|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut - Tiranė: Feja dhe qytetėrimet ndėr shqiptarėt

 
 

Hebrejtė e Shqipėrisė gjatė periudhės zogiste dhe Luftės sė Dytė Botėrore

 
 

 
13 prill 2004 / TN
 
Bernd J. Fischer
Profesor  i Historisė dhe Shef i Departamentit tė Historisė
Universiteti i Indianės, Fort Wayne
 
   
Toleranca fetare nė Perėndim nė kohėn tonė shpeshherė matet me trajtimin e hebrejve – nė kėtė aspekt shqiptarėt e kanė kryer detyrėn mė sė miri. Ndėrsa tė tjerėt nė Ballkan, dhe nė mėnyrė tė dukshme nė pjesėn tjetėr tė Europės kanė institucionalizuar diskriminimin, kanė marrė pjesė nė mėnyrė pasive apo shpesh edhe nė mėnyrė entuziaste nė disa nga krimet mė monstruoze kundėr njerėzimit nė lidhje me hebrejtė, ndėrsa shqiptarėt, duke marrė pėrsipėr rrezikun, kanė hapur vendin e tyre dhe shpesh edhe shtėpitė e tyre jo vetėm pėr hebrejtė e Shqipėrisė, por gjithashtu edhe pėr hebrejtė e huaj.
 
Ėshtė pikėrisht qėllimi i kėsaj letre tė shkurtėr tė shqyrtojė disa aspekte tė kėsaj ēėshtjeje nė kontekstin e peridhės ndėrmjet luftrave dhe Luftės sė Dytė Botėrore dhe veēanėrisht unė do tė dėshiroja tė pėrqendrohesha nė ēėshtjet e mėposhtme:
 
1. Politika e Zogut pėr kombėtarizimin e fesė dhe inkurajimin e diversitetit tė mėtejshėm fetar 
2. Hebrejtė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
3. Njė diskutim i shkurtėr rreth disa motiveve tė mundėshme prapa kėtyre qėndrimeve tė ndryshme nė drejtim tė hebrejve nė Shqipėri
 
 
1. Zogu – kombėtarizimi i fesė dhe inkurajimi i diversitetit tė mėtejshėm fetar nė Shqipėri   
 
Ėshtė e qartė, mendoj unė, se duke parė politikėn fetare tė Mbretit Zog nė tėrėsi, ai e pa si njė forcė tė mundshme pėrēarėse, qė mund tė pengonte rrugėn e krijimit tė shtetit tė unifikuar, perėndimor dhe modern qė ai kėrkonte. Zogu qe i vendosur tė zvogėlonte efektin e mundshėm pėrēarės tė fesė nė Shqipėri, duke ndjekur njė politikė tė kombėtarizimit tė fesė, duke nxitur dhe mbėshtetur pavarėsinė politike dhe administrative tė feve tė ndryshme nė Shqipėri nga ēdo ndikim i huaj dhe duke ndjekur njė politikė e cila mund tė pėrshkruhej si avancim i mėtejshėm i diversitetit fetar.
 
Nga pikėpamja e kombėtarizimit tė fesė, politika e Zogut nė drejtim tė shumicės sė kishave ėshtė e mirėnjohur, por mė lejoni tė bėj njė pėrmbledhje tė shkurtėr. Zogu u orientua nė njė farė mase nga Kushtetuta e tij Monarkike e Vitit 1928 dhe nga Ligji i tij mbi “Komunitetet Fetare Shqiptare” i miratuar nga parlamenti i kontrolluar prej tij nė janar tė vitit 1930 i cili e shpalli Shqipėrinė vend josektar, gjė e cila i jepte shtetit tė drejtėn e kontrollimit mbi komunitetet fetare, duke u bazuar nė Nenin 8 tė Ligjit qė “drejtuesit fetarė, vartėsit e tyre tė drejpėrdrejtė, ipeshkvijtė dhe famullitarėt e tyre, duhet tė ishin me prejardhje shqiptare dhe gjuhė shqipe”. Nė tė njėjtėn kohė, Zogu shpalli gjithashtu liri individuale fetare pėr shqiptarėt. Kushtetuta e vitit 1928 garantonte se “Tė gjitha fetė dhe besimet ndėrohen dhe sigurohet liria e praktikimit tė tyre. Feja nuk mundet  tė krijojė nė asnjė mėnyrė pengesa juridike dhe nuk mund tė pėrdoret pėr qėllime politike.”
 
