|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E shtune, 10 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės pėr Pashkėt

  • Presidentit Rugova pėrgėzoi imzot Mark Sopin, Ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės

  • Mesazh i Presidentit Rugova pėr Atin e Shenjtė, Papa Gjon Palin II pėr festėn e Pashkėve

  • Kryeparlamentari Daci pėrgėzoi besimtarėt katolikė dhe qytetarėt e Kosovės pėr festėn e Pashkėve

  • Presidenti Rugova priti dje pasdite njė delegacion parlamentar italian pėr politikė tė jashtme

  • Kryeparlamentari Daci priti njė delegacion parlamentar italian

  • Nė Prishtinė u mbajt manifestimi qendror "Ditėt e shqipes" nė 5-vjetorin e Betejės sė Koshares

  • Nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė u hap ekspozita e fotografive dhe dokumentacionit nga lufta e Koshares

  • Opozita gjermane pohon se ekpertėt sugjerojnė zgjidhjen e statusit tė Kosovės para standardeve

  • Qeveria holndaze financon njė projekt pėr integrimin e komuniteteve nė Gjilan

  • Prej sot pezullohet ora policore nė Sektorin e Lindjes

  • Njė OJQ gjermane ka marrė pėrsipėr riparimin e dhjetė shtėpive nė Prizren

  • Dega e LDK-sė nė Klinė dėnon vrasjet qė ndodhėn nė kėtė komunė

  • Nė Prizren u arrestuan edhe dy persona lidhur me protestat e marsit

  • Nė Prishtinė i pėrfundoi punimet seminari treditor pėr tė drejtat sindikale

  • Komuniteti ēam paralajmėron protesta tė pėrditshme nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera

  • Kastriot Islami ka marrė njė mesazh nga sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell

  • Pėrleshje tė reja kanė shpėrthyer edhe sot nė Falluxha

  • Dy ushtarė amerikanė dhe njė numėr i panjohur kontraktorėsh civilė janė zhdukur nė Irak

  • Tė paktėn 6 minatorė kanė humbur jetėn nė njė minierė tė Rusisė

 
  
Presidenti Rugova pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės pėr Pashkėt
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Me rastin e Pashkėve, Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka pėrgėzuar qytetarėt e Kosovės, Imzot Mark Sopin, ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės, dhe Atin e Shenjtė Papa Gjon Palin II.

Nė mesazhin e Presidentit Rugova drejtuar qytetarėve tė Kosovės me rastin e festės sė Pashkve thuhet:

"Tė gjithė qytetarėve tė Kosovės u shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta pėr Festėn e Shenjtė tė Pashkėve.

Dita e Pashkėve ėshtė njė ditė e madhe e ringjalljes sė Krishtit, ditė e ringjalljes sė jetės, tė shpirtit tė njeriut dhe tė mirės midis njerėzve.

Me kėtė rast urime tė pėrzemėrta u shprehim ushtarėve dhe komandantėve tė NATO-s/KFOR-it qė po bėjnė mbrojtjen dhe sigurinė e vendit tonė.

Po ashtu urime u shprehim edhe UNMIK-ut, OSBE-sė dhe pėrfaqėsive diplomatike nė kryeqytetin tonė, nė Prishtinė.

Dhashtė Zoti qė Pashkėt e ardhshme t=i presim me njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės!", thuhet nė mesazhin e Presidentit Rugova drejtuar qytetarėve tė Kosovės.
 
 
Presidentit Rugova pėrgėzoi imzot Mark Sopin, Ipeshkv i Ipeshkvisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Presidenti Rugova ka pėrgėzuar ipeshkvin e Kosovės imzot Mark Sopin, me rastin e festės sė Pashkėve.

"Me rastin e Festės sė Pashkėve, Ju shpreh urimet e mia tė zemrės dhe tė popullit tė Kosovės.
E ēmojmė lart veprėn Tuaj pėr paqen, mirėkuptimin dhe dashurinė midis njerėzve si dhe pėr pavarėsinė e vendit tonė, Kosovės sonė tė dashur", thuhet nė pėrgėzimet e Presidentit Rugova.
 
