|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E premte, 9 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Holkeri: Dhuna kėrcėnoi tė shkatėrronte investimet e mundimshme tė popullit tė Kosovės

  • S.Hamiti: Kosova nuk mund tė jetė teatėr eksperimental politik

  • Holkeri ėshtė i impresionuar me punėn qė po bėn komuna e Fushė Kosovės nė integrimin e komuniteteve

  • Mesazh i ipeshkvit tė Kosovės imzot Mark Sopi, me rastin e kremtės sė Pashkėve

  • Holkeri tha para deputetėve se kėto janė ditėt mė tė vėshtira pėr Kosovėn

  • Nė Koshare u bėnė homazhe pranė varrezave tė dėshmorėve

  • M. Hamiti: Misioni i ardhshėm ndėrkombėtar nė njė Kosovė tė pavarur e sovrane

  • Nė njė bisedė telefonike Bush dhe Putin biseduan edhe pėr situatėn nė Kosovė

  • Shqyrtohet mundėsia e njė angazhimi mė tė madh tė NATO-s nė procesin politik nė Kosovė

  • Paskal Fieski tha nė Mitrovicė se ndarjet nė Kosovė janė tė papranueshme

  • Deputetėt serbė refuzuan ftesėn e Holkerit pėr tė marrė pjesė nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės

  • Policia e UNMIK-ut ka arrestuar katėr persona tė dyshuar pėr vrasjen e dy policėve nė afėrsi tė Podujevės

  • Komuna e Mitrovicės ndihmon familjet shqiptare tė dėbuara nga pjesa veriore e qytetit

  • Nė Prishtinė u mbajt njė seminar nė temėn "Drejt politikės sė sigurisė nė komunikacion"

  • Njė prokuror ndėrkombėtar nuk ėshtė pranuar nė Ēabėr nga familja e fėmijės qė ka mbijetuar tragjedinė

  • KFOR-i polak ka arrestuar Xhabir Zharkun, kėshilltar i Asamblesė komunale nė Kaēanik

  • Banorėt e tre rrokaqiejve nė veriun e Mitrovicės kėrkojnė nga KFOR-i qarkullim nėpėr parkun qendror

  • Nikollė Gegaj ka deklaruar se ēdo rezolutė e miratuar pėr Kosovėn pa legjitimitetin evroperėndimor ėshtė e pavlefshme

  • Trupat amerikane kanė rrimarrė kontrollin nė qytetin irakian Kut

  • Turbullirat e pėrgjakshme kanė vazhduar edhe sot nė Irak

  • Nė Shri Lanka kanė shpėrthyer luftimet ndėrmjet fraksioneve tė kryengritėsve tė Tigrave Tamilė

  • Japonia nuk tėrhiqet nga Iraku

  • Luftime tė ashpra nė Falluxha

  • Pauell: Iraku nuk mund tė krahasohet me Vietnamin

  • Shefer kėrkon bashkėpunim mė tė ngushtė me Moskėn

  • Rais: Kishte informata shqetėsuese nė javėt para 11 shtatorit, por ato ishin "tepėr tė mjegullta"

  • Forcat amerikane kanė pezulluar njėanshėm operacionet ushtarake nė qytetin sunit Falluxha

  • Tė pakten 40 njerėz janė lėnduar nė njė sulm helmimi me gaz nė Sofje

  • Abdelaziz Buteflika ėshtė rizgjedhur president i Algjerisė

  • Tė pakten 9 tė vrarė nė njė sulm kundėr njė autokolone amerikane

 
  
Holkeri: Dhuna kėrcėnoi tė shkatėrronte investimet e mundimshme tė popullit tė Kosovės
 
Prishtinė, 9 prill 2004 - Kėto janė ditė tė vėshtira pėr Kosovėn. Dy dy javė mė parė ne pamė ngjarje tė tmerrshme, - tha nė fillim tė fjalės sė tij, kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri, duke folur sot para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit nė Kosovė.
 
Ai theksoi se gjatė ngjarjeve tė marsit, dhuna kėrcėnoi tė shkatėrronte investimet e mundimshme tė popullit tė Kosovės dhe tė miqve tė Kosovės. "Unė e di qė kjo dhunė nuk ishte vepėr e popullit, por e njė grupi tė vogėl njerėzish, tė cilėt kanė njė skemė tė veten, me tė cilėn duan tė qeverisin pėrmes dhunės dhe friksimit pėr tė mbajtur peng popullin e Kosovės.
 
Skema e tyre nuk e pranon demokracinė dhe pasurinė kulturore tė Kosovės. Ata duan t'i vendosin barriera Kosovės nė rrugen drejt Evropės, por ata nuk do t'i lejojmė tė realizojnė qėllimin e tyre", theksoi Holkeri.

Pasi foli pėr numrin e viktimave dhe tė tė plagusurve dhe pasojat qė lanė ngjarjet e marsit, dhe pasi u shprehu ngushėllime familjave qė humbėn anėtarėt e tyre, Holkeri tha se autorėt e dhunės duhet tė nxirren para drejtėsisė. Sipas tij, dhuna kėrcėnon perspektivėn e qytetarėve tė Kosovės.

Nė kėtė kontekst Holkeri nėnvizoi se nė Kosovė ka edhe udhėheqės qė e kanė pėrkrahur dhunėn dhe, sikē u shpreh disa kriminelėt i quajnė heronj. "Heronj qė i duhen Kosovės janė njerėzit qė punojnė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tolerante, me tė drejta tė barabarta tė tė gjithė qytetarėve tė saj", nėnvizoi Holkeri.
Por, sipas tij, vizioni i Kosovės janė standardet dhe pėrcaktimi i vitit 2005 pėr vlerėsimin e tyre qė do ta ēojė Kosovėn drejt njė tė ardhme tė ndritur dhe evropiane. "Mesazhi im pėr ju, pėr Kosovėn ėshtė tė vazhdojmė tė punojmė drejt vizionit tė standardeve pėr Kosovėn. Unė jam partneri juaj.
 