Shumė punė pėr kombėtarizimin ishte bėrė tashmė pėrpara vendosjes sė monarkisė, megjithatė Zogu dha kontribut tė rėndėsishėm.
 
1. Myslimanėt Sunni ishin shkėputur nga kontrolli i jashtėm nė Kongresin e Tiranės nė vitin 1923. Puna e Kongresit pėrfshinte zgjedhjen e udhėheqjes sė re kombėtare, si edhe reforma tė ndryshme pėrcaktoi kėtu shkėputjen e lidhjeve me shumė praktika tradicionale, shkėputjen e xhamisė nga kalifati, heqjen e titullit tė beut bashkė me praktikėn e poligamisė dhe heqjen e mbajtjes sė detyruar tė perēes nga gratė.
 
2. Myslimanėt Bektashinj, gjithashtu, kėrkuan pavarėsi dhe u inkurajuan pėr pėrpjekjet e tyre nga shteti. Nė vitin 1922 nė Prishta, bektashinjtė shqiptarė e deklaruan veten tė pavarur nga Bektashinjtė e Turqisė. Njė drejtues i ri i Bektashinjve u emėrua me Dekretin Mbretėror tė Zogut nė Mars tė vitit 1929.
 
3. Komuniteti Ortodoks, ku pėrpjekjet e Fan Nolit qenė tė rėndėsishme, organizoi Kongresin nė Berat nė vitin 1922. Kėtu u deklarua se Kisha Ortodokse Shqiptare do tė ishte tash e tutje autoqefale dhe se gjuha shqipe do tė pėrdorej nė vend tė asaj greke pėr qėllime liturgjike. Kongresi i bėri thirrje Patriarkut ekumenikal nė Stamboll pėr tė legalizuar shkėputjen e projektuar, por ky hap u vonua, tė paktėn pjesėrisht, pėr arsye tė mungesės sė hierarkisė dhe, kėshtu Zogu kundėrshtoi, pėr shkak tė obstruksionizmit tė Patriarkut. Zogu rihapi negociatat nė vitin 1926, por pa dobi, dhe nė vitin 1929 ai i mori ēėshtjet vetė nė dorė dhe krijoi njė sinodė e cila u njoh mė nė fund nga Patriarku vetėm nė vitin 1937, pasi Zogu kishte liruar nga detyra ipeshkvin Visar, njė anėtar i sinodės. Pas njė vonese tė konsiderueshme, Zogu kishte arritur qėllimin e tij dhe njė tjetėr kishė kryesore e Shqipėrise u kombėtarizua kryesisht.
 
4. Katolikėt shqiptarė u konsideruan nga Zogu si njė problem i veēantė. Zogu argumentoi se nėpėrmjet shkollave katolike, italianėt po ndikonin mbi studentėt shqiptarė politikisht dhe nga ana kulturore. Ministri i Arsimit i Zogut madje theksoi se qė portretet e heronjve shqiptarė po zėvendėsoheshin me ato tė Viktor Emmanuelit dhe tė Mussolinit. Zogu qe i shqetėsuar nė mėnyrė tė veēantė pėr inkursionet italiane nė Veri dhe e kuptoi se Italianėt po pėrpiqeshin tė zėvendėsonin influencėn e tij me tė tyren.  Nė njė pėrpjekje pėr t’u marrė me kėtė problem, Zogu, ashtu siē vepronte shpesh, reagoi fort.  Megjithėse motivet e tij mund tė kenė qenė krejt tė arsyeshme, politika e tij u keqkuptua dhe u zbatua dobėt, duke ēuar nė mbylljen e shkollave fetare, pa bėrė njė pėrgatitje tė kujdesshme e tė mjaftueshme pėr tė siguruar se dėmi qė shaktoi kjo lėvizje, nė lidhje me arsimin nė Shqipėri nė pėrgjithėsi, do tė mbahej nė minimum.  Pas shumė vitesh, dhe marrveshjesh tė reja me Italinė, shumica e shkollave u rihapėn.  Me Katolikėt, atėherė, Zogu qe mė pak i suksesshėm, por mė pastaj rezistenca efektive katolike (si nga hierarkia vendase, ashtu edhe nga Vatikani) nė drejtim tė kontrollit shtetėror nuk ishte e kufizuar nė Shqipėri.
 