 
Mesazh i Presidentit Rugova pėr Atin e Shenjtė, Papa Gjon Palin II pėr festėn e Pashkėve
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Presidenti Rugova ka pėrgėzuar edhe Atin e Shenjtė Papa Gjon Pali II me rastin e Pashkėve.

"Ju lutem pranoni urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės pėr festėn e madhe tė Pashkėve.

Kosova - Dardania antike, nė Ditėn e Pashkėve, nė ditėn e ringjalljes sė Krishtit, ndihet mė shumė e ringjallur pėr tė ngritur mirėkuptimin dhe besimin nė Zotin.

I dashuri Ati i Shenjtė

Nė ditėn e madhe tė Pashkėve, ju lutem tė bėni lutje pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė vendit tim, Kosovės, qė do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės", thuhet nė pėrgėzimet e Prsidentit Rugova drejtuar Papa Gjon Pali II.
 
 
Kryeparlamentari Daci pėrgėzoi besimtarėt katolikė dhe qytetarėt e Kosovės pėr festėn e Pashkėve
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Me rastin e kremtės sė Pashkėve, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, ka pėrgėzuar besimtarėt katolikė dhe qytetarėt e Kosovės.

"Tė gjithė besimtarėve katolikė dhe qytetarėve tė Kosovės u uroj Pėr shumė motė Pashkėt. Ėshtė kjo njė festė e ringjalljes e shpresės dhe e besimit, festė e shprehjes sė vullnetit.

Ta kaloni me tė afėrmit me miqtė dhe me shokėt me besim tė fortė se e ardhmja jonė ėshtė e ndritshme ėshtė shprehje e vullnetit tonė pėr Kosovėn sit ė barabartė e tė dinjitetshme nė Europėn e bashkuar pjesė e sė cilės jemi si civilizim pėr shumė mote", thuhet nė urimin e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, akademik Nexhat Daci.

Daci i dėrgoi njė telegram urimi edhe Ipeshkvit tė Kosovės imzot Mark Sopit.
 
 
Presidenti Rugova priti dje pasdite njė delegacion parlamentar italian pėr politikė tė jashtme
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, priti dje pasdite njė delegacion tė Komitetit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit italian tė kryesuar nga Gustavo Selva, me tė cilėt ka biseduar pėr gjendjen aktuale nė Kosovė, pėr progresin e arritur dhe pėr masat qė janė marrė pėr sanimin e gjendjes pas ngjarjeve tė marsit. Presidenti Rugova ka thėnė se janė marrė tė gjitha masat qė dhuna tė mos pėrsėritet mė nė Kosovė dhe tė vazhdojė progresi pėr tė gjithė qytetarėt.
 
Ai tha se do tė rindėrtohen tė gjitha objektet, si ato fetare, publike e private tė shkatėrruara gjatė trazirave. Presidenti Rugova me kėtė rast ka shtruar nevojėn e investimeve nė Kosovė dhe pėr njė zhvillim ekonomik qė do tė mundėsonte krijimin e vendeve tė reja tė punės.

Nė bisedė me parlamentarėt italianė, Presidenti Rugova ka insistuar nė njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila, siē tha, do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshsme integruese tė minoriteteve. Me kėtė rast ai falenderoi delegacionin pėr ndihmėn qė ka dhėnė Italia gjatė pesė vejėtve tė kaluara, njeherit duke kėrkuar mirėkuptim dhe pėrkrahje tė mėtejshme tė kėtij vendi.

Kryesuesi i delegacionit italian, Gustavo Selva, pas takimit, ėshtė shprehur se autoriteti politik italian dhe sidomos ai evropian do tė ketė rol mė tė rėndėsishėm nė Kosovė.
 
"Nuk mund tė them qė objektivat janė pėrmbushur, por mund tė them se ushtarėt kanė kryer me pėrpikėri urdhėrat e marra nga autoritete politike", ka thėnė z.Selva, duke shtuar se pasi tė kthehet nė Romė do tė referojė para Parlamentit italian pėr situatėn e krijuar nė Kosovė pas trazirave tė marsit.

Delegacioni parlamentar italian ėshtė pritur edhe nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci dhe nga kryeministri Bajram Rexhepi.
 