Unė ua shtrij dorėn pėr tė ndėrtuar njė Kosovė ashtu si e dėshironi ju", tha para deputetėve te Kosovės kryeadministratori i Kosovės.

Ndėrkaq, kėrkesėn e disa qarqeve serbe pėr ndarjen e Kosovės, e ka quajtur dėshpruese, duke u zotuar se UNMIK-u do tė jetė partner i institucioneve tė Kosovės.

Nė vazhdim tė fjalės sė tij Holkeri tha se betohet se do ta ēojė pėrpara edhe procesin e privatizimit, punė kjo tė cilėn, siē tha, do ta bėjė kėtė bashkė me qeverinė e Kosovės.

Ai propozoi pėr ditėt e ardhshme tė mbahet njė takim tė qeverisė, liderėve politikė, tė institiucionve tė Kosovės dhe UNMIK-ut pėr tė diskutuar hapat pėr kthimin e mirėbesimit ndėrmjet komuniteteve pėr ardhmen e vendit.
 
 
S.Hamiti: Kosova nuk mund tė jetė teatėr eksperimental politik
 
Prishtinė, 9 prill 2004 - Pas fjalimit tė shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri nė Kuvendin e Kosovės, folėn edhe shefat e grupeve mė tė mėdha parlamentare.

Sabri Hamiti, kryetar i grupit parlamentar tė LDK-sė, tha se ngjarjet tragjike tė 17 e 18 marsit kishin pėr pasojė humbje jetėsh tė njerėzve dhe shkatėrrime materiale, prishje tė raporteve ndėrmjet njerėzve e komuniteteve, por edhe nxjerrje nė shesh, ndonėse nė mėnyrė agresive, tė shumė problemeve nė Kosovė.

"Ne gjykojmė dhunėn si metodė tė arritjeve tė qėllimeve politike, por kemi nė konsideratė kėrkesat e arsyeshme tė qytetarėve. Prandaj, kėrkojmė qė puna jonė tė mos rrėshqasė nė fushatė e propagandė sterile, por tė jetė pėrpjekje pėr tė zgjidhur problemet", tha deputeti Hamiti.

Por ai kėrkoi qė institucionet e Kosovės tė fuqizohen, tė marrin autoritetin pėr zhvillimet e ardhshme - edhe nė fushė tė ekonomisė, tė sigurisė, tė drejtėsisė, e tė pėrfaqėsimit tė jashtėm, duke shtuar qė veprimet e tyre duhet tė bėhen nė bashkėpunim me UNMIK-un.

"Pėrfaqėsuesit e huaj nė Kosovė duhet tė heqin dorė nga skema e pėrdallimit tė pėrfaqėsuesve tė vendit: nė djem tė mirė e djem tė kėqinj, sepse udhėheqėsit e Kosovės mandatin e autoritetin e marrin vetėm nga zgjedhėsit e vet e qytetarėt e Kosovės", tha Sabri Hamiti.
 
Ai theksoi se institucionet e Kosovės nuk mund tė fitojnė autoritet vetėm duke kundėrshtuar UNMIK-un, por edhe UNMIK-u nuk mund tė fitojė autoritet te qytetarėt e Kosovės duke patronizuar deri nė ekstrem politikat e institucioneve tė Kosovės, tha Hamiti, duke kėrkuar qė zgjidhja tė bėhet nė bashkėpunim.

Ngjarjet e marsit, tha ai, vetėm sa kanė sipėrtheksuar qė ritmet e zhvillimeve nė Kosovė nuk janė tė mira dhe se duhet tė ndėrrohen. "Kosova nuk mund tė jetė teatėr eksperimental politik. Ridefinimi i raporteve tė UNMIK-ut me institucionet e Kosovės ėshtė i domosdoshėm", tha Hamiti.

"Ne pėrkrahim standardet si program zhvillimi pėr pavarėsinė, pėr Kosovėn e zhvilluar e demokratike, me njė sistem tė njėnjėshėm e tė integruar", tha ai dhe shtoi se "ndryshimet konstitucionale e sistemore, pa u zgjedhur statusi qendror vetėm mund tė forcojnė pushtetet e parapushtetet policentrike, qė sot janė bėrė pengesat mė tė mėdha tė zhvillimit tė Kosovės".

Ai kėrkoi tė bėhet dallimi ndėrmjet kėrkesave tė arsyeshme tė qyetarėve, qofshin ato ekonomike, politike a tė njė natyre tjetėr, dhe tė mėnyrės sė artikulimit tė tyre. "Qytetarėve duhet t'u thuhet kah e si po shkojmė. Nuk mund tė satanizohet njė udhėheqėsi, madje njė popull i tėrė qė artikulon zėshėm interesin qytetar e kombėtar", nėnvizoi deputeti Hamiti.

"Ne jemi kundėr dhunės pėr qėllime politike, por jemi edhe kundėr dhunės politike, qė nė formė tė detyrimit bie mbi shumicėn, sepse atėherė do tė kemi shkelje tė kėrkesave tė saj", theksoi kryetari i grupit parlamentar tė LDK-sė, duke shtuar se qytetarėt e Kosovės janė kundėr dhunės dhe krimit, mirėpo krimi nė njė shoqėri tė organizuar duhet tė ndeshet me drejtėsinė, tha ai.

"Ne jemi pėr shoqėri demokratike, njė shoqėri tė hapur me dialog dhe inetegrim tė brendshėm tė qytetarėve. Ne jemi pėr punė e jo pėr dhunė", tha nė fund tė fjalės sė tij Sabri Hamiti.

Ndėrkaq, Arsim Bajrami, shef i grupit parlamentar tė PDK-sė, tha se ngecjet nė politikėn e UNMIK-ut kanė mundėsuar shfaqje tė paartikuluara tė dhunės. Sipas Bajramit kriza nuk mund tė menaxhohet me veprim represiv, por vetėm me veprim politik. Ai poashtu kėrkoi ridefinim tė raporteve me UNMIK-un dhe veprime konkrete tė UNMIK-ut nė zbatimin e plotė tė mandatit tė saj nė bazė rezolutės 1244 tė Kėshillit ėt Sigurimit.

