|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

                      Intervistė ekskluzive me shkrimtarin Ismail Kadare (versioni italisht nė PDF)

 
 

BOTA E RRETHUAR

 
 

 
13 prill 2004 / TN
 
Nga: Piero del GIUDICE dhe Diamant ABRASHI*
 
Paris, Shkurt-Mars 2004
 
Shpėrndarjen e veprave tė Ismail Kadaresė e ndjekė njė grafik i etheve ballkanike. Nė ē’do krizė nėpėr faqet e veprave tė tij kėrkohet njė fanar, njė vrojtim apo thjeshtė njė refleks i pėlqyeshėm i fascinimit ballkanik. Megjithėate librat e tij nuk kufizojnė vetėm njė territor. Nga  Gjenerali i ushtrisė sė vdekur qė e bėri tė njohur nė gjithė botėn nė vitet gjashtėdhjetė, Daullet e shiut, veprat e tij mė tė zhytura nė natėn e legjendės ballkanike si Kush e solli Doruntinėn apo Ura me tri harqe apo ato me frymėzime tė sė tashmes si Tri kėngė zie pėr Kosovėn. Ajo qė joshė dhe magnetizon gjatė leximit ėshtė tė kėrkuarit e tjetrės qė nuk ėshtė imanentja, imediatja historike apo joshja indigjene. Kadare zgjidhė forcėn e tij rrėfimtare duke zgjeruar profilet e realitetit, duke i deformuar. Ai merr polaritete historike –invazionin dhe pushtimin otoman, invazionin dhe pushtimin italian, diktatura si Piramida apo Vjedhja e gjumit nė pallatin mbretėror  por e elaboron njė rrėfim legjendar, faqe qė pėrshkruhen nga drithėrima epike, jehona tė tjera. Koha e faqes sė tij tė shkruar ėshtė njė kohė diakronike, johistorike qė pėrzien mitin dhe alegorinė. Shkrimtar i njėrit nga vendet mė tė varfėra nė Europė e qė nga historia u dėnuan nė formėn mė tragjike, Shqipėria, e kaloi i padėmtuar kohėn “mizore dhe groteske” tė vendit tė shqiponjave, tė dyzet vitet e diktaturės sė Enver Hoxhės.
 
Sot jeton nė Paris ku ka migruar, nė qendrėn historike tė Bulevardit Saint Michel. Njė shtėpi borgjezie tė imėt, asnjė shenjė qė tregon pėr nostalgji, asnjė dobėsi pėr atdheun e largėt. Por diēka nga ashpėrsia malore gjirokastrite foleizohet kėtu, nė rreptėsinė e fjalėve tė tij nė vetėdijen e tij, nė vizionin e jetės si prova tė njėpasnjėshme qė duhen tejkaluar, nė indinjimin pėr rrethimin e vazhdueshėm qė fisnikėria dhe koherenca i janė nėnshtruar.
 
 
PYETJE: Libri “Kronikė mbi gur”, Gjirokastra. Kėtu u lindėt ju mė 1936, kėtu kaluat fėmijėrinė dhe rininė e hershme. Qytet i kufirit…
 
KADARE: Njė qytet plotėsisht atipik. Duke e shikuar duke e pėrshkuar ėshtė e vėshtirė tė kuptohet gjendja e njėrit apio tjetrit, ėshtė e vėshtirė tė kuptohet nė shikim tė parė se kush ėshtė i varfėr e kush i pasur. Shtėpi tė mėdha ku jetojnė familje modeste afėr me shtėpi tė mėdha ku jetojnė familje shumė tė pasura. Nė kohėn e fėmijėrisė sime Gjirokastra ishte e banuar nga funksionarė tė ish-perandorisė otomane. Pas rėnjes sė Perandorisė ishin kthyer pėr tė jetuar nė qytetin e tyre dhe jetonin nga pensioni-shpesh njė gjysėm pensioni, pensione vėrtetė modeste. Perandoria kish rėnė qė pak mė shumė se 20 vite dhe kėta nėpunės, fisnikė otomanė perandorak ishin kthyer nė Shqipėri. Me gjuhėn e tyre tė huaj, me zakonet e tyre tė huaja.
 
Mendoja nė mos ishin tė ēmendur. Qyteti nuk ka pasur asnjėherė shumė banorė, atėherė kishte ndonja njėzet mijė –qė ngelėn ashtu pėr njė shekull -, sot dyzet mijė por nėse shikohet nga lartė duket sikur tė ishte njė qytet i madh, me njėqind, dyqinmijė, gjysėm milioni banorė. Kjo pėr shtėpitė e mėdha. Njė qytet me zakone shumė tė ēuditshme me njė borgjezi tė vetėquajtur pastaj njė shtresė nė mes tė borgjezisė dhe aristokracisė sė vetėquajtur. Besonin, mendonin se ishin dikush por qė nuk ishin. Ishte njė megalomani me origjinė antike, antike si qyteti, njė qytet megalomanėsh.
 
PYETJE: Shtėpia Juaj si ishte?
 
KADARE: Edhe ne jetonim nė njė shtėpi gjysėm tė zbrazėt. Njė familje dimenzionesh jo tė mėdha. Babai im Haliti, lajmėtar postier i gjyqit - aktet gjyqėsore dėrgoheshin rekomandė pėrmes postės- mamaja ime e tre fėmijė: unė, njė vėlla dhe njė motėr. Por shtėpia me tre kate me njė sallon enorm 14 metra pėr 7. Tė gjitha sallonet e Gjirokastrės ishin ashtu. Mund tė gjendej gjithēfarė, gjėra antike, tė vjetra, pėr mė tepėr tė panevojshme, megjithėate tė mbajtura aty. Kishte gjithēka por jo edhe libra.
 
