|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Propozim ligji pėr media bllokohet nga Zyra e kryeministrit

 
 

 
6 prill 2004 / Marrė nga QIK - Opinione
 
Shkruan: Sabit RRUSTEMI

Ka dy vite thuaja qė bėhet zhurmė rreth ligjit pėr media apo ligjit pėr transmetuesit publikė dhe ende asgjė konkrete nuk ka.

Fillimisht, u pat thėnė se nga grupe ekspertėsh tė kėsaj lėmie si dhe asociacione tė pavarura gazetarėsh kanė punuar nė draftligjin nė fjalė, pėrfshirė kėtu edhe ekspertė nga Kėshilli i Evropės. Por, atė kohė kėtė iniciativė qysh nė fazėn e parė tė debatimit e pati kundėrshtuar rreptė Bordi "famoz" i RTK-sė, madje edhe me avokatllėkun e Bashkimit Evropian tė Transmetuesve Publikė.

I vetmi epilog i kėtyre kundėrshtimeve ta para mė se njė viti ishte se u angazhua edhe vetė Zyra e Kryeministrit (apo Kryeministria siē po e quajnė disa qeverinė hije) pėr kapėrcimin e kėtyre pakėnaqėsive qė u shfaqėn nga ana e RTK-sė.

Propozimligji u mor nė pėrpunim. Madje njėri nga kėshilltarėt kryesorė tė kryeministrit ishte i angazhuar pėr t'i tumirė disa kėrkesa tė shtruara, duke bėrė madje edhe njė deklaratė tepėr kontradiktore se nuk dėshiron qė kėtė ligj ta dėrgojė nė Kuvend pėr shqyrtim dhe aprovim.

Megjithatė, propozimligji pėr media i asaj kohe humbi pėr njė kohė si shkumbė sapuni.

Kuloareve flitej pėr divergjencat mes pėrfaqėsuesve evropianė dhe atyre amerikanė rreth kėtij propozimligji.

Mollė sherri atė kohė si edhe tash u tha qė ishte vjelja e donacioneve, taksave dhe veēanėrisht reklamave nga transmetuesit publikė.

Me tė drejtė, transmetuesit privatė tė mediave elektronike patėn kėrkuar qė RTK tė mos ketė tė drejtėn e emitimit edhe tė reklamave meqė thith mjete nga buxheti i konsoliduar i Kosovės si dhe taksat.

Ndėrsa, pa tė drejtė disa "ekspertė" po dhe "kėshilltarė", pa e pėrjashtuar edhe ndonjė asociacion tė "pavarur" gazetarėsh, patėn kėrkuar qė tė pėrjashtohet Kuvendi i Kosovės nga e drejta e tij pėr shqyrtimin dhe aprovimin e kėtij propozim ligji nė Ligj pėr Media.

Kah fundi i vitit tė kaluar kur, Komisioni parlamentar pėr Media disa herė rresht e kishte shtruar kėtė ēėshtje nė rend dite duke kėrkuar sqarime qė s’u dhanė asnjėherė nga Zyra e Kryeministrit, nxori iniciativėn qė, nėse propozimligji nuk i dėrgohet Kuvendit, ta marrė vetė nismėn pėr hartimin e tij, erdhi Komisioneri i Pėrkohshėm pėr Media, Robert Xhilet dhe na e tha pa ekuivoke: nuk keni nevojė pėr nisma tė tilla sepse propozim ligji ėshtė i gatshėm nė Zyrėn e Kryeministrit.

Nga kjo kohė, kanė kaluar afro gjashtė muaj thuaja e, ky propozimligj nuk u ėshtė pėrcjellė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės nėpėr postat e tyre.

Pasojat e zvarritjes sė kėtij propozimligji dolėn nė shesh qė nė fund tė vitit tė kaluar.

Nė kohėn kur po barteshin disa nga kompetencat e kapitullit tė pestė tė Kornizės Kushtetuese nga ana e ndėrkombėtarėve tek vendorėt u tha qė, kompetencat pėr transmetuesit publikė nuk mund tė barten pėr arsyen e vetme se mungon ligji pėrkatės i kėsaj fushe.