Bujar Dugolli, shef i grupit tė AAK-ja, tha se ngjarjet e fundit treguan se nuk ėshtė punuar sa duhet nga UNMIK-u dhe institucionet e Kosovės pėr t'i ndalur devijimet. Ai shprehu gatishmėri pėr bashkėpunim me UNMIK-un dhe bashkėsinė Ndėrkombėtare, duke theksuar se standardet pėr Kosovė duhet tė definohen si prjekt pėr pavarėsinė e Kosovės.

Deputetėt nė mbledhjen e sotme formuan njė komision Ad-hoc parlamentar, i cli brenda njė muaji do tė bėjė vlerėsimin e gjendjes nė vend pas trazirave tė marsit.
 
 
Holkeri ėshtė i impresionuar me punėn qė po bėn komuna e Fushė Kosovės nė integrimin e komuniteteve

Fushė Kosovė, 9 prill 2004 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri vizitoi sot Fushė Kosovėn dhe nė bisedė me udhėheqjen komunale inkurajoi ata pėr punėn qė po bėjnė nė integrimin e komuniteteve.
Pastaj Holkeri vizitoi vendbanimet ku banon grupi etnik i ashkalinjve dhe shkollėn fillore ku mėsojnė fėmijėt e kėtij komuniteti.

Holkeri tha se ėshtė i impresionuar me punėn qė po bėn komuna e Fushė Kosovės nė integrimin e komuniteteve dhe kjo komunė duhet tė shėrbejė si shembull.

Nga ana e tij, kryetari i komunės sė Fushė Kosovės, Skender Zogaj, pasi vlerėsoi se gjendja pas protestave ėshtė mjaft e vėshtirė, tha se udhėheqja komunale do tė angazhohet edhe mė shumė qė tė gjithė qytetarėt e kėsaj komune tė kenė njė jetė mė tė mirė nė tė ardhmen.
 
 
Mesazh i ipeshkvit tė Kosovės imzot Mark Sopi, me rastin e kremtės sė Pashkėve
 
Prizren, 9 prill 2004 - Me rastin e festės sė Pashkėve, imzot Mark Sopi, ipeshkv i Kosovės, u ka drejtuar besimtarėve katolikė njė mesazh me urimet mė tė mira pėr tė vėrtetėn e dashurinė dhe tė fitores sė dashurisė mbi urrejtjen dhe tė jetės mbi vdekjen.

"Pas kalimit tė periudhės sė kreshmėve, tė cilat kanė pasur pėr qėllim pėrgatitjen sa mė tė mirė pėr fetsėn triumfale mbi tė keqen, sot kremtojmė Pashkėt e Krishtit. Fitorja e dashurisė mbi urrejtjen dhe jetės mbi vdekjen", thuhet nė mesazhin e imzot Mark Sopit pėr kremtėn e Pashkėve.

"Kremtet e Pashkėve na kujtojnė ngjalljen e Jezu Krishtit, duke na premtuar dhe siguruar edhe ngjalljen tonė me Krishtin. Pra, gjendemi nė pikėn qėndrore tė jetės fetare dhe litrugjike kur jeta na paraqitet si triumf. Kjo e vėrtetė e madhe ka mbėshtetje tė fuqishme nė Librin e Shenjtė, i cili e ushqen shpirtin e ēdo besimtari. Do tė mjaftonte qė edhe me kėtė rast tė evokojmė fjalėt e Shėn Palit nė letrėn e tij drejtuar besimtarėve tė parė tė Kishės sė Romės".

"Vėllezėr e motra, dihet se Kosova i kaloi Kreshmet dhe Kalvarin e vet me shumė vuajtje dhe sakrifica pėr tė arritur deri te dita shumė e pritur e lirisė dhe gėzimit tonė. Po, kėtė liri duhet vazhdimisht pėrforcuar nė procesin e mėtutjeshėm me tė njėjtin pėrkushtim e dashuri.
 
Duhet pasur parasysh se edhe liria ėshtė njė sfidė e madhe, qė kėrkon vetmohimin dhe bashkimin e tė gjitha fuqive pėr t’i arritur tė mirat e pėrbashkėta, kurse nė tė mirat e pėrbashkėta gjendet edhe ajo personale", thuhet nė vazhdim tė kėtij mesazhi dhe theksohet:

"Nė kohėn e kalvarit tonė kosovar, edhe nė kohėrat mė tė vėshtira shpeshherė jemi deklaruar me tė drejtė se e duam Kosovėn e lirė dhe tė pavarur. Mirėpo, realiteti jetėsor na tregon se nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė japim deklarata dhe t'i kemi dėshirat e mira dhe kur janė ato shumė tė pėrshtatshme, por lypset edhe veprimi".

"E dimė tė gjithė se vėrtet e duam Kosovėn. E dimė gjithashtu se kjo dashuri ndaj vendit tonė ėshtė shumė e sinqert dhe e thellė. Prandaj, tė punojmė sa mė tepėr pėr tė nxitur kėtė dashuri nė mesin e vėllezėrve qė jetojnė nė njė vend me ne dhe qė quhen me tė njėjtin emėr B kosovarė.
 
Ne e dimė fort mirė se kemi tė njėjtat ideale pėr mirėqenien e jetės sonė, kėshtu qė na pėrcjell i njėjti fat. Dhe kjo punė na takon tė gjithve, por a fortiori u pėrket pikėrisht tė krishterėve, sepse jemi ndjekėsit e besimit tė dashurisė qė do tė thotė se jemi nxėnėsit e Mėsuesit tė dashurisė dhe tė veprave tė tij tė dashurisė".

"Mendojmė se duhet tė shkėmbejmė pėrvoja e mendime dhe tė afrohemi shpirtėrisht dhe tė bėhemi tok pėr t'iu treguar miqve dhe armiqve nė mbarė botėn se jemi tė zot ta pėrbėjmė dhe ta mbajmė njė Kosovė tė bashkuar, tė fuqishme e tė denjė pėr ata dėshmorė, qė flijuan jetėn e tyre pėr lirinė dhe mirėqenien tonė", thotė nė mesazhin e tij imzot Mark Sopi.

