|
13
prill 2004 / TN
Agron XHEMAJLI
-
Ndėr
kohė tė ndryshme kanė qarkulluar ide tė shumta pėr ēėshtjen e
statusit tė Kosovės. Janė shfaqur e pėrfolur ide nga mė tė
ndryshmet, nga politikanė e shkencėtarė tė jashtėm e tė brendshėm
dhe tė atyre nga ana e pushtuesve. Kur ėshtė fjala pėr idetė e tė
tjerėve ndaj kėtij problemi, tė atyre qė janė nė pushtet, ato kanė
lėvizur nga mbetja e Kosovės nė gjendje tė pushtimit total deri te
njė formė e qeverisjes mė liberale, por kurrsesi nuk ka pasur ide qė
tė njihet e drejta jonė pėr vetėvendosje.
-
-
Si
shumė herė mė parė, edhe kėtė radhė, nėn trysninė e opinionit dhe tė
lėvizjes sė popullit, kreu i pushtuesit serb, vetė del me njė
kėrkesė qė prek statusin politik tė Kosovės. Pikėrisht ėshtė fjala
pėr konceptin e Koshtunicės pėr autonomi territoriale e politike,
i cili po komentohet, herė si ndarje, e herė si kantonizim, por sido
qė tė jetė kemi tė bėjmė me njė ide nga kėndi i shtypėsve dhe
kolonialistėve qė duhet tė trajtohet me seriozitet.
-
-
Kėtu
posaēėrisht ėshtė me inetres tė dihet se ēka nėnkupton nė praktikė
kjo ide. Ideja e serbėve pėr mė shumė autonomi territoriale tė
pakicės sebe nė Kosovė ėshtė nė pėrputhje me frymėn e Rezolutės
1244. Decentralizimi dhe multietniciteti si qėndrime tė UNMIK-ut do
ti hapin rrugėn kėtij koncepti qė po insiston kreu shtetėror serb.
Ideja e autonomisė pėr pakicėn serbe, nė fakt ėshtė ide pėr
pėrforcimin e pozitave politike tė Serbisė nė Kosovė dhe pėr kėtė
qėllim ėshtė duke shfrytėzuar portėn e madhe tė quajtur
decentralizim.
-
-
-
Lidhja e kėsaj ideje me decentralizimin
-
-
Edhe
mė herėt, kur ėshtė bėrė fjalė pėr decentralizimin, ne kemi thėnė se
ai ėshtė njė plan i dėmshėm pėr Kosovėn nė gjendjen aktuale.
Konstatimi se kjo ėshtė njė derė pėr rikolonizimin e Kosovės, po
vėrtetohet tani nga hapat e Serbisė, e cila nėpėrmjet kėsaj dere
don ta pėrbirojė politikėn e kolonizimit tė tokave tona. UNMIK-u nuk
do ta kundėrshtojė njė politik tė tillė tė Serbisė. Pra, Serbia (dhe
ata qė po e pėrkrahin atė nė Kosovė) kanė ndėrruar paksa taktikėn e
kolonizimit, duke e modernizuar atė, duke e quajtur decentralizim,
multietnicitet, etj., mirėpo duke mbetur me pėrmbajtje tė njėjtė:
pushtues dhe kolonizator.
-
-
Decentralizimi, i cili u riaktivizua nė tė njėtėn kohė me planin ose
idenė e Koshtunicės pėr autonomi territoriale tė serbėve nė
Kosovė, ėshtė njė gacė e mbuluar, e cila do tė rindezė pra njė prush
tė quajtur luftė.
-
-
-
Qėndrimi i Kėshillit tė Sigurimit, i BE-sė dhe i institucioneve tė
Kosovės ndaj idesė sė qevrisė serbe pėr rirregullimin administrativ
tė Kosovės
-
-
Deri
mė tani qėndrimi i KS dhe i BE-sė ėshtė nė favor tė decentralizimit.
Ato ndonėse verbalisht deklarohen se gjoja nuk do tė ketė
decentralizim mbi baza etnike, megjithatė gjendja nė terren tregon
pėr njė qėndrim tjetėr. Ekzistimi i enklavave ėshtė njė dėshmi pėr
njė gjė tė tillė. Ato paraqesin njė decentralizim tė tillė. Por,
siē u bė e ditur pėr opinionin e gjerė, tanimė Serbia po punon qė
kėtė decentralizim etnik ta forcojė edhe mė shumė nėpėrmjet njė
plani tjetėr, tė atij tė autonomisė territoriale tė serbėve
brenda Kosovės.
-
-
Pėr
kėtė qėllim Kuvendi i Serbisė ka formuar njė komision, i cili do tė
punojė mbi parimet e pėrcaktuara nė rezolutėn e kėtij kuvendi tė
nxjerrė mė 26 mars 2004, nė lidhje me Kosovėn. Kjo rezolutė ėshtė
njė parapėrgatitėse e terrenit (pikėmbėshtetje juridike e politike)
e idesė sė autonomisė qė e pėrfaqėsoi publikisht kreu i qeverisė
serbe, Koshtunica. Nė kėtė dokument falsifikohen argumentet pėr
domosdonė e njė veprimi tė tillė me prapavijė politike.
