| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova priti ushtruesin e detyrės sė PSSP-sė, Ēarlz Brajshou
-
Kryeparlamentari Daci priti zv.kryeadministratorin Ēarls Brajshou
-
Sot nė
Prishtinė u debatua nė temėn "Pėr njė axhendė tė re pėr Kosovėn"
-
Bujqėsia
kosovare nuk gėzon masa subvencionuese
-
KFOR-i shkurton
orėn policore nė zonėn e sigurisė nė Mitrovicė
-
Seminar pėr
strategjinė e zhvillimit ekonomik tė Kosovės
-
Gjilan:
Aerofotogrametria nuk ėshtė rast pėr tė pėrvetėsuar pronėn shoqėrore
-
Kėshilli i Sigurimit sot debaton pėr gjendjen aktuale nė Kosovė
-
Holkeri dhe udhėheqėsit vendorė do tė takohen pėr tė shqyrtuar
kthimin e mirėbesimit
-
Komandanti i KFOR-it turk thotė se nuk janė tė vėrteta spekulimet se
nė Kosovė ėshtė tentuar tė bėhet spastrim etnik
-
Qeveria i dorėzon pėr miratim parlamentit tė Kosovės Ligjin pėr
komisionin e pavarur tė mediave
-
Insitucionet e Kosovės kanė mirėpritur vendimin e Holkerit pėr
largimin nga detyra tė drejtoreshės sė AKM-sė
-
Alfred Moisiu pėr zgjedhje tė lira e tė drejta
-
Drejtuesit e
Muzeut Ushtarak nė Beograd shkatėrrojnė dy monumente unike tė
kulturės islame
-
Beogradi pėrmes
strukturave paralele organizon zgjedhjet presidenciale serbe edhe nė
Kosovė
-
Nė
Maqedoni u pėrmbyll fushata elektorale, mė 14 prill mbahen zgjedhjet
presidenciale
-
Nga
Shqipėria u nis kontigjenti i tretė i komandove nė Irak
-
Nė njė sulm me
bombė ėshtė vrarė njė ushtar amerikan
-
Presidenti
izraelit ishte shėnjestėr e njė "akti terrorist"
-
Njė helikopter
amerikan Apash ėshtė rrėzuar nė perendim tė Bagdadit
-
Janė liruar 8
inxhinierėt rusė dhe ukrainas
-
Bush sonte nė
Shtėpinė e Bardhė do tė mbajė njė konferencė pėr shtyp
-
Nėnpresidenti
amerikan ka arritur sot nė Pekin
-
Pesė ushtarė
rusė janė vrarė nė Ēeēeni
-
Dy
ushtarė amerikanė dhe 7 kontraktues janė zhdukur pas njė sulmi nė
njė autokolonė nė Bagdad
-
Pesė
tė vrarė nė Moskė nga shpėrthimi i bombės
-
Nė
qendėr tė Bagdadit ėshtė vrarė njė shofer irakian
-
Njė
militant dhe njė polic janė vrarė nė njė shkėmbim zjarrin nė Rijad
-
Tė
pakten 6 vetė janė vrarė gjatė njė shkėmbim zjarri nė Mogadishu
-
Gjendje e qendrueshme nė Irakun jugor dhe atė qendror
-
Nė
Irak janė rrėmbyer tetė shtetas rusė
-
Sharon tha se Izraeli do tė mbajė pesė vendbanime nė Bregun
Perėndimor
-
Bush
tha se forcat amerikane do tė qėndrojnė tė vendosura nė Irak
-
Nė Bagdad ėshtė
arrestuar kėshilltari kryesor i klerikut radikal Moktada Al-Sadėr
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova priti ushtruesin e detyrės sė PSSP-sė, Ēarlz Brajshou
-
-
Prishtinė, 13 prill 2004
- Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti
sot nė njė takim zėvendėskryeadministratorin e Kosovės, z. Ēarlz
Brajshou (Charles Brayshow), aktualisht ushtrues detyre i
Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm (PSSP) nė vendin
tonė.
-
Nė takim u bisedua pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe pėr
perspektivėn e vendit tonė. Ka shenja tė pėrmirėsimit tė gjendjes
pas trazirave tė marsit, vlerėsuan bashkėbiseduesit nė kėtė takim.
-
Presidenti Rugova vlerėsoi pozitivisht fjalimin e shefit tė UNMIK-ut
Harri Holkeri nė Kuvend, ku ai paraqiti pika konkrete pėr punė tė
pėrbashkėt nė mes tė UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės me
qėllim tė shtimit tė efikasitetit tė pushtetit.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci priti zv.kryeadministratorin Ēarls Brajshou
-
-
Prishtinė, 13 prill 2004
- Si tė normalizohet jeta nė Kosovė dhe tė hapen
perspektiva tė reja tė bashkėpunimit tė institucioneve vendore dhe
atyre ndėrkombėtare, pėr njė partneritet tė vėrtetė dhe funksional,
ishte temė bisede e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci,
me zėvendėsin e PSSP tė OKB-sė nė Kosovė, Ēarls Brajshou.