"Ne tė krishterėt e dimė fort mirė se ēka ėshtė flijimi, ashtu siē na e mėson feja jonė, madje na urdhėron ta duam Zotin me tė gjitha fuqitė tona dhe, njėkohėsisht, ta duam tė afėrmin si vetveten, por edhe armiqtė tanė.

Porosia e kėtyre tė kremteve tė mėdha tė Pashkėve, nė pėrkujtimin e Krishtit tė ngjallur, i cili ėshtė Mbreti i paqes, le tė jetė e vėrteta dhe dashuria. Kjo porosi le tė jetė edhe urimi ynė mė i sinqertė: Pėr shumė mot Pashkėt"!, thuhet mes tjerash nė mesazhin ipeshkvit tė Kosovės imzot Mark Sopit, me rastin e kremtės sė Pashkėve.
 
 
Holkeri tha para deputetėve se kėto janė ditėt mė tė vėshtira pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 9 prill 2004 - Kėto janė ditė tė vėshtira pėr Kosovėn, ndėrkaq dy javė mė parė pamė ngjarje tė tmerrshme, - tha kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri duke folur sot para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit nė Kosovė.
 
Holkeri nė vazhdim foli edhe pėr pasojat nė njerėz dhe dėmet materiale tė shkaktuara nga trazirat e marsit.

Pas fjalės sė Holkerit foli shefi i grupit parlamentar tė LDK-sė Sabri Hamiti, Arsim Bajrami nė emėr tė grupit parlamentar tė PDK-sė dhe Bujar Dugolli nė emėr tė atij tė AAK-sė.
 
 
Nė Koshare u bėnė homazhe pranė varrezave tė dėshmorėve
 
Gjakovė-Koshare, 9 prill 2004 - Me rastin e pėrvjetorit tė thyrjes sė kufirit shqiptaro-shqiptar nga forcat e UĒK-sė, dje Koshare me qindra pėrfaqėsues tė partive politike dhe tė komunave tė Kosovės bėnė homazhe dhe vunė korora lule nė varrezat e 129 dėshmorėve tė kėsaj epopeje tė lavdishme.

Nė emėr tė Kuvendit komunal tė Gjakovės homazh dhe kurore me lule vendosi delegacioni tė cilit i priu nėnkryetari Anton Shala.
 
Homazhe bėri edhe njė delegacion i Degės sė LDK-sė sė Deēanit. Ndėrkaq, tė rinjtė nga Gjilani, tė cilėt u paraqitėn si njė ushtri e vėrtet, parakaluan dhe bėnė homazhe mbi varrin e dėshmorit tė kombit Agim Ramadani.
 
 

  

M. Hamiti: Misioni i ardhshėm ndėrkombėtar nė njė Kosovė tė pavarur e sovrane
 
Prishtinė, 9 prill 2004 - "Nuk jam nė dijeni tė jetė shtruar zyrtarisht ideja pėr zėvendėsim tė njė misioni ndėrkombėtar me njė tjetėr nė Kosovė e as tė jetė dhėnė afat kohor pėr kėtė", ka thėnė pėr media Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidentit Rugova, i pyetur tė komentojė nė lidhje me opinionet e shprehura pėr mundėsinė e vendosjes sė njė misioni tė BE-sė nė vendin tonė.
 
"Kosova nuk ėshtė ēėshtje e ideve kalimtare", ka thėnė ai, duke vlerėsuar se Kosova ėshtė ēėshtje e madhe, nė radhė tė parė pėr popullin e Kosovės, por edhe pėr Evropėn dhe botėn pėrgjithėsisht. "Fundja, investimi i madh ndėrkombėtar i kėtyre pesė vjetėve e dėshmon kėtė", thotė ai.

Zėdhėnėsi Hamiti ka thėnė mė tej se "ne duam qė Kosova tė bėhet e pavarur sa mė shpejt qė tė jetė e mundur".

"Nė kėtė proces tė pavarėsimit tė Kosovės, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės duhet tė kenė rol kyē, sepse ne jemi nė Evropė kulturalisht, duam tė bėhemi pjesė e Evropės sė bashkuar ekonomikisht dhe politikisht, siē duam tė jemi edhe pjesė e strukturave euroatlantatike, gjegjėsisht tė NATO-s", ka deklaruar zėdhėnėsi i Presidentit. "Pėr gjithė kėtė proces integrues, SHBA-tė janė tė domosdoshme", ka nėnvizuar ai.

"Misioni i ardhshėm ndėrkombėtar kėtu nė Kosovė duhet tė jetė mision monitorues dhe kėshilldhėnės nė njė Kosovė tė pavarur e sovrane", ka pėrfunduar Muhamet Hamiti.
 
 
Nė njė bisedė telefonike Bush dhe Putin biseduan edhe pėr situatėn nė Kosovė
 
Uashington, 9 prill 2004 - Agjencia Rojters, duke u mbėshtetur nė Agjencinė ruse Interfaks, njofton se Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka biseduar me telefon me Presidentin rus Vladimir Putin dhe kanė shkėmbyer pikėpamjet e tyre lidhur me situatėn nė zonat e konflikteve botėrore, si nė Kosovė, nė Irak dhe nė Afganistan.
 
Ky ėshtė kontakti i dytė telefonik i nivelit tė lartė i presidentit Bush. Dje ai bisedoi me kryeministrin e Britanisė Toni Bler, ka njoftuar Shtėpia e Bardhė.
 
 
Shqyrtohet mundėsia e njė angazhimi mė tė madh tė NATO-s nė procesin politik nė Kosovė
 
Bruksel, 9 prill 2004 - Burimet diplomatike nė Bruksel kanė thėnė se po shqyrtohet mundėsia e njė angazhimi mė tė madh tė NATO-s nė procesin politik nė Kosovė. Njė zyrtar i Aleancės ka thėnė se nė disa pika duhet angazhim mė i madh nė shqyrtimin e disa veprimeve tė organizatave tė ndryshme nė Kosovė.
 
