|
-
10
prill 2004 / TN
-
-
( Arif Molliqi
"Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D." poezi, botoi Shtėpia Botuese "
Faik Konica", Prishtinė 2004 )
-
-
Selmon ETHEMI
-
-
-
1.
-
-
Pas vepres poetike "
Premiera e njė pranvere", me tė cilėn kishte tėrhequr vėmendjen e
opinionit tonė kulturor, poeti Arif Molliqi, tashmė i prezentuar nė
hapėsirėn tonė krijuese me dhjetė vepra letrare, kėto ditė u shfaq
mė pėrmbledhjen mė tė re, "Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D." Qė nė
fillim, duhet ta them se kronosi i gatimit tė kėtyre poezive ėshtė
njė pelegrinazh paksa groteske qė i bėn autori kohės dhe vendit. Sė
kėndejmi, i ftohtė.
-
-
Ndėrkaq, rigjetja e
kėsaj substance poetike mė pelegrinazhin e ftohtė, ėshtė ndėrtuar
mbi shqetėsimet e brendshme, brenda tė cilave protestohet, jo vetėm
pėr tė pohuar tė vėrtetėn, por edhe pėr tė treguar ate.
-
-
Nė pėrmbledhjen e re
poetike, ashtu si edhe nė pėrmbledhjen e poezive para kėsaj, autori
nuk ėshtė lodhur tė krijojė asnjėherė njė strukturė tė pėrkryer
formale tė tipit eliptik, dhe as iluzionin e librit tė kufizuar
sipas disa rregullave. Por, ai ka bėr thyerje tė skemave letrare,
edhe brenda substancės poetike, duke i ikur retorikės dhe
aklamacioneve, qė aq shumė i gjejmė nė vargjet e poetėve tė sotme.
Ndėrkaq rezonanca e librit mbėshtetet nė imazhe harmonike tė
ndėrtuara me mjete figurative tė paradoksit, tė groteskut dhe tė
ironisė. Ky funksion paradoksal, herė-herė duket se errėson apo e
hermetizon mendimin, por qė e detyron lexuesin tė jetė i vėmendshėm,
ta kuptoj, kur ka paradoks individual tė mendimit, e kur universal.
-
-
Nė njė rast Adem
Gashi, pėr poetin Molliqi, pat thėnė: " Arifi ėshtė ndėr autorėt e
paktė qė ka disiplinuar ndjenjėn dhe mendimin." Kjo shkathtėsi,
"disiplinimi i ndjenjės me mendimin", ndonėse u jap poezive ton tė
veēantė poetik, megjithatė, ėshtė lehtė ta kuptosh sė tek kėto
poezi, vetėm sa transferohet bota qė e sheh autori. Ajo bota qė e
takon autori ngado qė shkon, pse jo, edhe nė qytetin D. nė kuptimin
universal.
-
-
Aspekti tjetėr, mė i
rėndėsishėm qė gjendet brenda kėtyre poezive, ėshtė identifikimi
sensual i autorit, me gjithė ato qė takohet, do tė thoja, qė i dalin
pėrpara, gjatė pelegrinazhit. Kėto janė situata qė i hulumton dhe i
pėrshkruan pa retorikė, duke i thėnė me njė mendim specifik tė
zhurshėm pėrmes vargut. Kėsisoji ai futet nė njė formė tė re,
qartėsia e sė cilės vėrehet nga alegoria brenda groteskės. Kėtu ai
pėrpiqet ta ngėrthen ēdo formė tė re nė tė jetuarit e njerėzve nė
qytetin D., duke filluar nga nuancat deskriptive e deri tek ato
filozofike e satirike.
-
-
Pelegrinazh i ftohtė
metaforikisht ėshtė njė ecje e pakryer. Qė nuk ia dijmė as emrin:
-
-
Mė shurdhon njė
fjalė
-
Qė mė rri gjithė
kohėn mbi kokė
-
As emrin nuk ia
mėsova ( faqe 11).