-
-
Nė takim ėshtė shqyrtuar gjendja aktuale
nė Kosovė dhe janė piketuar masat tė cilat duhen ndėrmarrė pėr
evitimin e pasojave tė protestave tė marsit dhe krijimin e besimit
dhe tė mirėkuptimit ndėretnik.
-
-
Ėshtė thėnė se nuk duhet lejuar qė
pjesėtarėt e pėrkatėsisė etnike serbe ta braktisin Kosovėn pėr
shkaqe sigurie, por ėshtė thėnė gjithashtu se serbėt e Kosovės duhet
tė heqin dorė nga ndikimi i Beogradit dhe duhet tė angazhohen pėr
stabilitet dhe prosperitet tė Kosovės.
-
Bashkėbiseduesit janė pajtuar qė nė funksion tė arritjes sė kėtij
objektivi tė ndėrmirren aktivitete tė pėrbashkėta nė terren.
Kryeparlamentari Daci, ndėrkaq ėshtė shprehur se duhet tė fillohet
me kthimin e pėrfaqėsuesve serbė nė nė Kuvend dhe nė Qeveri.
-
-
-
Sot nė
Prishtinė u debatua nė temėn "Pėr njė axhendė tė re pėr Kosovėn"
-
-
Prishtinė, 13 prill 2004
- Nė njė tryezė tė organizuar nga koalicioni i
organizatave joqeveritare "Reforma 2015" sot nė Prishtinė u debatua
nė temėn "Pėr njė axhendė tė re pėr Kosovėn". Morėn pjesė drejtues
tė institucioneve tė Kosovės, pėrfaqėsues tė administratės
ndėrkombėtare dhe analistė tė ndryshėm.
-
-
Temat qė u shtruan nė kėtė debati ishin
se ēfarė duhet ndryshuar pas trazirave tė marsit, si duhet
pėrcaktuar raportet mes UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės etj.
-
-
Duke propozuar zgjidhje konkrete u tha
se pėr ēėshtjen e sigurisė duhet hapur ministrinė e rendit,
zhvillimi ekonomik tė bėhet pėrmes privatizimit qė duhet tė
menaxhohet nga pėrfaqėsuesit vendorė, pėr kthimin e serbėve tė hapet
njė zyrė koordinuese pranė Zyrės sė Presidentit dhe krahas kėsaj
duhet trajtuar edhe problemin e Mitrovicės.
-
Poashtu u tha se UNMIK-u duhet marrė rolin e njė mekanizmi mbikqyrės
dhe ta pėrgatisė Kosovėn si njė shtet funksional, kurse
institucionet vendore duhet t'i marrin pėrgjegjėsitė.
-
Kryeparlamentari Nexhat Daci, pasi pėrkrahu kėto qėndrime, tha se
nuk ka aktakuzė mė tė rėndė se njė parlament pėr njė mandat tė vetin
nuk mund tė nxjerrė njė ligj me tė cilin i mbron qytetarėt e vet.
-
-
Por Daci bėri kritika edhe ndaj UNMIK-ut
sepse, sipas tij, administrata ndėrkombėtare nuk ka asnjė
alternativė pėr pėrcaktimet e Kosovės. "Mashtrohen ata qė mendojnė
se me djegiet e kishave nuk do tė ketė etni tė serbėve nė Kosovė,
sikurse qė mashtrohen edhe ata qė mendojnė se Kosova do tė kthehet
prapa", nėnvizoi Daci nė diskutimin e tij, duke u shprehur nė mėnyrė
kritike edhe pėr punėn e deritashme tė Kuvendit.
-
Ndėrkaq, Kan Ros nga UNMIK-u pasi theksoi domosdoshmėrinė pėr
bashkėpunim dhe partneritet, tha se miqtė e Kosovės nė botė duke
pėrfshirė edhe UNMIK-un, janė duke bėrė shumė pėrpjekje pėr ta
bindur bashkėsinė ndėrkombėtare se statusi i Kosovės duhet tė
zgjidhet dhe kjo duhet tė bėhet sė shpejti.
-
Nė tryezė po marrin pjesė edhe pėrfaqėsues tė institucioneve vendore
e ndėrkombėtare, pėrfaqėsues tė forcave politike, si dhe analistė tė
ndryshėm.
