|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Holkeri: Dhuna kėrcėnoi tė shkatėrronte investimet e mundimshme tė popullit tė Kosovės

 
 

 
   
Prishtinė, 9 prill 2004 - Kėto janė ditė tė vėshtira pėr Kosovėn. Dy dy javė mė parė ne pamė ngjarje tė tmerrshme, - tha nė fillim tė fjalės sė tij, kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri, duke folur sot para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr ngjarjet e 17 e 18 marsit nė Kosovė.
 
Ai theksoi se gjatė ngjarjeve tė marsit, dhuna kėrcėnoi tė shkatėrronte investimet e mundimshme tė popullit tė Kosovės dhe tė miqve tė Kosovės. "Unė e di qė kjo dhunė nuk ishte vepėr e popullit, por e njė grupi tė vogėl njerėzish, tė cilėt kanė njė skemė tė veten, me tė cilėn duan tė qeverisin pėrmes dhunės dhe friksimit pėr tė mbajtur peng popullin e Kosovės.
 
Skema e tyre nuk e pranon demokracinė dhe pasurinė kulturore tė Kosovės. Ata duan t'i vendosin barriera Kosovės nė rrugen drejt Evropės, por ata nuk do t'i lejojmė tė realizojnė qėllimin e tyre", theksoi Holkeri.
 
Pasi foli pėr numrin e viktimave dhe tė tė plagusurve dhe pasojat qė lanė ngjarjet e marsit, dhe pasi u shprehu ngushėllime familjave qė humbėn anėtarėt e tyre, Holkeri tha se autorėt e dhunės duhet tė nxirren para drejtėsisė. Sipas tij, dhuna kėrcėnon perspektivėn e qytetarėve tė Kosovės.

Nė kėtė kontekst Holkeri nėnvizoi se nė Kosovė ka edhe udhėheqės qė e kanė pėrkrahur dhunėn dhe, sikē u shpreh disa kriminelėt i quajnė heronj. "Heronj qė i duhen Kosovės janė njerėzit qė punojnė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tolerante, me tė drejta tė barabarta tė tė gjithė qytetarėve tė saj", nėnvizoi Holkeri.
 
Por, sipas tij, vizioni i Kosovės janė standardet dhe pėrcaktimi i vitit 2005 pėr vlerėsimin e tyre qė do ta ēojė Kosovėn drejt njė tė ardhme tė ndritur dhe evropiane. "Mesazhi im pėr ju, pėr Kosovėn ėshtė tė vazhdojmė tė punojmė drejt vizionit tė standardeve pėr Kosovėn. Unė jam partneri juaj.
 
Unė ua shtrij dorėn pėr tė ndėrtuar njė Kosovė ashtu si e dėshironi ju", tha para deputetėve te Kosovės kryeadministratori i Kosovės.

Ndėrkaq, kėrkesėn e disa qarqeve serbe pėr ndarjen e Kosovės, e ka quajtur dėshpruese, duke u zotuar se UNMIK-u do tė jetė partner i institucioneve tė Kosovės.

Nė vazhdim tė fjalės sė tij Holkeri tha se betohet se do ta ēojė pėrpara edhe procesin e privatizimit, punė kjo tė cilėn, siē tha, do ta bėjė kėtė bashkė me qeverinė e Kosovės.

Ai propozoi pėr ditėt e ardhshme tė mbahet njė takim tė qeverisė, liderėve politikė, tė institiucionve tė Kosovės dhe UNMIK-ut pėr tė diskutuar hapat pėr kthimin e mirėbesimit ndėrmjet komuniteteve pėr ardhmen e vendit.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.