|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kapet gomonia me 300 kg mariuhana nė brigjet e Italisė

 
 

 

6 prill 2004 / TN

« Zėri i Amerikės », mė 5 prill 2004 / Armand Mero

Njė gomone me afėr 300 kilogram mariuhanė u kap sot nė brigjet e Italisė jugore si rezultat i njė operacioni tė pėrbashkėt tė policisė shqiptare dhe asaj italiane. Megjithė kontrollet e rrepta nė bregdetin shqiptar trafikantėt vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė mbajtur gjallė trasnportin e drogės. Pak ditė mė parė nė Itali u sekuestrua njė motoskaf i cili ishte ngarkuar me 500 kilogram mariuhanė tė nisur nga Shqipėria.

Trafikantėt shqiptarė po pėrpiqen pėr tė gjetur mėnyra tė reja pėr tė mbajtur nė kėmbė aktivitetet e tyre tė trafikut tė drogės apo edhe klandestinėve. Vetėm nė javėn e fundit janė rregjistruar tre raste tė zbuluara qė dėshmojnė se rrugėt dhe mjetet e trafikut po ndryshojnė. Duke qenė se kontrollet nė vijėn bregdetare janė bėrė tė rrepta vecanėrisht pas tragjedisė sė 9 janarit, gomonet apo skafet po pėrdoren pėr tė dėrguar drogė nė Itali.

Ngarkesa ėshtė mė e lehtė kėshtu qė edhe mundėsia e udhėtimit, sidomos nė kohė tė mirė ėshtė mė e madhe. Sot nė brigjet italiane u kap njė gomone e drejtuar nga dy shqiptarė dhe e ngarkuar me afėr 300 kilogram mariuhanė. Ajo ishte nisur nga brigjet e Vlorės duke i shpėtuar ndjekjes sė mjeteve tė policisė shqiptare dhe asaj italiane qė veprojnė nė ujėrat shqiptare. Mė pas angazhimi i i forcave tė tjera nė ujėrat italiane bėri tė mundur bllokimin e saj nė brigjet e Brindizit.

Pėr ti shpėtuar kontrolleve tė policisė ka rinisur tashmė njė bashkėpunim mes trafikantėve shqiptarė dhe atyre italianė. Fakti qė njė javė mė parė u kap njė motoskaf i drejtuar nga tre italiane dhe i ngarkuar me 500 kilogram mariuhanė nė Shqipėri, i ka bėrė tė mendojnė hetuesit se kjo mund tė jetė njė nga mėnyrat e reja pėr tė mbajtur gjallė trafikun. Trafikantėt italianė ishin sicilianė, ndėrsa mjeti lundrues i pėrkiste disa kalabrezėve. Njė element qė bėn tė mendosh pėr lidhjet e mundshme tė organizatave tė Sicilisė dhe Kalabrisė me ato nė Shqipoėri qė tradicionalisht furnizojnė edhe me heroinė organizatėn e njohur mafioze “Ndrangheta”.

Pėrpjekje tė reja duket se ka edhe pėr trafikun e klandestinėve. Rruga e gjetur duket se tani ėshtė Mali i zi. Njė motoskaf 17 metra u kap nė itali pėrpara disa ditėsh e bashkė me tė edhe tre shqiptarė, nga tė cilėt dy ishin skafistė. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ata kanė transportuar emigrantė klandestinė por duke u nisur nga brigjet e Ulqinit.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.