-
-
-
Bujqėsia
kosovare nuk gėzon masa subvencionuese
-
-
Prishtinė, 13 prill 2004
- Masat stimuluese pėr zhvillimin e
agrokompleksit kosovar janė shumė tė ulėta, madje krahasuar edhe me
shtetet pėrreth, siē ėshtė Maqedonia. Politika kredituese me afat tė
shkurtėr dhe kamata shumė tė larta prej 11-18 pėr qind gjithashtu
ėshtė shumė e pavolitshme. Ndėrkaq bujqėsia kosovare praktikisht nuk
gėzon masa subvencionuese.
-
-
Nė rrjedhat bujqėsore po reflektohet
negativisht mungesa e masave konkrete nė politikėn fiskale, e ligjit
themelor mbi pronėn, si dhe mungesa e mjeteve pėr financimin e
programeve tė zhvillimit nė kėtė lėmė. Tė gjitha kėto kanė keqėsuar
gjendjen nė agrar, megjithė shpresat se pikėrisht bujqėsia do tė
jetė njė promotor i zhvillimit tė Kosovės.
-
-
Kėto ishin disa nga konstatimet e
mbledhjes sė Komisionit pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Zhvillim rural tė
Kuvendit tė Kosovės, qė u mbajt sot, e kryesuar nga Tomė Hajdari,
kryetar, nė tė cilėn tema themelore shqyrtimi ishin harmonizimi i
punėve Parlament-Ministri e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit
Rural- drejtoratet pėrkatėse komunale, propozimi pėr mundėsitė e
ndryshimit tė politikave fiskale nė sferėn e agrarit, problematika e
pylltarisė nė Kosovė, si dhe informata pėr pėrgatitjet rreth
mbjelljeve pranverore.
-
Nė mbledhje merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė
Bujqėsisė tė Kosovės.
-
Duke ndier peshėn e kėsaj gjendjeje jo tė favorshme, Ministria e
Bujqėsisė tashmė ka pėrgatitur njė material pėr masat qė duhet tė
ndėrmerren pėr pėrmirėsimin e politikės fiskale nė lėmin e
bujqėsisė.
-
-
Kėto masa, qė sė shpejti do tė jenė nė
tryezė tė shqyrtimit edhe nė Qeverinė e Kosovės, qė shoqėruar me
zvogėlimin e doganave dhe njė bashkėrendim tė angazhimeve tė tė
gjitha subjekteve do tė mund tė ndikonin qė ky lėmė i rėndėsishėm tė
vihet nė kėmbė tė mbara.
-
-
Pėrfaqėsuesit e Fakultetit tė Bujqėsisė
edhe me kėtė rast premtuan se do tė jenė krah i fortė nė tė gjitha
synimet zhvillimore tė agrokompleksit.
-
-
-
KFOR-i
shkurton orėn policore nė zonėn e sigurisė nė Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 13 prill 2004
- Me qėllim tė lehtėsimit tė qarkullimit tė
banorėve shqiptarė nga veriu nė jug nė qytetin e Mitrovicės, komanda
e KFOR-i ka vendosur ta shkurtojė orėn policore nė zonėn e sigurisė
nė kėtė qytet nga ora 22 deri nė orėn 5 tė mėngjesit.
-
Sipas njė njoftimi, ky vendim ėshtė marrė pėr tė lehtėsuar
qarkullimin e qytetarėveb, mirėpo nėse situata pėrkeqėsohet KFOR-i
do tė vendosė pėr hapat e mėtejshėm qė do tė ndėrmarrė.
-
Deri mė tash ora policore nė zonėn e sigurisė nė Mitrovicė ėshtė
aplikuar nga ora 7 e mbrėmjes deri nė orėn 6 tė mėngjesit.
-
-
-
Seminar pėr
strategjinė e zhvillimit ekonomik tė Kosovės
-
-
Prizren, 13 prill 2004
- Nė organizim tė Qeverisė sė Kosovės nė Prizren
po i zhvillon punimet seminari njėditor me temėn "Strategjia e
gjithėmbarshme e zhvillimit ekonomik".
-
Nė emėr tė Qeverisė, Besim Beqaj, koordinator i Paktit tė
Stabilitetit pėr Kosovėn, propozoi hartimin e njė plani pėr vizionin
zhvillimor tė ekonomisė sė Kosovės. Ai tha se ekonomia e vendit ka
stagnuar shumė.
-
Ali Jakupi, ministėr i Tregtisė dhe Industrisė, paraqitit disa
vėrejtje rreth projektit tė strategjisė zhvillimore ekonomike tė
Kosovės.
-
-
-
Gjilan:
Aerofotogrametria nuk ėshtė rast pėr tė pėrvetėsuar pronėn shoqėrore
-
-
Gjilan, 13 prill 2004
- Projekti pėr rilevim aerofotogrametrik po
pritet me interesim tė madh nga qytetarėt edhe nė komunėn e
Gjilanit, meqė gjatė gjithė kėtyre viteve ka pasur lėvizje tė
konsiderueshme tė mexhdave dhe tė titullarėve te pronave, ndėrsa
pronėsia e tyre ka ngelur e padefinuar qartė nė dokumetacioin
kadastral.
