|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Shitja e shtypit ose mjerimi i gjendjes sė tij

 
 

 
8 prill 2004 / TN
 
Koha ėshtė ta rikthejmė traditėn e dikurshme tė leximit tė shtypit dhe tė librit, kur shtypi e kalonte 100 mijėshin dhe kur libri shitej dhjetė a dymbėdhjetė fish mė shumė se sot.
 
Nazmi LUKAJ
 
Kosova sot, krahasuar me tė gjitha vendet e botės, qė kanė banorė pėrafėrsisht sa kjo, numėron shitjen mė tė vogėl tė shtypit. Sipas disa tė dhėnave, kjo kap njė shifėr prej 15 mijė ekzemplarėsh. Po e zėmė se kjo nuk ėshtė shifėr reale, por se shiten edhe pesė mijė a dhjetė mijė mė tepėr. Edhe sikur tė jetė kėshtu, shitja e shtypit tonė ėshtė tepėr-tepėr e vogėl. P.sh., nė Slloveni  sillet shitja e tij rreth 300 mijė. Krahasimi me njė shifėr tė tillė e shtypit tonė, nxjerr gjendjen shumė mjeruese tė tij.
 
Dikush fajin ia lė gjendjes sociale. Dikush shtypit. Dikush moslexueshmėrisė sė popullit. Askush s’e di saktė se cila ėshtė e vėrteta mes kėtyre tri pohimeve. Cilado qė tė jetė  e vėrteta e kėsaj shifreje kaq tė vogėl, tė sjell dhimbje. Por, edhe cilado prej kėtyre shkaqeve, nuk ėshtė  bindėse. Fakt ėshtė se nė Kosovė ka shumė tė papunė.
 
Megjithatė, njė pjesė e tyre kanė nga dikė tė familjes qė punon jashtė shtetit, dhe jeton nga paratė qė merr prej tė afėrmėve tė vet. Secili nga kėta, kanė mundėsi qė tė zgjedhin pėr ta blerė njė gazetė. 30 ekzemplarė tė gazetės qė do ta zgjedhnin, kushtojnė  9 euro nė muaj.  Vjen pastaj shtresa me gjendje tė mesme ekonomike, qė nuk ėshtė e vogėl nė Kosovė. Pėr kėtė shtresė fare nuk ėshtė problem kjo shumė. Kur t’i llogaritėsh edhe biznismenėt e vegjėl e tė mėdhenj, atėherė del se nė pyetje mė shumė ėshtė mosinteresimi i popullatės pėr leximin e shtypit.
 
Nė Slloveni rrallė mund ta shoėsh ndonjė tė ri, e lėre mė mė tė moshuarit qė nuk e lexojnė shtypin. E vėrtetė ėshtė se gjendja ekonomike atje ėshtė mė e mirė se te ne. Veē edhe interesimi pėr lexueshmėri ėshtė shumė-shumė mė i madh se nė Kosovė.  Siē ėshtė edhe nė vende tė tjera me popullsi sa Sllovenia e sa Kosova. Natyrisht se sllovenėt kanė jetuar nė kushte mė tė mira politike dhe ekonomike se shqiptarėt. Dhe kanė pasur kushte shumė mė tė favorshme shkollimi, meqė qė moti e kanė pavarėsinė.
 
Gjendja nė Kosovė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė kėtė fushė ishte tepėr e rėndė pėr shqiptarėt. Por, me hapjen e Universitetit dhe me zhdukjen e analfabetizmit, u krijua njė kulturė leximi pėr librin dhe pėr shtypin. E vetmja gazetė qė e kishim, “Rilindja”, shitej nė mbi 100 mijė copė, qė krahasuar me shitjen e tė gjitha gazetave tė sotme te ne, e kalon pesėfishin e tyre. Edhe libri shitej shumė. Kėshtu qe krijuar njė traditė e leximit.
 
