|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Botime

 
 

AMERIKA TOKĖ E ĖNDRRUAR

 
 

 
 
Albana Mėlyshi-Lifschin, „UDHĖTIM NĖ HISTORINĖ AMERIKANE“, enciklopedi, botoi Shtėpa Botuese „ DITA 2000“, Tiranė 2003, faqe 362. ISBN 99927-912-3-3
 
Shkruan: Shefqet DIBRANI

Albana Mėlyshi-Lifschin ėshtė autore e librit "Udhėtim nė Historinė Amerikane", libėr ky i pėrgatitur nė mėnyrė konēize dhe me njė botim special qė u distribua nga Shtėpia Botuese „Drita 2000“ nė Tiranė nė fundvitin 2003.
 
Ky libėr i jep njė reputacion domėthėnes autorės e cila me vetmohim ka arritur tė realizoj njė vepėr monumentale pėr karrieren e saj. Libri ėshtė me pėrmasa enciklopedike dhe njė dokumentar i domosdoshėm pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė mėsojnė dhe informohen pėr karrieren e lavdishme tė personalitetev tė caktuara tė cilat i dhanė emėr e famė Amerikės, jo vetėm kaq libri nė fjalė ėshtė njė kontribut i veēantė qė autorja i ka dhėnė bibliotekave dhe librarive, po nė mėnyrė tė veēantė botuesit e poetit Preē Zogaj qė ka realizuar projektin nė fjalė, ngase pėr tė parėn herė nė kėtė formė dhe nė kėtė shkallė sajohet njė libėr me vlera tė posaqme letrare, historike dhe informative tė njė niveli enciklopedik pėr „Tokėn e ėndrruar“ dhe tė adhuruar nga miliona njerėz tė botės, pra jo vetėm tė atyre qė jetojnė nė Amerikė, por Amerika shquhet si njė ėndrrallė  e mrekullive tė pafundme pėr shumė qytetar tė vendeve tė zhvilluara nė Evropė, Azi, Afrikė dhe kudo nė botė, prandaj libri edhe nė kėtė plan merrė njė vlerėsim pozitiv.
 
Padyshim, botimi i librit "Udhėtim nė Historinė Amerikane" i  Albana Mėlyshit-Lifschin ėshtė njė mirėseardhje kuptimplote pėr lexuesin shqiptar kudo qė ai jeton, por sidomos pėr ata qė jetojnė nė trojet e veta etnike tė cilėt do tė kenė rastin tė mėsojnė e informohen mė pėr sė afėrmi dhe drejtpėrdrejt me jetėn dhe zhvillimet historiko kulturore tė kėtij vendi. Nė librin „Njė udhėtim nė Historinė Amerikane“ Albana Mėlyshi-Lifschin  pėrfshinė njė histori tė gjėrė qė nga formimi i vendbanimeve tė para nė Shtetin Virxhinia  nė vitin 1607 e deri nė atentatin terroris mbi Qendren Botėrore tė Biznesit mė 11 shtator 2001, duke udhėtuar nėpėr ngjarje kulmore qė ka kaluar Amerika.
 
Me shkrimin „Ato ishin 13 koloni…“ nis „udhėtimi nė Historinė Amerikane“ , qė nga kolonia e parė Xhejmstauan e themeluar nė vitin 1607, e deri te Dy Karolinat e Jugut konkretisht me krijimin e Xhorxhias nė vitin 1732 do tė mbyllet cikli i formimit tė kolonive Angleze nė kėtė vend.  Krijimi i drejtėsisė Amerikane, lindja e shtypit tė lirė Amerikanė, dhe karrierat e gazetarisė dhe drejtėsisė janė njė pikė kulmore ku mund tė mėsojnė ata qė synojnė  drejtsinė dhe ata qė synojnė tė nxijnė faqet e letrės sė bardhė.
 
Mbrenda kėtij libri (me pėrmasa tė njė enciklopedie), shėnimet janė tė dhėna nė formė tė shkurtėr dhe tejet konēize, me njė gjuhė poetike dhe me nuancime tė bollshme letrare qė e bėjnė mė tė kollajshėm pėr t’u pėrdorur mirė, drejt dhe shpejt duke shpluar njė histori tė tėrė nė njė perudhė mėse 400 vjeēare, nė tė cilėn kanė lindur, janė rritur dhe kanė zhvilluar karrierėn e tyre personalitete tė shquara tė kulturės, letėrsisė, artit e shkencės, politikės dhe diplomacisė, veprimtaria e tė cilėve ėshtė reflektuar nė zhvillimet e gjithmbarshme tė kėtij vendi qė ia kanė rritur famėn Amerikės si vend i tokės sė premtuar, duke mos lėnė pore tė jetės pa prekur e pėrshkruar nė njė mėnyrė voluntariste gjė qė e bėjnė librin tejet interesant. Nėpėr faqet e librit do tė gjenden tabllo nga fusha e industrializimit dhe zhvillimeve shoqėrore e politike nė njėrėn anė, tė letėrsiė artit e kulturės si njė epiqendėr, dhe nė planin e tė drejtave tė njeriut e sidomos roli i femrės nė zhvillimin dhe emancipimin e kėtij kontineti nė anėn tjetėr, fama e tė cilit tani mė jo vetėm qė reflekton por ndikon drejtpėrdrejt nė tė gjitha fushat e zhvillimeve botėrore.
 