PYETJE: Jo libra???
 
KADARE: Kishte edhe gjyle topi, nuk di pėrse por libra jo. Paj natyrisht se kishte libra shkollorė e ndonjė romanth tė lehtė, por vetėm nė shkollė tė mesme e kam bėrė leximin e parė serioz-Shekspirin nė njė botim tė shkėlqyer shqiptar. Mė tėrhiqte njė imazh fantazme nė faqen e parė. Kam filluar ta lexoj duke menduar se bėhej fjalė pėr njė rrėfim me zana, fantazma e shtriga. Nuk e kuptoja mirė por mė tėrhiqte pėrmes kėtij aspekti misterioz. Bėhej fjalė pėr Makbethi-n. E kam kopjuar me dorė, pėr ta pasur nė shtėpi. Mund tė thuhet se ky ishte libri i parė qė pata shkruar, kam kaluar ditė tė tėra duke e kopjuar. Mė pat shituar Shekspiri, pas Makbethi-t pata filluar tė lexoja Hamleti-n, sepse pata parė fantazma tė tjera, por Hamleti mė ka dėshpėruar, shumė i komplikuar, pos aktit tė parė, ai me fantazma, pastaj kam menduar se ishte i mėrzitshėm, pa vlerė.
 
PYETJE: Fantazma nė Gjirokastėr?
 
KADARE: Njė qytet shumė antik qė favorizonte psikologjinė mitike nė tė cilėn jetonin shumė njerėz, Tė jetuarit nė mite, nė njė gjendje iluzioni permanent, tė humbur nė kujtime. Jo pak e pėrzienin tė vėrtetėn dhe gėnjeshtrėn, realitetin dhe fantazinė, flitej pėr komplote, zbuloheshin intriga. Kur isha i vogėl kam dėgjuar shumė fjalime tė kėsaj natyre dhe kjo e ka ndikuar fėmijėrinė time, ma dha idenė, sugjestionin e njė perandorie fantazmė tashmė tė zhdukur dhe qė ngelej vetėm nė kujtime. Ishte qyteti i fundit shqiptar nė jug, pėrballė Greqisė. Njė farė soj qyteze. Nė Ballkan nuk mund tė paramendohet njė vend qė mund tė egzistojė pa u dėshmuar nė ndonjė mėnyrė armiqėsor ndaj tė tjerėve. Gjirokastra ishte qyteza shqiptare kundėr Greqisė.
 
PYETJE: Kur ia mbėrrijti lufta, ajo e vėrteta nė Gjirokastėr?
 
KADARE: Shumė shpejtė, mė 1940 kur Italia e sulmoi Greqinė. Italianėt kalonin andej. Nga qyteti mund tė shiheshin tė gjitha manovrat ushtarake nė luginė. Iknin italianėt, tėrhiqeshin e pėrparonin grekėt, pastaj grekėt tėrhiqeshin dhe kėshtu….ishte si nė kinema. Spektakėl i luftės.
 
Njė spektakėl i madh. Qyteti kalonte dorė mė dorė, njė herė i kalonte ushtrisė italiane e rradhėn tjetėr asaj greke. Italianėt bombardoheshin nga anglezėt, grekėt nga gjermanėt apo nga italianėt e me ta bombardohej edhe qyteti. Njė skenar qė ndėrronte shumė herė. Lufta ajrore ishte si njė spektakėl i vazhdueshėm.
 
PYETJE: Romanet qė Ju bėnė tė njohur nė gjithė botėn janė Gjenerali i ushtrisė sė vdekur  mė 1963 dhe Daullet e shiut mė ‘69. Nė skenėn e letėrsisė europiane tė dominuar nga eksperimentimi na del njė rrėfimtar klasik, i plotė, epik. Etėrit tuaj letrarė janė tregimtarėt e mėdhenjė tė lindjes?
 
KADARE: Ėshtė tradita e madhe europiane. Nuk egziston nė Evropė njė narracion i lindjes dhe njė i perėndimit. Ka njė narracion tė kulturės islame, kineze apo indiane ku gjėrat ndryshojnė vėrtetė, por nuk mund tė thuhet se nė kontinentin tonė ka dy letėrsi. Prej Proust-it e deri tek Tolstoji ėshtė njė letėrsi e vetme. Dallimet janė nė brendėsi tė letėrsisė.
 
PYETJE: Si t’i definojmė librat e tu, romane “historike”?
 
KADARE: Nuk e pranoj konceptin e romanit historik. Nuk egziston. Kur pata shkruar Kėshtjellėn, Daullet e shiut, i thashė vehtes se nuk duhet pėrsėritur gabimi i Flauber-it, nė Salambņ. Edhe kėtu ka njė qytet tė rrethuar, Kartagjena. Flauber-i ka shkuar atje, ka qėndruar shumė muaj atje pėr t’a studiuar dhe ka rėnė nė grackė: tė pėrshkruarit e gjithēkaje duke u nisur nga ajo epokė, terminologjia, mėnyra e tė folurit, e tė menduarit nė atė kohė antike. Mendoj se ėshtė njė gabim. Kur ka njė subjekt historik dy janė burimet: realiteti i epokės qė duam t’a pėrshkruajmė dhe epoka nė tė cilėn jetojmė. Tė dyjat janė legjitime.
 
PYETJE: Don tė thotė alegori tė mėdha?
 
