|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E enjte, 8 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Holkeri e Rexhepi u kthyen nė Prishtinė

  • Kryeadministratori Holkeri informoi nė Bruksel pėr situatėn nė Kosovė

  • Holkeri mori mbėshtetjen e Solanės se nuk do tė ketė ndryshim tė kursit tė poltikės sė BE-sė nė Kosovė

  • Gjenerali Erlandson tha se nuk ka shenja pėr pėrfshirjen e partive politike nė organizimin e trazirave tė marsit

  • Mishel Aliot-Mari tha se gjendja nė Kosovė ėshtė e tendosur dhe bėri thirrje pėr njė aksion diplomatik

  • Kryeministri Rexhepi prezentoi nė Dublin punėn qė po bėn Kosova pėr integrim nė Bashkimin Evropian

  • Kėshilli i Evropės premton pėrkrahjen pėr komunat e Kosovės

  • Nė tri komunat e lindjes pėr pjesėmarrje nė protesta tė dhunshme janė arrestuar 77 persona

  • Elez Biberaj emėrohet redaktor pėrgjegjės i sektorit evropian

  • Nismė e OSBE-sė pėr njė takim tė Parlamentit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė Slloveni

  • Filluan punimet nė ndėrtimin e rrugėve Runik- Radishevė dhe Skėnderaj-Klinė

  • Qeveria e Serbisė mohon se ka hartuar planin pėr Kosovėn

  • Kuvendi shqiptar i tha jo rezolutės pėr Ēamėrinė

  • Dy kosovarė fitojnė dėmshpėrblime nga Ministria britanike e Mbrojtjes

  • Policia arreston tre persona tė dyshimtė pėr vrasje

  • Haziri dhe Halimi biseduan rreth procesit tė bashkėpunimit ndėrkufitar

  • Tre policė afganė dhe tre guerilė talibanė janė vrarė nė pėrleshjet nė Afganistan

  • Nė njė shkėmbim zjarri janė vrarė 6 anėtarė tė grupit islamik Abu Sajaf

  • Mbi 280 irakianė janė vrarė dhe 400 tė tjerė janė plagosur gjatė kėsaj jave

  • Nga pėrplasja e autobusit me njė kamion kanė humbur jetėn 40 persona nė Sudan

  • Tė paktėn 26 policė janė vrarė nė njė sulm me bomba nė Indinė lindore

  • Algjeria mban zgjedhjet presidenciale

  • Nė Irak vazhdojnė operacionet pėr kapjen e vrasėsve tė 4 civilėve amerikanė

  • Kondoliza Rajs do tė dėshmojė para Komisionit pėr sulmet e 11 shtatorit

  • Presidenti Bush diskutoi mbi luftimet nė Irak me ekipin e sigurimit kombėtar

  • Pesė ēmime Pulicer pėr gazetėn "Los Angelos Times"

  • Kryengritėsit maoistė nė Nepal kanė rrėmbyer rreth 2 mijė njerėz me qėllim "edukimi"

  • Njė grua ēeēene ėshtė dėnuar me 20 vjet burg nė Moskė

  • Kryengritėsit nė Kashmir kanė vrarė tė pakten 4 persona dhe kanė plagosur edhe 35 tė tjerė

 
  
Holkeri e Rexhepi u kthyen nė Prishtinė
 
Prishtinė, 8 prill 2004 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe kryeministri Bajram Rexhepi u kthyen sot nė Prishtinės pas qėndrimit nė Bruksel pėrkatėsisht nė Dublin tė Irlandės.

Ndėrsa Holkeri me tė arritur nė aeroportin e Prishtinės nuk u prononcua pėr media, kryeministri Rexhepi tha se pas takimit nė Tokio dhe nė Dublin Kosova ka tėrhequr vėmendjen e bashkėsisė ndėrkombėtare.
 
Nė lidhje me samitin e Tokios Rexhepi tha se mbi 50 vende dhe organizata ndėrkombėtare janė pajtuar qė Kosova ka nevojė pėr pėrkrahje mė tė madhe ekonomike.

Duke folur pėr takimin e Dublinti tė ministrave tė vendeve tė BE-sė, Rexhepi tha se ka marrė premtimin pėr njė mbėshtjetje tė mėtejshme pėr Kosovėn.
 
Por ai vlerėsoi se takimi nuk ishte i ndonjė niveli tė lartė dhe definimi i kėsaj ēėshtjeje pritet nė tė ardhmen. Ai tha se Qeveria do tė dalė me qėndrime konkrete sidomos nė transferin e kompetencave nė fushėn ekonomike dhe tė sigurisė.
 