-
-
Ėshtė
e qartė se pėrmes njė autonomie mė tė madhe pėr enklavat, qeveria
serbe don ta forcojė elementin shtetėror nė Kosovė, e me kėtė edhe
atė demografik (kolonozues), sepse kjo ka qenė edhe shtylla e gjithė
politikės kolonialiste e tė gjitha regjimeve serbe nė Kosovė: pa
pushtet nuk mund tė bėhen kėto gjėra. Andaj. autonomia
territoriale ėshtė mė shumė pushtet shtetėror serb nė Kosovė.
Mirėpo, as UNMIK-u nuk duhet tė harrohet, sepse ai do ta kryejė njė
pjesė tė kėsaj pune nė vend tė Serbisė. Rezoluta e lartpėrmendur e
Kuvendit tė Serbisė thirret dhe mbėshtetet nė Rezolutėn 1244, duke
ia rikujtuar misionit ndėrkombėtar se ajo duhet tė respektohet nė
tėrėsi, pėr ēka nuk ka hezitim nga ana e tij.
-
-
Duke u
bazuar nė kėrkesėn e kėsaj rezolute se ėshtė e domosdoshme tė
formulohet njė mėnyrė mė efikase e mbrojtjes (sė pakicave v.j.),
disa prej tė cilave edhe ceken nė Rezolutėn 1244 tė KS OKB,
qeveria serbe don tė justifikojė autonominė territoriale, tė cilėn
e kėrkon pėr serbėt nė Kosovė dhe tė vazhdojė politikėn e ndarjeve
administrative-territorilale tė bėra disa herė nė tė kaluarėn.
-
-
Tani
fjala ėshtė pėr njė projekt tė ri tė kėtyre ndarjeve, sepse i
deritanishmi ėshtė konsumuar dhe qevria serbe don ta nxjerrė njė
tjetėr mė tė avancuar dhe, sipas asaj qė u publikua nė gazetėn
malaziase Dan, del se afėr 50 pėr qind e territorit administrativ
tė Kosovės banohet me serbo-malazias! Natyrisht qė kjo nuk ėshtė e
vėrtetė. Dhe, natyrisht qė nė kushtet e administrimit ndėrkombėtar,
e sidomos qėndrimit tė tij privilegjues ndaj pakicės serbe, qeveria
serbe ka gjetur korridorin e pėrshtatshėm pėr imponimin e njė
rirregullimi administrativ mė tė pėrshtatshėm, e posaēėrisht duke
shfrytėzuar manipulimet e UNMIK-ut dhe tė OSBE-s me shifrat e
serbėve nė Kosovė, pėr ta bėrė kėshtu zgjerimin e territoreve tė
populluara me serbė. Se a do tė mund ta bėjė kėtė, do tė varet nė
rend tė parė nga vetė ne.
-
-
Se a
do ta pranojmė apo jo njė gjė tė tillė, varet dukshėm edhe nga
qėndrimi i institucioneve dhe i subjekteve politike, nga ajo se si
do ta sqarojnė ato kėtė politikė para popullit. Deri mė tani
qėndrimi i tyre ėshtė shumė negativ. Institucionet, edhe pse i
shohin manipulimet e hapura tė UNMIK-ut dhe tė Serbisė me
decentralizimin dhe me idetė e ndryshme pėr rirregullime
administrative, nuk lėvizin pėrpara. Ato janė gozhduar e ia kanė
lidhur vetes kėmbėt nėn korniza tė vjetra politike, sepse gjendja nė
Rezolutėn 1244 nuk ndryshon aspak nga ajo e paraluftės, duke qenė se
edhe tani Kosova konsiderohet pjesė e Serbisė, e nė ēbazė gjejnė
mbėshtetje edhe veprimet e Serbisė ndaj Kosovės.
-
-
Pavarėsisht prej kėsaj, ne nuk duhet tė biem pre e ndonjė ideje qė
synon ta ruajė a ta vazhdojė robėrinė tonė, nė ēdo pėllėmbė tė
tokave tona me shumicė shqiptare. Tezat se ka kaluar koha e shteteve
kombėtare, tė cilėn e ngrenė politikanėt e BE-sė, ėshtė njė
mashtrim, sepse secili shtet evropian ka njė shumicė kombėtare qė e
udhėheq shtetin dhe ka pakica tė ndryshme kombėtare, pavarėsisht
nivelit tė tė drejtave tė tyre.
-
-
Problemi i Kosovės nuk ėshtė problem i tė drejtave tė njeriut a tė
pakicave, por ėshtė njė problem i tė drejtave tė shumicės, pra ėshtė
promblem kombėtar i shqiptarėve, i cili nuk ėshtė zgjidhur drejt
edhe si pasojė e qėndrimit regresiv tė fuqive evropiane deri mė sot.
Dhe, ky qėndrim do tė ndryshojė nė tė mirėn tonė vetėm nė saje tė
vendosmėrisė sonė dhe rrugės sė qartė drejt lirisė. Evropa dhe bota
do ti njohin tė drejtat tona kombėtare vetėm pasi ne me organizimin
tonė politik tė shėndoshė dhe tė qartė ta bėjmė kėtė realitet.
|
|