Madje ka pasur ide nga disa shtete anėtare tė NATO-s qė tė emėrohet njė pėrfaqėsues i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Aleancės pėr Kosovėn. Por zyrtarėt e NATO-s thonė se nė kėtė moment ėshtė ende herėt tė thuhet nėse do tė vendoset pėr njė gjė tė tillė apo jo.

Njė zyrtar i NATO-s qė rishtazi ka vizituar Kosovėn pėr disa ditė, duke folur para njė grupi tė vogėl tė gazetarėve nga Kosova dhe Serbia tė akreditura pranė NATO-s, ka thėnė se zhvillimet e para dy jave ishin vėrtet njė kthim prapa pėr Kosovėn, por ishin poashtu njė alarm pėr zgjim nga gjumi pėr tė gjithė.

Po ashtu zyrtarėt nė NATO vlerėsojnė se duhen ide tė reja edhe pėr zggjidhjen e problemit aktual tė Mitrovicės sepse bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė pranojė kurrėsesi asnjė lloj kantonizimi apo zgjidhje qė do tė ēonte kah ndarja e Kosovės.
 
 
Paskal Fieski tha nė Mitrovicė se ndarjet nė Kosovė janė tė papranueshme
 
Mitrovicė, 9 prill 2004 - Kryeshefi i Ekzekutivit tė komunės sė Mitrovicės, Mustafė Pllana, ka biseduar dje me shefin e Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Paskal Fieski, pėr ēėshtje tė ndryshme tė
angazhimit tė OSBE-sė dhe pėr gjendjen nė komunėn e Mitrovicės.

Fieski ka thėnė me kėtė rast se Misioni qė ai e udhėheq ėshtė duke u angazhuar pėr realizimin e ēėshtjeve tė parapara, ndėr tė cilat padyshim, mė i rėndėsishėm ėshtė aktiviteti pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve tė 23 tetorit nė Kosovė, duke bėrė tė ditur se komunat nė kėto zgjedhje do tė angazhohen mė shumė dhe se roli i tyre do tė jetė shumė mė i madh.

Fieski ka shtuar se zgjedhjet nuk janė obligim vetėm i OSBE-sė, andaj pėr kėtė arsye ajo ėshtė duke bashkėpunuar ngushtė me komunat pėr t'i pėrgatitur zgjedhjet sipas dinamikės sė paraparė.

Nė lidhje me zhvillimet nė komunėn e Mitrovicės, Fieski ka thėnė se problemet nė komunikimin e komuniteteve kėtu kanė qenė mė tė theksuara, pėr shkak tė ndarjes sė qytetit, por ka shprehur qėndrimin e misionit tė tij dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare se ndarjet nė Kosovė janė tė papranueshme dhe si tė tilla hidhen poshtė kategorikisht.

Paskal Fieski ka thėnė se mandati i OSBE-sė nė Kosovė nuk ka ndryshuar dhe nuk do tė ndryshojė dhe se nuk do tė ketė shmangje nga realizimi i synimeve pėr tė krijuar njė shoqėri demokratike me tė drejta tė barabarta pėr tė gjithė.

Ndėrkaq, Kryeshefi i Ekzekutivit tė Kuvendit tė Komunės, Mustafė Pllana, e ka njoftuar nė hollėsi shefin e Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, pėr gjendjen nė komunė dhe pėr angazhimet e pushtetit lokal pėr t'i avancuar proceset demokratike dhe nė veēanti pėr tė stabilizuar gjendjen pas trazirave tė muajit tė kaluar.

Pllana ka thėnė se institucionet komunale, pas trazirave tė muajit tė kaluar, aktivitetin e kanė zhvilluar nė dy faza e qė ishin qetėsimi i situatės dhe masat pėr tejkalimin e gjendjes, pėrkatėsisht, vlerėsimin dhe zbutjen e pasojave tė trazirave, nė tė cilat drejtime edhe janė shėnuar ecuri pozitive, duke thkeksuar me kėtė rast bashkėpunimin e mirė me udhėheqėsit e institucioneve ndėrkombėtare qė veprojnė nė komunėn e Mitrovicės.
 
 
Deputetėt serbė refuzuan ftesėn e Holkerit pėr tė marrė pjesė nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės
 
Prishtinė, 9 prill 2004 - Deputetėt serbė kanė refuzuar ftesėn e kryeadministratorit tė Kosovės Hari Holkeri pėr tė marrė pjesė nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn Holkeri pritet tė raportojė pėr gjendjen e sigurisė pas trazirave tė fundit.
 
Duke i shpjeguar arsyet e mospjesėmarrjes nė seancėn e Kuvendit, ish-shefi i koalicionit serb "Kthimi" Dragisha Kėrstoviq shprehet se deri mė tash nuk ka parė lėvizje pozitive nė zgjidhjen e kėrkesave tė serbėve tė Kosovės.

Ndryshe, sot Holkeri so do tė flasė nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit.
 
 
Policia e UNMIK-ut ka arrestuar katėr persona tė dyshuar pėr vrasjen e dy policėve nė afėrsi tė Podujevės
 
Fushė-Kosovė, 9 prill 2004 - Policia ndėrkombėtare konfirmoi arrestimin e katėr personave tė pėrkatėsisė shqiptare, tė dyshuar pėr vrasjen e dy policėve nė rajonin e Podujevės nė gjysmėn e muajit tė shkuar.
 
Gjatė kėtyre arrestimeve, tė cilat u kryen nė Fushė - Kosovė njoftohet se ka pasur shkėmbim zjarri ndėrmjet policisė dhe tė arrestuarve. Ky ėshtė operacioni mė i shpejtė i policisė pėr kapjen e autorėve tė njė vrasjeje tė dyfishtė nė Kosovė. Nė mesin e tė arrestuarve ėshtė njė femėr dhe tre meshkuj.
 