 
Kryeparlamentari Daci priti njė delegacion parlamentar italian
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, ka pritur dje pasdite njė delegacion tė Komisionit tė Punėve tė Jashtme nė dhomėn e Deputetėve nė Parlamentin italian, tė kryesuar nga Gustavo Selva. Temė bisede kanmė qenė zhvillimet nė Kosovė, me theks nė shkaqet dhe pasojat e protestave tė marsit dhe vizioni pėr ardhmėrinė e Kosovės.

Kryeparlamentari Daci ka vėnė nė spikamė gjendjen e rėndė ekonomike dhe sociale nė Kosovė, si dhe kompetencat e cunguara tė institucioneve tė Kosovės.

Nė interesimet e parlamentarit italian, Gustavo Selva, pėr vizionin e legjislativit tė Kosovės pėr ardhmėrinė e vendit dhe nė konstatimin e tij se vetėm njė Kosovė multietnike do tė jetė e pranueshme pėr Evropėn, profesor Daci ėshtė pėrgjigjur se vizioni i institucioneve dhe i qytetarėve tė Kosovės ėshtė kualiteti i jetės dhe barabarsia e qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike dhe religjioze e tyre, por pavarėsia e Kosovės ėshtė pa alternativė, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
 
 
Nė Prishtinė u mbajt manifestimi qendror "Ditėt e shqipes" nė 5-vjetorin e Betejės sė Koshares
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Nėntė prilli i vititi 1999 dita kur ushtarėt e UĒK-sė e thyen kufirin e hekurt midisė Kosovės e Shqipėrisė ėshtė njė ndėr datat mė tė rėndėsishme tė historisė mė tė re tė Kosovės.
 
Kėshtu u tha nė manifestimin qendror tė shėnimit tė pesėvjetorit tė Betejės sė Koshares qė u mbajt mbrėmė nė Prishtinė. Me kėtė rast me simbolikėn e ndezjes sė qirinjve u shfaq ideali i 120 dėshmorėve qė ranė nė Koshare.

Pėr epopenė e betejės sė Koshares foli komandanti i Brigadės 138 "Agim Ramadani" kolonel Rrustem Berisha, i cili tha se duhet synuar qė tė fitohet lufta edhe nė paqe e "tė mos dėshprohemi pėr ndonjė rezultat tė pa
knėaqshėm". Ai tha se respekti pėr gjakun e dėshmorėve ėshtė respekt ndaj Zotit dhe vetvetes, vendvendosjes dhe pavarėsisė kombėtare dhe shtetėrore, e cila nuk dhurohet, por fitohet.

Ministri i Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente Behxhet Brajshori, duke folur nė emėr tė institucioneve tė Kosovės tha se vepra e dėshmorėve tė kombit duhet tė jetė udhėrrėfyese pėr tė ardhmen tonė.
 
Ai tha se para pesė vjetėve ndodhi kthesė e madhe nė historinė e popullit tonė nė pėrpjekje tė tij pėr liri, pavarėsi dhe demokraci. Nė kėtė ditė djemtė e Brigadės 138 filluan fazėn pėrfundimtare pėr ēlirimin e atdheut. Shumė prej tyre ranė nė altarin e lirisė qė Kosova tė bėhet e lirė, tha Brajshori.

Ndėrkaq, nė emėr tė komandantit tė pėrgjithshėm tė TMK-sė, Agim Ēekut, nė kėtė manifestim foli gjeneralmajori Kadri Kastrati.

Ndėrkaq, Jashar Ramadani, duke folur nė emėr tė familjarėve tė dėshmorėve tha se ata qė ranė pėr lirinė e atdheut ishin tė vetėdijshėm se liria kėrkon edhe vetėflijim.
 
 
Nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė u hap ekspozita e fotografive dhe dokumentacionit nga lufta e Koshares
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė u hap ekspozita e fotografive dhe dokumentacionit nga lufta e Koshares. Nė fotografitė e ekspozuara paraqiten ushtarėt tė njėsive tė ndryshme ushtarake, disa nga tė cilėt tashmė dėshmorė tė kombit.
 