-
Meqė nga terreni arrijnė njoftime pėr shenjėzim tė pasaktė tė ndonjė
prone, Drejtoria pėr Gjeodezi, Kadastėr, Pronė dhe Banim ua tėrheq
me kohė vėmendjen qytetarėve qė tė jenė tė kujdesshėm dhe nė asnjė
mėnyrė tė mos bėjnė shenjėzime tė pronave, tė cilat nuk u pėrkasin
atyre.
-
Aerofotogrametria nuk ėshtė njė rast pėr tė pėrvetėsuar nė mėnyrė
arbitrare pronat shoqėrore, komunale apo publike dhe ata qė provojnė
ta bėjnė njė gjė tillė, do tė dėshtojnė, sepse nuk do tė kenė
mundėsi pėr bartje kadastrale tė pronėsisė. Drejtoria pėrkatėse i ka
nė dispozicion gjendjet e mėparshme dhe nuk do tė legalizojė asnjė
keqpėrdorim.
-
Alban Qerimi, ushtrues i detyrės sė drejtorit nė kėtė Drejtori thotė
se me kohė janė formuar grupet gjeodete, tė cilat kanė marrė pjesė
nėpėr tubime publike me qytetarė, pėr t`i njoftuar ata sa mė mirė me
kėtė proces. Gjatė punės nė terren gjeodetėt kanė identifikuar dhe
vendosur pikat referente.
-
-
-
Kėshilli i Sigurimit sot debaton pėr gjendjen aktuale nė Kosovė
-
-
Nju-Jork, 13
prill 2004 -
Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė pėr herė tė dytė brenda njė muaji do
tė debatojė sot pėr gjendjen aktuale nė Kosovė. Bėhet e ditur se
debati do tė zhvillohet pa praninė e pėrfaqėsuesve tė misionit tė
OKB-sė. Zėdhėnėsi i kėtij misioni ka thėnė se raporti pėr gjendjen
nė Kosovė do tė paraqitet nga Sekretariati i OKB-sė.
-
-
Ai tha se UNMIK-u po
punon nė kompletimin e grupit pėr shqyrtimin e krizave, vendimi pėr
themelimin e tė cilit pasuan trazirat e muajit tė kaluar qė lanė pas
vetes tė vrarė e tė plagosur dhe shumė dėme materiale.
-
Njoftohet se kah fundi i kėtij muaji serkretari i pėrgjithshėm i
OKB-sė Kofi Anan do tė raportojė pėr gjendjen nė Kosovė para njė
seance tė veēantė tė Kėshillit tė Sigurimit, rapprt ky qė do tė
pėrgatitet nga misioni i tij nė Kosovė.
-
-
-
Holkeri dhe udhėheqėsit vendorė do tė takohen pėr tė shqyrtuar
kthimin e mirėbesimit
-
-
Prishtinė, 13
prill 2004 -
Kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri dhe udhėheqėsit e Kosovės
do tė takohen sė shpejti pėr tė shqyrtuar mėnyrat pėr kthimin e
mirėbesimit ndėrmjet komuniteteve pas trazirave tė marsit, bėri tė
ditur zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Xhef Billi. Pėr pėrkrahjen nė parim tė
nismės sė Holkerit pėrfaqėsuesit shqiptarė dhe serbė kanė qėndrime
tė ndryshme.
-
-
-
Komandanti i KFOR-it turk thotė se nuk janė tė vėrteta spekulimet se
nė Kosovė ėshtė tentuar tė bėhet spastrim etnik
-
-
Prishtinė, 13
prill 2004 -
Komandanti i KFOR-it turk Sadullah Sadullahogllu ka vlerėsuar se nė
Kosovė pėrsėri mbretėron qetėsia dhe paqja, ndėrkaq trazirat e
fundit kanė qenė njė spontanitet dhe asgjė tjetėr, thotė ai.
-
-
Sipas tij, nuk duhet tė
komentohen provokimet e shumta tė cilat vijnė nga jashtė, ngase nuk
kanė tė bėjnė mė tė vėrtetėn. Ai ka theksuar se pėr tė ardhmen e
Kosovės duhet tė vendosin vetė qytetarėt e saj, duke hedhur poshtė
spekulimet se nė Kosovė ėshtė tentuar tė bėhet spastrim etnik.