KADARE: Ja, kėshtu ėshtė. Dy epoka, dy burime. Shkruaj pėr otomanėt dhe shkruaj pėr epokėn time. Ka njė rrethim. Interpretimi bazė ėshtė se ka njė qytet tė rrethuar nga njė fuqi armiqėsore, interpretimi i dytė –alegori shumė e qartė - ėshtė Shqipėria e rrethuar nga blloku komunist. Interpretim pak si paradoksal. Nė libėr paraqitet njė kėshtjellė, njė qytezė shqiptare e rrethuar nga ushtria otomane. Ėshtė qėndresa shqiptare, ėshtė guerrilja e Skėnderbeut qė ka njė profil ca mė dinamik, progresist nė krahasim me atė tė ushtrisė rrethuese qė vjen nga Azia.
 
Shqipėria bastion i Europės pėrfaqėson civilizimin tonė. Kundėrthėnja qėndron nė faktin se kur u pėrdor kjo alegori Shqipėria ishte staliniste e don tė thotė mė pak, shumė mė pak e civilizuar apo liberale se kjo ushtri qė e rrethonte. Nė atė kohė vendet komuniste qė e rrethonin ishin mė tepėr liberale se sa vetė Shqipėria. Njė vend stalinist i rrethuar nga vende liberale. Por ka edhe njė interpretim tė tretė, ai i rrethimit tė vazhdueshėm. Pjesa mė e mirė e Shqipėrisė e rrethuar nga pjesa mė e keqe. Shqipėria e rrethuar nga fatkeqėsitė e saj. Nė fund transpozicioni nė njė plan universal.
 
PYETJE: Rrethimi nė Daullet e shiut si metaforė e humanizmit?
 
KADARE: Ja, ėshtė kėshtu.
 
Megjithėate komandanti i ushtrisė otomane tek Kėshtjella, gjenerali italian nė Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur janė figura fascinuese. Lexuesin e tėrheqin…
 
KADARE: Fate tragjike, pėr kėtė arėsye fascinues. Nuk ėshtė mėshirė, por afėrsi, dhembshuri, ndarje e njė fati tragjik. Njėri nga parimet ishte urrejtja ndaj armikut, urrejtja ndaj armikut klasor, urrejtja mes klasėve. Doja t’i ikja gjithė kėsaj. I kam trajtuar kėto personazhe nė mėnyrė njerėzore, nga njė pikėvėshtrim human. Jam krenar. Sipas klisheve tė realizmit socialist njė gjeneral italian, polak, rus apo amerikan duhej tė ishte inkarnim i sė keqes, tė ngjallė urrejtje, mohim. E kam pėrmbysur kėtė optikė, duke u hudhur nė anėn tjetėr me qėllim qė t’i shmangesha kurthit qė tė ushqeja me librat e mi urrejtjen rrėnjėsore qė mbretėronte nė mes tė Shqipėrisė dhe pjesės tjetėr tė botės.
 
PYETJE: Rrėnjėt Tuaja letrare zhyten nė Mesdhe. Nė Tri kėngė zie pėr Kosovėn – libėr qė e pa dritėn gjatė luftės nė Kosovė mė ’99 - dėgjohet jehona e armėve tė betejave homerike. Homeri njė mėsues i madh?
 
KADARE: Rrėfimi im vjen nga ajo qė unė e quaj “objektivitet homerik”. Zemra e gjithė letėrsisė botėrore qė shkrihet nė Homerin. Lexuesi pėrpara tekstit homerik - lexuesi qė nuk ka informacione historike - nuk mund t’a kuptojė nėse Homeri ėshtė njė shkrimtar grek apo trojan. Nėse i’a lexojmė Iliadėn njė banori tė njė planeti tjetėr, duke e pyetur se cilės anė tė betejės i takon poeti, do tė pėrgjigjet se i ėshtė e pamundur ta dallojė.
 
Si njė nip i largėt, si njė pasardhės i kėsaj tradite, jam munduar ta rrespektoj kėtė ligj: tė jem nė krijimtarinė time letrare neutral. E njėjta gjė vlen edhe pėr Shekspirin. Kur e shkruan Makbethin ėshtė plotėsisht objektiv, neutral e plot dhembshuri pėr tė. E gjithė kjo mė ka dhėnė njė ekuilibėr nė atė vėnd tė vėshtirė. Gjė, tepėr e vėshtirė. Gjėja e parė qė kritika komuniste vėzhgonte ishte i ashtuquajturi “neutralitet”. Gjėja e parė qė kėrkonte kritika komuniste para njė teksti ishte: “a ėshtė ky njė tekst neutral?”
 
PYETJE: Tė kthehemi tek dyzetvjeqari i regjimit komunist nė Shqipėri, tek Enver Hoxha. Asgjė qė do tė mund tė shpėtohej?
 
KADARE: Kėtu duhet tė jemi shumė tė qartė: absolutisht asgjė. Nėse ka bėrė ndonjė gjė pozitive ka qenė njė aksident. E gjithė veprimtaria e Hoxhės ėshtė absolutisht negative. E gjithė veprimtaria e komunistėve shqiptarė ėshtė kundėr natyrės dhe fatit historik tė vendit. Ta elaborojmė. Shqipėria si i gjithė Ballkani, me shumė vėshtirėsi del nga perandoria otomane.
 
Perandori kobzezė qė e ndryshoi fatin e Shqipėrisė, Serbisė e Greqisė, duke i ndarė nga Europa duke i shtrėnguar tė jetojnė nė njė civilizim tė huaj, aziatik, musliman. Ky ėshtė thelbi i problemit: Shqipėria e ndarė nga Europa. Del nga perandoria, pastaj ka njė periudhė tė shkurtėr, mbretėria e mbretit Zog. Historia nuk e ka analizuar dhe gjykuar akoma sa duhet kėtė periudhė, por ėshtė hera e parė qė shteti shqiptar po konsolidohej. Periudhė e shkurtėr, fatkeqėsisht e ndėrprerė nga pushtimi italian.
 
