|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E marte, 6 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti kryetarin e Akademisė sė Kosovės

  • Presidenti Rugova priti tė dėrguarin e Solanės, Fernando Xhentilinin

  • Holkeri nesėr nė Bruksel takohet me Solanėn

  • Holkeri tė enjtėn i drejtohet Kuvendit tė Kosovės

  • Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin belg nė Beograd

  • Nė Prishtinė u prezentua plani urbanistik i kryeqytetit

  • S.Pavlloviq: "Opinioni serb tashmė ėshtė pajtuar me humbjen e Kosovės"

  • Nė Japoni i pėrmbylli punimet konferenca pėr Ballkanin

  • Dėmet e 17 e 18 marsit nė Fushė Kosovė janė mbi dy milionė euro

  • Dardanė: Dėmet nga protestat e dhunshme kapin shumėn 28 mijė euro

  • Ministri rus i Mbrojtjes ka akuzuar bashkėsinė ndėrkombėtare pėr dėshtim nė Kosovė

  • UNMIK-u paralajmėron debat publik pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė

  • Cėrvenkovski thotė se pėrcaktimi i statusit final tė Kosovės do tė jetė test i fundit pėr Ballkanin

  • Brajshou tha se dhuna e 17 dhe 18 marsit ėshtė shkaktuar nga njė grup i vogėl njerėzish

  • Nė fshatin Rezallė tė Skėnderajt u pėrkujtuan 84 martirė tė kėtij fshati

  • Gjermania mori vendim qė pėr shkak tė situatės sė tendosur nė Kosovė tė mos i dėbojė refugjatėt kosovarė nga ky vend

  • Drejtuesja e partisė ekologjike gjermane kėrkon organizimin e njė konference ndėrkombėtare pėr tė ardhmen e Ballkanit

  • Pėrfshirja e vendeve tė Ballkanit nė BE mund tė garantojė zgjidhjen afatgjate tė konflikteve nė kėtė rajon

  • Maroviq thotė se nė Ballkan nuk ka nevojė pėr tė ndėrtuar mure tė reja

  • Nė Brigjet e Italisė nė njė operacion tė pėrbashkėt tė policisė shqiptare dhe asaj italiane u zbuluan 300 kg.drogė

  • Ish-komandanti i ushtrisė serbe nė Kosovė, Llazareviq thotė se nuk do t'i dorėzohet Gjykatės sė Hagės

  • Koshtunica tash aangazhohet pėr njė autonomi territoriale pėr serbėt e Kosovės

  • Bler sot shqyrton procedurat britanike rreth emigracionit

  • Tė pakten 31 vetė kanė humbur jetėn nga vershimet nė Meksiko

  • Nė Johanesburg ėshtė vrarė njė nga muzicienėt mė tė njohur tė Afrikės sė Jugut

  • Ruanda shėnon 10-vjetorin e gjenocidit

  • Irak: urdhėr arresti pėr klerikun Moktada al-Sadėr

  • Bush ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė me komisionin e pavarur hetimor

  • Amerika shqyrton mundėsinė e pėrforcimeve

  • Agjentė britanikė dhe amerikanė kanė zbuluar njė komplot pėr njė bombė kimike toksike

  • Gjykata ushtarake e Jordanit u ka shqiptuar 8 militantėve muslimanė dėnimet me vdekje

  • Nė luftimet mes trupave amerikane dhe kryengritėsve, janė vrarė dhjetėra irakianė dhe rreth 20 trupa tė koalicionit

  • Gjatė luftimeve nė Nasiria janė vrarė 2 civilė dhe 4 tė tjerė janė plagosur

  • Forcat amerikane nė Afganistan mund tė ndėrhyjnė nė nė Pakistan

  • Guerlėt kanė vrarė 4 marinsa nė provincėn al-Anbar nė perendim tė Bagdadit

  • Fondacioni i Bill Klintonit mundėson ilaēe mė tė lira pėr 120 vende tė botės

  • Rafaren sėrish kryeministėr i Francės

  • Baradei po viziton Iranin

 
  
Presidenti Rugova priti kryetarin e Akademisė sė Kosovės
 
   
Prishtinė, 6 prill 2004 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim, akad. Rexhep Ismajlin, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės (ASHAK), me bashkėpunėtorėt, me rastin e pranimit tė ASHAK-ut nė Federatėn e Akademive tė Evropės.