 
Kryeadministratori Holkeri informoi nė Bruksel pėr situatėn nė Kosovė
 
Bruksel, 8 prill 2004  - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dje ka qėndruar nė Bruksel ku ka raportuar para ambasadorėve tė 26 vendeve anėtare tė NATO-s pėr zhvillimet nė Kosovė dhe pėr pėrpjekjet qė po bėnė misioni ndėrkombėtar sė bashku me institucionet vendore pėr stabilizimin e situatės.

Sipas burimeve tė Aleancės, Holkeri ka pranuar se trazirat e fundit nė Kosovė i kanė gjetur tė papėrgatitur pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Prishtinė. Ai pėrshkroi me fakte dėmet materiale dhe njerėzore tė shkaktuara nė trazirat e marsit.

Nga ana e tyre ambasadorėt mbėshtetėn punė dhe veprimtarinė e UNMIK-ut dhe KFOR-it gjatė kėtyre ditėve, por njėkohėsisht kėrkuan qė nė Kosovė tė krijohet njė lloj organizmi i posaēėm qė tė parandalojė pėrsėritjen e ngjarjeve tė tilla. Nė kėtė takim u tha se do tė kėmbėngulin nė pėrmbushjen e standardeve para hapjes sė diskutimit pėr statusin final tė Kosovės.

Nė kėtė takim merrte pjesė edhe komandanti i Krahut Jugor tė NATO-s admirali Gregori Xhonson, i cili foli mė shumė pėr rolin e KFOR-it gjatė trazirave tė fundit. Por, Xhonson si edhe ambasadorėt e NATO-s ishin tė njė mendimi se ngjarjet e fundit dėshmuan se ndryshe nga sa ėshtė vepruar nė Bosnje ku prania e NATO-s ėshtė pakėsuar dora-dorės, numri i trupave tė KFOR-it nė Kosovė duhet tė mbetet i pandryshuar edhe gjatė muajve tė ardhshėm.

Nė fjalėn e tyre, ambasadorėt kėrkuan qė tė intensifikohen hetimet pėr tė kuptuar dhe gjetur organizatorėt e kėtyre trazirave, sidomos ata qė dogjėn shtėpitė, shkollat, spitalet dhe kishat serbe. Andaj u vendos qė nė Kosovė tė shtohet edhe nė 6 tė tjerė numri i gjyqtarėve dhe prokurorėve qė do tė hetojnė pėr kėtė ēėshtje.

Pas takimit me ambasadorėt e NATO-s, Hari Holkeri u ka deklaruar gazetarėve se ka kėrkuar rreth 100 policė hetues dhe 6 prokurorė.
 
 
Holkeri mori mbėshtetjen e Solanės se nuk do tė ketė ndryshim tė kursit tė poltikės sė BE-sė nė Kosovė
 
Bruksel, 8 prill 2004 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri ėshtė takuar dje nė Bruksel me shefin pėr Politikė tė Jashtme e Siguri tė BE-sė, Havier Solanėn.
 
Njoftohte se Holkeri edhe nė kėtė takim ka theksuar se Kosova duhet tė vazhdojė rrugėn e pėrmbushjes sė standardeve para statusit dhe ka bėrė e qartė se dhuna nuk duhet tė shpėrblehet, por nuk mund tė vazhdohet, sikurse tė mos kishte ndodhur asgjė.

Holkeri mori mbėshtetjen e Solanės se bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė lejojė qė ngjarjet e dhunshme nė Kosovė tė ndryshojnė kursin e politikės ndėrkombėtare. Porosia e BE ėshtė se duhet tė vazhdojė procesi politik, i quajtur "Standardet para statusit" dhe se kėtė porosi duhet ta kuptojnė qartė liderėt kosovarė.
 
 
Gjenerali Erlandson tha se nuk ka shenja pėr pėrfshirjen e partive politike nė organizimin e trazirave tė marsit
 
Bonstill - Ferizaj, 8 prill 2004 - Nė njė takim me gazetarėt nė kampin amerikan "Bonstill", komandanti i trupave paqeruajtėse amerikane, gjenerali Rik Erllenson tha se nuk ka shenja qė flasin pėr pėrfshirjen e partive politike nė organizimin e trazirave tė muajit tė kaluar.
 
