|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Banka Botėrore pėr korrupsionin

 
 

 

9 prill 2004 / TN

A. GJOKUTAJ

Njė raport i ri i Bankės Botėrore tregon disa shenja inkurajuese nė lidhje me faktin qė rėndėsia e problemit tė korrupsionit dhe ndikimit tė tij negativ nė biznes mund tė jetė nė rėnie nė shumė nga vendet e rajonit. Raporti qė titullohet “Antikorrupsioni ne Tranzicion vėllimi 2: Korrupsioni nė Marrėdhėniet Biznes-Shtet nė Evropė dhe Azinė Qendrore gjatė viteve 1999-2002” analizon tendencat e korrupsionit nė marrėdhėniet midis biznesit dhe shtetit ne 26 ekonomi nė tranzicion nė Evropė dhe Azinė Qendrore.  Kėto konstatime bazohen mbi njė sondazh me mbi 6,500 firma, si pjesė e Sondazhit tė Mjedisit tė Biznesit dhe Performancės sė Ndėrmarrjeve (BEEPS) qė u zhvillua nė vitin 1999 dhe mė pas nė vitin 2002.  Banka Botėrore dhe Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) kanė bashkėfinancuar BEEPS-in, rezultatet fillestare tė sė cilit u botuan nė njė kapitull tė Raportit tė Tranzicionit tė vitit 2003. 

Sipas Shigeo Katsu, Zėvendės President i Bankės Botėrore pėr Rajonin e Evropės dhe Azisė Qendrore: Ky raport i ri bėn njė analizė tė thellė tė tendencave tė marrėdhenieve qeveri-biznes nė kohė dhe shpjegon modelet qė shkaktojnė korrupsionin nė rajon. Duke vėrejtur   tregues tė tillė si shpeshtėsia e rryshfeteve tė ndryshme, pėrqindja vjetore e tė ardhurave qė pėrdoren pėr rryshfete dhe mendimet e manaxherėve mbi shkallėn nė tė cilėn korrupsioni pengon ecurinė e biznesit, ne mund tė evidentojmė elementėt qė pengojnė investimet tė cilat nxisin njė zhvillim mė tė lartė”.

Sipas autorėve tė kėtij raporti, nga sondazhi i parė tek i dyti, shumica e vendeve tė rajonit kanė kaluar tre vjet rritjeje solide ekonomike, patėn stabilitet politik dhe njė pėrmirėsim tė situatės makroekonomike.  Investimet e huaja dhe vendase nisėn tė rikuperoheshin nė shumė pjesė tė rajonit. Procesi i pranimit apo asocimit pėr nė BE shėnoi progres tė ndjeshėm jo vetėm pėr vendet e Evropės Qendrore dhe ato Balltike, por edhe pėr disa nga vendet e Evropės Juglindore.  Rrjedhimisht, raporti i fundit i njohur si  studimi ACT 2, bėn njė analizė tė korrupsionit dhe qeverisė nė njė mjedis tė pėrgjithshėm tejet tė ndryshėm, tė mbėshtetur nga njė ngritje e fuqishme nė ciklin e biznesit, njė kthim nė stabilitet pas njė dekade tė vėshtirė tranziconi dhe nė njė perspektivė mė tė mirė afatmesme.

Shenja shprese… korrupsioni vazhdon

 “Pėr herė tė parė qysh nga fillimi i tranzicionit kemi diēka tė mirė pėr tė raportuar. Pėrgjigjiet e manaxherėve nė thuajse gjysmėn e vendeve nė tranzicion tregojnė njė rėnie tė frekuencės sė rryshfeteve nga viti 1999 nė 2002  dhe tė ndikimit tė korrupsionit nė bzineset e tyre, konstatim ky tepėr i rėndėsishėm pėr kėtė rajon”, shprehet Cheryl Gray, Drejtore e Sektorit pėr Uljen e Varfėrisė dhe Manaxhimin Ekonomik nė Bankėn Botėrore dhe njė nga bashkėautoret e raportit.    

