|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Statuti ekzistues ėshtė bėrė pengesė pėr riorganizim mė tė mirė tė shėrbimit civil

 
 

 
Gjilan, 9 prill 2004/TN/ Ilmi MUSLIU - Klubi i gazetarėve "Beqir Musliu" nė Gjilan, pėrkatėsisht zyra pėr informim e Kuvendit tė Komunės i kanė ballafaquar sot nė njė debat tė hapur rreth statutit tė komunės, shoqėrinė civile dhe komisionin, i cili ka punuar nė verzionin e ri tė kėtij dokumenti bazik tė qeverisjes lokale, pėrpara se ai tė shkojė pėr miratim nė asamble, ku gjithashtu pritet tė ketė njė diskutim tė gjerė.

Musa Sabedini, moderator i debatit tha se qėllimi i organizatorit ka qenė qė komisionin ta ballafaqojė me mendimet ndryshe tė ekspertėve dhe shoqėrinė civile, para se ai tė marrė miratimin e Kuvendit. Xhemajl Hyseni, kryetar i komisionit e ka cilėsuar njė hap tė guximshėm nismėn pėr tė ndryshuar dhe plotėsuar statutin ekzistues, pas njė pėrvoje mė tė gjatė se tri vjeēare, i cili, nė disa nene dhe kapituj, ishte pengesė pėr riorganizim mė tė mirė tė shėrbimit civil dhe i ka ēmuar tė gjitha vėrejtjet e arsyeshme tė pjesėmarrėsve nė kėtė debat, tė cilėt e vlerėsuan lart punėn e komisonit profesional si dhe guximin e Kuvendit tė Gjilanit pėr tė ndryshuar statutin e tashėm, kryekėput nė kapitujt pesė dhe gjashtė, me qėllim qė tė hapet mundėsia pėr riorganizimin e shėrbimit civil. Xhemajl Hyseni tha se komisoni  ka qenė i pėrbėrė nga ekspertė tė grupimeve tė ndryshme politike dhe ata, nė shumicėn e rasteve, kanė punuar nė frymė koncensuale, me pėrjashtim tė nenit 79.
 
Ne do t`i marrin nė konsideratė tė gjitha vėrejtjet dhe sugjerimet nga ky debat me shoqėrinė civile, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė fituar njė statut sa mė tė pėrshtatshėm dhe i cili do tė garantojė shėrbim mė tė mirė pėr qytetarėt. Duke e ēmuar punėn e komisionit, Shemsedin Mustafa nga Kėshilli pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut tha se ne do tė jemi gjithmonė nė mbėshtetje tė normave qė garantojnė shėrbime mė efikase ndaj qytetarėve.
 
Abdullah Ismajli avokat nga Gjilani propozoi qė termi “departament” tė zėvendėsohet me “drejtori”. Agim Mustafa kishte mendim tjetėr nga pjesėmarrėsit e debatit dhe sipas tij, statuti i deritashėm ėshtė mė i pėrkryer se verzioni i ri. Ndėrkaq, Zija Ramadani, jurist tha se nė jetėn e pėrditshme ballafaqohemi me probleme tė shumta dhe unė instistojė qė tė harmonizohen mirė tė gjitha nenet. Edhe ne mendojmė se ka vend pėr vėrejtje, por ato duhet tė jenė thelbėsore, jo kaq shumė teknike, ka thenė Sadudin Berisha, anėtar i komisionit. Sipas tij, ndryshimet nė statut kanė qenė tė domosdoshme.
 
Ramadan Leka, anėtar tjetėr i komisionit tha se ai ėshtė i bindur qė statuti i ri do tė garantojė cilėsi mė tė lartė tė shėrbimeve pėr qytetarėt. “Ne nuk kemi iluzione se kemi bėrė njė statut tė pėrkryer, por gjithsesi ėshtė mė i mirė se i deritashmi”, tha Leka. Edhe Sokol Haziri kėrkoi qė nė kėtė diskutim publik tė ketė sa mė shumė propozime dhe sugjerime tė ekspertėve.
 
Pėr pėrfaqėsuesin e UNMIK-ut, Charles Messier, statuti ėshtė njė lloj kushtetute pėr komunėn. Messier tha se shpreson qė kėto ndryshime dhe plotėsime do tė miratohen nga Kuvendi komunal, ku pritet tė ketė edhe njė diskutim tė gjerė. Miratimi i ndryshimeve dhe i plotėsimeve nė statutin e komunės hap mundėsi pėr riorganizimin e Shėrbimit Civil, sipas projektit tė ri, i cili ka marrė votėn edhe tė Kuvendit, por qė neni 79 ka qenė pengesė pėr t`u zbatuar.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.