-
Ose;
-
-
Vetėm shtėpia heshti
-
Kur u ēmendėn
krushqit
-
Nga zhurmė e lodrave
-
Tė akorduara me
bisht qeni
-
( Duvaku pėr nusen)
-
-
Por nuk ėshtė vetėm
rrugėtimi i pakrye qė shpie tek qyteti D., por janė tė gjitha ato qė
ndodhin brenda dhe jasht tij. Sepse, edhe pasi kemi arritur aty,
hasim diēka qė kėrkohet tė mposhtet kolektivisht. Dhe, kėshtu, nė
kulmin e mynxyrės, shtėpia, natyrisht, ka edhe fuksionin mė tė
rėndėsishme metaforikisht nėna shqiptare. Ėshtė e ftohtė Shqipėria
-shtėpia e tė gjithė shqiptarėve, qė hesht edhe kur krushqit- miqėt
politik tė saj, mbartin tragjedinė nė trupin tjetėr tė coptuar.
Metaforikisht kjo ma kujton Ali Podrimje: /Xhexhe je/ Xhuxhe je
moj/. Prandaj, kėto gjithmonė janė motive tė ftofta qė nuk e
pėrjashtojnė njėra tjetrėn:
-
-
-
2.
-
-
Molliqi para se
gjithash, mė shumė e kėrkon rrugėn poetike pėrmes poezive tė
shkurtėra, duke shpreh sa mė shumė ndjenja e mendime, me sa mė pak
fjalė, njė rrugė poetike e Xhon Kitsit. Nė poezitė e shkurtėra, e
sidomos nė sonete, Kitsi e arriti pjekurinė dhe thellėsinė e
shprehjes poetike. Andaj, kėtu na del se autori nėpėr ketė rrugė e
shpalos pėrpara lexuesit e gjithė panoramėn e atyre gjėrave qė i
gjėn gjatė pelegrinazhit nė qytetin D. Ai vetėm sa e ngacmon
mendimin e lexuesit, i jep drejtimin duke i lėnė fushė tė hapur
fantazisė se tij. Sepse, sa mė i pasur tė jetė mendimi me elemente
figurative, aq mė e lartė ėshtė mjeshtėria poetike e vargut:
-
-
Nė mjegullėn e
vjeshtės
-
kthehen tė vonuarit
-
me duart nė kokė
-
shikojnė njė
pėrmendore tė vjetėr
-
e mbajnė tė mos u ik
-
-
Nė errėsirė
pėshtyjnė pėrpjetė
-
ta pėrlyejnė qiellin
me sharje
-
-
presin breshėr nė
vend tė shiut
-
t“i pastojnė njollat
e fytyrės
-
-
atė ditė e sot
-
ndryshe flasin e
ndryshe mendojnė
-
( Rrugė e ēuditshme)
-
-
Shpeshherė lexuesi
s“mund ti lexoj poezitė e Arif Molliqit kalimthi, vetėm duke i
shfletuar. Atyre u duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm e tė prirė pėr
tė kapur nė ēast, ē“ka do tė thotė poeti. Sepse, tė poezitė e
shkurtėra, poeti mė pak fjalė tė mbeshtetura mjeshtėrisht, na jep
kuadro tė gjalla ku dalin nė pah problemet apo brengat e jetės,
gjatė pelegrinazhit tė ftohtė. Mund tė thuhet lirisht se Molliqi,
nuk ka eksperimentuar me fjalė tė buta as atėherė kur gjendet nė
kėto rrethana, qė atij aspak nuk i pėlqejnė. Ēdo poezi e tij mund tė
konsiderohet si njė botė pa komlekse, ku gjėrat thuhen zėshėm pėrmes
vargut. Ja, sa pėr ilustrim, disa shėmbėllima:
-
-
/ Nė shkrimet e
biografisė shkrova/ e kapa gjarprin pėr fyti (f. 30),
-
/Tė vdekurit i
dilnin mangut/ harronte ta numėrojė vdekjen e vet(f.37),
-
/ Eu po jetė pise
qenka kjo/ kur flas me njerėz/ e asnjė fjalė nuk e kuptoj(f.58),
-
/ Nė rrahin e kohės
po freskohen/ me pishė nė dorė korbat (f.65),
-
/Nė pusin e kėsaj
kohe/ zura diēka me grepin e ndryshkur/ lojėn e fėmijėrisė/ varur nė
supet e mia tė lodhura (f.87)
-
-
-
3.
