|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Elez Biberaj: Mesazh pėr Shikuesit dhe Dėgjuesit e Zėrit tė Amerikės

 
 

 
   

9 prill 2004 / TN

Elez BBIBERAJ (ebiberaj@voanews.com)
"Zėri i Amerikės", mė 9 prill 2004

Dita e sotme (e premte) shėnon fundin e njė udhėtimi me tė vėrtetė tė jashtėzakonshėm pėr mua. Kjo ėshtė dita ime e fundit nė Shėrbimin Shqip tė Zėrit tė Amerikės.

Tė hėnėn, do tė fillojė njė detyrė tė re, si redaktor pėrgjegjės nė Departamentin Evropian. Unė fillova punė nė Zėrin e Amerikės nė dhjetor tė vitit 1980, nė njė kohė kur shqiptarėt jetonin nėn regjimet shtypėse komuniste dhe kur kontaktet midis shqiptarėve dhe amerikanėve pothuajse nuk ekzistonin.

Shumė shqiptarė, nė atė kohė, e shikonin Zėrin e Amerikės si tė vetmen dritare shprese. Kolegėt e mi dhe unė u angazhuam me gjithė shpirt pėr pėrmbushjen e misionit tė Zėrit tė Amerikės: t’u tregonim dėgjuesve tė vėrtetėn rreth shoqėrisė sė tyre dhe zhvillimeve nė botė; tė nxisnim respektin pėr tė drejtat e njeriut; tė pėrhapnim lirinė dhe demokracinė; tė nxisnim interesat amerikane nė Ballkan, si dhe miqėsinė tradicionale midis shqiptarėve dhe amerikanėve.

Shėrbimi Shqip gjithmonė ėshtė pėrpjekur tė ruajė njė nivel tė lartė profesionalizmi, qė ėshtė tipari dallues i Zėrit tė Amerikės. Gjatė karrierės sime tė gjatė me Zėrin e Amerikės, kam qenė dėshmitar i zhvillimeve vėrtetė dramatike. Kam patur nderin dhe privilegjin tė kem komunikuar me shqiptarė tė tė gjitha fushave.

Nė detyrėn time jam pėrpjekur tė jem sa mė objektiv dhe i paanshėm. Por jam i ndėrgjegjshėm, qė kjo ndoshta nuk ka qėnė gjithmonė e mundur. Kam ndjerė dhimbje pėr viktimat e pafajshme tė diktaturės komuniste, pėr mungesėn e tė drejtave bazė tė njeriut dhe shtypjen mizore tė atyre qė shprehnin pikėpamje tė ndryshme. Nė tė njejtėn kohė, pėr mua ishte mė tepėr se njė gėzim rrėzimi i komunizmit dhe ardhja e demokracisė nė Shqipėri dhe ēlirimi i Kosovės.

Karriera ime e gjatė tek Zėri i Amerikės ka qėnė mbi tė gjitha njė shpėrblim i lartė profesional dhe personal. Sot ndihem krenar pėr atė qė ka arritur Shėrbimi Shqip.

Ndihem me tė vėrtetė i bekuar qė kam patur mundėsinė tė punoj pėr njė institucion qė gėzon njė shkallė tė lartė besueshmėrie dhe besnikėrie tek shikuesit dhe dėgjuesit.

Dua tė falenderoj me kėtė rast kolegėt e mi kėtu nė Uashington dhe korrespondentėt tanė nė rajon. Ka qenė kėnaqėsi pėr mua tė punoj me njė grup kaq tė pėrkushtuar profesionistėsh.

Sė fundi, mė lejoni t’ju falenderoj JU, dėgjuesit dhe shikuesit tanė tė nderuar.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.