Ai tha se gjendja nė Kosovė ėshtė e qetė, por ende shumė e brishtė, ndėrkaq dhuna e muajit tė kaluar ka shėnuar njė kthim prapa, ndoshta jo sa nė vitin 1999, por e ka dėmtuar progresin qė ėshtė arritur pėr pesė vjet. Pėr kėtė arsye nė sektorin lindor qė kontrollohet nga forcat amerikane edhe mėtej do tė mbesin nė fuqi masat e sigurisė, siē janė ora policore dhe ngritja e pikave tė kontrollit.

Gjenerali Erlandson thotė se do tė pezullojė orėn policore atėherė kur tė jetė i sigurt se "gjakrat janė ftohur" dhe kur situata tė jetė kthyer tė zakonshmes.

Gjenerali amerikan ka thėnė se gjatė trazirave tė marsit ushtarėt e BSHL kanė qenė tė kėrcėnuar, ndėrkaq njė ushtar amerikan ka marrė edhe lėndime tė lehta.

Komandanti i trupave paqeruajtėse amerikane ka theksuar se tri javė mė parė Kosova u pėrball me dhunėn mė tė keqe pas shumė vitesh dhe elementėt ekstremistė provuan tė kthejnė prapa pėrparimin e arritur nė Kosovė. Ai tha se KFOR-i amerikan ka ndaluar deri mė tash 9 persona, tre nga tė cilėt i janė dorėzuar SHPK-sė.

Gjenerali Erlandson tha se brenda Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes ka pasur shenja se njerėz qė nuk u takojnė komunave tė kėtij sektrori kanė marrė pjesė nė akte tė dhunės dhe ka shtuar se autoritetet ndėrkombėtare do tė bėjnė gjithė ē'ėshtė e mundur qė autorėt e akteve tė dhunės tė vihen para drejtėsisė, pavarėsisht se prej nga vijnė. "Nuk ka shenja brenda BSHL tė qė flasin pėr emra apo njerėz tė partive politike qė mund tė jenė pėrfshirė nė organizimin e trazirave", tha gjenerali Erlandson.
 
 
Mishel Aliot-Mari tha se gjendja nė Kosovė ėshtė e tendosur dhe bėri thirrje pėr njė aksion diplomatik
 
Paris, 8 prill 2004 - Ministrja e Mbrojtjes sė Francės, Mishel Aliot-Mari, ka vlerėsuar se gjendja nė Kosovė ėshtė e tendosur dhe ka bėrė thirrje pėr njė aksion diplomatik pėr dalje nga kriza. "Ngjarjet e 17 dhe 18 marsit shkaktuan ngecje nė perspektivat pėr dalje nga kriza dhe ringjallen mosbesimin ndėrmjet komuniteteve", ka thėnė Mishel Aliot-Mari.
 
Ajo ka shtuar se pa kurrfarė vonese duhet ēuar pėrpara procesi, i cili duhet tė rezultojė me statusin e ri, si dhe tė bėhen pėrpjekje pėr zhvillimin e Kosovės.
 
 
Kryeministri Rexhepi prezentoi nė Dublin punėn qė po bėn Kosova pėr integrim nė Bashkimin Evropian
 
Dablin-Irlandė, 8 prill 2004 - Nė konferencėn ministrore tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė u mbajt dje nė Dublin tė Irlandės, kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi prezentoi para tė pranishmėve punėn qė po bėnė Kosova pėr integrim nė Bashkimin Ėvropian dhe ndihmėn e metutjeshme qė nevojitet nė kėtė plan.

Ai me kėtė rast shprehu falenderim pėr ftesėn drejtuar pėrfaqėsuesve tė Kosovės, si njė mėnyrė pėr tė forcuar komunikimin ndėrmjet strukturave tė BE, tė shteteve anėtare dhe tė vendeve si Kosova.

Sot kryeministri Rexhepi pritet tė kthehet nė Prishtinė.
 
 
Kėshilli i Evropės premton pėrkrahjen pėr komunat e Kosovės
 
Gjilan, 8 prill 2004 - Shefi i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Prishtinė, Master Ouen ka vizituar sot Gjilanin dhe gjatė njė takimi me kryetarin e komunės, Lutfi Haziri, ka biseduar rreth funksionimit tė pushtetit lokal, reformave nė administratėn lokale nė Kosovė si dhe bashkėpunimin ndėrkufitar nė rajon, projekt ky qė ka pėrkrahjen edhe tė Kėshillit tė Evropės.
 
