|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Destine paralele

 
 

MITROVICA E KOSOVĖS DHE TRANSNISTRIA

 
 

 
12 prill 2004 / TN
 
(Gjurmave tė njė dorėshkrimi tė kahmotshėm, qė tė shtyn tė krijosh  bindjen, se agjentura serbe dhe injorantėt tanė, mund tė kenė gisht nė varfėrimin e Kosovės dhe satanizmin e shqiptarėve, para opinionit ndėrkombėtar)
 
Tiberius PUIU, Bukuresht
 
Paralelisht me hyrjen e trupave tė OKB-sė nė regjionin e Kosovės, u krijuan kushte pėr njė jetė tė qetė, me kushtin qė banorėt e saj, tė jetojnė sėbashku. Nga ana e serbėve, e braktisėn Kosovėn ata qė kishin dėshironin t’i nėnshtrojnė dhe t’i varfėrojnė shqiptarėt. Pėr shqiptarėt nuk ėshtė lehtė ta harrojnė kalvarin nėpėr tė cilin kanė kaluar, dhe mu nga ky shkak diskursi pėr njė fqinjėsi tė mirė, nuk ndihmon gjithmonė.
 
Duke patur parasysh faktin se hakmarrjet e disa shqiptarėve nė Kosovė nuk pėrbėjnė rezultatin e ndonjė terrorizmi shtetėror, por aksione individuale, qė pėr fat tė keq, nuk duhet tė ndodhin. Por, rezultati i kėtyre aksioneve ėshtė shumė mė i vogėl se sa ai i popullatės serbe, qė nė Mitrovicė, pėr shembull, vazhdon tė ketė po atė qėndrim kolonialist ndaj shqiptarėve. Fjala ėshtė pėr aksione tė shpeshta, tė realizuara pėrmes investigimit, respektivisht pjesėmarrjes sė disa agenjtėve tė dėrguar nga Jugosllavia. Nė kėtė situatė, nuk mund tė bėhet krahasimi ndėrmjet Mitrovicės dhe Transnistrisė.
 
Transnistria ėshtė ajo pjesė e territorit tė ish-Republikės Socialiste Sovjetike tė Moldavisė, e cila, njėsoj si Mitrovica, i ėshtė nėnshtruar nė njė mėnyrė tė fuqishme kolonializimit. Kėtu u vendos farefisi dhe familjet e ushtarėve nga garnizoni i fuqishėm (sovjetik), tejmatanė lumit tė Nistrit (tanke, aviacion, raketa, infanteri).
 
Pasiqė u mėsuan me jetesėn e mirė nė Moldovė (klima mė e butė se nė Rusi, bollshmėri produktesh ushqimore, vende udhėheqse apo privilegje tė siguruara – vetėm pėr rusėt), rusėve u vjente rėndė t’i braktisin kėta vende. Shpallja e pavarėsisė sė Republikės sė Moldovės (1991), i shtynte ta kuptojnė kėtė si rast, si humbje e kėtyre privilegjeve, si dhe detyrimin pėr ta pėrvetsuar gjuhėn rumune, tė cilėn e nėnēmonin deri atėherė. Pėr atė, tė stimuluar nga forca imperialiste ruse,  ēuan krye kundėr autoriteteve demokratikisht tė konstituara tė republikės.
 
Kolonialistėt duan ta shpėtojnė njė pjesė tė asaj qė s’u pėrket
 
Nė Mitrovicė, pas grevave tė punėtorėve shqiptarė tė viteve 1980-tė, u sollėn mijėra punėtorė serbė, me familjet e tyre, qė i gėzonin tė gjitha privilegjet. Kėta janė protagonistėt e konfrontimeve tė sotme. Njėsoj si rusėt e Transnistrisė, kėta u vetėbindėn mbi superioritetin e tyre ndaj shqiptarėve vendalinj, si dhe ndaj legjitimitetit tė “tė drejtave tė tyre speciale”, duke qenė njė komb pėrvetsuesish, tė “krijuesve tė shtetit”. Mu pėr kėtė u paraqitėn nė Transnistri organizatat kazake, ndėrsa nė Kosovė organizatat e ēetnikėve, si njė shprehje e kėtij superioriteti, dhe e faktit, se argumenti i tyre ėshtė forca.
 
Incidentet (e pėrgjakshme) nė mars tė vitit 1990 (ndėrmjet rumunėve dhe hungarezėve), nė Tėrgu Muresh, kishin rolin pėr t’ia sugjeruar popullatės rusofonė tė Moldavisė, faktin se njė bashkėjetesė nė kuadrin e Rumanisė, do tė ishte e vėshtirė, madje edhe e pamundur. Pėr atė, ėshtė vėshtirė tė hidhet poshtė ndjenja, gjoja se ato kanė qenė tė organizuara mu pėr qėllim, tė pengimit tė njė bashkimi eventual, apo afrimit tė Moldavisė me Rumaninė. Nė kėtė drejtim, janė tė konceptuara dhe realizuara, edhe akcionet nė Mitrovicė tė Kosovės, provokime qė do ta shtynin opinionin publik ndėrkombėtar, tė krijojė bindje pėr pamundėsinė e bashkėjetesės, ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve.
 
Siē duket, esenca ėshtė e ngjashme me rastin e Transnistrisė: kolonialistėt duan ta shpėtojnė njė pjesė tė asaj qė s’u pėrket. Ishpresidenti i Jugosllavisė, atėherė mik i mirė i Millosheviqit, Dobrica Qosiqi, e prekonizonte ndarjen e Kosovės, regjionin e Mitrovicės, me pasuri tė shumta minerale, duke ia rikthyer Jugosllavisė, ndėrsa regjionin tjetėr Shqipėrisė. Dhe meqė analogjitė janė tė shumta, ėshtė qartė se serbėt e Kosovės nuk mund tė pranojnė idenė pėr tė qenė minoritet kombėtar nė njė shtet tjetėr, dhe t’i humbin privilegjet qė i kishin, vetėm e vetėm se i pėrkisnin kombit dominues.
  
 
( Bukuresht, 2000. Autori ėshtė shkrimtar rumun me prirje tė theksuara antikomuniste, ish-funksionar i lartė, nė kabinetin e kryeministrit Radu Vasile. Pėrktheu: Baki Ymeri )


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.