Presidenti Rugova fillimisht shprehu kėnaqėsinė pėr lajmin e gėzuar qė kėto ditė Akademia e Kosovės ėshtė pranuar nė Federatėn e Akademive Nacionale tė Evropės.
 
"Pra ėshtė njė lajm i mirė dhe ėshtė njė realizim i elementit tė shtetėsisė sė Kosovės dhe mund tė themi edhe i pavarėsisė sė Kosovės", tha Presidenti Rugova, duke theksuar se Kosova do tė jetė e integruar nė Bashkimin Europian, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Duke i uruar suksese tė mėtejeshme Akademisė, Presidenti premtoi pėrkrahjen e tij nė tė gjitha projektet e saj. Presidenti vlerėsoi me kėtė rast se ASHAK-u kėto vite ka bėrė njė punė shumė tė frytshme e shumė tė rėndėsishme.

Nga ana e tij, akademik Rexhep Ismajli, e falenderoi Presidentin pėr pėrkrahje dhe theksoi se e kishte njoftuar atė edhe pėr punėn dhe veprimtarinė e Akademisė. Z.Ismajli tha se e kishte marrė mbėshtetjen e Presidentit pėr projektin dhe nevojėn e madhe pėr ndėrtimin e godinės sė Akademisė, e cila siē tha, duhet tė pėrshpejtohet.
 
 
Presidenti Rugova priti tė dėrguarin e Solanės, Fernando Xhentilinin
 
Prishtinė, 6 prill 2004 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim mirėseardhjeje z. Fernando Xhentilini (Gentilini), i dėrguar special pėr Kosovėn i Havier Solanės, Pėrfaqėsues i Lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe tė Sigurisė.

Nė takim u bisedua pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe pėr perspektivėn e vendit tonė.

Presidenti Rugova vlerėsoi emėrimin e njė tė dėrguari special pėr Kosovė si mundėsi pėr komunikim mė tė afėrt me Pėrfaqėsuesin e Lartė tė Bashkimit Evropian dhe me vetė BE-nė.
 
 
Holkeri nesėr nė Bruksel takohet me Solanėn
 
Prishtinė, 6 prill 2004 - Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri sot pasdite udhėton pėr nė Bruksel, ku nesėr do tė marrė pjesė nė takimin e Kėshillit Veriatlantik, bėri tė ditur zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Sunil Narula.

Po ashtu Hari Holkeri nesėr nė Bruksel do tė takohet me pėrfaqėsuesin e lartė pėr Siguri dhe Politikė tė Jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier Solanėn.
 
 
Holkeri tė enjtėn i drejtohet Kuvendit tė Kosovės
 
Prishtinė, 6 prill 2004 - Kryesia e Kvendit tė Kosovės, e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, nė mbledhjen e sė cilės merrnin pjesė edhe shefat e grupve parlamentare, miratoi rendin e ditės pėr seancėn plenare tė sė premtės, mė 9 prill.

Nė mbledhje ėshtė bėrė e ditur se shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri, e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci se do tė marrė pjesė nė kėtė seancė dhe do t'u drejtohet deputetėve me njė fjalė pėr gjendjen nė Kosovė.

Anėtarėt e Kryesisė dhe shefat e grupeve parlamentare e kanė trajtuar edhe ēėshtjen nėse deputetėt nė po kėtė seancė duhet tė dalin me qėndrimet pėr shkaqet e protestave tė 17 e 18 marsit dhe pėr mėnyrėn e evitimit tė pasojave. U tha se vlerėsimet gjithėsesi duhet tė jenė konform qėndrimeve tė sencės sė shkuar plenare.
 
Kryesia ka vendosur qė tė krijohet njė komisioni parlamentar Ad-hoc pėr vlerėsimin e ngarjeve tė marsit. Komisioni do tė jetė anketues dhe afati i pėrfundimit tė punės sė tij do tė jetė njė muaj.
 