-
-
-
Qeveria i dorėzon pėr miratim parlamentit tė Kosovės Ligjin pėr
komisionin e pavarur tė mediave
-
-
Prishtinė, 13
prill 2004 -
Qeveria do t'ia dorėzojė sė shpejti pėr aprovim Parlamentit Ligjin
pėr Komisionin e pavarur tė mediave dhe transmetimin, ka bėrė tė
ditur Mimoza Kusari, zėdhėnėse e Qeverisė. Komisioni i pavarur i
mediave qė do tė formohet nė bazė tė kėtij ligji do tė jetė i vetmi
organ, i cili do tė rregullojė dhe mbikėqyrė tė gjitha aspektet e
sistemit tė transmetimit dhe zbatimin e politikės sė transmetimit
civil brenda Kosovės, thonė nė Qeverinė e Kosovės.
-
-
-
Insitucionet e Kosovės kanė mirėpritur vendimin e Holkerit pėr
largimin nga detyra tė drejtoreshės sė AKM-sė
-
-
Prishtinė, 13
prill 2004 -
Insitucionet e Kosovės e kanė mirėpritur vendimin e
kryeadministratorit Hari Holkeri pėr largimin nga detyra tė
drejtoreshės sė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, Maria Fuēi.
-
-
Qeveria e Kosovės dhe
subjektet e tjera kėtė vendim tė Holkerit e shohin tė arsyeshėm dhe
vlerėsojnėse ky nuk duhet tė jetė hap i fundit qė duhet tė
ndėrmerret nga ana e Holkerit pėr rifillimin e procesit tė
privatizimit nė Kosovė.
-
Rreth 500 ndėrmarrje nė pronėsi shoqėrore e shtetėrore presin t'i
nėnshtrohen procesit tė privatizimit qė vlerėsohet shumė i
rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, i cili ėshtė njė nga
tetė standardet qė duhet tė pėrmbushen para fillimit tė debatave pėr
zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.
-
-
-
Alfred Moisiu pėr zgjedhje tė lira e tė drejta
-
-
Tiranė, 13
prill 2004 -
Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu ka shprehur shprehur bindjen
se klasa politike shqiptare do tė gjejė zgjidhje pėr mbajtjen e
zgjedhjeve tė lira, tė drejta dhe tė pakundėrshtueshme.
-
Moisiu ka shfrytėzuar njė takim tė tij nė qytetin e Korēės me rastin
e Pashkėve, pėr tė shprehur shqetėsimin lidhur me polemikat qė
vazhdojnė tė shoqėrojnė prej vitesh proceset zgjedhore nė Shqipėri.
-
Por ai shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do tė gjejė
zgjidhje pėr kėto probleme.
Komuniteti ndėrkombėtar i cilėsoi si zhgėnjyese zgjedhjet e fundit
nė Shqipėri, ato vendore tė 2003.
-
-
Nė njė sulm
me bombė ėshtė vrarė njė ushtar amerikan
-
-
Bagdad, 13 prill 2004
- Nė njė sulm tė sotėm me bombė heret nė mengjes
(e martė) kundėr njė konvoji amerikan ėshtė vrarė njė ushtar
amerikan dhe ėshtė plagosur njė ushtar tjetėr dhe njė kontraktues
civil, ka bėrė tė ditrur aramta amerikane, njofton Rojter. Nė
njoftim thuhet se konvoji udhėtonte nga qyteti Bakuba nė Naxhaf dhe
kishte rėnė nė njė minė tė vėnė nė skaj tė rrugės nė jug tė
Bagdadit. Tė plagosurit janė dėrguar nė Naxhaf dhe janė nė gjendje
stabile.
-
-
-
Presidenti
izraelit ishte shėnjestėr e njė "akti terrorist"
-
-
Jerusalem, 13 prill
- Presidenti izraelit, Moshe Katsav, ishte shėnjestėr
e tre shtetasve arabė tė arrestuar sot (e martė) nė Hungari, tė
dyshimtė se kanė planifikuar njė "akt tėerrorist", ka bėrė tė ditur
radioja izraelite, njofton Rojter. Katsav po viziton Budapestin dhe
do tė marrė pjesė nė pėrurimin e Memorialit tė Holokaustit, qė do tė
bėhet tė enjten.
-
-
-
Njė
helikopter amerikan Apash ėshtė rrėzuar nė perendim tė Bagdadit
-
-
Falluxha, Irak, 13 prill
- Njė helikopter amerikan i tipit Apash ėshtė
rrėzuar dhe ėshtė pėrplasur sot (e mėrtė) nė perendim tė Bagdadit,
kanė thėnė dėshmitarėt, tė cilėt kanė shtuar se ai ėshtė goditur nga
zjarri tokėsor gjatė luftimeve tė ashpra nė zonė. Ushtria amerikane
ka thėnė se s'ka informacion pėr kėtė incident dhe pėr fatin e dy
anėtarėve tė ekipazhit. Dėshmitarėt kanė thėnė se helikopteri ėshtė
rrėzuar nė njė fshat ndėrmjet qytetit Falluxha dhe paralagjes sė
Bagdadit, Abu Ghraib.