Z.Ouen ka premtuar pėrkrahjen e Kėshillit tė Evropės pėr proceset pozitive nėpėr komunat e Kosovės dhe nė veēanti nė sferat e arsimit dhe tė kulturės, si dy segemente mjaft tė rendėsishme shoqėrore.

Ndėrkaq, Lutfi Haziri, duke ēmuar pėrkrahjen e Kėshillit tė Evropės, ka thenė se bashkėpunimi ndėrkufitar nė rajon duhet tė zhvillohet mė tutje dhe pėr kėtė ekziston interesimi edhe nga palėt tjera.
 
 
Nė tri komunat e lindjes pėr pjesėmarrje nė protesta tė dhunshme janė arrestuar 77 persona
 
Gjilan, 8 prill 2004 - Nė komunat e rajonit tė lindjes, qė pėrfshin Gjilanin, Ferizajn, Dardanėn, Vitinė dhe disa qendra tjera mė tė vogla, deri mė tani, sipas policisė, janė arrestuar 77 pjesėmarrės tė protestave tė 17 e 18 marsit.

Ramjeet Parmanand, zėdhėnės rajonal i policisė sė UNMIK-ut, tha se qė nga 17 marsi e deri nė fund tė javės sė kaluar, policia ka arrestuar 77 qytetarė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė protesta.

Sipas tij, ky numėr mund tė ndryshojė nga dita nė ditė, pasi qė policia nuk i ka mbyllur hetimet rreth trazirave tė marsit. "Ende ka njerėz tė cilėt janė tė lirė, por ata do tė arrestohen shumė shpejtė", ka thėnė ai.

Ramjeet Parmanand tha se tė arrestuarit akuzohen pėr pjesėmarrje nė protesta tė dhunshme, dėmtim tė pronės dhe kundėrvajtje tjera.
 
 
Elez Biberaj emėrohet redaktor pėrgjegjės i sektorit evropian
 
Uashington, 8 prill 2004 - Shefi i gjertanishėm i Shėrbimit shqip tė "Zėrit tė Amerikės", Elez Biberaj, ėshtė emėruar redaktor pėrgjegjės i sektorit evropian (Managing Editor, European Division) tė "Zėrit tė Amerikės".

Elez Biberaj prej 17 vjetėsh ka punuar nė Shėrbimin shqip tė kėsaj radio amerikane. Ai nė vitin 1989 ka ardhur nė krye tė emisionit shqip tė "Zėrit tė Amerikės", duke e udhėhequr me shumė sukses kėtė radio me renome botėrore dhe e ka popullarizuar nė mesin e shqiptarėve.

Elez Biberaj ka merita tė veēanta edhe pėr pėrhapjen e tė vėrtetės pėr Kosovėn nė vitet '90 dhe pėr kauzėn shqiptare nė pėrgjithėsi.
 
 
Nismė e OSBE-sė pėr njė takim tė Parlamentit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė Slloveni
 
Prishtinė, 8 prill 2004 - Asambleja Parlamentare e OSBE-sė ka marrė nismėn pėr organizimin e njė takimi tė Parlamentit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė dhe Malit tė Zi ku do tė diskutoheshin ēėshtje me interes tė pėrbashkėt.

Pėr tė biseduar mundėsinė e organizimit tė njė takimi tė tillė, njė delegacion i kėtij organizmi ka vizituar Prishtinėn, Beogradin dhe Podgoricėn.

Nėnkryetari i Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė, Xhovani Kesler, tha se ideja e mbledhjes sė Parlamentit tė Kosovės dhe Parlamentit tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė njė vend neutral ka pėr qėllim vendosjen e njė bashkėpunimi ndėrmjet ketyre vendeve e qė do tė mund tė prodhonte rezultate konkrete.

"Ne propozuam qė tė ulen sė bashku dhe me parlamentarėt evropianė tė diskutojnė pėr ēėshtje tė veēanta. Nė mes tjerash, ne sugjeruam hartimin e legjislacionit adekuat dhe harmonizimin e tij pėr tė luftuar kriminin e organizuar dhe terrorizmin ndėrkombėtar.
 
Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, jo vetėm pėr Kosovėn dhe Serbinė e Malin e Zi, por pėr tėrė Evropėn", deklaroi numri dy i Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė.

Z.Kessler tha se Sllovenia do tė mund tė ishte vend mikėpritės i kėtyre delegacioneve parlamentare dhe se gjatė bisedimeve tė zhvilluara kishte pasur shenja pozitive pėr mundėsinė e mbajtjes sė kėtij takimi.
 