Ē'ironi!

Ndėrkombėtarėt gjetėn njė arsye tė "fortė".

Vendorėt, kupto, Qeveria dhe vetė Kuvendi i Kosovės nuk bėnė zė. E, si tė bėnin zė apo tė reagonin mė shkurt, kur punėn nuk e kishin kryer. U mungonte ligji dhe mekanizmi qė mundėsonte zbatimin e tij. Komisioni i Pavarur pėr Media qė do duhesh emėruar nga Kuvendi i Kosovės.

Nė kėtė rast, kjo mosbartje e kompetencave kish dhe fajtorin qė realisht dihet por,nuk e emėrua:Zyra e Kryeministrit.
Madje, nga kjo Zyrė, ky propozimligj nuk doli as para vetė Qeverisė sė Kosovės para se t'i dėrgohej Kuvendit tė Kosovės.

Sipas punėve qė shihen, as nė tė ardhmen e afėrt ky propozimligj nuk do tė dėegohet nė Kuvend.

Tash, duket se nuk ėshtė RTK ajo qė pengon. Por, janė ata qė e ngulfasin dhe e kanė nė dorė RTK-nė dhe nuk dėshirojnė qė ta humbin kėtė joker as gjatė kėtij viti kur do duhej tė mbahen zgjedhjet parlamentare.

Kuloareve flitet e pėrflitet se personalisht lideri i partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė nuk e ka lejuar dhe as do ta lejojė kryeministrin pėr ta dėrguar kėtė propozimligj nė Kuvend, pėrderisa Brenda vetė Kuvendit tė Kosovės nuk ndėrron raporti i forcave politike.

Thėnė mė shqip, pėrderisa ai vetė nuk e kontrollon dhe dirigjon Kuvendin e Kosovės gjatė procesit tė shqyrtimit, amandamentimit dhe votimit.

Do tė dėshiroja shumė qė tė demantohishin kėto pėrfolje kuloaresh, por realisht pak ka gjasa.
Nė ndėrkohė, nė mungesė tė kėtij ligji jo vetėm qė njėra nga pėrgjegjėsitė mė tė ndieshme nuk u bart tek institucionet vendore por, ende kėto institucione nuk kanė ēasje nė vendosjen e Komisionit tė Pavaraur pėr Media, nė vendosjen e Bordit pėr Transmetuesit Publik (qė parashihen edhe me Kornizė Kushtetuese) dhe, mbi tė gjitha nė vendosjen e politike tė drejtė, tė paanshme dhe shumė profesionale pėr transmetuesit publikė.

Mungesa e qasjes sė institucioneve vendore, mendoj e qasjes pėrmes ligjit (sepse ndikimet apo ēasjet tėrthore vėrehen pėrditė) u vėrejtėn sidomos nė trazirat e 17 e 18 marsit.

Besoj se, edhe vetė Komisioneri i Pėrkohshėm pėr Media, i cili realisht duket i pafuqishėm pėrballė ndikimit tė partive politike mbi mediumet publike kosovare (kėtu gjithsesi pėrjashtohet mundėsia e ndikimit tė LDK-sė), ėshtė bindur se pa kėtė rregullativė ligjore tė nxjerrė nga Kuvendi i Kosovės nuk mund tė ketė rend dhe profesionalizėm nė mediume, qofshin ato elektronike apo tė shtypit.

Ndėrkaq, Zyra e Kryeministrit do tė shpėrblehet jo vetėm pėrmes punėsimeve mba baza familjare dhe politike nė kėto mediume, po edhe me kandidime tė ndryshme gjatė zgjedhjeeve tė kėsaj vjeshte pėr Kuvendin e Kosovės,
 
Merita e tyre qė nuk ėshtė meritė edhe e vogėl, ėshtė se arritėn ta mėnjanojnė ndikimin e partisė mė tė madhe politike kosovare (gjithnjė sipas tyre) nė shqyrtimin dhe aprovimin e kėtij ligji.

Gjilan 6 prill 2004

(Autori ėshtė deputet i Kuvendit tė Kosovės)

 


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.