  

 

Figura 1:   Renditja sipas firmave tė sondazhit nė lidhje me masėn deri ku korrupsioni ėshtė pengesė pėr biznesin sipas grupimeve nėn-rajonale*, 1999 dhe 2002

Korrupsioni si Pengesė pėr Biznesin

 
   
 
 
*Vendet dhe grupet e tyre rajonale janė:  Evropa Qendrore dhe Lindore (CEE) pėrfshin Republikėn Ēeke, Hungarinė, Poloninė, Slloveninė dhe Republikėn Sllovake; vendet Balltike pėrfshijnė Estoninė, Letoninė dhe Lituaninė; Evropa Juglindore (SEE) pėrfshin Shqipėrinė, Bosnje-Hercegovinėn, Bullgarinė, Kroacinė, ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, Rumaninė dhe Serbinė dhe Malin e Zi; Komonuelthi Qendror i Shteteve tė Pavarurua (CIS) pėrfshin Bjellorusinė, Kazakistanin, Rusinė dhe Ukrainėn; ndėrsa vendet e CIS-7 janė Armenia, Azerbaixhani, Gjeorgjia, Republika Kirgize, Moldavia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
 
Burimet: Antikorrupsioni nė tranzicion vėllimi  2—Korrupsioni nė  Marrėdhėniet Biznes-Shtet nė Evropė dhe Azinė Qendrore nė vitet 1999-2002; dhe Sondazhet e BERZH-Bankės Botėrore nė lidhje me Mjedisin e Biznesit dhe Performancėn e Ndėrmarrjeve nė vitet 1999 dhe 2002.
 

Raporti tregon se korrupsioni – qoftė kur matet me frekuencėn e rryshfeteve, koston e tyre, apo me shkallėn deri ku ai pėrbėn pengesė pėr biznesin (Figura nr. 1) – ka filluar tė shėnojė njė rėnie nė shumė vende. Megjithatė, studimi nėnvizon gjithashtu se nuk ka vend pėr vetėkėnaqje. Nivelet e korrupsionit nė shumė vende dhe nė shumė sektorė tė ekonomisė mbeten ende tė larta. Kėshtu p.sh ndėrsa nė vitin 1999 rryshfetet ishin mė tė pakėta pėr shėrbimet publike, ato haseshin mė rėndom nė rastin e tatimeve dhe prokurimeve.  E megjithatė ky lajm nuk ėshtė pozitiv pėr tė gjitha vendet – disa tregues nė lidhje me korrupsionin sugjerojnė njė pėrkeqėsim tė problemit nė disa vende si p.sh. nė Evropėn Juglindore. Firmate biznesit nė shumicėn e vendeve nė tranzicion ende e shohin korrupsionin si njė nga vėshtirėsitė mė tė mėdha qė hasin. 

Ēfarė i ushqen kėto tendenca?

Raporti nė fakt thekson me optimizėn se hartimi i politikave me efikase dhe ngritja e institucioneve mund tė ndihmojė nė uljen e korrupsionit nė periudhėn afatmesme.  Shumė vende nė tranzicion kanė ndėrmarrė reforma politikash dhe institucionale gjatė viteve tė fundit, tė cilat kanė sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė “rregullat e lojės” dhe kanė ndihmuar nė plotėsimin e hendeqeve tė mbetura nga abandonimi i komunizmit.  Kėto ndryshime dhe rėniet e hasura nė disa forma tė korrupsionit nė pėrgjithėsi duhet tė jenė tė qendrueshme, duke theksuar edhe njė herė rėndėsinė e madhe tė njė procesi reformash aktiv, tė besueshėm dhe tė zbatueshėm.