Kjo na ēon ne tek rėndėsia e diversitetit fetar dhe tek krijimi i diversitetit tė mėtejshėm fetar. Pėrsa i pėrket ish-Mbretit Zog, ai nisi programe tė zgjeruara, duke pėrfshirė komunikim dhe transport tė pėrmirėsuar, qė kishte si qėllim lejimin e kombinacioneve fetare e kulturore ndėrmjet grupeve tė ndryshme fetare shqiptare.  Zogu vuri theksin mė shumė nė arsimin kombėtar.  Ai pėrdori ushtrinė pėr tė integruar shqiptarėt nga ana fetare duke ngulur kėmbė qė njėsitė ushtarake tė krijoheshin me individė nga rajone tė ndryshme dhe qė u pėrkisnin besimeve tė ndryshme.  Ai gjithashtu futi edhe disa masa detyruese lidhur me kodet e veshjes.  Shembulli mė i mirė kėtu do tė ishte ndalimi nga ana e tij e mbajtjes sė perēes.  Martesa e tij me Geraldinėn, e cila ishte njė katolike romane praktikuese, qė ishte e motivuar nga shumė faktorė, mund tė shihet gjithashtu nėn dritėn e theksimit tė tij lidhur me pranimin e diversitetit fetar.
 
Pėrsa i pėrket inkurajimit tė diversitetit tė mėtejshėm fetar, politika e Zogut lidhur me hebrejtė ėshtė e spikatur. Sė pari, Zogu pranoi plotėsisht hebrejtė shqiptarė si pjesė e komunitetit fetar.  Komuniteti hebrej u njoh zyrtarisht nė Prill tė vitit 1937.  Por Zogu shkoi edhe me tutje dhe madje duket se dėshironte tė pranonte emigrimin e hebrejve drejt Shqipėrisė.  Si rrjedhim i kėtyre politikave tė tolerancės, anėtarė tė Komunitetit hebre tė Shqipėrisė e kanė quajtur periudhėn e Zogut si “Epoka e artė e hebrejve nė Shqipėri”.
 
I rėndėsishėm nė procesin pranimit tė emigrimit tė hebrejve nė Shqipėri ka qenė Ministri Amerikan Herman Bernstein, i cili shėrbeu nė Shqipėri ndėrmjet viteve 1930 dhe 1933.  Bernstein ishte vetė hebre dhe qe nė gjendje tė kishte ca kohė tė disponueshme pėr tė kryer studime mbi hebrejtė nė Shqipėri. Ai botoi artikuj si rezultat i studimit tė tij dhe qėndroi aktiv nė ēėshtjet e hebrejve nė Shqipėri deri nė vdekjen e tij nė vitin 1935. Kontributi i tij kryesor pėr komunitetin hebre nė Shqipėri qenė bisedimet e tij me Zogun pėr rivendosjen e familjeve hebre nga Austria dhe Gjermania, menjėherė sapo ardhja e Hitlerit nė pushtet e bėri tė qartė pėr shumė njerėz se hebrejtė ishin tė rrezikuar nė tė gjithė Europėn.
 
Pėrpjekjet e Bernsteinit rezultuan nė ardhjen e shumė hebrejve tė Europės Qendrore drejt Shqipėrisė nė vitin 1933, pėr tė kaluar pastaj nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Afrikėn e Jugut, Turqi e nė vende tė tjera.  Kjo u bė e mundur nga konsullatat shqiptare, qė lėshuan viza turistėsh dhe tranzite.  Regjistrimet tregojnė, pėr shembull, se 100 hebre erdhėn nga Viena nė Shkurt tė vitit 1939, 95 familje hebre erdhėn nė Shqipėri, kryesisht nga Austria dhe Gjermania.  Sapo erdhėn nė Shqipėri emigrantėt e rinj morėn pėrkrahje nga Komuniteti i hebrejve tė Shqipėrisė, por shumė prej tyre iu dhanė leje qėndrimi, nė mėnyrė qė ata tė mund tė punonin.  Qeveria e Zogut, atėherė, mori pjesė aktive jo vetėm nė sjelljen e kėtyre hebrejve nė Shqipėri, por ishte gjithashtu e interesuar pėr mirėqenien e tyre sapo ata tė arrinin.
 