 
Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin belg nė Beograd
 
Prishtinė, 6 prill 2004 - A mund tė evitohen dhe si mund tė evitohen pasojat e protestave tė marsit nė Kosovė, si dhe cila ėshtė perspektiva e demokracisė dhe e bashkėjeteses ndėretnike nė Kosovė, ishin temat qė u trajtuan nė takimin e sotėm tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, me ambasadorin e Belgjikės nė Beograd, Lyk Liedo (Luc Liedaut), i cili shoqėrohej nga atasheu ushtarak, koloneli Bruno Vanden Steene dhe shefi i Zyrės belge nė Prishtinė, Huguet Chantry.

Profesor Daci ka folur pėr ngecjen ekonomike tė Kosovės, pėr kompetenca tė kufizuara tė institucioneve tė vendit dhe pėr aktivitetin e pamjaftueshėm tė mekanizmave ndėrkombėtarė tė sigurisė nė Kosovė pėr parandalimin e protestave tė dhunshme.
 
Duket qartė se sistemet inteligjente tė tyre nuk kanė komunikuar mirė, ka thėnė numri njė i Kuvendit, i cili mu pėr kėtė arsye ka kėrkuar qė nė kuadėr tė policisė sė UNMIK-ut tė krijohet shėrbimi inteligjent i Kosovės.

Daci ka ėshtė shprehur pėr domosdoshmėrinė e pėrfundimit me sukses tė administratės sė UNMIK-ut dhe kalimin nė shėrbim kėshillėdhėnės. Shėrbime tė tilla kėshillėdhėnje do tė duhej tė vinin edhe nga ekspertėt e mekanizmave tė Unionit Evropianė, ėshtė shprehur Daci, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
 
 
 
Nė Prishtinė u prezentua plani urbanistik i kryeqytetit
 
Prishtinė, 6 prill 2004 - Duke e pasur parasysh synimin pėr vendosjen e njė baze tė qėndrueshme zhvillimore nė kryeqytet, Kuvendi Komunal i Prishtinės ka hartuar strategjinė zhvillimore si bazė tė planifikimit urban tė qytetit dhe tė komunės sė Prishtinės.
 
Hartimi i njė plani tė tillė ka qenė mė se i nevojshėm, plan ky i cili tregon nė mėnyrė tė qartė se kah po shkonė qyteti i Prishtinės, vlerėsoi kryetari i Kuvendit Komunal Ismet Beqiri.

Ndėrkaq, Lulzim Nixha, drejtor i Drejtoratit pėr planifikim dhe urbanizėm tė komunės, tha se kjo strategji paraqet hapin e parė tė planit zhvillimor urban tė kryeqytetit, si dhe planit zhvillimor tė komunės nė pajtim me dispozitat e ligjit pėr planifikim hapsinor tė Kosovės.

Gjatė prezantimit tė planit, tė pranishėm ishin pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve tė vendit, ndėrkohė qė pritet tė zhvillohen diskutime rreth kėtij plani.
 
 
S.Pavlloviq: "Opinioni serb tashmė ėshtė pajtuar me humbjen e Kosovės"
 
Pragė, 6 prill 2004 - "Opinioni serb tashmė ėshtė pajtuar me humbjen e Kosovės, por kėtė ende nuk guxon t'ia pranojė vetes. Por do tė duhet tė pajtohet me faktin se Kosova qėmoti nuk ėshtė e Serbisė, se Kosova nuk ka qenė e Serbisė as nė vitin 1912, se popullata shqiptare atje asnjėherė nuk ka dashur tė jetė pjesė e Serbisė, se ēlirimet e Kosovės pas luftėrave ballkanike dhe Luftės sė Dytė Botėrore, nė fakt kanė qenė pushtime", thotė Stevan Pavlloviq, profesor nė Universitetin e Sauthetemptonit nė Britani tė Madhe.