Libri ka marrė edhe njė formė tė librit biografik ngase nėpėr te kujdesshėm, nė mėnyrė tė shkurtėr dhe tė pėrmbledhur, vetėm mbrenda pak rrjeshtave, jan paraqitur biografitė e shumė e shumė personaliteteve tė shquara duke filluar nga „pesė burrat qė ndryshuan historinė e Amerikės“: 1.Xhorxh Uashingtoni, 2.Benxhamin Frenklini, 3.Tomas Xhefersoni, 4.Aleksandėr Hamlitoni, 5.Xhon Adamsi, dhe pėr tė gjithė burrėshtetasit Amerikan, por ka shėnimie edhe pėr personalitete tė tjera qė kanė ndikuar nė kėto ndryshime si psh: Harriet Biēer Stou, Klara Barton, Endrju Karnixh, Margaret Sanger,  Frenklin dhe Eleonora Ruzvelti, Martin Luter King (i riu) etj. Kėto shėnime nė shumicėn e rasteve janė ilustruar me portrete e fotografi qė e bėjnė librin tėrheqės dhe i japin edhe njė vlerė mė shumė nė planin dokumentar.
 
4 Korrik 1776 – Shpallja e Pavarėsisė sė Amerikės, kryeqyteti i ri Amerikan, lindja e Himnit tė Flamurit Amerikan,  si lindi emri „Shtėpia e Bardhė“,  Statuja e Lirisė, apo shkrimet mė pak diskursive: Zbulimi i floririt nė Kaliforni, nga Historia e Postės Amerikane, krijimi i Kryqit tė kuq Amerikan, Episode mbi shėrbimin sekret Amerikan, mbi konfliktet ndėrqytetare nė Amerikė etj. do tė janė shkrime qė zgjojnė kuorizitetn e secili. Por jo vetėm kaq libri ėshtė i pisur edhe me shumė informacione tė vlefshme qė janė si njė margaritar pėrplot kuorizitete tė pafundme.
 
Udhėtimi nėpėr libėr mund tė pėrjetohet edhe si njė udhėtim pėrrallor nėpėr Kontinentin Amerikan, mbase njė mėsim i vyeshėm mbi shumė ngjarje interesante, ku do tė zbulohen mjaftė fshehtsi pėr personalitete udhėheqėse, pėr gra tė shquara tė artit e kulturės dhe pėr jetėn e tyre pėrrallore sidomos pėr „zonjat e para“ tė Shtėpisė sė Bardhė. Aktor filmash me famė botėrore, letrar e muziktar qė kanė tronditur themelet e globit duke i lėnė gjurmėt e tyre tė pashlyera jo vetėm pėr Amerikėn por pėrgjithsisht pėr planetin. Nėpėr libėr pėrfolen ushtarak dhe luftra tė ashpra, por edhe pėrpjekje pėr realizimin e tė drejtave qytetare pėr rraca dhe popuj tė shtypyr siē kanė qenė zezakėt meksikanėt, si dhe pėr liritė fetare dhe tė tė drejtave gjinore etj, etj.
 
Libri duhet shiquar edhe nė prizmin psikologjik nga i cili mund tė mėsojnė sidomos familjarėt e tragjedive tė mėdha tė cilėt kanė pėsuar humbje nė njerėz dhe kanė pėrjetuar dhunė mizore nė familjarėt dhe tė dashurit e tyre. Nėse kėta pėrsona do ta lexojnė kėtė libėr mė me vėmendje do tė venerojnė se nuk janė vetėm, se tragjedit janė tė pafundme dhe tragjeditė iu kanė ndodhur edhe idhujve nė mesin e tyre shumė personalitete tė shquara tė Amerikės, tė cilėt kanė pėrjetuar humbje dhe tmerre sikurse ata nė anėtarėt e familjės dhe te tė afėrmit e tyre. Prandaj konstatojm se „Rruga e karrierės nuk ėshtė e shtruar me dafina?!“, ajo ėshtė me shumė tė papritur dhe pėr tu realizuar njė karrierė e mirėfillt duhen pėrpjekje, duhen sakrifica.
 
Nė planin sociologjik, ky libėr ėshtė i domosdoshėm pėr ta lexuar sidomos klasa politike shqiptare e cila „aty mund tė pėrftoj shumė nga leximi i vemendshėm i ketij libri“ ka theksuar edhe profesor Peter Prifti nga Kalofornia, prandaj klasa politike shqiptare e cila ka vendosur tė bėjė karrierė politike duhet tė mėson se ēka duhet sakrifikuar pėr Atdheun dhe sa duhet pėr tė punuar nėse dėshirojnė pastaj me u nderuar dhe rrespektuar nga breza tė tėrė qytetarėsh.
 
Libri i Albana Mėlyshit-Lifschin „Udhėtim nė Historinė Amerikane“ ėshtė njė ogur i mirė dhe iu dedikohet tė gjitha shtresave qytetare pėr tė mėsuar secili ngapak se si bėhet Atdheu, si duhet nderuar Atdheu, ēfarė duhet bėrė e ēfarė duhet punuar pėr Atdheun, sepse historia e njė vendi nuk bėhet  me shtyrje brrylash dhe pėrmirėsim datash historike, duke i rregulluar ngjarjet sipas rastit e ēastit. Edhe nė kėtė prizėm libri „Udhėtim nė Historinė Amerikane“ do tė ketė edhe njė vlerė edukative dhe do tė zė vendin e merituar, qoftė nėpėr librarit e vendit apo edhe nėpėr instuticionet edukativo- arsimore. Me njė fjalė „Udhėtim nė Historinė Amerikane“ i Albana Mėlyshit ėshtė njė „Vepėr e  njė kėrkimi tė kujdesshėm dhe e shkruar nė mėnyrė tė gjallė“ ka theksuar Nikolla Pano  profesor nė Western Illinois University.
 

                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.