Ėshtė e vėrtetė se Zogu vendosi disa kufizime pėr emigrim tė mėtejshėm tė hebrejve nė vitet 1938 – 1939, ndoshta pėr tė qetėsuar Italianėt.  Vizat pėr turistėt u kufizuan nė 30 ditė dhe nė fund konsujt u udhėzuan pėr tė mos lėshuar mė viza – megjithėse ky udhėzim duket se nuk u pėrfill nė disa raste.  Shifrat janė disi tė vėshtira pėr t’u verifikuar, por nė vitin 1938 ka pasur zyrtarisht rreth 300 hebre shqiptarė dhe ndoshta njėqind hebre tė huaj.  Nga kėta tė fundit vetėm pak prej tyre kishin synuar tė rrinin nė Shqipėri, por sapo nisi lufta, ata nuk ishin mė nė gjendje tė largoheshin.
 
Diversiteti i mėtejshėm fetar nė Shqipėri do tė kishte marrė njė hap gjigand pėrpara nėse Zogu do tė kishte mundur tė negocionte me sukses njė plan qė kishte bėrė, qė nė mėrgim gjatė luftės, nė Angli. Nė janar tė vitit 1944 nė njė intervistė me anėtarė tė Shoqatės Anglo- Ēifute, Zogu ofroi sponsorizimin e njė plani pėr njė vendosje masive tė hebrejve nė Shqipėri – me sa duket nė kufinj tė rreth 50,000 familjeve pėr t’u dhėnė atyre tokė qė ishte nė pronėsi tė shtetit, nėse hebrejtė britanikė do ta ndihmonin atė tė rimerrte fronin mbretėror.  Shoqata duket se e mori kėtė seriozisht sa duhet pėr t’u konsultuar me Ministrinė e Jashtme Britanike e cila hodhi poshtė kėtė nocion me shpejtėsi. Zogu, nė kėtė pikė, ishte natyrisht i dėshpėruar, duke pasur parasysh se asnjė ent zyrtar nuk e kishte lejur tė formonte njė qeveri nė mėrgim dhe nė tė vėrtetė, nuk e kishin njohur atė asgjė mė tepėr se sa njė qytetar privat.  Megjithatė kjo qe, padyshim, njė ofertė unike dhe ndoshta mund tė konsiderohet si pėrkushtim i Zogut pėr diversitetin fetar.         
 
2. Hebrejtė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
 
Me pushtimin italian tė Shqipėrisė nė prill tė vitit 1939, gjendja ndryshoi si pėr hebrejtė shqiptarė, ashtu edhe pėr ata tė huaj.  Zyrtarisht, natyrisht, feja ishte e lirė nė Shqipėri dhe Kushtetuta e rishikuar e vitit 1939 shprehej se tė gjitha fetė tė respektohen dhe praktikimet e tyre tė jashtme garantohen me ligj.  Por fashistėt, siē e dimė, shpesh kishin probleme me konceptin e sundimit tė ligjit.  Italianėt qartazi favorizuan katolikėt dhe katolikėt pėrfituan nga zemėrgjerėsia italiane.  Italianėt ndihmuan katolikėt e Shqipėrisė duke u sjellė atyre priftėrinj dhe duke dėrguar fėmijė katolikė shqiptarė nė seminare dhe natyrisht duke i dhėnė Kishės Katolike Shqiptare shuma tė konsiderueshme nė para. Gjatė periudhės italiane Kisha Katolike Shqiptare mori pothuajse gjysmėn e fondeve tė dhėna pėr komunitetin shumė mė tė madh Mysliman. Nė pėrgjithėsi ėshtė e sigurtė tė thuhet se politika italiane ishte pėrēarėse si nė aspektin social ashtu edhe nė atė fetar. 
 