-
-
-
Janė liruar 8
inxhinierėt rusė dhe ukrainas
-
-
Bagdad, 13 prill 2004
- Zyrtarėt rusė kanė thėnė sot (e martė) se tre
inxhinierėt rusė dhe pesė inxhinierėt ukrainas, qė kryengritėst i
kishin marrė peng nė Irak, janė liruar, njofton BBCWorld. Ata
punonin pėr njė kompani energjetike ruse nė riparimin e stacioneve
energjetike nė Bagdad, ku edhe ishin kidnapuar.
-
-
-
Bush sonte nė
Shtėpinė e Bardhė do tė mbajė njė konferencė pėr shtyp
-
-
Uashington, 13 prill 2004
- Presidenti amerikan Xhorxh Bush sonte nė
Shtėpinė e Bardhė, nė terminin kryesor televiziv do tė mbajė njė
konferencė pėr shtyp nė tė cilėn do tė flasė pėr gjendjen nė Irak
dhe pėr politikėn amerikane nė atė vend. Qė nga fillimi i muajit nė
luftimet me rebelėt irakianė janė vrarė mbi 70 ushtarė amerikanė.
-
-
-
Nėnpresidenti
amerikan ka arritur sot nė Pekin
-
-
Pekin, 13 prill 2004
- Nėnpresidenti amerikan Dik Ēenei, ka arritur
sot nga Tokioja nė Pekin nė vizitėn e tij tė parė nė Kinė. Ēenei
gjatė tri ditėve tė ardhshme me zyrtarėt mė tė lartė kinezė duhet tė
bisedojė pėr problemin e Tajvanit, pėr programin koreaniverior
bėrtamor, pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Kinė dhe pėr
tregtinė biltarale.
-
-
-
Pesė ushtarė
rusė janė vrarė nė Ēeēeni
-
-
Moskė, 13 prill 2004
- Pesė ushtarė rusė janė vrarė, ndėrkaq nėntė tė
tjerė janė plagosur nė sulmin e mbrėmshėm ndaj njė konvoji tė tyre
nė jug tė Ēeēenisė, kanė bėrė tė ditur sot autoritetet ruse.
-
-
-
Drejtuesit e
Muzeut Ushtarak nė Beograd shkatėrrojnė dy monumente unike tė
kulturės islame
-
-
Beograd, 13 prill 2004
- Vetėm disa ditė pasi ėshtė djegur xhamia nė
Beograd dhe ajo nė Nish, drejtuesit e Muzeut Ushtarak nė Beograd nė
mėnyrė vandale kanė shkatėrruar dy 'nishanė shehitė' tė shekullit 15
e 16.
-
-
Drejtuesi i sektorit muzeologjik,
koloneli Dragan Nikoliq, me lejen e drejtorit tė Muzeut Ushtarak
Sėrbolub Miletiq dhe me ndihmėn e dy punėtorėve, ka shkatėrruar
plotėsisht nishanin nga fshati Borie e Bosnjės dhe me mbetjet e tij
ka mbuluar gropat qė kanė mbetur nga nxjerrja e tyre.
-
-
Siē shkruan gazeta "Danas" e Beogradit,
nė kėtė mėnyrė koloneli Nikoliq i ka qėruar hesapet me monumetetet
qė aty ndodheshin prej 44 vitesh nė eksterierin e Muzeut Ushtrarak
nė Kalemegdan.
-
"Dy nishanėt shehitė janė ekzemplarė unikė tė kėtij lloji tė
momumenteve islame dhe ekzemplarė tė tillė nuk ka mė as nė Bosnjė",
citon gazeta njė ekspert tė panjėjtėsuar.
-
-
-
Beogradi
pėrmes strukturave paralele organizon zgjedhjet presidenciale serbe
edhe nė Kosovė
-
-
Beograd, 13 prill 2004
- Komisioni zgjedhor i Serbisė ka publikuar
udhėzimet pėr zbatimin e procedurės sė zgjedhjeve presidenciale
serbe nė Kosovė, nė tė cilat, siē thuhet, u janė dhėnė autorizime
kryeshefave tė rretheve, struktura kėto paralele serbe, qė tė
caktojnė vendvotimet.
-
Nė kėto udhėzime, sipas njoftimeve tė mediave serbe, precizohet se
zgjedhjet presidenciale tė caktuara mė 13 qershor, nė Koosvė do tė
mbahen "nė disa vendvotime nė tė cilat janė plotėsuar kushtet e
parapara me ligj", pėr zbatimin e zgjedhjeve dhe "sigurinė e tė
gjithė pjesėmarrėsve dhe materialit zgjedhor".