Kjo pastaj pėsoi njė rėnie graduale, pėr tė zbritur deri nė njė gjendje tė mjerueshme. Nė vend se tė ndodhte si nė tė gjitha vendet e tjera qė tradita e leximit merr dimensione gjithnjė e mė tė mėdha, te ne ndodhi e kundėrta. A s’ėshtė rėnie drastike  dhe aq mė tepėr qesharake qė nė Kosovė sot tė shiten gjithsej 25 mijė ekzemplarė gazetash. A s’ėshtė tragjike dhe aq mė tepėr qesharake qė edhe dhjetė fish mė pak tė shiten  librat?!!! Me kėtė pajtohemi tė gjithė, apo jo?
 
Dikush do tė pyeste se pse e kam trajtuar kėtė temė. Ja, pse. Njė i huaj vjen nė Kosovė dhe pyet pėr gjendjen e shitjes sė librit dhe tė shypit tonė. Sapo ta kuptojė gjendjen e mjerueshme tė tyre, menjėherė do t’i shkojė mendja te mungesa jonė e kulturės sė leximit. Kėtė do ta identifikojė me kulturėn tonė nė pėrgjithėsi. Andaj, qė nė start mund tė krijojė pėrshtypje negative pėr ne si komb, edhe pse realiteti tregon tė kundėrtėn-pra, se aspak nuk jemi larg me kulturė nga popujt qė pretendojnė se janė ngjitur majave tė civilizmit.
 
Por, ec e heqja tė huajve kėtė pėrshtypje ti, kur ai ēėshtjet i pėrcepton edhe nė bazė tė leximit tė shtypit dhe tė librit nga njė popull. Ndryshe e pėrcepton njė i huaj kulturėn e sllovenėve kur i sheh edhe plakat qė kanė vėnė nga dy palė syze pėr te lexuar, e ndryshe tonėn. Arsyetohet kjo me faktin qė ti i shpjegon tė huajit se, pėr shkak tė robėrisė shumėshekullore, nuk mund t’i shohė edhe plakat tona me gazetė nė dorė.
 
Por, si do tė mund t’i arsyetosh brezat e shkolluar? Edhe po qe se i thua se kjo shitje e vogėl e shtypit ėshtė pėr shkak se te ne mė shumė i pėrcjellin mediumet elektronike, nga i huaji tė vie kundėrpyetja: mediumet janė edhe te ne, por kjo s’ndikon aspak qė tė mos lexohet shtypi dhe libri, se pėrsoset kultura politike, fjalori dhe dija e pėrgjithshme e individit. Mbetesh pa tekst.
 
Tė gjithė popujt qė pretendojnė tė dėshmojnė njė kulturė tė lartė, i kushtojnė shumė kujdes leximit tė librit dhe tė shtypit. Edhe ne duhet t’i kushtojmė. Njė pėr ta rikthyer traditėn e kulturės sė leximit. E dyta kjo ėshtė kulturė e individit, kulturė e familjes dhe kulturė e kombit. Po edhe njė element pėr tė krijuar njė pėrshtypje tė mirė tė civilizimit nė sytė e njė tė huaji. Kėto ditė, nė njė bisedė rasti , njė i huaj mė tha: “ Ju shqiptarėt duhet ta dini se atdhetarizėm ėshtė jo vetėm ta duash kombin, por edhe ta ngritni vazhdimisht kulturėn e tij.
 
Edhe leximi ėshtė element atdhedashurie, sepse sa mė shumė qė ta kultivosh leximin e librit dhe tė shtypit, aq mė shumė pajiseni me kulturė. Pajisja me kulturė ėshtė e barabartė sa sakrifica pėr kombin. Sepse, pėrballė ēdokujt jeni tė denjė nė komunikim. Njė individ qė me njė tė huaj tregon kulturė tė lartė, ėshtė ambasador i fuqishėm i njė kombi. E ju, pėr ta arritur qėllimin tuaj, tė gjithė duhet tė jeni ambasadorė tė kombit tuaj”. Ju lexues tė nderuar vlerėsojeni vetė a ka pasur tė drejtė a jo. Unė kėsaj ia vė njė po tė madhe.
 
Koha ėshtė ta rikthejmė traditėn e dikurshme tė leximit tė shtypit dhe tė librit, kur shtypi e kalonte 100 mijėshin dhe kur libri shitej dhjetė a dymbėdhjetė fish mė shumė se sot.


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.