Ndėrkaq, duke komentuar deklaratat e pushtetarėve serbė se kurrsesi nuk do tė dakordohen qė Kosova tė pavarėsohet, Pavlloviq tha pėr radion "Evropa e lirė" se "deklaratat se pėr kurrfarė ēmimi nuk do tė lejohet qė Kosova tė fitojė pavarėsinė, janė deklarata tė papėrgjegjshme, demagogjike dhe madje fanatikisht vetėvrasėse". Ai nė vazhdim pyet si do tė shkohet nė Kosovė, me ēfarė masash dhe mjetesh do tė sigurohet qė Kosova tė bėhet e Serbisė dhe pėrgjithmonė tė mbetet nėn Serbinė?

"Nėse kjo ėshtė lojė politike, qė tė hiqet dorė nga njė fiksion nė shkėmbim pėr bashkimin me Republika Serpskėn, unė nuk besoj qė qeveria e sotme nė Serbi pėr kėtė ka peshė dhe shkathtėsi tė mjaftueshme diplomatike", tha Pavlloviq, duke shtuar se duhet gjetur njė zgjidhje pėr serbėt qė kanė mbetur nė Kosovė, si dhe pėr kishat dhe manastiret, qė janė vende tė shenjta pėr serbėt dhe pjesė e trashėgimisė kulturore tė Evropės.

"Athua Kosova vėrtet ka qenė ashtu siē thuhet shpesh herė djepi i Serbisė mesjetare?", pyet Pavlloviq dhe pėrgjigjet se "ajo (Kosova) ka qenė pjesė e territorit tė sundimtarėve serbė. Por Serbia mesjetare nuk ka filluar atje, dhe nė fund Kosova u bė varri i Serbisė mesjetare".

"Si do qė tė jetė, nuk ėshtė punė e shėndoshė qė identiteti i sotėm apo i ardhshėm tė ndėrlidhen me territoret e humbura. Identiteti i shėndoshė formohet nė bazė tė asaj qė vėrtet posedohet dhe nė bazė tė idealeve, tė cilat shoqėria i synon", nėnvizon nė kėtė intervistė profesori Stevan Pavlloviq.
 
 
Nė Japoni i pėrmbylli punimet konferenca pėr Ballkanin
 
Tokio, 6 prill 2004 - Autoritetet e 40 vendeve tė ndryshme kanė vlerėsuar nė Tokio se nė Ballkan janė shėnuar pėrparime tė shumta drejt stabilitetit dhe paqes. Nė konferencėn e Tokios, tė udhėhequr nga Japonia dhe BE, morėn pjesė pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė, Kosovės, Bosnje- Hercegovinės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe 40 vendeve ose organizatave tė tjera.
 
Nė komunikatėn pėrfundimtare dėnohet dhuna nė Kosovė, ndėrkohė qė mbėshtetet politika "Standardet para statusit". Nė konferencė u theksua edhe domosdoshmėria e bashkėpunimit me Tribunalin e Hagės.
 
 
Dėmet e 17 e 18 marsit nė Fushė Kosovė janė mbi dy milionė euro
 
Fushė Kosovė, 6 prill 2004 - Krahas gjykimit tė akteve shkatėrrimtare tė grupeve protestuese gjatė marsit 2004, Kuvendi Komunal nė Fushė Kosovė menjėherė pas ngjarjeve ka marrė masa pėr tejkalimin sa mė tė shpejtė dhe sa mė tė suksesshėm tė gjendjes.
 
Nė kėte drejtim Komuna e Fushė Kosovės ka pėrkrahur fuqishėm idenė e tė gjitha subjekteve tė larta vendore e ndėrkombėtare pėr riparimin e dėmeve e nė anėn tjetėr ėshtė angazhuar qė tė kontribuojė edhe me njetet vetanake.

Hapat e parė janė bėrė me fondin prej 10.000 eurosh pėr nevojat emergjente, nė kohėn kur po bisedohet edhe me Kryqin e Kuq e organizata e shoqata qė tė sigurohen edhe ndihma tė tjera tė domosodoshme pėr familjet e dėmtuara.

Nė kuadėr tė Kuvendit Komunal kėto ditė kanė funksionuar paralelisht dy komisione profesionale B pėr evidentimin dhe pėr vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara.

