot
(e mėrkurė) katėr policė nė incidente tė veēanta nė veri tė
kryeqytetit Rijad, njofton BBCWorld. Ata janė vrarė nė njė pikė
kontrolli nė rrugė qė shpie nė provincėn Kasim pasi i kishin
urdhėruar tė ndalen. Sulmuesit kanė ikur me dy automjetet e vjedhura
tė policisė. Policia ka thėnė se sulmuesit duhet tė jenė tė pėrzier
nė shkėmbimin e zjarrrit, qė ndodhi tė hėnėn nė Rijad, ku u vranė
njė militant dhe njė polic.
-
-
-
SHBA ofrojnė
10 milionė dollarė pėr kapjen e personit tė dyshuar si strateg i
Al-Kaidės
-
-
Uashington, 14 prill 2004
- Njė zyrtar i Kombeve tė Bashkuara nė
Bagdad thotė se personi qė mendohet tė jetė strategu i al-Qaidės,
Abu Musab al-Zarqawi, ka shumė mundėsi tė jetė brenda, apo nė afėrsi
tė qytetit tė trazuar tė Falluxhės.
-
Shtetet e Bashkuara kanė ofrur 10 milionė dollarė si shpėrblim pėr
kapjen e al-Zarqawit, i cili dyshohet si organizatori i disa sulmeve
tė kryengritėsve nė Irak, duke pėrfshirė edhe shpėrthimin e 17
marsit nė njė hotel tė Bagdadit, ku u vranė 7 vetė.
-
-
-
Raport
kritik i komisionit "11 shtatori"
-
-
Uashington, 14 prill 2004
- Komisioni i pavarur qė po heton sulmet
terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė Nju Jork e Uashington, nxori njė
raport tepėr kritik ndaj punės sė agjencive tė antikrimit nė Shtetet
e Bashkuara, gjatė periudhės para sulmeve.
-
Komisioni "11 shtatori" nxori njė raport paraprak, ku vė para
pėrgjegjėsisė Departamentin e Drejtėsisė dhe Zyrėn Federale tė
Hetimeve qė nuk e kishin terrorizmin ndėr pėrparėsitė mė kryesore
gjatė muajve para sulmeve tė 11 shtatorit.
-
Njė ditė para 11 shtatorit, Prokurori i Pėrgjithshėm, Xhon Ashkroft,
refuzoi njė kėrkesė tė FBI-sė pėr mė shumė fonde nė pėrpjekjet
kundėr terrorizmit. Komisioni "11 shtatori" thotė se FBI-ja ishte e
kufizuar nė pėrpjekjet e saj pėr mbledhjen e tė dhėnave tė zbulimit
nė lidhje me kėrcėnimet terroriste brenda Amerikės.
-
-
-
Bush i
vendosur pėr Irakun
-
-
Uashington, 14 prill 2004
- Presidenti amerikan, Xhorxh Bush ka
thėnė se nuk ka ndonjė alternativė mė tė sigurtė nė Irak pėrveē
veprimit tė vendosur, duke i pėrshkruar si tė paimagjinueshme
pasojat e ndonjė dėshtimi tė Amerikės atje.
-
Nė njė konferencė tė rrallė shtypi tė transmetuar drejtpėrdrejtė,
zoti Bush tha se do tė dėrgonte mė shumė trupa nė Irak nėse kjo do
tė duhej pėr tė vendosur lirinė dhe demokracinė.
-
Nė seancėn e pyetjeve dhe pėrgjigjeve qė zgjati mė shumė se njė orė,
presidenti Bush u pėrpoq tė paraqiste njė vendosmėri tė qetė.
"Shtetet e Bashkuara do tė ndjekin kursin nė Irak, tha ai.
Transferimi i sovranitetit tek irakianėt do tė bėhet mė 30 qershor
sipas planifikimit. "
-
Nėse do tė nevojiteshin mė shumė trupa, Shtetet e Bashkuara do t'i
dėrgojnė ato, por zoti Bush tha se ēdo krahasim me Vietnamin ishte i
gabuar dhe i rrezikshėm.
-
Presidenti u pyet vazhdimisht nėse kishte bėrė ndonjė gabim ose nė
Irak, ose nė luftėn kundėr terrorit. Ai nuk dha ndonjė shembull. "A
gaboi ai atėhere nė mėnyrėn se si e paraqiti pozicionin e tij? Kėtė
i takon votuesve ta vendosin", tha ai.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|