|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kronikė nga Gjilani

 
 

 
Kryeshefi ekzekutiv thotė se ekzistojnė kushtet pėr kthimin e serbėve nė punė
 
Gjilan, 7 prill 2004 / TN / Ilmi MUSLIU - Punėtorėt serbė nė shėrbimin civil administrativ tė komunės sė Gjilanit, ende nuk janė kthyer nė vendet e tyre tė punės dhe, siē duket, ata nuk mund ta bėjnė kėtė pa lejen e liderėve, sado qė disa prej tyre kanė deklaruar pėrmes bisedave telefonike se janė tė gatshėm tė vijnė.

Kryeshefi ekzekutiv, Enver Muja ka thėnė nė mbledhjen e sotme tė Bordit tė drejtorėve se ai beson qė tani janė krijuar kushtet qė punėtorėt serbė tė kthehen nė punė dhe tė vazhdojnė t`i kryejnė obligimet qė kanė nė shėrbimin civil.
 
Komuna ka siguruar transportin pėr ta, ndėrsa SHPK-ja ose KFOR-i kanė premtuar se do tė pėrkujdesen pėr sigurinė gjatė udhėtimit. Sipas kėshilltarit tė UNMIK-ut, Charles Messier, serbėt nė Kamenicė dhe Viti, tashmė janė kthyer nė punė, ndėrsa kėtė e kanė bėrė edhe shqiptarėt nė Shtėrpcė.
 
Ai ka pohuar nė mbledhjen e fundit tė Komitetit pėr Siguri dhe Emergjencė se serbėt e komunės sė Gjilanit janė duke pritur pėrgjegjen e zėvendėskryetarit Bozhidar Periq pėr t`u kthyer edhe ata nė vendet e punės, ndėrsa vetė Periq, i cili nė njėfarė mėnyre u pajtua se mund tė ketė ndonjė presion mbi ta, premtoi se do tė angazhohet t`i bindė punėtorėt qė tė kthehen.
 
Mungesa e mėtutjeshme nuk mund tė justifikohet, pasiqė tani gjendja vlerėsohet e qetė, ndėrsa ditėve tė fundit janė vėrejtur serbė lokalė dhe nga komunat tjera tė kėtij sektori duke i kryer punėt e tyre nė Gjilan, madje edhe pa pėrcjellje.
 
Qė kur punojnė nė administratėn komunale, serbėt nuk kanė patur asnjėherė probleme me punėtorėt shqiptarė, pėrkundrazi siguria e tyre ka qenė e plotė, ka thenė z. Muja. Edhe z. Radovan Deniq, drejtor i zyrės lokale tė komuniteteve nė Kufcė, i cili ka marrė pjesė nė mbledhjen e bordit tė drejtorėve tha se Bozhidar Periq ėshtė personi mė pėrgjegjės pėr tė vendosur rreth kthimit tė punėtorėve serbė nė punė.
 
Pėrgjegjėsia, si nga serbėt, ashtu edhe nga kėshilltari i UNMIK-ut, ėshtė adresuar te Bozhidar Periq, zėvendėskryetar i dytė i komunės dhe mbetet tė shihet nėse ai do t`iu japė pėrgjegje pozitive punėtorėve, ose do tė arsyetohet se pėr kėtė nuk mund tė vendosė vetėm, por duhet ta bėjnė qytetarėt me nėnshkrimet e tyre.
 
 
Dėmet nė 38 objekte tė dėmtuara - vlerėsohen 302.266 Euro
 
Gjilan, 7 prill 2004 / TN / Ilmi MUSLIU - Edhe strukturat ndėrkombėtare tė UNMIK-ut nė Gjilan janė pajtuar se kjo komunė ka bėrė njė punė tė mirė nė evidentimin e shpejtė tė dėmeve tė trazirave tė 17 e 18 marsit 2004 dhe fillimin sa mė parė tė sanimit tė gjendjes, nė mėnyrė qė qytetarėt e zhvendosur tė kenė mundėsi pėr t`u kthyer nė shtėpitė e veta.