Nga kėto komisione nė bashkėpunim tė plotė me UNMIK-un dhe tė interesuarit e tjerė sipas Kryeshefit Ekzekutivit Burim Berisha, mė 19 mars ėshtė themeluar komisioni pėr vlerėsimin e dėmeve i cili pėrfundoi punėn mė 5 prill. Sipas kėtij komisioni janė shkaktuar kėto objekte banimi: 104 objekte ndihmėse, 29 objekte publike, 3 objekte fetare, njė pjesėrisht e dėmtuar.

Komisioni ka vlerėsuar se shuma totale e dėmeve tė shkaktuara ėshtė: 2.068.057.70 euro.

Nė mungesė tė mjeteve nga buxheti i vet, KK i Fushė Kosovės,nė raportin e dėrguar Komisionit qendror pėr menaxhimin e fondit buxhetor tė Qeverisė sė Kosovės pėr vlerėsimin dhe sanimin e dėmeve ka kėrkuar pėrkrahje dhe ndihmėn e kėtij fondi pėr sanimin e gjendjes.
 
 
Dardanė: Dėmet nga protestat e dhunshme kapin shumėn 28 mijė euro
 
Dardanė 6 prill 2004 - Nė njė mbledhje tė Bordit tė Drejtorėve nė Dardanė pėr vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara nga aktet e dhunshme gjatė protestve tė 17 e tė 18 marsit, u aprovua raporti i Komisionit Komunal pėr evidentimin dhe vlerėsimin e dėmeve. Komisioni ėshtė multietnik, punėn e tė cilit e monitoruan dhe e ndihmuan edhe pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, SHPK-sė dhe tė KFOR-it amerikan.
 
Nga raporti i punuar me shumė kujdes dhe profesionalizėm, u przentuan kėto tė dhėna statistikore sa i pėrket dėmeve tė shkaktuara: 31 shtėpi tė dėmtuara, 29 prej tyre xhama tė thyer dhe 2 raste tentim djegie; 11 lokale afariste, prej tyre njė i djegur dhe dhjetė kryesisht thyerje xhamash;

18 automjete tė dėmtuara, nga kėto 8 tė djegura dhe dhjetė tė dėmtuara.

Sa i pėrket vlerės sė dėmeve, dėmet nga objektet e dėmtuara kapin shumėn prej 16022,95 eurosh, kurse nga dėmtimi i veturave 12450,00 euro ku vlera e dėmeve ėshtė 28472,95 euro.

Raporti iu dėrgua Komisionit pėr Vlerėsimin e Dėmeve, tė drejtuar nga ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Behxhet Brajshori.
 
 
Ministri rus i Mbrojtjes ka akuzuar bashkėsinė ndėrkombėtare pėr dėshtim nė Kosovė
 
Nju Jork, 6 prill 2004 - Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Ivanov, i cili ndodhet pėr nė njė vizitė nė SHBA, ka deklaruar sot se "pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr stabilizimin e gjendjes nė Kosovė kanė dėshtuar", andaj sipas tij, "NATO ėshtė pjesėrisht pėrgjegjėse" pėr kėtė mossukses, njofton Frans Press.

Ivanov ka vlerėsuar se ėshtė e "qartė se kanė dėshtuar pėrpjekjet qė pėr ekstremistėt shqiptarė qė dėshirojnė tė vendosin njė shoqėri monoetnike nė Kosovė, tė gjejnė pretekst, dhe kjo paraqet rrezik pė tėrė rajonin".

Gjithashti ai ka thėnė se NATO duhet ta kuptojė se nuk mund tė bashkėpunohet me ekstremistėt politikė, me ata qė shkatėrrojnė monumentet historike dhe vrasin civilėt".

Pėrkundėr divergjencave rreth ēėshtjeve tė ndryshme, ka thėnė Ivanov, Rusia i ofron ndihmė dhe bashkėpunim Aleancės Veriatlantike pėr tė gjetur zgjidhje pėr problemet nė Kosovė.
 