-
-
-
Nė
Maqedoni u pėrmbyll fushata elektorale, mė 14 prill mbahen zgjedhjet
presidenciale
-
-
Shkup, 13 prill
2004 - Qytetarėt e
Maqedonisė do tė votojnė mė 14 prill pėr tė zgjedhur presidentin e
vendit. Rreth 1.7 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote duhet tė
vendosin se cilin nga katėr kandidatėt do tė jetė president i
ardhshėm. Kandidatėt i kanė dhėnė dje fund fushatės sė tyre me
mitingjet elektorale nė disa nga qytetet kryesore tė Maqedonisė.
-
Sot nė Maqedoni ėshtė dita e heshtjes elektorale, ndėrkohė qė tė
gjithė shpresojnė pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta.
-
-
-
Nga Shqipėria u nis kontigjenti i tretė i komandove nė Irak
-
-
Tiranė, 13
prill 2004 - Nga
Shqipėria u nis kontigjenti i tretė i komandove nė Irak prej 71
trupave, i cili do t'u bashkangjiteve forcave paqeruajtėse tė
aleatėve nė luftėn kundėr terrrorizmit. Kėshtu ka bėrė tė ditur
Ministria e Mbrotjes sė Shqipėrisė nė Tiranė. Trupat shqiptare do tė
jenė nė pėrbėrje tė divizionit 101 amerikan nė misionin "Liria e
Irakut".
-
-
-
Dy
ushtarė amerikanė dhe 7 kontraktues janė zhdukur pas njė sulmi nė
njė autokolonė nė Bagdad
-
-
Bagdad, 13
prill 2004 - Dy
ushtarė amerikanė dhe 7 kontraktues janė zhdukur dje pas njė sulmi
nė njė autokolonė nė perendim tė Bagdadit, ndėrkohė qė vazhdojnė
aktet e rrėmbimeve tė tė huajve, ka bėrė tė ditur sot (e martė) njė
komandant amerikan, njofton AP. Mė shumė se 40 tė huaj nga tė pakten
12 vende, pėrfshirė edhe njė person nga Misisipi, fati i tė cilit
nuk dihet, janė kidnapuar nga kryengitėsit nė ditėt e fundit.
-
-
Pesė tė vrarė nė Moskė nga shpėrthimi i bombės
-
-
Moskė, 13 prill
2004 - Nga
shpėrthimi i njė bombe, e cila ka qenė e fshehur nė njė valixhe tė
lėnė nė njė automobil nė Moksė, janė vrarė pesė persona, nė mesin e
tyre edhe sulmuesi.
-
Policia pėr momentin nuk jep hollėsi pėr identitetin e tė vrarėve nė
automobil.
-
-
-
Nė
qendėr tė Bagdadit ėshtė vrarė njė shofer irakian
-
-
Bagdad, 13
prill 2004 - Disa
mortaja kanė goditur sot (e martė) qendrėn e Bagdadit dhe kėshtu
kanė vrarė njė shofer irakian, ndėrsa tymi i dendur shkonte lart mbi
selinė e administratės amerikane nė brigjet e lumit Tigėr, qė ruhet
me forca tė mėdha sigurimi, kanė thėnė dėshmitarėt, njofton Rojter.
Njoftohet se ka pasur tri shpėrthime mortaje, qė kanė krijuar njė
krater tė madh nė rrugė.
-
-
-
Njė militant dhe njė polic janė vrarė nė njė shkėmbim zjarrin nė
Rijad
-
-
Riad, 13 prill
2004 - Njė militant
i dyshimtė dhe njė polic janė vrarė nė njė shkėmbim zjarrin nė
kryeqytetin saudit, Rijad, njofton BBCWorld. Zyrtarėt e ministrisė
sė Brendshme thonė se edhe katėr policė sigurimi janė plagosur gjatė
luftimeve nė distriktin Al Fajha. Disa militantė kanė ikur, thonė
ata.
-
-
-
Tė
pakten 6 vetė janė vrarė gjatė njė shkėmbim zjarri nė Mogadishu
-
-
Mogadishu, 13
prill 2004 - Tė
pakten 6 vetė janė vrarė gjatė njė shkėmbim zjarri ndėrmjet
plaēkitėsve dhe tregtarėve nė tregun mė tė madh nė Mogadishu,
njofton BBCWorld. Gjatė luftimeve janė shkaktuar dėme nė vlerė disa
milona dollarė. Tė vrarėt kanė qenė tregtarė.
-
-
-
Gjendje e qendrueshme nė Irakun jugor dhe atė qendror
-
-
Bagdad, 13
prill 2004 -
Komandantė ushtarakė amerikanė nė Irak thonė se sulme sporadike
vazhdojnė kundėr forcave tė koalicionit nė Falluxhah, por gjendja nė
pjesėn mė tė madhe tė Irakut qendror dhe atij jugor ėshtė e
qendnrueshme.