 
Filluan punimet nė ndėrtimin e rrugėve Runik- Radishevė dhe Skėnderaj-Klinė
 
Klinė/Skėnderaj, 8 prill 2004 - Me njė solemnitet rasti, sot filluan punimet nė ndėrtimin e rrugės Runik- Radishevė, e gjatė afro 6 kilometra dhe tė rrugės Skėnderaj-Klinė tė gjatė 8,5 km.

Mjetet pėr ndėrtimin e kėtyre rrugėve Runik-Radishevė, nė vlerė prej 168.800 euro dhe Skenderaj-Klinė nė vlerė prej 1 milon euro) i ka siguruar Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit.

Fillimin e punimeve tė kėtyre dy akseve rrugore bėri ministri i dikasterit pėrkatės Zef Morina dhe kryetari i komunės sė Skėnderajt, Ramadan Gashi dhe ai i komunės sė Klinės, Ramė Manaj.
 
 
Qeveria e Serbisė mohon se ka hartuar planin pėr Kosovėn
 
Beograd, 8 prill 2004 - Qeveria e Serbisė ka mohuar autencitetin e tekstit qė ėshtė botuar sot nė disa media nėn titullin "Plani i qeverisė sė Serbisė pėr Kosovėn". Nė njė njoftim qeveria serbe thekson se plani pėr Kosovėn, pasi tė jetė pėrgatitur, do t'i pėrcillet Kuvendit tė Serbisė pėr shqyrtim dhe miratim.
 
"Qė teksti i cili ėshtė publikuar nė media nuk ėshtė autentik, posaēėsisht e thekson fakti se nė dokumentet qeveritare tė punės fare nuk bėhet fjalė pėr hartat", thuhet nė njė konunikatė tė qeverisė serbe.
 
 
Kuvendi shqiptar i tha jo rezolutės pėr Ēamėrinė
 
Tiranė, 8 prill 2004 - Parlamenti i Shqipėrisė, pas disa shtyerjeve tė diskutimit pėr miratimin e projektrezolutės pėr ēėshtjen ēame, atė sot pėrfundimisht e ka refuzuar.

Gjatė njė votimi nė Kuvend 55 deputetė kanė abstenuar, 53 janė deklaruar pėr, ndėrsa katėr tė tjerė kundėr.

Menjėherė pas kėsaj, anėtarė tė Shoqatės "Ēamėria" kanė protestuar para parlamentit, ndėrsa policia i ka ndaluar ata nė momentin kur ishin nisur nė drejtim tė ambasadės amerikane pėr tė kėrkuar ndėrhyrjen e saj lidhur me kėtė ēėshtje.

Shoqata mė herėt kishte kėrkuar qė nė rezolutė tė shprehej detyrimi i qeverisė shqiptare qė tė hyjė nė bisedime me qeverinė e Athinės pėr diskutimin e pronave tė ēamėve nė Greqi.

Popullsia ēame u dėbua nga tokat dhe pronat e veta nė territorin grek, pas Luftės sė Dytė Botėrore, me pretendimin grek se ēamėt kishin bashkėpunuar me pushtuesit nazi-fashistė.
 
 
Dy kosovarė fitojnė dėmshpėrblime nga Ministria britanike e Mbrojtjes
 
Londėr, 8 prill 2004 - Dy kushėrinj tė njė ish-luftėtari tė UĒK-sė qė u vra nga trupat paqeruajtėse britanike, kanė fituar gjyqin pėr dėmshpėrblime ndaj Ministrisė britanike tė Mbrojtjes.

Masa e dėmshpėrblimit do tė caktohet mė vonė. Gjykatėsi i procesit tha se Muhamet dhe Skėnder Bici, qė tė dy nė tė njėzetat dhe qė banojnė nė Britani, kanė tė drejtė tė dėmshpėrblehen.

Ata u qėlluan nga paqeruajtėsit e njė regjimenti parashutistėsh, nė 2 korrik nė momentin e pėrvjetorit tė shpalljes sė deklaratės kushtetuese.

Personat nė fjalė ishin nė mesin e shtatė vetėve brenda njė makine nga ku po qėllohej nė ajėr me pushkė pėr tė festuar ngjarjen.

Kushėriri i tyre dhe njė tjetėr mbetėn tė vdekur.

Ministria e Mbrojtes pretendon se ushtarėt britanikė kishin paralajmėruar pėrpara se tė hapnin zjarr dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė paditen pasi ka qėnė njė situatė luftimi.