 
Komuna e Mitrovicės ndihmon familjet shqiptare tė dėbuara nga pjesa veriore e qytetit
 
Mitrovicė, 9 prill 2004- Drejtoria pėr Shėndetėsi dhe Mirėqenje Sociale e Kuvendit tė Komunės ėshtė duke vazhduar me ofrimin e ndihmave dhe pėrkujdesjen pėr familjet shqiptare tė dėbuara nga pjesa veriore e qytetit nga ana e ekstremistėve serbė, pas trazirave tė 17 marsit dhe pėr familjet tjera me gjendje tė rėndė ekonomiko-sociale qė jetojnė nė lagjet veriore tė qytetit.

Pėrveē ndihmave, zyrtarėt e DSHMS-sė kanė vizituar tė 20 familjet shqiptare tė dėbuara me dhunė nga pronat e tyre nė pjesėn veriore tė qytetit, tė cilėve u ėshtė dedikuar ndihma.

Me rastin e vizitės, kėto familje edhe njėherė kanė kėrkuar ndihmėn e institucioneve vendore pėr t'u kthyer nė banesat e tyre, pagesėn e qirasė pėr ato familje qė e pagujnė kėtė nė pjesėn jugore tė qytetit dhe ndihmė me gjėra ushqimore, higjenike dhe veshmbathje.

Duke e patur parasysh gjendjen e familjeve tė dėbuara, DSHMS ka ndihmuar 20 familje tė tilla me nga njė pako nė vlerė prej 20 euro.

Poashtu, DSHMS me nga njė pako nė vlerė prej 20 Euro, ka ndihmuar edhe nėntė familje tė "Lagjės sė Boshnjakve" dhe njė familje tė lagjės "7 Shtatori", tė cilat jetojnė nė gjendje tė rėndė sociale.
 
 
Nė Prishtinė u mbajt njė seminar nė temėn "Drejt politikės sė sigurisė nė komunikacion"
 
Prishtinė, 9 prill 2004 - Nė Prishtinė u mbajt njė seminar nė temėn "Drejt politikės sė sigurisė nė komunikacion nė Kosovė" u prezentuan planet dhe politikat mbi sigurinė e trafikut nė vendin tonė. Pjesėmarrėsit e seminarit tė cilin e organizoi Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit nė bashkėpunim me policinė e UNMIK-ut, inicuan me kėtė rast formimin e njė kėshilli nacional tė sigurisė nė trafik.
 
 
Njė prokuror ndėrkombėtar nuk ėshtė pranuar nė Ēabėr nga familja e fėmijės qė ka mbijetuar tragjedinė
 
Mitrovicė, 9 prill 2004 - Nė konferencėn e parė pėr gazetarė pas trazirave tė 17 dhe 18 marsit policia e UNMIK-ut nė Mitrovicė ka deklaruar se njė prokuror ndėrkombėtar ka shkuar nė Ēabėr te familja e fėmijės, i cili ka mbijetuar nė natėn e 16 marsit. Sipas zėdhėnėses Trejsi Beker familja nuk e ka pranuar atė.

Ndėrkohė zyrtarisht ėshtė thėnė se numri i personave tė vrarė nga KFOR-i ėshtė njė, ndėrkaq gjithsej kanė vdekur gjashtė veta.

Gazetarėt e pranishėm kanė akuzuar policinė e UNMIK-ut se nuk u ka dhėnė asnjė lloj informacioni gjatė ditėve tė trazirave tė marsit, por nga ana tjetėr iu ka dhėnė informacion gazetarėve serbė.
 
 
KFOR-i polak ka arrestuar Xhabir Zharkun, kėshilltar i Asamblesė komunale nė Kaēanik
 
Kaēanik, 9 prill 2004 - Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė djeshėm pas bastisjes sė shtėpisė nė Kaēanik nga KFOR-i polak ėshtė arrestuar Xhabir Zharku, kėshilltar i Asamblesė komunale. Ai ishte komandant i Brigadės sė UĒK-sė 162 "Agim Bajrami", tė ish-Zonės Operative tė Nerodimes.
 
 
Banorėt e tre rrokaqiejve nė veriun e Mitrovicės kėrkojnė nga KFOR-i qarkullim nėpėr parkun qendror
 
Mitrovicė, 9 prill 2004 - Banorėt e tre rrokaqiejve tė lagjes veriore tė Mitrovicės iu drejtuan me njė letėr komandantit tė Brigadės Shumėkombėshe Verilindje nė Mitrovicė. Nė kėtė letėr ata kėrkojnė qė t'u mundėsohet qarkullimi nėpėr parkun qendror mbi urėn e improvizuar, qė KFOR-i e mbylli pas trazirave nė muajin e shkuar, ku ėshtė vėshtirėsuar dukshėm jeta e tyre.
 
Kėta qytetarė tėrheqin vėrejtjen se me ndalimin e qarkullimit nėpėr parkun qendror ėshtė zgjidhja mė e keqe e mundshme, ngase pėrveē gjatėsisė sė katėrfishuar paraqiti rrezik i madh potencial pėr jetėn e kalimtarėve nga snajperistėt e mundshėm tė pjesės veriore dhe na qenėt endacakė.
 
Nė pozitė tė vėshtirė posaēėrisht thonė ata janė nxėnėsit, fėmijėt, tė sėmurit dhe tė moshuarit, tė cilėt janė tė detyruar tė lėvizin nėpėr njė terren plotė gėrmadha tė pandriēuar. Ata gjithashtu kėrkojnė qė ora policore tė shkurtohet dhe tė pėrkufizohet prej orės 22.00 tė mbrėmjes deri nė orėn pesė tė mėngjesit.
 
 
Nikollė Gegaj ka deklaruar se ēdo rezolutė e miratuar pėr Kosovėn pa legjitimitetin evroperėndimor ėshtė e pavlefshme
 
Podgoricė, 9 prill 2004 - Kuvendari i vetėm i pėrkatėsisė shqiptare nga Mali i Zi nė Kuvendin e bashkėsisė shtetėrore Serbi - Mali i Zi Nikollė Gegaj ka deklaruar se ēdo rezolutė e miratuar nė Kuvendin e Serbisė apo tė bashkėsisė shtetėtore Serbi-Mali i Zi pėr Kosovėn pa legjitimitetin evroperėndimor ėshtė e pavlefshme.
 