Levent Gash, kryetar i komisionit tha tė mėrkurėn se janė evidentuar 64 objekte, tė cilat kanė shkallė tė ndryshme tė dėmtimeve, ndėrsa 19 prej tyre janė tė djegura.
 
Deri tani janė vlerėsuar 38 objekte dhe vlera e dėmtimeve arrin nė 302 mijė e 266 €uro, pa i llogaritur pajimet shtėpiake, thotė Gash.

Afati pėr dorėzimin e raportit pėrfundimtar vlerėsues nė Qeverinė e Kosovės, e cila pastaj do tė vendosė pėr ndarjen e mjeteve prej 5 milinė €uro nėpėr komuna, ėshtė shtyer deri mė 10 prill dhe komisioni po punon intenzivisht nė terren pėr tė pėrfunduar sa mė parė punėn e vetė.

Pos shtėpive tė serbėve, nė listat e komisionit pėr konstatimin dhe vlerėsimin e dėmeve figurojnė edhe disa prona tė komunitetit rom, i cili nė Gjilan jeton nė dy lagje.
 
Komisioni ėshtė i pėrbėrė edhe nga pėrfaqėsuesit e komuniteteve, ndėrsa puna e tij po mbikėqyret edhe nga strukturat pėrkatėse ndėrkombėtare. Deri tani nuk ka patur vėrejtje nė punėn e komisionit, as nga pronarėt e shtėpive tė dėmtuara, nė prani tė tė cilėve ėshtė bėrė vlerėsimi.

Kjo ėshtė njė dėshmi se komisioni ka punuar nė mėnyrė korrekte. Siē dihet nė Gjilan nuk ėshtė dėmtuar kisha ortodokse dhe as objekte tjera publike, pos asaj tė UNMIK-ut, tė cilės i janė thyer xhamat.
 
 
Haziri - Halimi: Bashkėpunimi ndėrkufitar duhet tė vazhdojė
 
Gjilan, 7 prill 2004 / TN / Ilmi MUSLIU - Kryetari i komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri dhe prefekti i Preshevės, Riza Halimi, gjatė njė takimi qė patėn tė mėrkurėn nė Gjilan, janė pajtuar se duhet tė vazhojė mė tutje procesi i bashkėpunimit ndėrkufitar.

Fillimisht ata kanė shkėmbyer informacione rreth trazirave tė 17 e 18 marsit nė Kosovė dhe protestave nė Beograd si dhe reflektimit tė tyre nė Luginėn e Preshevės, e cila banohet kryesisht nga komuniteti shqiptar.

Lutfi Haziri tha se gjendja nė komunėn e Gjilanit tani vlerėsohet e qetė, ndėrsa angazhimi i strukturave vendore, bashkė me ato ndėrkombėtare, ėshtė orientuar nė evidentimin e dėmeve dhe sanimin sa mė tė shpejtė tė gjendjes. Kosova nuk mund tė mbėrthet vetėm nė ngjarjet e marsit, por krahas pėrpjekjeve pėr normalizimin e plotė tė gjendjes, ajo duhet t`i kthehet tė ardhmes sė saj, ka pohuar z. Haziri.
 
Nė kėtė plan, ai dhe z. Halimi u dakorduan se duhet tė vazhdojnė edhe proceset integruese nė rajon, pėrmes bashkėpunimit ndėrkufitar Gjilan, Preshevė e Kumanovė, njė projekt ky qė identifikohet me emrat e liderėve tė kėtyre tri komunave dhe qė ėshtė inkurajuar edhe nga Kėshilli i Evropės, Pakti i Stabilitetit dhe Instituti Lindje-Pėrendim.

Nė kuadėr tė procesve tė reja qė po zhvillohen nė kėtė rajon, edhe Lugina e Preshevės shpreson se nė njė tė ardhme tė afėrt do tė pėrfitojė mė shumė pėrgjegjėsi pėr qeverisje lokale, tha prefekti i Preshevės, Riza Halimi.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.