 
UNMIK-u paralajmėron debat publik pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė
 
Prishtinė, 6 prill 2004 - UNMIK-u paralajmėron fillimin e njė debati publik lidhur me procesin e decentralizimit tė pushtetit si njė prej prioriteteve nė kuadėr tė plotėsimit tė tetė standardeve pėr Kosovėn. Nė kėtė kontekst sė shpejti do tė propozohen edhe plane konkrete pėr fillimin e kėtij procesi apo reformės sė pushtetit lokal siē quhet nė rastet mė tė shpeshta. Nė kėtė debat do tė pėrfshiheshin tė gjitha strukturat vendėse dhe ato ndėrkombėtare.

"Decentralizimi i pushtetit nė Kosovė pėr administratėn e OKB-sė do tė jetė njė prej prioriteteve dhe se me kėtė proces nuk nėnkupohet ndarja e Kosovės nė vija etnike", thotė Sunil Narula zėdhėnės i UNMIK-ut. Ai tha se UNMIK-u ėshtė krejtėsisht kundėr kantonizimit tė Kosovės.

Zyrtarėt e UNMIK-ut thonė se Kosova qeveriset nga Kombet e Bashkuara, kėshtu qė decentralizimi sipas tyre mund tė dalė vetėm si rezultat i njė debati tė brendshėm nė Kosovė.
 
 
Cėrvenkovski thotė se pėrcaktimi i statusit final tė Kosovės do tė jetė test i fundit pėr Ballkanin
 
Shkup, 6 prill 2004 - Pėrcaktimi i definimit tė statusit tė Kosovės nė njėfarė mėnyre do tė jetė test i fundit pėr Ballkanin dhe rajonin nė pėrgjithėsi. Kėshtu ka vlerėsuar kryeministri maqedonas Branko Cėrvenkovski, duke komentuar zhvillimet e fundit nė Kosovė.
 
Ai ka nėnvizuar se definimi i statusit pėrfundimtar pėr Kosovėn duhet tė realizohet me njė kujdes tė veēantė nė atė formė qė tė mos nxitet ndonjė destabilizim i ri nė rajon. "Unė jam nga ata qė tėrė kohėn theksoj se e ardhmja e Kosovės dhe e ardhmja e Maqedonisė nė asnjė mėnyrė nuk lidhen njėra me tjetrėn", tha Cėrvenkovski. Ai shtoi se derisa tė pėrcaktohet statusi final pėr Kosovėn Maqedonia duhet maksimalisht ta shfrytėzojė kėtė kohė.
 
Nė tėrėsi duhet tė implementohet Marrėveshja Kornizė e Ohrit nė atė mėnyrė qė tė pėrmbyllen tė gjitha ēėshtjet e hapura nė planin ndėretnik e mė pas tė definohet kufiri verior i Maqedonisė me Kosovėn, qė do tė njihej nga autoritetet zyrtare tė Kosovės, ka thėnė Cėrvenkovski.
 
 
Brajshou tha se dhuna e 17 dhe 18 marsit ėshtė shkaktuar nga njė grup i vogėl njerėzish
 
Gjilan, 6 prill 2004 - Zėvendėskryeadministratori i Kosovės Ēarls Brajshou dje ka vizituar komunėn e Gjilanit. Ai fillimisht nė manastirin e Dragancės, fshat ky ndėrmjet Dardanės dhe Artanės, ėshtė takuar me priftin ortodoks Kirillo.
 
Ai pati njė takim me pėrfaqėsuesit komunalė tė UNMIK-ut dhe me pėrfaqėsuesit serbė nė fshatin Partesh dhe me kryetarėt e komunave tė rajonit tė Gjilanit.
 
Nė fund tė kėsaj vizite ai tha se ka inkurajuar serbėt qė ta kuptojnė se dhuna e 17 dhe 18 marsit ėshtė shkaktuar nga njė grup i vogėl njerėzish dhe se nuk ėshtė dėshira e popullatės shumicė pėr kėto qė kanė ndodhur.

Ndėrkaq nė fshatin Partesh, Brajshou vlerėsoi lart letrėn e pėrbashkėt tė liderėve kosovarė me tė cilėn ata dėnojnė dhunėn e fundit, duke shtuar se nuk ishte njė gjė e lehtė pėr ta qė tė dalin me kėtė deklaratė, prandaj duhet nderuar ata dhe kjo deklaratė ėshtė pranuar nga tė gjithė.