 
Trupat amerikane kanė rrimarrė kontrollin nė qytetin irakian Kut
 
Kut, Irak, 9 prill 2004 - Trupat amerikane kanė rrimarrė sot (e premte) kontrollin nė qytetin lindor irakian Kut, 170 km nė juglindje tė Bagdadit, kanė thėnė dėshmitarėt vetėm dy ditė pasi trupat ukrainase u tėrhoqėn nga qendra e qytetit pas luftimeve me kryengritėsit shitė, njofton Rojter.
 
Banorėt kanė thėnė se ushtarėt amerikanė tashmė kanė nėn kontroll qendrėn e qytetit Kut, ku shihet se ėshtė shkatėrruar zyrja e klerikut radikal Moktada al-Sadr. Nė fillim tė javės nė Kut ėshtė vrarė njė ushtar ukrainian.
 
 
Turbullirat e pėrgjakshme kanė vazhduar edhe sot nė Irak
 
Bagdad, 9 prill 2004 - Trazirat e pėrgjakshme kanė vazhduar edhe sot (e premte) nė Irak, nė pėrvjetorin e parė tė pėrmbysjes sė Sadamit, njofton Rojter. Luftimet zhvillohen ndėrmjet forcave amerikane dhe kryengritėsve shitė dhe sunit, tė cilėt kanė zėnė peng tre japonezė dhe tė huaj tė tjerė.
 
Ndėr tė kidnapuarit janė edhe dy palestinezė me letėrnjoftime izrelite, qė akuzohen pėr spiunim. Njė britanik ėshtė zhdukur nė qytetin jugor Nasiria. Po kėshtu, njė humanitar sirian me shtetėsi kanadeze, ėshtė rrėmbyer nė Naxhaf. Personat e armatosur kanė kidnapuar dje shtatė priftėrinj tė kishės evangjelike tė Koresė jugore, por i kanė liruar tė njėjtėn ditė.

Pesė shpėrthime janė dėgjuar gjatė natės nė qytetin jugor Samava, ku janė stacionuar 550 ushtarė japonezė, por policia irakiane ka thėnė se s'ka viktima.
 
Nė qytetin Qerbela nė luftimet gjatė natės ndėrmjet milicisė shite dhe trupave bullgare dhe polake janė vrarė 15 irakianė, kanė thėnė sot (e premte) burimet policore dhe spitalore. Po kėshtu, afėr njė pike kontrolli tė trupave polake ndėrmjet Babelit dhe Qerbelasė, janė vrarė gjashtė haxhinj iranianė.
 
 
Nė Shri Lanka kanė shpėrthyer luftimet ndėrmjet fraksioneve tė kryengritėsve tė Tigrave Tamilė
 
Kolombo, 9 prill 2004 - Nė Shri Lanka kanė shpėrthyer luftimet ndėrmjet fraksioneve tė kryengritėsve tė Tigrave Tamilė dhe pėr rrjedhojė ka pasur njė numėr viktimash, ndėr tė cilėt dy luftėtare dhe njė burrė i shėrbimit mjekėsor.
 
Ndėrkaq, burimet kryengritėse thonė se gjatė luftimeve janė vrarė 8 luftėtarė, kurse disa tė tjerė janė plagosur. Kėto luftime janė tė parat pas armėpushimit tė arritur me ndihmėn e norvegjezėve mė 2002 dhe kanė ndodhur pasi qeveria e Shri Lankės mori pushtetin.
 
 
Japonia nuk tėrhiqet nga Iraku

Tokio, 9 prill 2004 - Kryeministri japonez, Juniēiro Koizumi, tha se qeveria e tij nuk do t'i tėrheqė trupat nga Iraku, megjithė kėrcėnimet prej kryengritėsve irakianė qė po mbajnė peng tre civilė japonezė.

Pas njė mbledhjeje tė jashtėzakonshme tė kabinetit, zoti Koizumi tha se ishte shumė e rėndėsishme qė tė arrihej lirimi i pengjeve.

Fotografitė e japonezėve me sy tė lidhur dhe tė mbajtur nga militantė tė armatosur ishin nė faqet e para tė gazetave tė mėngjesit tė sė premtes nė Japoni.
 
 
Luftime tė ashpra nė Falluxha
 
Falluxha, Irak, 9 prill 2004 - Forcat e koalicionit janė pėrfshirė pėr tė gjashtėn ditė me radhė nė pėrleshje me ektremistėt suni dhe shiitė nė disa pjesė tė Irakut qėndror dhe jugor. Ushtria amerikane njoftoi se 6 ushtarė amerikanė kanė humbur jetėn nga zjarri armik nė disa pjesė tė Irakut qė nga e mėrkura.
 
Pėrleshje tė ashpra janė zhvilluar nė Falluxha, me popullsi kryesisht suni, ku marinsat amerikanė po luftojnė me kryengritėsit qysh nga e hėna. Dhjetra irakianė janė vrarė nė kėto pėrleshje.

Luftime me milicinė al-Mahdi tė klerikut radikal Moqtada al Sadr u zhvilluan nė jug tė Bagdadit, nė qytetet Kut, Kufa si dhe nė qytetet e shenjta, Naxhaf dhe Qerbela.
 
 
Pauell: Iraku nuk mund tė krahasohet me Vietnamin
 
Uashington, 9 prill 2004 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell u tha dje senatorėve se nuk mendon qė rebelimi i milicive tė klerikut shiit Moktada al-Sadr nė Irak do tė ēojė nė njė shpėrthim kryengritjesh mė tė gjera nga shumica shiite nė vend.
 
Nė njė seancė me pyetje-pėrgjigje para njė nėnkomisioni tė Senatit, sekretari Pauell hodhi gjithashtu poshtė krahasimet e gjendjes aktuale nė Irak me pėrvojėn e Shteteve tė Bashkuara nė Vietnam.