Pushtimi italian provokoi ndodhinė e komunizmit. Do tė kish qenė njė mbretėri e vogėl, pak karikaturė, pak egzotike, pak folklorike, pak groteske. Reaksionare, pak fashiste, filogjermane. Nė Shqipėri ka pasė njė farė lidhjeje, njė afėrsi e pashpallur, e heshtur me traditėn austriake dhe gjermane. Pushtimi italian provokon lindjen e komunistėve shqiptarė, aleatė tė komunistėve jugosllavė pastaj tė komunistėve rusė.
 
Enver Hoxha e pėrshkon fatin tragjik tė Shqipėrisė: tė ishte e ndarė nga Europa, tė rrėshqiste drejtė lindjes. Nuk ka mė perandori otomane por sovjetike. Izolimi i Shqipėrisė nga Europa ėshtė krimi mė i madh i Enver Hoxhės. Izolimi i vendit nga kontinenti i tij ėshtė krimi i vėrtetė dhe Shqipėria e kishte pėsuar kėtė izolim pėr pesė shekuj!
 
PYETJE: Ikja nga Europa dhe mbėrrijtja deri nė Kinė…
 
KADARE: Pas sllavėve zgjodhėm Kinėn. Ishte njė ēnatyrėzim komplet, njė ēmenduri totale. Pastaj ngelėm vetėm “do tė hamė bar, por do tė jemi bastioni i fundit i marksizėm-leninizmit”. Shqipėria na del si mbrojtėse e komunizmit tė braktisur, tė tradhėtuar nga tė gjithė. Nuk ishte ēmenduri por llogari cinike e Hoxhės pėr tė qėndruar nė pushtet.
 
PYETJE: Kush ishte Enver Hoxha?
 
KADARE: Njė njeri pa principe: as komunist, as fashist as liberal, as konservator. Njė qė e donte pushtetin, i gatshėm pėr tu bėrė sheik, kardinal, mafioz ēfarėdoqoftė. Intektualisht formėsohet nė Francė ku ka studiuar. Liberal, konservator, sentimental, komunist, nė thelb njė cinik.
 
Njė gjė pozitive e ka bėrė, ėshtė thyer me kampin socialist, nuk e bėri pėr Shqipėrinė por pėr veten e tij. Kur e pau se Hrushqovi pas kongresit tė XX° po i ndėrronte tė gjithė udhėheqėsit komunistė me udhėheqės liberalė u thye me Bashkimin Sovjetik. Pėr fatkeqėsinė shqiptare, Perėndimi nuk e pranoi Enver Hoxhėn. Ai ishte i gatshėm – po ju siguroj - tė bėhej shėrbėtor besnik i Perėndimit, lake i Perėndimit. Perėndimi nuk pranoi. Ky refuzim ngjalli tek ai njė urrejtje tė tmerrshme, por mė 1960-e di- ka dėrguar sinjale dhe mesazhe nė Perėndim: “Pranomėni. Keni pranuar Titon pėrse nuk po mė pranoni mua?”. E njifte plotėsisht frėngjishten e nė fjalimet e tij kishte citate nė latinisht, italisht, frėngjisht, spanjollisht, ishte shumė mė i gdhėndur se Titoja, nė aspektin fizik dhe nė tė sjellur…
 
PYETJE: Ju, shkrimtari i Piramidės si i’a dolėt tė jetonit nėn regjimin komunist?
 
KADARE: Mundohesh tė ikja dhe mė 1990 e braktisa Shqipėrinė akoma komuniste.
 
PYETJE: Ē’raport kishit Ju me regjimin? Ju ishit njė shkrimtar i respektuar ?
 
KADARE: Varet se ēfarė nėnkuptohet me “i rrespektuar ”. Ēuditeni me faktin se kam jetuar dhe punuar nėn diktaturė. Historia e njerėzimit ėshtė mė tepėr njė histori diktature se histori lirie. Shkrimtarėt e botės janė tė mėsuar me diktaturat. Nė regjimin stalinist ka pasur shkrimtarė tė mėdhenjė qė kanė jetuar dhe kanė mundur tė shkruajnė. Jo tė gjithė ishin tė persekutuar. Diktaturat bėjnė llogari cinike: Bulgakovi jetonte normalisht ndėrkaq Mandel’stam ka vdekur nė njė kamp pėrqėndrimi, Pasternaku u la i qetė deri me Doktor Zhivagon - por atėherė ishte tepėr vonė-,Mejerchol’d ėshtė pushkatuar. Situata nuk ėshtė bardh e zi. Nė diktaturė, pėr llogari cinike goditet kėndej - dhe po tė jesh liberal-andej, goditet pėr tė krijuar terror dhe llogaritet: “fitojmė ndonjė gjė po t’a dėnojmė kėtė shkrimtar?”
 
PYETJE: Nė Shqipėri?
 
KADARE: Hoxha bėri njė politikė diabolike, llogari diabolike. Ėshtė rasti i dy shkrimtarėve shumė tė njohur, Dhimitėr Pashko e Petro Marko, Secili prej tyre vuajti njė vit burg e pastaj u liruan sepse Hoxha e dinte se njė shkrimtar i njohur mund tė mbahej nėn vėzhgim por ama pėr ta dėnuar nuk ishte e lehtė. Lasgush Poradeci, poeti mė i madh i Shqipėrisė, vdekur dy vite mė parė, nė 40 vitet e diktaturės rrojti i izoluar, pa u dėnuar asnjėherė. Njė poet shumė i popullarizuar nė Shqipėri, njė prani do tė thosha legjendare, pėr kėtė do tė kenė menduar ta lėnė tė qetė.
 
