|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Mesazhi i optimizmit tė Pashkėve

 
 

 
8 prill 2004 / TN
 
Ringjallja - fitore mbi vdekjen dhe ngadhnjim kundėr mėkatit e kundėr tė keqes

Shkruan: Engjėll KOLIQI

Jemi nė Javėn e Madhe, nė Javėn e Shenjtė B nė ditėt kur Kisha Katolike pėrkujton mundimet deri nė vdekje tė Jezu Krishtit dhe ringjalljen e tij, tė paralajmėruara nga profetėt, nė shkrimet e shenjta.
 
Siē shkruajnė nė shkrimet e shenjta tė katėr ungjilltarėt (Luka, Mateu, Gjoni e Marku), Krishti u mundua deri me gozhdim dhe vdekje nė kryq, pėr shpėtim tė njerėzimit nga mėkati i rrjedhshėm prej Evės e Adamit, por siē paralajmėrohej nga profetėt, ai u ringjall nė tė tretėn ditė pas vdekjes - nė Ditėn e Pashkėve, duke simbolizuar kėshtu fitoren mbi vdekjen dhe ngadhnjimin kundėr mėkatit e kundėr tė keqes.

Kur gratė e devotshme kishin shkuar tė luten pranė varrit tė tij, nė mėngjesin e sė Dielės sė Pashkėve, zėri i Zotit u kishte thėnė: "Pse e kėrkoni tė Gjallin ndėr tė vdekurit? Ai s'ėshtė kėtu! U ngjall!" (Luka, 24, 5-6). "U ngjall sikurse tha!" (Mateu 28, 6).

Ditėt pėrkujtimore tė mundimeve tė Krishtit deri nė vdekje dhe tė ringjalljes sė tij, nė Selinė e Shenjtė kanė filluar tė dielėn e kaluar, tė Dielėn e Larit, me kremtimin e Meshės nga Ati i Shenjt Gjon Pali i Dytė, i cili mundimet, vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, edhepse tė ndodhura para afėr 20 shekujsh, i ndėrlidh me realitetin aktual tė njerėzimit, me bashkėkohėsinė tonė, mė sa vijon:
 
Edhe sot Zoti po pėrjeton mundime, tė shkaktuara nga mėkatet tona, nga padrejtėsitė e kėsaj bote, nga dhuna mbi njerėzimin, nga urrejtja, nga shumė tė kėqija, qė ende vazhdojnė ta pllakosin bashkėkohėsinė tonė. Jezu Krishti ėshtė i gatshėm tė flijohet edhe sot pėr njerėzimin, madje pėr tė shpėtuar edhe vetėm njė njeri nga mėkati, nga e keqja, nga vdekja e pėrhershme. Mirėpo Krishti ėshtė i ringjallur dhe kjo simbolizon ringjalljen tonė B ngadhnjimin mbi vdekjen.
 
Drita e shpresės na thėrret gjithmonė drejt besimit se megjithė vuajtjet, padrejtėsitė dhe urrejtjet, njė ditė njerėzimi mbarė do tė pėrjetojė ringjalljen, pėr tė jetuar deri nė amshim, liruar nga mėkatet, nga tė kėqijat, nga shtypjet, nga padrejtėsitė, nga urrejtjet..... Tė Enjten e Madhe Papa do t'ua lajė kėmbėt dymbėdhjetė besimtarėve, si Krishti dymbėdhjetė apostujve.
 
Tė Premten e Madhe, nė amfiteatrin antik tė Romės "Colosseo" Ati i Shenjt do tė udhėheq ritin e Udhės sė Kryqit B tė mundimeve dhe tė vdekjes sė Jezu Krishtit, pėr shpėtim tė njerėzimit nga mėkati dhe nga e keqja.
 
Me Meshėn e Mesnatės (mes tė shtunės e tė dielės) Papa do tė shpall ringjalljen e Krishtit, duke rindezur qiriun mbi zjarr, duke e rindezur jetėn e mirėsinė mbi tė keqen. Tė Dielėn e Pashkėve nė mesditė i drejtohet njerėzimit mbarė me Mesazhin e Pashkėve, qė si zakonisht e shqipton nė mbi 60 gjuhė botėrore dhe me bekimin apostulik "Urbi et Orbi".

Le ta ndėrlidhim kėtė simbolikė edhe me historinė, me fatin dhe me ardhmėrinė e kombit tonė, qė vit pas viti, shekull pas shekulli B brez pas brezi, ka pėrjetuar shtypje me dhunė e me urrejtje, shumė mėkate mbi kurriz e mbi supe, shumė padrejtėsi.....
 
Le tė marshojmė pas dritės sė shpresės drejt ringjalljes sonė kombėtare dhe drejt njė jete tė plotkuptimshme, tė liruar nga mėkatet, nga vuajtjet, nga dhuna, nga shtypjet, nga urrejtja dhe le tė jetojmė deri nė amshim, megjithė kohėn dhe historinė mbushur me drejtėsi, me liri, me dashuri, me respekt, me solidaritet - qė sot e deri nė amshim.
 
T'i lutemi Zotit tė pėrbashkėt, secili nė mėnyrėn e vet dhe me ritet e fesė sė tij, qė edhe kombi ynė tė pėrjetojė njė ringjallje tė vėrtetė, por le t'i lutemi qė ringjallja tė vijė pėr njerėzimin mbarė dhe qė nė vend tė shekujve tė pėrgjakshėm, historisė le t'i vijnė shekuj me lule e me bukuri ngjyrash tė ylberit!!!
 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.