Por gjykatėsi tha se ushtarėt po pėrballeshin me mungesė rregulli dhe jo sitiuate lufte, dhe nuk arritėn tė pėrmbushinin standartet e larta tė ushtrisė duke ēuar nė njė fund tė tillė tragjik.
 
 
Policia arreston tre persona tė dyshimtė pėr vrasje
 
Prishtinė, 8 prill 2004 - Tre persona janė arrestuar nė Fushė Kosovė tė cilėt akuzohen pėr vrasje. Njėri nga tė arrestuarit kishte tentuar t'i ikte arrestimit, por policia ka hapur zjarr dhe e ka plagosur nė kėmbė.
 
Tė tre personat ishin ndjekur nga policia prej disa ditėsh dhe ishin nė kėrkim. Jozyrtarisht thuhet se tė tre personat akuzohen edhe pėr vrasjen e njė polici ndėrkombėtar dhe njė vendor disa javė mė parė afrė Podujevės.

Sipas burimeve tė policisė njėri nga tė arrestuarit ėshtė ish-pjesėtar i Shėrbimit Policor tė Kosovės.
 
 
Haziri dhe Halimi biseduan rreth procesit tė bashkėpunimit ndėrkufitar
 
Gjilan, 8 prill 2004 - Kryetari i Komunės sė Gjilanit Lutfi Haziri dhe prefekti i Preshevės, Riza Halimi janė takuar dje nė Gjilan ku kanė biseduar rreth procesit tė bashkėpunimit ndėrkufitar. Ata janė pajtuar pėrkundėr zhvillimeve tė fundit se duhet tė vazhdohet mėtutje procesi i bashkėpunimit ndėrkufitar Gjilan-Preshevė e Kumanovė, i cili mbėshtetet nga Kėshilli i Evropės, Pakti i Stabilitetit dhe Institutit Lindje - Perėndim.
 
 
Tre policė afganė dhe tre guerilė talibanė janė vrarė nė pėrleshjet nė Afganistan
 
Kandahar, Afganistan, 8 prill 2004 - Tre policė afganė dhe tre guerilė talibanė janė vrarė nė pėrleshjet nė provincėn jugore tė Afganistanit, ku ėshtė plagosur edhe njė ushtar amerikan, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) zyrtarėt e sigurimit, njofton Rojter. Luftimet kanė ndodhur dje nė dy distrikte tė provincės Helmand.
 
Po kėshtu, njė ushtar afgan ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur sė bashku me njė ushtar amerikan, kur guerila ka hapur zjarr kundėr trupave qė po bastisnin njė shtėpi nė provincėn Asangin, kanė thėnė zyrtarėt. Gjatė kėtij operacioni ėshtė vrarė njė luftėtar taliban, kurse katėr tė tjerė janė arrestuar.
 
 
Nė njė shkėmbim zjarri janė vrarė 6 anėtarė tė grupit islamik Abu Sajaf
 
Manila, 8 prill 2004 - Ushtarėt filipinas kanė vrarė gjashtė anėtarė tė grupit militant islamik Abu Sajaf nė njė shkėmbim zjarri tė sotėm (e enjte), ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi ushtarak, njofton AP.
 
Ndėr tė vrarėt ishte edhe njė i kėrkuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili quhet Hamsiraxhi Sali, komandant i njė grupi qė ka lidhje me Al Kaidėn, ka thėnė ai. Sali ėshtė qėlluar nė kokė dhe ka vdekur nė vend. Nė kėtė incident janė plagosur katėr ushtarė.
 
Forca e grupit Abu Sajef aktualisht ėshtė rreth 300 deri nė 400 luftėtarė, ndėrsa mė 2000 ka qenė rreth 5 mijė sish.
 
 
Mbi 280 irakianė janė vrarė dhe 400 tė tjerė janė plagosur gjatė kėsaj jave
 
Falluxha, 8 prill 2004 - Mė shumė se 280 irakianė janė vrarė dhe 400 tė tjerė janė plagosur gjatė kėsaj jave nė njė rrethim, qė marinsat amerikanė u kanė bėrė kryengritėsve nė qytetin Falluxha, nė perendim tė Bagdadit, ka thėnė sot (e enjte) drejtori i spitalit nė Falluxha, njofton AP.
 
Supozohet se numri i viktimave ėshtė edhe mė i lartė, ngase, siē thonė vendorėt, vrasjet kanė ndodhur nė vende tė ndryshme dhe shumė janė varrosur pa dijen e autoriteteve.
 