Edhe Fan Noli-jetonte nė Shtetet e Bashkuaradhe ėshtė e vėrtetė- nuk e kanė prekur asnjėherė. Unė do tė ishte dashur tė dėnohesha dyqind, treqind herė pėr gjėrat qė i kam bėrė dhe kishte poetė tė shkretė qė janė dėnuar pėr asgjė, pėr poezi nostalgjike,” vjeshta” pėr shembull. Hetoheshin dhe gjykoheshin vargjet “pėrse ka njė trishtim kėtu, pėrse thuani se retė janė tė trishtueshme?” Duhej ēmėndur fare. Ka pasur poetė qė janė pushkatuar pėr gjėra tė tilla.
 
PYETJE: Po Ju si shpėtuat?
 
KADARE: Nė tė vėrtetė nuk do tė ishte dashur tė isha fare i gjallė, apo krejtėsisht i ēnatyrėzuar-psiqikisht i sėmurė, fizikisht i shkatėrruar. Jam nė gjėndje normale dhe diktatura u shėmb qė pesėmbėdhjetė vite. Nuk kam shkruar libra pėr Perėndimin dhe libra pėr Shqipėrinė. Gjithė ajo qė kam shkruar ėshtė publikuar nė Perėndim. Atje dhe kėtu, tė njėjtit libra, tė njėjtat romane, nuk janė dy tipe letėrsie.
 
PYETJE: Cila ishte teknika e tė mbijetuarit qė ju e definoni si “mizore dhe qesharake”?
 
KADARE: Sekreti qėndronte nė tė moskuptuarit e diktaturės shumė seriozisht. Duhej marrė seriozisht letėrsia. Atėherė mund tė shpėtonit, nuk bėhen aventura, ka kontroll, nuk bihet nė kurthet e pėrditshme. Ka njė territor tjetėr qė duhet qėndruar besnikė. Nėse besohet nė letėrsi atėherė besohet nė ardhmėri, ka njė dimension tjetėr vetėdijeje, shkruhet pėr gjeneratėn vetanake dhe pėr gjeneratat e ardhshme, ka njė vetėdije morale superiore, ka pika referimi tė sigurta.
 
Tė shkruash diēka, tė publikosh ndonjė gjė. Ėshtė njė gėzim i madh, njė shpėtim i madh, pėrfundohet njė pjesė e misionit, jeni tė vetėdijshėm se vepra do tė jetojė. Kjo tė jep njė gjakftohtėsi, njė vizion shumė tė qartė tė gjėrave. Pushteti-i rreptė, kriminal e qesharak sė bashku-nuk mund tė bėjė asgjė kundėr jush. Mund t’u shqetėsojė, tu fus nė burg, por nė fund tė fundit nuk mund t’u bėjė asgjė. Kur e publikoja ndonjė vepėr thoja  “ e botova, pėrfundoi, ajo nuk vdes, tashmė ėshtė aty, nė mes tė kėsaj jete idioteske, nė mes tė propagandės mė idioteske tė botės”.
 
PYETJE: Kur dhe si regjimi merrej me librat Tuaj?
 
KADARE: Katėr romane dhe njė tregim i ndaluar. Sė pari tregimi Xhiroja e kafeve, njė tregim i gjatė i botuar nė vazhdime nė njė gazetė. I censuruar dhe i penguar qė tė dalė si libėr. Pastaj i’a behu suksesi me romanin tim tė parė Gjenerali i ushtrisė sė vdekur(1963), dhe pėr te asnjė kritikė. Pėrbindėshi(1965), qė ėshtė romani im i dytė, ishte ndaluar me akuzėn pėr “dekadencė”.
 
Njė libėr rreth ankthit. Sepse nuk duhej tė kishte asnjė ankth edhe me tė gjitha arėsyet e mundshme.
 
Romani i tretė Daullet e shiut  kaloi. Censura mė e madhe qė kam pėsuar ka qenė pėr Pallatin  e ėndrrave, njė vlerėsim negativ dhe me shumė zhurmė. Censura i’a mbėrrijti kur libri ishte tashmė i publikuar dhe akuza ishte e rėndė: aluzione kundėr regjimit. Botimi i parė tashmė ishte shitur-20.000 ekzemplarė. Censura dhe ndalimi patėn edhe dobinė e tyre. Me atė skandal askush nuk mund tė shtirej naiv, tashmė ky libėr edhe zyrtarisht ishte njė libėr kundėr regjimit. Dhe tė gjithė e rilexonin pėr tė gjetur kėto aluzione kundėr regjimit. Ėshtė njė libėr qė ka lojtur rol nė emancipimin e Shqipėrisė. Libėr tjetėr i ndaluar ėshtė njė roman i vogėl por i rėndėsishėm Nata me hėnė. Pastaj para se tė botohej u ndalua Koncert nė fund tė dimrit qė ėshtė pjesa e dytė e romanit Dimri i vetmisė sė madhe.
 
PYETJE: Me gjithė censurėn mes Jush dhe regjimit nuk ka pasur njė konflikt tė hapur…?
 