Ndėrkaq nė kuadėr tė manifestimeve pėr shėnimin e Epopesė sė Kosharės tė dielėn nė Qendrėn Nacionale tė Trajnimi tė TMK-sė nė Ferizaj do tė zbulohet busti i dėshmorit Agim Ramadani.
 
 
Opozita gjermane pohon se ekpertėt sugjerojnė zgjidhjen e statusit tė Kosovės para standardeve
 
Bon, 10 prill 2004 - Opozita gjermane ka kritikuar ashpėr konceptin e deritashėm pėr rindėrtimin e Kosovės dhe ka kėrkuar zgjidhjen mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės. Opozita gjermane pohon se gjithnjė e mė shumė ekpertėt po sugjerojnė zgjidhjen e statusit tė Kosovės para standardeve.
 
Nė tė njėjtėn kohė senatorėt gjermanė kanė propozuar mbajtjen e njė konference ndėrkombėtare, ku do tė shqyrtoheshin problemet mė tė rėndėsishme tė Ballkanit dhe perspektiva e tij. Nė kėtė mėnyrė Qeverisė gjermane i sugjerohet korrigjimi i kursit tė deritashėm me synim krijimin e njė perspektive tė qartė pėr tė gjitha grupet etnike nė Kosovė.

"Vala mė e re e dhunės ka dėshmuar se duhet sa mė shpejt tė zgjidhet ēėshtja e statusit tė Kosovės dhe problemet e tjera nė Ballkan", u shpreh zėdhėnėsi i fraksionit tė kristian-demokratėve dhe kristian-socialėve nė Parlamentin gjerman, Kristian Ruk.
 
Ndėrkaq, nė njė deklaratė tė lėshuar nė Berlin nga Qeveria gjermane kėrkohet qė tė pėrdorė anėtarėsinė e saj nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė pėr tė hartuar njė koncept tė ri pėr Kosovėn. Ruk thotė se Gjermania po merr pjesė me miliona euro nė rindėrtimin e Kosovės dhe Maqedonisė.
 
Mirėpo, tė gjitha kėto investime po dėshtojnė nė masė tė madhe pėr shkak tė gjendjes sė paqartė dhe jostabile. Prandaj pa njė koncept tė pėrbashkėt pėr Ballkanin nuk mund tė evitohet as derdhja e kotė e parave nė kėto rajone, mendon zėdhėnėsi Ruk.
 
 
Qeveria holndaze financon njė projekt pėr integrimin e komuniteteve nė Gjilan
 
Gjilan, 10 prill 2004 - Shefi i Zyrės holandeze nė Prishtinė Karel Brens, i cili nė Kosovė pėrfaqėson edhe Irlandėn si kryesuese tė Bashkimit Evropian, ka vizituar dje Gjilanin, ku pėrveē takimit qė ka pasur me kryetarin e kėsaj komune Luftfi Hazirin ka vizituar edhe lagjen "Abdullah Presheva", ku qeveria holandeze ka financuar njė projekt pėr integrimin e komuniteteve.
 
 
Prej sot pezullohet ora policore nė Sektorin e Lindjes
 
Gjilan, 10 prill 2004 - Prej sot do tė pezullohet ora policore nė Sektorin e lindjes, e cila ėshtė nė pėrgjegjėsi tė KFOR-it amerikan. Komandanti i Brigadės Shumėkombėshe i Lindjes, gjenerali Rik Erlandson, ka thėnė se gjatė tri javėve tė fundit ėshtė parė qė udhėheqėsit komunalė, kanė marrė rolin mė aktiv nė mirėmbajtjen e mjedisit tė qetė dhe tė sigurtė.
 
Ai ka shtuar se njerėzit nė kėtė rajon e respektojnė ligjin, prandaj edhe ėshtė ndėrmarrė ky hap. "Nėse ndodh ndryshe atėhrė KFOR-i do tė vendosė njė orė policore edhe mė tė rreptė dhe mė tė gjatė", ka thėnė gjenerali amerikan Erlandson.
 
 
Njė OJQ gjermane ka marrė pėrsipėr riparimin e dhjetė shtėpive nė Prizren
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Pėrfaqėsuesi i OJQ-sė gjermane, "Grunhelme" (Helmetat e gjelbra), Rupert Nojdek ka marrė pėrsipėr tė ndėrmjetėsojė nė riparimin e dhjetė shtėpive tė para nė Prizren.
 