 
Nga pėrplasja e autobusit me njė kamion kanė humbur jetėn 40 persona nė Sudan
 
Kartum, 8 prill 2004 - Nga pėrplasja e autobusit me njė kamion kanė humbur jetėn 40 persona, njofton Rojter, duke u mbėshtetur nė deklaratat e mjekėve dhe dėshmitarėve.

Nė aksidentin rrugor, 45 km nė jug tė Kartumit, kanė humbur jetėn 38 pasagjerė dhe dy persona qė ndodheshin nė kamion. Tė gjithė ata ishin shtetas tė Sudanit.
 
 
Tė paktėn 26 policė janė vrarė nė njė sulm me bomba nė Indinė lindore
 
Nju Delhi, 8 prill 2004 - Tė paktėn 26 policė janė vrarė nė njė sulm me bomba nė Indinė lindore, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) zyrtarėt, njofton BBCWorld. Policėt po patrullonin nė rajonin e largėt tė shtetit Xharkand, 150 km larg nga kryeqyteti i tij Ranēi.
 
Sulmin e kanė kryer kryengritėsit e Grupit tė ndaluar tė Luftės Popullore, i cili ka lufton tash 20 vjet pėr njė shtet komunist. Mė shumė se 6 mijė njerėz kanė humbur jetėn gjatė kryengritjes sė armatosur 20-vjeēare pėr shtet komuinist nė zonat e fiseve tė Indisė.
 
 
Algjeria mban zgjedhjet presidenciale
 
Algjer, 8 prill 2004 - Nė Algjeri votohet tė enjten pėr zgjedhjen e presidentit tė vendit, ku garojnė gjashtė kandidatė.
Nė mes tyre ėshtė edhe presidenti aktual, Abdelaziz Buteflika, rivali kryesor i tė cilit ėshtė njeriu qė ai vitin e kaluar e shkarkoi nga detyra e kryministrit, Ali Benflis.

Kundėrshtarėt e zotit Buteflika thonė se ky i fundit, kėrkon "t'i manipulojė zgjedhjet, pasi mė parė ka blerė shtypin pėrmes fondeve tė vjedhura publike".

Algjerianėt e lidhin presidentin Buteflika me dhunėn politike qė ka marrė nė Algjeri mė shumė se 100 mijė jetė njerėzish qė prej vitit 1992.
 
 
Nė Irak vazhdojnė operacionet pėr kapjen e vrasėsve tė 4 civilėve amerikanė
 
Bagdad, 8 prill 2004 - Marinsat amerikanė, qė u pėrleshėn me kryengritėsit irakianė nė bazėn e myslimanėve suni nė Falluxhah, kanė goditur njė xhami nė qytet, duke shkaktuar njė numėr viktimash nė civilė, siē njoftojnė dėshmitarėt.
 
Sulmi u ndėrmor ndėrkohė qė forcat e koalicionit tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara vazhdonin pėr tė katėrtėn ditė luftimet me kryengritėsit suni dhe shiitė nė mbarė Irakun, nga tė cilat gjetėn vdekjen tė paktėn 35 ushtarėve tė koalicionit dhe afro 200 irakianėve.
 
 
Kondoliza Rajs do tė dėshmojė para Komisionit pėr sulmet e 11 shtatorit
 
Uashington, , 8 prill 2004 - Kėshilltarja e Shtėpisė sė Bardhė pėr ēėshtjet e sigurimit kombėtar, Kondoliza Rajs, dėshmon sot para njė komisioni, qė po heton sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001.

Zonja Rajs ėshtė takuar tashmė privatisht me anėtarėt e komisionit pėr rreth 4 orė, por ky takim u zhvillua para dėshmisė sė ish zyrtarit tė lartė pėr kundėr-terrorizmin, Richard Clarke, i cili tha se Shtėpia e Bardhė nuk i kushtoi vemendjen e duhur kėrcėnimeve terroriste para 11 shtatorit 2001.

Dėshmia e sotme e kėshilltares sė sigurimit kombėtar Rajs pritet tė pėrqėndrohet kryesisht nė pretendimet e zotit Klark, sipas tė cilave administrata e presidentit Bush u pėrqėndrua nė vendet, qė dyshohej se mbėshtesnin terrorizmin, pėrfshirė Irakun, se sa nė grupe terroriste individuale, si Al-Kaida.
 