Pėr hebrejtė e huaj nė Shqipėri nėn sundimin italian, emigrimi u bė shumė mė i vėshtirė.  Kjo la ndoshta mijėra tė shkėputur.  Pati gjithashtu trysni mbi regjimet kukulla shqiptare pėr tė larguar hebrejtė e huaj, si edhe pėr kufizime tė tjera, por duket sė kėto janė administruar nė njė mėnyrė me gjysėm-zemre, meqenėse nuk u largua asnjė hebre. Kjo statistikė ėshtė nė kontrast tė prerė me gjendjen nė Bullgari, e cila pretendon gjithashtu tė ketė shpėtuar hebrejtė e saj. Nė Bullgari, sodoqoftė, hebrejtė e huaj, si edhe hebrejtė nė Maqedoninė e pushtuar nga Bullgaria, iu dorėzuan Gjermanėve.
 
Por pėr hebrejtė shqiptarė gjithashtu pati kufizime tė reja.  Hebretjė u shkėputėn nga veprimtaritė politike, sociale dhe kulturore. Ata, pėr shembull, nuk lejoheshin tė hynin nė Partinė Fashiste Shqiptare –  gjė e cila, sipas meje, nuk konsiderohej ndonjė vėshtirėsi e madhe dhe nuk mund tė futeshin nė Ushtrinė Shqiptare. 
 
Por edhe, nė terma shumė tė pėrgjithshme, jetėt e hebrejve nė Shqipėri gjatė periudhės Italiane ishin mjaft tė zakonshme. Me sa shihet nė atė kohė kishte pak nevojė pėr t’u fshehur dhe ditėt e shenjta tė hebrejve celebroheshin nė mėnyrė tė hapur. 
 
Me ardhjen e gjermanėve gjendja pėr hebrejtė u pėrkeqėsua disi. Pushtuesit e rinj gjermanė filluan duke pyetur pėr listat e tė gjithė hebrejve nė Shqipėri si nga komuniteti hebre, ashtu edhe nga regjimi kukull i Mehdi Frashėrit.  Kjo kėrkesė ishte, padyshim, njė shenjė ogurzezė, sepse nė rrethana tė tjera njė veprim i tillė ishte hapi i parė drejt arrestimit, shpėrnguljes dhe zhdukjes sė komuniteteve hebre. 
 
Por listat nuk iu dhanė gjermanėve as nga Komuniteti hebre shqiptar, as edhe nga regjimi kukull dhe gjermanėt nuk e ndoqėn mė kėtė ēėshtje. Hezitimi i tyre pėr tė vepruar nė kėtė mėnyrė mund t’i dedikohet, pjesėrisht, Herman Neubacherit, ish-kryebashkiak i Vjenes, i cili u bė pėrfaqėsuesi special pėr Ballkanin i Ministrisė sė Jashtme Gjermane dhe njėkohėsisht pėrfaqesuesi personal i Ministrit tė Jashtėm Gjerman Joachim von Ribbentrop nė Shqipėri. Pėr njė periudhė kohe ai qe figura mė e fuqishme nė Shqipėri. Pėrgjegjėsia e tij ishte ta mbante Shqipėrinė me njė numėr tė vogėl trupash gjė tė cilėn, ai e pranoi, kėrkonte bashkėpunim real.  Ai kėmbėnguli nė njė shpallje tė re tė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe insistoi se Gjermania respektone pavarėsinė kurdo tė ishte e mundur. Neubacher doli me atė ēka ai e konsideroi se ishin dy kategoritė e reja nė ligjin ndėrkombėtar, “neutraliteti relativ” dhe “sovraniteti relativ.”
 