-
Gjeneralėt amerikanė Xhon Abizeid dhe Rikardo Sanēez thanė tė hėnėn
se koalicioni ėshtė pėrsėri nė kontroll nė qytetet Kut, Nasirijeh
dhe Hillah.
-
Gjenerali Sanēez tha se pjesė tė qyteteve Qerbela dhe Naxhaf mbeten
nėn ndikimin e milicisė sė klerikut radikal shiit Moktada al-Sadėr,
megjithėse sipas disa njoftimeve, luftėtarė besnikė tė klerikut
Sadėr janė tėrhequr nga stacionet policore qė mbanin nė Naxhaf.
Sanēez tha se ėshtė misioni i forcave amerikane tė kapin apo tė
vrasin Moktada al-Sadrin.
-
-
-
Nė
Irak janė rrėmbyer tetė shtetas rusė
-
-
Bagdad, 13
prill 2004 - Nė
kryeqytetin e Irakut, Bagdad, janė marrė peng nga militantėt tė
paktėn tetė shtetas rusė.
-
Ata janė pengjet e fundit nė valėn e rrėmbimit tė tė huajve prej
kundėrshtarėve tė pushtimit amerikan tė Irakut.
-
Rrėmbimi i tyre koincidon me lirimin e shtatė civilėve kinezė qė u
morrėn peng tė dielėn.
Ndėrkaq, nuk dihet fati i tre pengjeve japoneze, pėr tė cilėt mė
herėt u njoftua se rrėmbyesit ishin gati t'i lironin.
-
-
-
Sharon tha se Izraeli do tė mbajė pesė vendbanime nė Bregun
Perėndimor
-
-
Tel Aviv, 13
prill 2004 -
Kryeministri izraelit Ariel Sharon thotė se vendi i tij do tė ruajė
kontrollin mbi tė paktėn pesė vendbanime tė mėdha hebraike nė Pregun
Perėndimor. Zoti Sharon tha se vetėm ajo qė ai e cilėsoi si nsimė
izraelite do tė sigurojė tė ardhmen e vendbanimeve tė tilla.
-
Kryeministri izraelit e bėri kėtė koment vetėm pak orė para se tė
nisej pėr nė Washington pėr bisedime me Presidentin Bush mbi
propozimin e Izraelit pėr t'u tėrhequr nga Rripi e Gazės. Pritet qė
zoti Sharon tė kėrkojė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr
planin e tėrheqjes.
-
Ai tha se Izraeli do tė tėrhiqet nga Rripi i Gazės vetėm nėse
dėshton plani ndėrkombėtar pėr arritjen e paqes midis Izraelit dhe
palestinezėve. Mirėpo, palestinezėt thonė se planet pėr tėrheqjen
nga Rripi i Gazės fshehin synimet izraelite pėr tė mbajtur territor
nė Bregun Perėndimor.
-
-
-
Bush tha se forcat amerikane do tė qėndrojnė tė vendosura nė Irak
-
-
Uashington, 13
prill 2004 -
Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se forcat amerikane do tė
qėndrojnė tė vendosura karshi vazhdimit tė dhunės nė Irak. Ai shtoi
se aktet e dhunės janė vepėr e pak njerzve, qė duan tė ndalojnė
pėrparimin drejt demokracisė.
-
Ngjarrjet nė Irak ishin nė mėndjen e presidentit ndėrsa ai festoi
dje Pashkėt nė shtėpinė e tij nė Teksas.
-
Pėr tė dytin vit me radhė, presidenti amerikan kaloi njė pjesė tė
kėsaj feste nė Fort Hood, njė bazė ushtarake jo shumė larg fermės sė
familjes Bush.
-
-
-
Nė Bagdad
ėshtė arrestuar kėshilltari kryesor i klerikut radikal Moktada
Al-Sadėr
-
-
Bagdad, 13 prill 2004
- Kėshilltari kryesor i klerikut radikal mysliman Moktada Al-Sadėr
ėshtė arrestuar nė Bagdad. Kėshilltari Hasem al-Araxhi ėshtė
arrestuar nga trupat amerikane deri sa po merrte pjesė nė njė takim
me krerėt e fiseve nė njė hotel tė Bagdadit.
-
-
Njė delegacion i klerikėve shiitė po
bisedon me al-Sadrin, i cili gjatė javės sė shkuar ka bėrė thirrje
pėr kryengritje tė pėrgjakshme kundėr koalicionin, ndėrsa ushtria
amerikane mbetet e vendosur nė misionin e saj pėr ta vrarė ose
arrestuar al-Sadrin.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|