|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Gjenerali Rick Erlandson heq orėn policore nė sektorin e lindjes

 
 

 

Gjilan, 9 prill 2004/TN/ Ilmi MUSLIU - Njėzet ditė pas trazirave nė Kosovė, komandanti i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, gjenerali amerian Rick Erlandson, ka hequr orėn policore nė komunat e sektorit lindor tė Kosovės.

«Gjatė tri javėve tė kaluara, ne kemi parė se udhėheqėsit komunalė kanė marrė rol mė aktiv nė mirėmbajtjen e qetė dhe tė sigurtė tė mjedisit, ndėrsa qytetarėt nė kėtė rajon po e rrespektojnė ligjin”, ka thėnė gjenerali Erlandson.

Nė njė njoftim nga kampi ushtarak «Bondstell» thuhet se gjenerali Rick Erlandson ka hequr orėn policore pėr komunat, tė cilat janė zonė e pėrgjegjėsisė sė tij. Ora policore e aplikuar pas trazirave tė 17 dhe 18 marsit , zyrtarisht do tė pėrfundojė mė 10 prill, nė ora 5:00 tė mėngjesit.

Pavarėsisht heqjes sė orės policore, gjenerali Rick Erlandson vlerėson se ka mbetur ende shumė punė pėr t`u bėrė, por ditėve tė fundit ėshtė parė njė progres dhe unė pres tė shoh udhėheqėsit e zgjedhur, administratėn civile dhe qytetarėt tė vazhdojnė kėshtu tė jenė tė pėrgjegjshėm dhe tė marrin pjesė nė progres, ka pohuar Erlandson.

Ai tha se shpreson qė situata e qetė do te vazhdoj, por ka tėrhequr vėmendjen se ora policore mundė tė kthehet nė fuqi, nėse prishet paqja.

“Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė njerėzit tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre pėr aksionet qė kryejnė. Nėse ata vazhdojnė me sjellje tė mira, atėherė do tė kenė lirinė e plotė tė lėvizjes, por nėse angazhohen nė aktivitete tė kundėrligjshme, unė do tė vendos njė orė policore edhe mė tė rreptė dhe mė tė gjatė» ka thėnė gjenerali Rick Erlandson.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.