Ndėrkohė qė njė pjesė e kėsaj ishte me siguri fasadė, gjermanėt vepruan nė mėnyrė tė qartė nė Shqipėri, ashtu siē e diktuan interesat e tyre – pushtimi Gjerman i Shqipėrisė pati, relativisht, pak shenja fashizmi. Shtypi vendas pati njė liri tė konsiderueshme, Reichsfuhrer Heinrich Himmler u ndalua pėrkohėsisht tė krijonte njė divizion Shqiptar Waffen SS, nuk pati organizata fashiste dhe nuk u kėrkua punė e detyruar. Dhe ajo ēka ėshtė e rėndėsishme pėr qėllimet tona sot, ka tė bėjė me faktin se hebrejtė nuk u pėrndoqėn. Ata, natyrisht, qė u ndjenė shumė mė pak tė sigurtė me gjermanėt dhe shumė prej tyre – sidomos hebrejtė e huaj (sipas vlerėsimeve tė vitit 1943 ata ishin afėrsisht 800 nga Austria, Gjermania, por edhe nga Polonia, Bullgaria dhe Jugosllavia) – qėndruan tė fshehur, tė mbrojtur njėsoj nga myslimanėt, ortodoksėt dhe katolikėt shqiptarė. Nuk njihet asnjė rast kur ky besim tė jetė tradhėtuar, nuk dihet asnjė rast kur njė hebre tė jetė ekspozuar tek gjermanėt, dhe nuk dihet, gjithashtu, asnjė rast i njė familjeje pritėse shqiptare qė tė ketė kėrkuar shpėrblim pėr shėrbimin.
 
Hebrejtė e Kosovės – ose tė “Shqipėrisė sė Re”, siē u quajt nga shumė veta gjatė luftės – qenė pa fat. Shumė hebre nga Kroacia dhe Serbia kėrkuan strehim nė Kosovė. Megjithėse nė fillim u trajtuan mirė, shumė hebre u kthyen nė fund nė Beograd ku dhe u ekzekutuan. Edhe italianėt pėrmbushėn kėrkesat gjermane nė Kosovė, duke hartuar listat e hebrejve. Pėr pasojė shumė prej Hebrejve u arrestuan dhe tė tjerė u dėrguan nė Shqipėri me marifete tė ndryshme, duke pėrfshirė, me sa duket, faktin se ata kishin tifon dhe se kishin nevojė tė dėrgoheshin nė njė spital nė Shqipėri. Ata qė ishin me fat pėr t’u pėrfshirė nė kėtė grup pothuajse u liruan menjėherė. Por shumė tė tjerė nuk ishin me aq fat. Divizioni SS Skanderbeg, tė cilin e organizoi Himmleri nė Kosovė nė pranverė tė vitit 1944, arrestoi 281 hebre dhe i dėrgoi nė njė kamp nė Prishtinė para se ata tė transportoheshin pėr nė Reich. Tė tjerėt iu shtuan atyre mė vonė, nga 400 hebre qė u dėrguan nė kampin e pėrqendrimit tė Bergen Belsen , vetėm rreth 100 prej tyre mundėn tė mbijetojnė.
 
Kushtet pėr hebrejtė nė Shqipėrinė e Vjetėr do tė bėheshin, gjithashtu, mė tė rrezikshme. Nė shtator administrata civile gjermane pothuajse ishte shkrirė dhe pushteti – ajo ēka kishte mbetur – iu transferua Generalit SS Joseph Fitzhum, i cili, ashtu si edhe Neubacher, ishte nga Vjena ku ai kishte qenė shef policie. Por ndryshe nga Neubacher, sidoqoftė, ai ishte veēanėrisht racist arrogant, urrejtja e tė cilit ishte e drejtuar jo vetėm kundėr hebrejve, por edhe kundėr Shqiptarve nė tėrėsi. Fitzhum shpesh kishte hedhur poshtė me ashpėrsi insistimin e Neubacherit pėr respektimin e “sovranitetit relativ” tė Shqipėrisė.” Pėrfundimisht duket se Fitzhum urdhėroi qė hebrejtė e Vlorės tė arrestoheshin dhe tė transportoheshin drejt Reichut bashkė me Gjermanėt qė tėrhiqeshin. Nė tė vėrtetė, sidoqoftė, avancimi i partizanėve e prishi kėtė plan dhe hebrejtė shpėtuan.
 