Punimet rreth rindėrtimit tė kėsaj pjese tė qytetit tė shkatėrruar gjatė trazirave tė 17 dhe 18 marsit do tė fillojnė brenda dy javėsh. Ndėrkaq, mjetet janė ndarė nga Buxheti i Kosovės, tha Rupert Nojdek nė njė konferencė me gazetarė nė Prishtinė.

"Ne kemi biseduar me ministrin e Kulturės Brajshori dhe ėshtė vendosur qė brenda dy javėsh t'i dėrgojmė ekspertėt nga Gjermania tė cilėt fillimisht do tė bėjnė njė vlerėsim tė gjendjes reale nė Prizren dhe pas kėsaj faze tė parė mendojmė qė t'ia fillojmė punės", ka thėnė Nojdek.
 
 
Dega e LDK-sė nė Klinė dėnon vrasjet qė ndodhėn nė kėtė komunė
 
Klinė, 10 prill 2004 - Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Klinė nė njė takim tė mbajtur shqyrtoi gjendjen e sigurisė, pas vrasjeve tė dy rasteve tė fundit, mė 2 prill, nė orėt e mbrėmjes nė oborrin e tij, nė fshatin Zabėrgjė, vritet i riu Sabit Rexhepi, ndėrsa mė 6 prill 2004, ėshtė vrarė eprori i TMK-sė Shaqir Krasniqi nė Grabanicė.

Kryesia e Degės sė LDK-sė gjykon kėto raste, tė cilat fatkeqėsisht, janė bėrė dukuri nė Klinė dhe nė Kosovė. Vrasjet e tilla nuk janė vrasje dhe sulme vetėm nė individin, por sulm kundėr institucioneve tė Kosovės, siē ėshtė rasti i vrasjes sė pjesėtarit tė TMK-sė, qė shqetėsojnė opinionin, krijojnė huti dhe pasiguri tek qytetarėt.

Prandaj, kėrkojmė qė ėshtė koha e fundit, qė organet kompetente tė jenė mė efikase nė zbulimin e krimeve tė tilla, sepse, vetėm zbulimi i tyre mund ta ndalojė krimin, kurse moszbulimi e stimulon atė.

Shfrytėzojmė rastin qė familjeve tė vrarėve dhe institucionit tė TMK-sė, u shprehim shqetėsimin dhe ngushllimet tona mė tė thella.

Nuk ėshtė ky rasti i parė, qė po shkelen traditat tona zakonore dhe kultura jonė duke sulmuar gra dhe fėmijė, disi po zhveshemi nga vlerat morale tė traditės sonė.

Kėshtu, po krijohet destabilizimi, po ushqehen planet e armiqėve, qė Kosova tė jetojė nė ankth, anarki, dhunė dhe vrasje, pėr tė dhėnė njė imazh tė keq para opinionit ndėrkombėtar, thuhet nė njė komunikatė tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Klinė.
 
 
Nė Prizren u arrestuan edhe dy persona lidhur me protestat e marsit
 
Prizren, 10 prill 2004 - Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren ėshtė konfirmuar lajmi se dje pasdite janė arrestuar edhe dy persona pėr vepra penale tė ndryshme lidhur me protestat e 17 dhe 18 marsit.
 
 
Nė Prishtinė i pėrfundoi punimet seminari treditor pėr tė drejtat sindikale
 
Prishtinė, 10 prill 2004 - Nė Prishtinė i pėrfundoi punimet seminari treditor "Tė drejtat sindikale dhe formimi i rrjetit pėr mbrojtjen e tyre" i organizuar nga Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės. Nė mbyllje tė punimeve u tha se se tė drejtat e punėtorėve nė Kosovė do tė mbrohen sipas standardeve evropiane.

Nė kėtė seminar morėn pjesė 20 anėtarė tė tė gjitha degėve tė BSPK-sė. Seminari ishte projekt i Konfederatės Ndėrkombėtare tė Sindikatave tė Lira, ku u trajtuan format e mbrotjes sė tė drejtės sindikale sipas standardeve dhe konventave ndėrkombėtare.
 