 
Presidenti Bush diskutoi mbi luftimet nė Irak me ekipin e sigurimit kombėtar
 
Uashington, 8 prill 2004 - Presidenti Bush diskutoi mbi luftimet nė Irak me ekipin e tij tė sigurimit kombėtar. Zoti Bush i telefonoi gjithashtu kryeministrit britanik, Toni Bler, nė prag tė takimit ndėrmjet tyre javėn e ardhshme nė Uashington.
Presidenti Bush kryesoi me videofon nga ferma e tij nė Teksas njė mbledhje tė ekipit tė sigurimit kombėtar. Nė kėtė diskutim mbi luftimet nė Irak morėn pjesė komandanti amerikan, John Abizaid, dhe administratori civil i Irakut, Pol Bremer.

Zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė thonė se presidenti u informua nė lidhje me operacionet ushtarake amerikane nė Falluxha dhe se do tė vazhdojė tė kėshillohet, kur ta shohė tė arėsyeshme.
 
 
Pesė ēmime Pulicer pėr gazetėn "Los Angelos Times"
 
Uashington, 8 prill 2004 - Gazeta "Los Angeles Times" fitoi 5 ēmime prestigjioze Pulicer nė kategori tė ndryshme. Ēmim Pulicer fitoi midis tė tjerėve edhe njė korrespondent i gazetės "Washington Post" pėr mbulimin ngjarjeve ndėrkombėtare dhe pikėrisht pėr raportimin mbi luftėn nė Irak.

Gazeta "Los Angeles Times" ishte fituesja e madhe duke marrė ēmimin nė pesė kategori: kritikė, editorial, mbulimin e ngjarjeve nga vendi, fotografinė artistike dhe pėr dhėnien mė shpejt tė lajmit. Asnjė gazetė nuk ka marrė kaq shumė ēmime me pėrjashtim tė "New York Times-it" qė mori ēmimin nė shtatė kategori nė vitin 2002 pėr mbulimin e ngjarjeve tė 11 shtatorit.

Gazeta "Wall Street Journal" fitoi ēmimin nė dy kategori: pėr rubrikat e rregullta dhe pėr mbulimin e tė rejave nga mjekėsia.
 
 
Kryengritėsit maoistė nė Nepal kanė rrėmbyer rreth 2 mijė njerėz me qėllim "edukimi"
 
Katmandu, 8 prill 2004 - Kryengritėsit maoistė nė Nepal kanė rrėmbyer rreth 2 mijė njerėz nė fshatra nė jugperendim tė vendit afėr kufirit me Indinė, njofton BBCWorld. Autoritetet vendore kanė thėnė se edhe rreth tremijė fshatarė tė tjerė kanė ikur dhe i kanė shpėtuar rrėmbimit.
 
Tė rrėmbyerit janė detyruar tė ndjekun programe tė "edukimit" kulturor dhe politik dhe pastaj janė liruar pas disa ditėsh. Kryengritėsit akuzohen pėr rrėmbime tė tilla tė vazhdueshme.
 
 
Njė grua ēeēene ėshtė dėnuar me 20 vjet burg nė Moskė
 
Moskė, 8 prill 2004 - Njė grua ēeēene, e akuzuar pėr vėnien e njė bombe nė Moskė nė korrikun e kaluar, ėshtė dėnuar me 20 vjet burg, ka bėrė tė ditur agjencia Interfax, njofton BBCWorld. Zarema Muzhakhojeva, 22-vjeēare, ėshtė akuzuar pėr terrorizėm, pėr pėrgatitje pėr kryerjen e krimeve. Ajo ka mbetur e vejė nga lufta nė Ēeēeni dhe besohet tė jetė pėrpjekur pėr tė kryer njė sulm vetėvrasės nė Moskė.
 
 
Kryengritėsit nė Kashmir kanė vrarė tė pakten 4 persona dhe kanė plagosur edhe 35 tė tjerė
 
Srinagar, 8 prill 2004 - Kryengritėsit e dyshimtė muslimanė kanė sulmuar sot (e enjte) njė vendvotim nė Kashmirin indian dhe kėshtu kanė vrarė tė pakten katėr persona dhe kanė plagosur edhe 35 tė tjerė, pėrfshirė edhe dy ministra shtetėrorė, njofton AFP.
 
Nė kėtė incident janė plagosur ministri i Financave, Muzafer Husein Bej dhe ai i Turizmit, Gulam Hasan Mir. Pas shpėrthimit ka pasur shkėmbim zjarri ndėrmjet forcave qeveritare dhe kryengritėsve.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>