Nė analizėn pėrfundimtare, 100% e hebrejve tė Shqipėrisė mbijetuan nga lufta – madje edhe 60% e hebrejve tė Kosovės gjithashtu mbijetuan nga lufta. Konfrenca e Wansee vlerėsoi se nė Shqipėri nė vitin 1941 ishin 200 hebre, shifėr e cila ka tė ngjarė tė jetė e pasaktė. Ėshtė vlerėsuar se nė fund tė luftės nė Shqipėri ka pasur 1800 hebre – njė arritje e shėnuar dhe e pakonkurrueshme nė Ballkan dhe ndoshta nė Europė si tėrėsi.
 
3. Motivimet
 
Le tė ndalojmė pėr pak ēaste dhe tė shqyrtojmė motivimet e mundshme pėr kėto politika tė paktėn tė buta si nė drejtim tė hebrejve tė Shqipėrisė, ashtu edhe nė drejtim tė hebrejve tė huaj. Unė mendoj se motivacioni i Zogut pėr sa u pėrket tė gjitha politikave tė tij fetare, ka qenė nacionalizmi dhe mbijetesa e tij politike, jo domosdoshmėrisht tė radhitura nė kėtė formė. Zogu ka qenė akuzuar si AntiKatolik, por nuk jam i sigurtė nėse kjo qėndron. Unė mendoj se ai besonte nė konceptin e tij tė njė shteti modern perėndimor, nė tė cilin nuk kishte vend pėr paragjykimet fetare dhe nė tė cilin feja nuk do tė luante rol politik.       
 
Motivimet e fashistėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishin tė ndryshme. Pėr italianėt qėndrimi i tyre disi i butė lindte pjesėrisht nga mungesa nė rrugėn e traditės sė antisemitizmit, italianėt gjithashtu dėshironin t’i pengonin gjermanėt kurdo u jepej shansi. Italianėt gjithashtu ishin tė ndėrgjegjshėm se anti-Semitizmi thjesht nuk rezononte me Shqiptarėt dhe ata ishin tė menēur sa duhet pėr ta kuptuar se antisemitizmi aktiv pėr pasojė do tė kishte dhėnė pak nė rrugėn e kapitalit politik. Motivacioni Gjerman ishte mbi tė gjitha pragmatizėm. Neubacher ka pasur tė ngjarė tė mos kishte qenė i interesuar nė mėnyrė tė veēantė pėr tė shpėtuar hebrejtė, por e ndjeu se detyra e tij do tė lehtėsohej dhe do tė forcohej pozita e gjermanėve nėse ai do tė arrinte tė pėrmbushte nocionin e “sovranitetit relativ”.
 
Por cili ishte motivi i shqiptarėve, qė morėn nė shtėpitė e tyre jo vetėm hebrejtė e Shqipėrisė, por edhe hebrejtė e huaj, i mbrojtėn ata dhe i mbajtėn tė sigurtė shpesh pėr muaj me radhė, madje pėr vite, cili ishte motivi? Pjesė e pėrgjigjes ishte mungesa e kėrcėnimit.  Hebrejtė e Shqipėrisė, madje edhe tė shtuar me numrin e refugjatėve hebre – ishin, padyshim, nė numėr tė kufizuar, kėshtu qė ata nuk pėrbėnin kėrcėnim. Por unė jam i mendimit se ka mė tepėr pėr tė shpjeguar kėtė qėndrim. Tradita shqiptare e mikpritjes dhe besa, natyrisht, qė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm.
 
Por, nė fund tė fundit, njė pjesė e motivacionit u inspirua nga njė tolerancė mė e thellė fetare, gjė e cila mund tė tregohet nga njė koment i Herman Bernstein, qė e ka shkruar nė fillim tė viteve 1930. Ai ka thėnė: “Nė Shqipėri nuk ka asnjė gjurmė  diskriminimi kundėr hebrejve sepse Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet e pakta nė Europė ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnė.”
 
Historia e hebrejve nė Shqipėri gjatė periudhės zogiste dhe asaj tė Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė e mirėnjohur nė Shqipėri, por ėshtė mė pak e mirėnjohur jashtė, prandaj duhet tė jetė e mirėnjohur edhe jashtė Shqipėrisė. Konferenca, si ajo e referuar nė kėtė vepėr dhe ky botim, do tė ndihmojnė nė kėtė proces. 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.