-
-
Krijimi poetik duke
qenė njė akt tėrėsisht individual s“ka sesi tė mos projektojė edhe
trajektorėn e vijės jetėsore tė autorit, megjithatė, nuk mund tė
thuhet se poezitė, apo vepra e Molliqit ėshtė ndonjė ditar poetik.
Kėtė projeksion e gjejmė tek poezia; Ikonografia, Kohė e pėrsėritur,
apo Kohė e plasaritur etjera, por qė pikėrisht kėto ndodhin pėr
shkak tė fuqisė imagjinative qė ka poeti pėr itenerarin e
pelegrinazhit tė tij.
-
-
Tėrsisht i
ndėrgjegjshėm se ēka i fal koha nė tė cilėn jeton, Molliqi duke u
munduar ta kursej lexuesin, ka afrua forma shumė tė thjeshta tė
vargut, por qė e ka ndėrlikuar pėrmbajtjen e tė shprehurit poetik.
Nga kėto pikėvėshtrime poeti jo rrallė nė formė tė narracionit
idealizues paralajmėron idenė mė mėnyrė qė me mjeshtri tė bėjė
transformimin dhe kalimin nė sferėn e lirizmit subtil.
-
Rikthimi tek
evokimet pėr qytetin e tij, nė kuptimin universal-simbolik, pėr
Gjeravicėn, me tone herė-herė himnizuese, se ėshtė e qėndrueshme, e
palėvizshme, dhe, e pėrjetshėm, si njė Zonjė e rėndė, ku edhe
Perėnditė pushojnė, ndihet nota e thellė e romantizmit tė Naim
Frashėrit:
-
-
Portė e qiellit e
rėnda Zonjė Gjeravicė...
-
Ose;
-
Dy Liqenet ata sy tė
bukur Perėndie zbresin poshtė nė fushė...
-
* * *
-
Zbres ngadalė nga
maja e Gjeravicė duke thurur ėndrrėn shqip
-
* * *
-
O zot a do tė dimė
t“i duam Ata sy tė butė tė Gjeravicės
-
( Lirikė pėr liqenet
e Gjeravicės )
-
-
-
4.
-
-
Si ta mbyll kėtė
observim poetik? Thjesht, duke vėnė mendimin nė fund tė shkrimit, nė
kemi pėrmendur vetėm njė nga mozaikėt e mendimeve qė ka kjo
pėrmbledhje poetike, qė ėshtė shumė e pasur dhe shkruar me njė
imagjinatė vėrtetė poetike. Tė shumica e poezive, Molliqi ka
eksperimentuar me figura, metafora, perifraza, duke u mundua ta gjej
formėn e vet pėrmes sė cilės mund tė shpreheshin tė gjitha ato
vargje qė ai meton t“iu jap kuptim universal. Derisa shumė poetė
merren me figura elegjiake tė vatanit, Molliqi ndryshe, vrapon pas
njė vargu tė shkurtėr, por shumėkuptimplotė, duke u bėrė tė
akseptueshme pėr lexuesin nė veēanti, ashtu dhe duke e ngritur
atdheun nė nivelin mė tė lartė poetik pėr kohėn universale.
-
-
Tani, ajo qė
kėrkohet nga kritikėt pėr pėrmbledhjen e poezive tė Arif Molliqit
"Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D.", ėshtė vėshtrimi nė thellėsinė
e ēdo vargu, pėr ta gjetur kohėn e shkuar me tė gjitha plagėt, por
edhe tė sotmėn e ftohtė si shumėsi kuptimore.
-
|
-
|