|
-
Gjilan, 14 prill 2004 / TN / Ilmi
MUSLIU - Vebi Salihu, menaxher i KEK-ut nė Gjilan thotė se nuk
ka ndodhur asnjėherė mė parė qė pėr katėr orė tė inkasohen 70 mijė
Euro. Borxhlinjtė i janė pėrgjegjur masovisht thirrjes pėr t`i
shlyer obligimet pėr energjinė e shpenzuar.
-
Paralajmėrimi se do tė shkyqen nga rrjeti elektrik tė gjithė
konsumatorėt tė cilėt nuk i kryejnė obligimet e tyre deri mė 12
prill dhe atyre do t`iu publikohen emrat nė mjetet e informacionit
publik, duket se do tė ketė efektin e dėshirueshėm.
«Nuk na ka ndodhur ndonjėherė tjetėr qė nėpėr sportelet e KEK-ut tė
ketė pasur kaq shumė njerėz sa sot» tha Vehbi Salihu. Brenda
katėr-pesė orėve janė inkasuar mbi 70 mijė Euro dhe kjo nuk ka
ngjarė deri tani askund tjetėr nė Kosovė.
-
Sipas menaxherit tė KEK-ut nė Gjilan, brengosėse mbeten enklavat
serbe, tė cilat, as sot nuk i janė pėrgjegjur thirrjeve, megjithėse
ai shpreson qė ditėve tė ardhshme tė ndryshojė gjendja.
-
Vebi Salihu apelon te konsumatorėt e Anamoravės qė sa mė shpejt t`i
pėrmbushim obligimet qė kanė, sepse tolerime nuk do tė ketė mė as
pėr amvisni dhe as pėr kompani.
|
|