 
Komuniteti ēam paralajmėron protesta tė pėrditshme nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera
 
Tiranė, 10 prill 2004 - Komuniteti ēam bėri tė ditur se do tė fillojė protestat e pėrditshme nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera tė vendit pėr tė kėrkuar tė drejtat e tij, nė radhė tė parė atė tė kthimit tė pronave prej nga u dėbuan pėrpara 60 vjetėsh prej autoriteteve greke.

Para dy ditėve socialistėt nė pushtet me abstenimin e tyre rrėzuan Rezolutėn nė Parlamentin shqiptar pėr ēėshtjen ēame.
 
 
Kastriot Islami ka marrė njė mesazh nga sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell
 
Tiranė, 10 prill 2004 - Ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme Kastriot Islami ka marrė njė mesazh nga sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, nė tė cilin trajtohet ēėshtja e angazhimit tė vendeve tė koalicionit antiterrorist nė Irak, duke u ndalur sidomos nė ngjarjet e fundit nė Falluxha dhe Ramadi tė shkaktuara nga mbėshtetėsit e Muktada Al-Sadrit, tė cilat cilėsohen si "njė sfidė e drejtpėrdrejtė ndaj tė ardhmes demokratike, qė ne tė gjithė synojmė pėr Irakun".

"Unė dėshiroj personalisht t'ju pėrcjell vlerėsimin tim mė tė thellė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme dhe tė palėkundur tė qeverisė suaj pėr pėrpjekjet e Koalicionit pėr tė sjellė stabilitetin dhe njė tė ardhme tė re pėr popullin e Irakut", ka thėnė Pauell nė mesazhin e tij drejtuar Islamit.
 
 
Pėrleshje tė reja kanė shpėrthyer edhe sot nė Falluxha
 
Bagdad, 10 prill 2004 - Pėrleshje tė reja kanė shpėrthyer edhe sot (e shtunė) nė qytetin perėndimor Falluxha, ndonėse politikanėt irakianė kanė bėrė thirrje pėr ndaljen e luftimeve ndėrmjet forcave amerikane dhe kryengritėsve sunitė dhe shitė, nė tė cilėn humbėn jetėn qindra njerėz, njofton Rojter.
 
Drejtori i spitalit nė Falluxha ka thėnė se rreth 450 njerėz janė vrarė dhe njėmijė tė tjerė janė plagosur qė kur marinsat filluan operacionin para pesė ditėsh.
 
 
Dy ushtarė amerikanė dhe njė numėr i panjohur kontraktorėsh civilė janė zhdukur nė Irak
 
Uashington, 10 prill 2004 - Dy ushtarė amerikanė dhe njė numėr i panjohur kontraktorėsh civilė janė zhdukur nė Irak pas njė sulmi tė djeshėm nė njė autokolonė me lėndė djegėse nė perendim tė Bagdadit, ka bėrė tė ditrur njė zyrtar i Departmentit tė Mbrojtjes, njofton Rojter. Informacione mė tė hollėsishme pėr tė zhdukurit ende nuk janė dhėnė.
 
Gjatė luftimeve nė javėn e kaluar, kanė humbur jetėn tė pakten 51 amerikanė dhe ushtarė tė koalicionit dhe qindra irakianė.
 
 
Tė paktėn 6 minatorė kanė humbur jetėn nė njė minierė tė Rusisė
 
Moskė, 10 prill 2004 - Tė pakten gjashtė minatorė kanė humbur jetėn dhe dhjetėra tė tjerė janė ngujuar nėn dhe pas njė shpėrthimi gazi, qė ka ndodhur sot herėt nė mengjes (e shtunė) nė njė minierė tė Rusisisė, kanė bėrė tė ditrur zyrtarėt, njofton BBCWorld.
 
Shpėrthimi, qė ėshtė shkaktuar me siguri nga rrjedhja e gasit, ka ndodhur nė minierėn e thėngjillit nė Taizhina nė rajonin Kamerovo tė Siberisė. Thuhet se kanė shpėtuar 13 minatorė, kurse punėtorėt e shpėtimit po i kėrkojnė edhe 33 minatorė.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.