|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Mesazh i ipeshkvit tė Kosovės imzot Mark Sopi, me rastin e kremtės sė Pashkėve

 
 

 
Prizren, 9 prill 2004 - Me rastin e festės sė Pashkėve, imzot Mark Sopi, ipeshkv i Kosovės, u ka drejtuar besimtarėve katolikė njė mesazh me urimet mė tė mira pėr tė vėrtetėn e dashurinė dhe tė fitores sė dashurisė mbi urrejtjen dhe tė jetės mbi vdekjen.

"Pas kalimit tė periudhės sė kreshmėve, tė cilat kanė pasur pėr qėllim pėrgatitjen sa mė tė mirė pėr fetsėn triumfale mbi tė keqen, sot kremtojmė Pashkėt e Krishtit. Fitorja e dashurisė mbi urrejtjen dhe jetės mbi vdekjen", thuhet nė mesazhin e imzot Mark Sopit pėr kremtėn e Pashkėve.

"Kremtet e Pashkėve na kujtojnė ngjalljen e Jezu Krishtit, duke na premtuar dhe siguruar edhe ngjalljen tonė me Krishtin. Pra, gjendemi nė pikėn qėndrore tė jetės fetare dhe litrugjike kur jeta na paraqitet si triumf. Kjo e vėrtetė e madhe ka mbėshtetje tė fuqishme nė Librin e Shenjtė, i cili e ushqen shpirtin e ēdo besimtari. Do tė mjaftonte qė edhe me kėtė rast tė evokojmė fjalėt e Shėn Palit nė letrėn e tij drejtuar besimtarėve tė parė tė Kishės sė Romės".

"Vėllezėr e motra, dihet se Kosova i kaloi Kreshmet dhe Kalvarin e vet me shumė vuajtje dhe sakrifica pėr tė arritur deri te dita shumė e pritur e lirisė dhe gėzimit tonė. Po, kėtė liri duhet vazhdimisht pėrforcuar nė procesin e mėtutjeshėm me tė njėjtin pėrkushtim e dashuri.
 
Duhet pasur parasysh se edhe liria ėshtė njė sfidė e madhe, qė kėrkon vetmohimin dhe bashkimin e tė gjitha fuqive pėr t’i arritur tė mirat e pėrbashkėta, kurse nė tė mirat e pėrbashkėta gjendet edhe ajo personale", thuhet nė vazhdim tė kėtij mesazhi dhe theksohet:

"Nė kohėn e kalvarit tonė kosovar, edhe nė kohėrat mė tė vėshtira shpeshherė jemi deklaruar me tė drejtė se e duam Kosovėn e lirė dhe tė pavarur. Mirėpo, realiteti jetėsor na tregon se nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė japim deklarata dhe t'i kemi dėshirat e mira dhe kur janė ato shumė tė pėrshtatshme, por lypset edhe veprimi".

"E dimė tė gjithė se vėrtet e duam Kosovėn. E dimė gjithashtu se kjo dashuri ndaj vendit tonė ėshtė shumė e sinqert dhe e thellė. Prandaj, tė punojmė sa mė tepėr pėr tė nxitur kėtė dashuri nė mesin e vėllezėrve qė jetojnė nė njė vend me ne dhe qė quhen me tė njėjtin emėr B kosovarė.
 
Ne e dimė fort mirė se kemi tė njėjtat ideale pėr mirėqenien e jetės sonė, kėshtu qė na pėrcjell i njėjti fat. Dhe kjo punė na takon tė gjithve, por a fortiori u pėrket pikėrisht tė krishterėve, sepse jemi ndjekėsit e besimit tė dashurisė qė do tė thotė se jemi nxėnėsit e Mėsuesit tė dashurisė dhe tė veprave tė tij tė dashurisė".

"Mendojmė se duhet tė shkėmbejmė pėrvoja e mendime dhe tė afrohemi shpirtėrisht dhe tė bėhemi tok pėr t'iu treguar miqve dhe armiqve nė mbarė botėn se jemi tė zot ta pėrbėjmė dhe ta mbajmė njė Kosovė tė bashkuar, tė fuqishme e tė denjė pėr ata dėshmorė, qė flijuan jetėn e tyre pėr lirinė dhe mirėqenien tonė", thotė nė mesazhin e tij imzot Mark Sopi.

"Ne tė krishterėt e dimė fort mirė se ēka ėshtė flijimi, ashtu siē na e mėson feja jonė, madje na urdhėron ta duam Zotin me tė gjitha fuqitė tona dhe, njėkohėsisht, ta duam tė afėrmin si vetveten, por edhe armiqtė tanė.

Porosia e kėtyre tė kremteve tė mėdha tė Pashkėve, nė pėrkujtimin e Krishtit tė ngjallur, i cili ėshtė Mbreti i paqes, le tė jetė e vėrteta dhe dashuria. Kjo porosi le tė jetė edhe urimi ynė mė i sinqertė: Pėr shumė mot Pashkėt"!, thuhet mes tjerash nė mesazhin ipeshkvit tė Kosovės imzot Mark Sopit, me rastin e kremtės sė Pashkėve.
 
 

                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.