|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Pėrgėzimet e Presidentit Rugova me rastin e Pashkėve

 
 

 
Presidenti Rugova pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės pėr Pashkėt
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Me rastin e Pashkėve, Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka pėrgėzuar qytetarėt e Kosovės, Imzot Mark Sopin, ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės, dhe Atin e Shenjtė Papa Gjon Palin II.

Nė mesazhin e Presidentit Rugova drejtuar qytetarėve tė Kosovės me rastin e festės sė Pashkve thuhet:

"Tė gjithė qytetarėve tė Kosovės u shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta pėr Festėn e Shenjtė tė Pashkėve.

Dita e Pashkėve ėshtė njė ditė e madhe e ringjalljes sė Krishtit, ditė e ringjalljes sė jetės, tė shpirtit tė njeriut dhe tė mirės midis njerėzve.

Me kėtė rast urime tė pėrzemėrta u shprehim ushtarėve dhe komandantėve tė NATO-s/KFOR-it qė po bėjnė mbrojtjen dhe sigurinė e vendit tonė.

Po ashtu urime u shprehim edhe UNMIK-ut, OSBE-sė dhe pėrfaqėsive diplomatike nė kryeqytetin tonė, nė Prishtinė.

Dhashtė Zoti qė Pashkėt e ardhshme t=i presim me njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės!", thuhet nė mesazhin e Presidentit Rugova drejtuar qytetarėve tė Kosovės.
 
 
Presidentit Rugova pėrgėzoi imzot Mark Sopin, Ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Presidenti Rugova ka pėrgėzuar ipeshkvin e Kosovės imzot Mark Sopin, me rastin e festės sė Pashkėve.

"Me rastin e Festės sė Pashkėve, Ju shpreh urimet e mia tė zemrės dhe tė popullit tė Kosovės.
E ēmojmė lart veprėn Tuaj pėr paqen, mirėkuptimin dhe dashurinė midis njerėzve si dhe pėr pavarėsinė e vendit tonė, Kosovės sonė tė dashur", thuhet nė pėrgėzimet e Presidentit Rugova.
 
 
Mesazh i Presidentit Rugova pėr Atin e Shenjtė, Papa Gjon Palin II pėr festėn e Pashkėve
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Presidenti Rugova ka pėrgėzuar edhe Atin e Shenjtė Papa Gjon Pali II me rastin e Pashkėve.

"Ju lutem pranoni urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės pėr festėn e madhe tė Pashkėve.

Kosova - Dardania antike, nė Ditėn e Pashkėve, nė ditėn e ringjalljes sė Krishtit, ndihet mė shumė e ringjallur pėr tė ngritur mirėkuptimin dhe besimin nė Zotin.

I dashuri Ati i Shenjtė

Nė ditėn e madhe tė Pashkėve, ju lutem tė bėni lutje pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė vendit tim, Kosovės, qė do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės", thuhet nė pėrgėzimet e Prsidentit Rugova drejtuar Papa Gjon Pali II.
 
 

                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.