Megjithatė hartimi i politikave mė efikase nuk ėshtė faktori i vetėm determinant. Raporti konstaton se karakteristikat specifike tė firmave luajnė njė rol tė rėndėsishėm, ku firmat mė tė vogla private si rregull paguajnė mė shumė rryshfete ndėrsa firmat e huaja mė pak se mesatarja. Karakteristika tė tjera nė nivel firme si p.sh. vendndodhja apo sektori nė tė cilin operon,  ndihmojnė gjithashtu pėr tė kuptuar sesi manaxherėt ndjejnė dhe pėrjetojnė korrupsionin nė marrėdhėniet e tyre me shtetin.  

Ndryshe nga raportet e mėparshme, nė kėtė studim shqyrtohet edhe ndikimi i qėndrimit tė manaxherėve.  “Optimizmi” manaxherial luan njė rol tė rėndėsishėm nė influencimin e mendimit tė manaxherėve mbi  korrupsionin – njė pjesė e mirė e perceptimit tė korrupsionit tė reduktuar mund tė shpjegohet me perceptimet mė tė pėrgjithshme nė pėrmirėsimin e mjedisit tė biznesit. Ndėrsa qėndrimet manaxheriale duhet tė merren parasysh nė analizimin e tė dhėnave tė sondazhit, influenca e tyre nė lidhje me perceptimet mbi korrupsionin nuk minon dobinė sondazheve mbi korrupsionin. Nė fund tė fundit, qėndrimet dhe perceptimet ndikojnė nė vendime tė rėndėsishme mbi biznesin.  Pėr mė tepėr, faktet e pėrshkruara nė kėtė libėr demonstrojnė ndryshime reale nė nivelet e korrupsionit edhe pas marrjes nė konsideratė tė qėndrimeve tė manaxherėve.

Prekja e shtetit

Studimi i vitit 2000 i Bankės Botėrore “Antikorrupsioni nė Tranzicion – Kontribut nė Debatin e Politikave” theksonte se korrupsioni shfaqet nė shumė forma, njė nga mė tė dėmshmet prej tė cilave ėshtė prekja e shtetit. Prekja e shtetit pėrfshin rryshfetet pėr tė ndikuar nė pėrmbajtjen e ligjeve dhe rregulloreve, me fjalė tė tjera, rregullat themelore tė lojės, mė shumė se thjesht zbatimin e tyre nė raste individuale. Ndėrsa nė fakt kishte relativisht mė pak firma qė u ankuan nė lidhje me ndikimin negativ nga prekja e shtetit nė vitin 2002 sesa nė tre vjetėt e mėparshme, relativisht kishte mė shumė firma qė thanė se ishin tė pėrfshira nė aktivitete tė tilla. Del se prekja e shtetit po ndryshon nga njė strategji influencash politike qė praktikohet nga njė numėr i vogėl firmash nė njė praktikė mė tė pėrhapur.  

Efekti domino

Lajmi mė pozitiv qė vjen pėrmes kėtij raporti ėshtė se progresi po bėhet vėrtetė i mundur. Vendet mund tė luftojnė nė mėnyrė efektive kundėr korrupsionit pėrmes reformave nė institucionet publike dhe njė qėndrimi tė rreptė nė zbatimin e politikave antikorrupsion, ndėrsa tė dhėnat e detajuara nga sondazhet mund tė ndihmojnė nė pėrcaktimin e prioriteteve pėr veprim nė vendet specifike. Ajo qė ėshtė mė pozitive ka tė bėjė me faktin se tashmė ka evidenca tė shėndosha se reformat nė vitet e kaluara nė shumė vende nė tranzicion po nisin tė japin rezultate.

Si konkluzion znj. Gray thekson se: “Megjithėse ėshtė e vėshtirė tė parashikohet nėse mund tė vazhdojnė pėrmirėsimet nė masat e luftės kundėr korrupsionit siē evidentohen nė kėtė raport, e rėndėsishme ėshtė  qė qeveritė tė pėrqėndrojnė pėrpjekjet e tyre pėr tė vijuar me reforma tė besueshme dhe t’i zbatojnė ato siē duhet”.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.