KADARE: Jam censuruar. Janė botuar dhjetėra artikuj nė shtypin komunist kundėr meje, por kurrė nuk mė kanė prekur. Tė gjithė e dinin se nė mes tė shkrimtarit dhe regjimit ekzistonte njė problem dhe ky problem ishte shumė i rėndė. Nuk ka mistere, as gjėra pak tė qarta, as qė duhet tė arėsyetohem pėr ndonjė gjė. Tė gjithė librat e mi janė publikuar, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur u botua nė gjithė botėn, tė gjithė i kanė duartrokitur duke thėnė “ jemi para njė letėrsie tė madhe”. Ēfarė i duhet mė tepėr njė vendi obskurantist, komunist, stalinist, nga mė tė egrit nė Evropė? Shqiptarėt e kanė njė roman tė vlerėsuar si tė jashtėzakonshėm, dikush i’a doli t’a shkruajė edhe pėrkundėr tė gjithave, ēfarė duhet mė tepėr? Ēfarė ėshtė dashur tė bėja mė tepėr, tė hudhnja njė bombė mbi Enver Hoxhėn?
 
Unė shkruaj letėrsi dhe nuk mundem tė bėjė gjėra tė tjera. Ishte njė burg, me librat tanė ushqyem shpirtėrisht ata qė jetonin nė kėtė burg. Kjo bukė e burgut, ky ushqim pėr mensat tona tė varfėra ishte i mirė edhe pėr ata qė jetonin nė botėn e lirė.
 
PYETJE: A mund tė egzistojė njė bashkėjetesė nė mes tė letėrsisė dhe heshtjes nė fatkeqėsi…?
 
KADARE: Shkrimtarėve qė kishin jetuar nėpėr vendet e lindjes u janė shtruar pyetje si: ”ah pėrse vazhdonit tė shkruanit, pėrse nuk e braktisnit letėrsinė?”,”si mund tė ishit shkrimtar nė njė vend nėn diktaturė”.
 
Nėnkuptohet se do tė kish qenė mė mirė qė nė vende si kėto tė mos shkruhej letėrsi.
 
Janė arguente tė njė mentaliteti kolonialist. Thuhet “mund tė jetohet pa letėrsi edhe gjysmė shekulli, nuk ndodhė asgjė!”, domethėnė “ ju mund tė jetoni pa letėrsi pėr gjysmė shekulli”.
 
Ėshtė tipike pėr njė mentalitet kolonialist. Francezėve u jam pėrgjigjur: ”pėrse gjatė okupimit nazist teatrot tuaja ishin pėrplot, shtėpitė botuese punonin, shkrimtarėt botonin libra dhe askush nuk e shtronte pyetjen: pėrse tė vazhdohet me tė shkruar?” Dhe ishte kohė e pandershmėrisė, e turpit. Ne nė fund tė fundit nuk ishim tė pushtuar, kishim njė fatkeqėsi kombėtare. E shohė si jofisnike zellin, shtirjen bamirėse tė “pėrse keni vazhduar tė shkruanit nė njė vėnd tė vėshtirė?”.
 
PYETJE: T’u kthehemi librave. Ura me tri harqe, Kush e solli Doruntinėn etj. Ju peshkoni me tė dyja duart nė letėrsinė gojore shqipe, nė legjendat e kėsaj toke. Ėshtė ashtu? 
 
KADARE: Letėrsia gojore e Shqipėrisė ėshtė e njėjtė me tė gjitha vendet ballkanike. Por Shqipėria rezervon gjithnjė njė optikė paksa ekzotike. Pėr shembull nė jetėn time asnjėherė nuk kam parė rapsodė, kėngėtar tė legjendave gojore, por tė gjithė mendojnė se Shqipėria ėshtė pėrplot me rapsodė. Natyrisht ėshtė njė vėnd nė tė cilin qarkullojnė shumė legjenda, por vėrtetė kjo ndodhė nė tė gjitha vendet ballkanike pa ndonjė dallim. Nė Greqi takojmė pak a shumė tė njėjtat legjenda. Janė njė trashėgimi e pėrbashkėt e ballkanasve, si ajo tek Ura me tri harqe. Personazhi i Doruntinės ėshtė trajtuar nė gjithė letėrsinė ballkanike.
 
PYETJE: Njė traditė gojore, njė letėrsi e shkruar…
 
KADARE: …qė ka njohur njė zhvillim pak a shumė normal. Letėrsia shqipe pėr tre shekuj ishte dygjuhėsore, shkruhej nė shqipe dhe latinisht, ka njė prani tė priftėrinjėve shkrimtarė qė kanė edhe funksione diplomatike. Pėrmes kėtyre raporteve pėrhapet nė gjithė Europėn njė farė lloji i letėrsisė nė latinisht dhe shqip. Janė memorialistėt, filozofėt, ndonjėherė poetėt, udhėtarėt qė kanė shkruar e publikuar nė tė dyja gjuhėt. Poeti ynė mė i madh jetonte nė Itali, Jeronim de Rada, arbėresh i Italisė. Para dy shekujve botoi librin e tij tė parė. Ka njė traditė latrare, jo gojore, jo ekzotike.
 
PYETJE: Por Juve u ka tėrhequr gjithmonė dhe fort miti, legjenda apo jo?
 
