|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Prof. Dr. Beqir Ismaili shqiptari i parė nė  Lindjen e Mesme qė mbrojti titullin Prof. Dr.

 
 

 

6 prill 2004 / TN

Nga Vedat SAHITI / Kajro (EGJIPT), mė 5 prill 2004

Kosova e pasluftės karaktrizohet me batica dhe zbatica te ndryshme. Nga njėra anė ndryshimet e mėdha social-ekonomike e nė anėn tjetėr ato shkencore, kulturore e civilizuese.

Shqiptarėt janė njė popull qė shumė vite kanė jetuar nė robėri, por edhe pse jetuan nė kushte tė tilla nuk mbetėn njė popull injorant dhe i paditur, pėrkundrazi u dalluan si popull qė di tė shkėlqejė dhe tė mbahet fort edhe nė kohė tepėr tė vėshtira. Bijtė e shqiptarėve ditėn tė ruajnė vlerat e kombit dhe ti lartėsojnė ato nė sytė e botės sė heshtur para fatit tragjik tė kėtij kombi. 

Bir i kėtij kombi fisnik dhe arsimdashės, ėshtė dhe Prof. Dr. Beqir Ismaili, njė personalitet i shquar, i cili ėshtė dalluar gjithmonė pėr veprat dhe punėn e tij tė palodhur nė shėrbim tė dijes dhe tė vlerave kombėtare.

Prof. Dr. Beqir Ismaili u lind nė Kosovė mė 4 Tetor 1959. Mėsimin tetėvjeēar e kreu nė shkollėn “Emin Duraku” nė Prishtinė, kurse atė tė mesėm e kreu nė Damask - Siri.

Lindur dhe rritur nė njė familje patriote e me tradita fetare nė shpirtin e tij hodhi rrėnjė dėshira pėr tė studiuar nė Universitetin e Al Azharit “Fakulteti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė Arabe” nė Kairo, njė Universitet ky nga mė tė vjetrit dhe mė tė njohurit nė botė.

Pasi pėrfundoi studimet universitare nė njė kohė rekord dhe me rrezultate tė larta, u regjistrua nė Institutin pėr Studime tė Larta Islame nė Kairo, Institut tė cilin e pėrfundoi me sukses.

Por dėshira pėr tė zgjeruar njohuritė e tij nuk pėrfundoi me kaq. I etur pėr dije ai mbrojti titullin “Kandidat i Shkencave” (magjistėr), nė Fakultetin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Universitetin e Hapur Amerikan nė Kairo, ku mbrojtur temėn: “Ndikimi i gjuhės arabe nė gjuhėn shqipe” dhe mė pas mbrojti titullin “Doktor i Shkencave” nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Arabe nė Univesitetin e Hapur Amerikan, nė Kairo, me temėn: “Zhvillimi i Gjuhės dhe Letėrsisė arabe nė Kosovė”.

Arsimimi i tij nė Universitetin e famshėm tė Al-Az’harit nga dijetarė tė mirėnjohur qė ligjėrojnė nė kėtė universitet, bėn qė Prof. Dr. Ismaili tė absorbojė dituri tė shumta dhe njėkohėsisht ndikoi qė tė formojė kritere tė rrepta dhe metoda origjinale nė punėn e tij intelektuale, kėrkimore dhe shkencore.

Puna e tij kėrkimore, shkencore dhe praktike brenda njė kohe tė shkurtėr tėrheqi vėmendjen e specialistėve mė tė lartė tė Universitetit tė Al-Az’harit. Vlerėsimi qė patėn kėto specialistė pėr punėn dhe veprėn e tij ishte shumė i madh. Bazuar nė numrin e madh tė veprave tė shkruara nga Prof. Dr. Ismaili dhe nė vlerat shkencore qė paraqisnin kėto vepra, puna e tij u vlerėsua duke u lauruar nė Universitetin  e Shkencave Islame “Dega e Gjuhėsisė dhe Letėrsisė Arabe, me titullin “Profesor Doktor i Gjuhės Arabe”.

Kjo gjė shėnon njėherazi dhe rastin e parė nė historinė e kombit shqiptar, qė njė shqiptar i Kosovės tė vlerėsohet me njė titull tė tillė nė Lindjen e Mesme.

Prof.Dr. Ismaili si gjithmonė do tė jetė i palodhur dhe mjaft produktiv dhe duke ecur nė gjurmėt e dijetarėve tė shquar do tė bėjė pėrpjekje pėr tė  vazhduar tė japė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr vendlindjen e tij amė, Kosovėn, pėr brezat qė do tė vijnė dhe pėr Universitetin e Shkencave Islame, ku ai gėzon tė drejtėn tė jetė tashmė, anėtar nderi nė kryesinė e tij.

Duke shkruar kėto rradhė nuk mund tė lemė pa pėrmendur se Prof. Dr. Ismaili u mundua nė ēdo kohė qė ēėshtja e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės tė jetė primare nė diskutime dhe debate tė ndryshme, nė media, revista dhe nė grumbullime tė tjera, qofshin kėto edhe grumbullime apo takime tė rastit.

Si njohės i shkėlqyer i  gjuhės arabe, pena e tij nuk u ndal kurrė sė shkruari pėr shqiptarėt, problemet, historinė dhe aktualitetin e tyre. Nė bazė tė gjithė kėtyre qė pėrmendėm lirshėm mund tė themi se Prof.Dr. Ismaili ishte informuesi i parė dhe i vetėm qė qartėsoi ēėshtjen e Kosovės pėr Botėn e Lindjes. Ky dijetar dhe patriot i shquar pjesėn mė tė madhe tė punės dhe pėrpjekjeve tė tij, i ka pėrqėndruar nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare brenda dhe jashtė Kosovės, si nė Egjipt dhe nė vende tė tjera tė botės arabe, madje edhe nė disa vende perėndimore , ku ai ka ushtruar funksione tė ndryshme si pėrfaqėsues, atashe, lektor apo studiues.

Prania e tij nė Egjipt u mundėsoi studentėve shqiptarė, qė studiojnė nė kėtė vend, tė thithin mė me lehtėsi nektarin e dijes. Ai i porositi ata qė tė jenė gjithnjė dinjitozė dhe tė mos lejojnė qė nė zemrat e tyre tė depėrtojė frika.

Me pak fjalė kėto ishin disa tė dhėna bibliografike tė cilat lidhen me aktivitetet kryesore tė Prof. Dr. Beqir Ismailit, nė aspektin organizativo-intelektual, por ajo qė e bėri,  kėtė pishtar tė dijes dhe tė atdhetarisė  tė dallohet mė shumė, ėshtė puna e tij shkencore.

Prof. Dr. Ismaili ka shkruar 107 libra nė gjuhėn arabe dhe shqipe. Shkrimet e tij pėrfshijnė fusha tė ndryshme si letėrsi, civilizim dhe bibliografi e shkenctarėve dhe mendimtarėve tė mėdhenj nga fusha tė ndryshme. Kėto vepra karakterizohen nga thellėsia e mendimit, saktėsia dhe meditimi. Ai di ti afrohet problemit me konstruktivitet, di ti paraqesė problemet mė tė rėnda nė mėnyrė tė atillė, di t’i bėjė tė kapshme dhe interesante pėr lexuesit.

   


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.