Sekretari Pauell i cilėsoi si shqetėsuese aktet e fundit tė dhunės si dhe shtimin e numrit tė viktimave nė radhėt e forcave amerikane dhe atyre tė koalicionit.
 
 
Shefer kėrkon bashkėpunim mė tė ngushtė me Moskėn
 
Bruksel, 9 prill 2004 - Sekretari i Pėrgjithshėm i Natos, Jaap de Hoop Skefer, bėri thirrje pėr marrėdhėnie mė tė ngushta midis Rusisė dhe aleancės pėr tė pėrballuar probleme tė tilla globale si terrorizmi dhe pėrhapja e armėve tė shkatėrrimit nė masė.

Gjatė takimit nė Moskė me Presidentin rus Vladimir Putin, zoti De Hop Skefer pėrmendi Afganistanin, Ballkanin dhe Irakun si fusha tė tjera pėr bashkėrendimin e veprimtarive.

Putin u shpreh dakord se shqetėsimet e vendit tė tij pėr zgjerimin e Natos drejt Lindjes nuk duhet tė bėhen pengesė pėr forcimin e marrėdhėnieve midis Moskės dhe aleancės.
 
 
Rais: Kishte informata shqetėsuese nė javėt para 11 shtatorit, por ato ishin "tepėr tė mjegullta"
 
Uashington, 9 prill 2004 - Kėshilltarja e Presidentit Bush pėr sigurimin kombėtar Kondoliza Rajse tha se kishte informata shqetėsuese nė javėt para sulmeve terroriste tė 11 shtatorit, por shtoi se kėto tė dhėna ishin "tepėr tė mjegullta".

Nė njė dėshmi tė dhėnė dje para komisionit qė po heton sulmet terroriste, zonja Rajs bėri tė ditur se njė dokument sekret, qė iu paraqit Presidentit mė 6 gusht, 2001, ishte titulluar "Bin Ladeni ėshtė i vendosur tė sulmojė territorin e Shteteve tė Bashkuara".

Njė anėtar i komisionit, demokrati Bob Keri, tha se dokumenti theksonte se FBI-ja ishte e shqetėsuar pėr mundėsinė qė terroristėt do tė rrėmbenin avionė.

Zonja Rajs tha se zyrtarėt amerikanė tė aviacionit ndėrmorėn masa pėr tė parajamėruar pėr rrezikun e rrėmbimit tė mundshėm tė avionėve, por shtoi se dokumenti nuk kishte informacion tė qartė lidhur me kohėn se kur mund tė rrėmbeheshin avionėt.

Komisioni tha se i kishte kėrkuar Shtėpisė sė Bardhė qė ta bėnte publik kėtė dokument.
 
 
Forcat amerikane kanė pezulluar njėanshėm operacionet ushtarake nė qytetin sunit Falluxha
 
Bagdad, 9 prill 2004 - Forcat amerikane kanė pezulluar sot (e premte) njėanshėm operacionet ushtarake nė qytetin sunit Falluxha pėr tė lejuar hyrjet e ndihmave humanitare, pėr t'u pėrpjekur qė tė fillohen bisedimet mė kryengritėsit dhe pėr tė bėrė tė mundshėm njė takim ndėrmjet anėtarėve tė Kėshillit qeveritar, lidershipit lokal musliman dhe lidershipit tė forcave antikoalicion, ka bėrė tė ditur guvernatori amerikan nė Irak, Pol Bremer, njofton Rojter.

Bremer ka thėnė gjithashtu se ushtria amerikane do tė mbetet nė gjendje gatishmėrie tė vazhdojė operacionet ushtarake nėse bisedimet me guerilė dėshtojnė. Ai nuk ka thėnė se sa do tė zgjasė armėpushimi.
 
 
Tė pakten 40 njerėz janė lėnduar nė njė sulm helmimi me gaz nė Sofje
 
Sofje, 9 prill 2004 - Tė pakten 40 njerėz janė lėnduar, disa syresh rėndė, nė njė sulm helmimi me gaz nė kryeqytetin bullgar, nė Sofje, njofton BBCWorld. Njė bombė, qė pėrmbante gaz kloridi toksik, ėshtė hedhur nė njė zyre tė policisė sė trafikut nė njė zonė vizitorėsh nė Sofje, ka thėnė ministri i Brendshėm.
 
Tė pakten njė person ėshtė nė gjendje tė rrezikut pėr jetė, kurse katėr tė tjerė janė nė gjendje shumė kritike. Policia ka thėnė se njė i dyshimtė ėshtė ndaluar dy orė pas sulmit, por nuk thuhet asnjė fjalė pėr motivin.
 
 
Abdelaziz Buteflika ėshtė rizgjedhur president i Algjerisė
 
Algjer, 9 prill 2004 - Presidenti algjerian, Abdelaziz Buteflika, ėshtė rizgjedhur president i Algjerisė me 83.49 pėr qind tė votave, ka bėrė tė ditur sot (e premte) ministri i Brendshėm, Jazid Zerhouni, njofton AFP.
 
Duke dhėnė rezultatet zyrtare nga zgjedhjet e djeshme presidentciale, ai ka thėnė nė njė konferencė shtypi se Ali Benflis, ish-ministėr i Jashtėm, qė ka qenė sfiduesi kryesor, ka marrė 7.93 pėr qind tė votave. Katėr kandidatėt e tjerė kanė kontestuar zgjedhjet.
 
 
Tė pakten 9 tė vrarė nė njė sulm kundėr njė autokolone amerikane
 
Bagdad, 9 prill 2004 - Kryengritėsit kanė sulmuar sot (e premte) njė autokolonė amerikane, e cila transportonte lėndė djegėse nė perendim tė Bagdadit dhe nė kėtė incident janė vrrė nėntė vetė, kanė thėnė dėshmitarėt, njofton Rojter.

Nė vendin e ngjarjes, afėr vendbanimit Abu Graib, janė parė duke u djegur trupa njerėzish brenda nė automjete, tė cilat i kishte marrė flaka.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.