KADARE: Mė tėrheqė ana e legjendės nė letėrsi pėr dy arėsye. Para se tė gjithash i afrohem antikitetit. Shqipėria ėshtė njė vend qė kufizohet me Greqinė dhe ka qenė i rrezatuar nga letėrsia greke. Atdheu i i tė gjithė neve poetėve ėshtė aty, ndonja 20 kilometra nga Gjirokastra, qyteti im i lindjes. Greqia ėshtė aty afėr. Nė fund legjenda, miti, kanė qenė njė mėnyrė e mrekullueshme, e jashtėzakonshme pėr t’u shkėputur nga realiteti shqiptar, pėr tė mos e shkruar romanin e heroit socialist tė punės, pėr t’iu shmangur riteve publike dhe mitingjeve. Ishte shumė mė me levėrdi tė thellohej misteri i Doruntinės se sa tė shkruash pėr fatin historik tė komunizmit, tė jesh delegat nė kongresin e partisė, tė flasėsh pėr heronjtė pozitivė, pėr njeriun e ri dhe budallallėqe tė ngjashme tė letėrsisė komuniste.
 
PYETJE: Arkaikja, ėshtė misteri, paganja e Shqipėrisė?
 
KADARE: Po, Shqipėria ėshtė koncentrat i tė gjitha mistereve dhe arkaizmave nė Ballkan. Nė male, ka kode tė vjetra, gjėra autoktone, traditė, zakone qė vijnė nga lashtėsia. Kanuni, ky kod i gjakmarrjes, ēmimi i gjakut etj. Por edhe kjo nuk ėshtė vetėm tipike shqiptare, ėshtė tipike ballkanike dhe e vjetėr. I kam studiuar lidhjet nė mes tė tragjedisė antike dhe kodit arkaik shqiptar. Orestiada, tragjedia qė nė epiqendėr ka hakmarrjen klasike-si tė shpaguhet me gjak, babai qė hakmerret pėr tė birin dhe i biri pėr babain etj.- ka ngjashmėri me kodin antik - kanunin.
“Pagan” apo siē them unė “antik” ėshtė e njėjta gjė. Ka marrėdhėnje tė thella, thellėsia e Ballkanit ka lidhje e rrėnjė me bazat e kulturės klasike.
 
PYETJE: T’u kthehemi kohėrave tona. Gjatė luftės nė Kosovė Ju shkruat Tri kėngė zie pėr Kosovėn. Nė fushėn e mėllenjave fantazma e Sulltan Muratit i vrarė nė betejėn e Kosovės mė 1939 kthehet e i flet sė tashmes. Flet njė otoman nė momentin e tragjedisė shqiptare…
 
KADARE: Kur bėhet letėrsi, ligji mė i mirė ėshtė ligji i letėrsisė, letėrsia nuk ka si mision rregullimin e gjėrave nė botė. Jam nisur nga bukuria e letėrsisė dhe njė zė i brendshėm mė tha se kur fantazma e Muratit flet duhet tė flasė kėshtu. Nuk mė intereson fare “mesazhi”, por ka njė mesazh tė vetėdijshėm, qė nuk ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e letėrsisė, e qė ėshtė ai pėr miqėsinė e popujve tė Ballkanit. Atje bashkėrisht jetojmė dhe sė bashku ndodhemi nėn tė njėjtėn fatkeqėsi qė ka rėnė mbi kokat tona. Kemi pėsuar kėtė katrahure sė bashku dhe duhet tė dalim sė bashku.
 
Sulltan Murati ėshtė njė i huaj dhe thotė “ju jeni tė mallkuar”. E pranoj kėtė mallkim por them se jemi tė mallkuar nėse nuk bėhemi miq”. Edhe njė herė jam dakord me njė fantazmė, ate tė Muratit. E kam publikuar kėtė libėr mu nė flakėn e konfliktit nė Kosovė dhe dikush mė ka akuzuar pėr nacionalizėm por nuk besoj tė ketė nė ato faqe urrejtje tė njėrės anė ndaj tjetrės. Serbėt, bullgarėt, shqiptarėt, turqit, bizantinėt, jam munduar ti pranojė tė gjithė. Tė gjithė veprojnė nė njė teatėr tragjik, askush nuk ka tė drejtė tė gjykojė. Mesazhi ėshtė i qartė, nuk ka nėnkuptime, dinakėri, ekuivoke. Nuk e mbaj anėn shqiptare kundėr serbėve as tė vllehėve kundėr bullgarėve e edhe turqit janė trajtuar aty si protagonistė tė njė fati tragjik.
 
PYETJE: Ballkani nė gjak, gjithmonė luftėra?
 
KADARE: Kur ndodhem nė Ballkan i kritikojė kėta popuj, kur ndodhem jashtė i mbrojė. I njohė tė gjitha defektet e ballkanasve, i di tė gjitha tė kėqijat qė i kanė bėrė, tė gjitha idiotėsitė e tyre, ēmenduritė e tyre. Ēmendia ėshtė karakteristikė e Ballkanit. Por nuk jam dakord me pėrēmimin sistematik objekt i tė cilit janė. Ballkanasit janė nė gjėndje tė bėjnė ē’do prapėsi por edhe gjėra shumė fisnike. Nuk ėshtė vetėm retorikė por realitet. Janė pjesė e Europės.
 
Mė 1997 kur Shqipėria ndodhej nė anarki tė plotė, tashmė e pėrbetuar nė vetėvrasje, nė mėnyrė barbare-ballkanike tipike, diskutohej shumė nė Francė nė do tė duhej intervenuar ushtarakisht nė Shqipėri, tė dėrgohej njė forcė paqeje. Kam qenė dakord me kėtė intervenim dhe i sigurtė me ndonjė pėrjashtim –se shqiptarėt do tė kishin pranuar. Pa pėrjashtime nacionaliste e rrėshqitje drejtė luftarakes. Gjysma e popullatės ahere ishte e armatosur, intervenim pati dhe nuk ndodhėn incidente. Shqiptarėt patėn nevojė atėherė pėr intervenimin e kontinentit-mėmė.
 
PYETJE: Kontinent mėmė? Europa para se tė gjithash njerkė. Nėse ka ndonjė popull tė pėrgojuar atėherė ėshtė ai shqiptar!
 
KADARE: Natyrisht ėshtė e lehtė tė montohen gabime dhe budallallėqe tė shumė individėve pėr tė nxjerrė njė portret negativ, katastrofik pėr njė popull. I njoh tė gjitha defektet e shqiptarėve, mafia shqiptare duhet luftuar pa mėshirė, duhen arrestuar tregėtarėt e prostitutave, por nuk besoj se sot mafia europiane udhėhiqet nga mafia shqiptare. Nuk e kanė me siguri monopolin e krimit por kėshtu flitet vetėm pėr mafian shqiptare. E mafia serbe? Familja mė e madhe mafioze nė Ballkan ishte familja e Millosheviqit!
 
PYETJE: Europa, Italia para se tė gjithash. Ta pėrfundojmė takimin me raportin kompleks shqiptaro-italian…
 
KADARE: Shqiptarėt nuk e meritojnė aspak pėrēmimin e pėrgjithėsuar tė italianėve. Asnjė popull nuk e meriton e nė veqanti nuk e meritojnė shqiptarėt. Pėr katėr vite Italia e Shqipėria ishin njė vend i vetėm. Shqipėria bėnte pjesė nė mbretėrinė italiane, titulli zyrtar i mbretit italian ishte “Vittorio Emanuele i III-tė, mbret i Italisė e Shqipėrisė, imperator i Etiopisė”. Pėr kėtė tė kaluar historike Italia ėshtė e obliguar moralisht - sipas parimit universal - tė ketė pėrkujdesje dhe kujdes tė veqantė ndaj Shqipėrisė. Ka qenė njė territor i saj dhe ka qenė objekt i dhunės sė saj.
 
Por pas luftės sė dytė botėrore Italia indiferencėn e madhe e ka shėndėrruar nė profesion. Gjatė regjimit komunist, Italia i dinte mirė tė gjitha sepse kishte njė ambasadė nė Tiranė, se shqiptarėt po e ndiqnin televizionin italain. Pėr dyzet vite nuk kanė bėrė njė program tė vetėm, njė emision pėr t’ia dėrguar direkt kėtij populli qė jetonte pak kilometra mė tutje. Njė sinjal qė do ta gjallėronte shpresėn. Asgjė. Asnjė program politik, ekonomik apo kulturor. Nė buletinet meteorologjike thuhej “koha e keqe po zhvendoset drejtė Jugosllavisė, drejtė Ballkanit” nuk shqiptohej kurrė fjala ”Shqipėri”.
 
Kjo injorancė e qėllimtė i ka plagosur shqiptarėt dhe i ka dhėnė njė armė tė tmerrshme diktaturės: “ja shikoni, Perėndimi nuk mund as ta paramendojė idenė tė na ketė pėrballė”.
 
E djathta italiane thoshte “ėshtė njė vend komunist” dhe e majta “ėshtė njė vend i armiqėsuar me BRSS-nė”. Cinizėm i sė djathtės dhe servilizėm i sė majtės ndaj BRSS-sė. Ishte njė izolim i plotė. Pas rėnjes sė komunizmit pati tė njėjtėn indiferencė. Edhe gjatė luftės nė Kosovė, Italia privilegjoi Serbinė duke e ditur mirė se idea mbi “Shqipėrinė e Madhe” ishte njė pėrgjegjėsi e saj. Natyrisht, njė ide e fashizmit, por pjellė e kulturės italiane. Megjithėate Italia ka lidhje tė stėrlashta me Shqipėrinė. Nė perandorinė romane, nė mesjetė e deri tek okupimi turk shkėmbimet kanė qenė tė vazhdueshme. Republika e Venedikut pati mbrojtur tokat shqiptare. Ka njė qėndrim fisnik tė shqiptarėve ndaj italianėve, njėfarė hapjeje shpirtėrore, nė pritje. Nga ana tjetėr gjithmonė pėrēmim.
 
Shqiptarėt nuk janė tė largėt si tunizianėt, libiasit, janė tė njohur pėr italianėt sepse banojnė me shekuj tė tėrė nė tokat italiane, kanė gjetur strehim nė Itali, bėjnė pjesė nė historinė italiane, njė milion italianė e kanė bėrė luftėn nė Shqipėri dhe kundėr Shqipėrisė, me qindra e qindra edhe janė martuar. Sot shkėmbimet janė edhe mė tė mėdha. Nuk mund tė kihet njė vend pėrpara e tė thuhet se nuk e njoh.
 
PYETJE: Z.Kadare sė fundi edhe ndonjė fjalė rreth ngjarjeve tė fundit nė Kosovė…
 
KADARE: Jam plotėsisht kundėr asaj qė po bėjnė shqiptarėt nė Kosovė. Nuk digjen kishat, nuk digjen shtėpitė. Serbėt tash janė vėrtetė njė minoritet i vogėl nė Kosovė, ndonėse atdheu i tyre Serbia ėshtė nėna e provokimeve. Por shqiptarėt nuk duhet tė bijnė nė provokime. Pėrndryshe ka pesė vite qė vendi ndodhet nėn kontrollin e NATO-s e asnjė politikė e qartė nuk po shihet gjėkundi. Janė pesė vite pasigurish tė cilat bėnė qė lideri nė tė cilin unė kam besim - Ibrahim Rugova - ka pėsuar njė izolim progresiv.

*Tė gjitha tė drejtat e ribotimit tė kėsaj interviste u takojnė autorėve.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.