UNMIK-u mbetet i vendosur nė misionin e tij qė i pėrcakton Rezoluta 1244 pėr tė krijuar nė Kosovė njė shoqėri ku tė gjithė do tė jetojnė nė paqe, ka thėnė Brajshou. Ai ka nėnvizuar se nė Kosovė nuk ka ardhmėri pa multietnicitet.

Duke folur pėr ndikimin e strukturave paralele, ai tha se serbėt duhet tė marrin pjesė nė institucionet e Kosovės ku do tė angazhohen pėr tejkalimin e pengesave.
 
 
Nė fshatin Rezallė tė Skėnderajt u pėrkujtuan 84 martirė tė kėtij fshati
 
Skėnderaj, 6 prill 2004 - Nė fshatin Rezallė tė Skėnderajt u pėrkujtuan 84 martirė tė kėtij fshati, tė cilėt u vranė nga forcat militare e paramilitare serbe pesė vjet mė parė. Pjesėmarrėsit e shumtė nė kėtė manifestim pėrkujtimor pas pėrfundimit kanė vėnė kurora lulesh mbi varrezat e kėtyre martirėve.
 
Me kėtė rast u kėrkua qė institucionet e Kosovės dhe administrata e UNMIK-ut tė bėjnė trysni ndaj Beogradit zyrtar qė urgjentisht tė kthehen kufomat e shqiptarėve tė vrarė tė cilat ende po mbahen nė Serbi.
 
 
Gjermania mori vendim qė pėr shkak tė situatės sė tendosur nė Kosovė tė mos i dėbojė refugjatėt kosovarė nga ky vend
 
Berlin, 6 prill 2004 - Ministria e Brendshme e Gjermanisė ka marrė njė vendim qė pėr shkak tė situatės sė tendosur nė Kosovė tė mos i dėbojė refugjatėt kosovarė qė ndodhen nė kėtė vend. Ndalimi i dėbimit tė kosovarėve nga Gjermania deri mė tash vlente vetėm pėr komunitetin serb dhe rom, kurse tash e tutje kjo do tė vlejė edhe pėr shqiptarėt. Kjo do tė vlejė deri atėherė kur Ministria e Brendshme gjermane tė vlerėsojė se situata nė Kosovė ėshtė qetėsuar.
 
 
Drejtuesja e partisė ekologjike gjermane kėrkon organizimin e njė konference ndėrkombėtare pėr tė ardhmen e Ballkanit
 
Berlin, 6 prill 2004 - Kryetarja e Partisė Ekologjike tė Gjermanisė Angelika Ber ka kėrkuar organizimin e njė konference ndėrkombėtare pėr tė ardhmen e Ballkanit me pjesėmarrjen e tė gjitha shteteve tė rajonit.
 
Duke marrė shkas nga vizita e ministrit gjerman tė Mbrojtjes Peter Shtruk nė Kosovė, zonja Ber deklaroi se dhjetė vjet tė pranisė nė Bosnje dhe pas pesė vjetėve tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė urgjentisht e domosdoshme qė bashkėsia ndėrkombėtare tė nxjerrė njė bilanc.
 
Sipas saj ėshtė gabim qė tė reagohet vetėm me mjete ushtarake nė zonat e krizave dhe se duhet tė shqyrtohet nė tėrėsi situata nė kėtė rajon, nė Bosnje, nė Kosovė, nė Serbi e Mal tė Zi, por edhe nė Maqedoni dhe Shqipėri.
 
Sipas zonjės Ber, ėshtė me rėndėsi qė pėr tė gjitha kėto vende tė hartohet njė koncept i pėrbashkėt pėr zhvillimin ekonomik, sepse vetėm nėpėrmjet zhvillimit ekonomik mund tė jenė tė qėndrueshme zgjidhjet paqėsore, nėnvizon politikanja ekologjiste Angelika Ber nė njė intervistė pėr "Dojēe velen".
 
 
Pėrfshirja e vendeve tė Ballkanit nė BE mund tė garantojė zgjidhjen afatgjate tė konflikteve nė kėtė rajon
 
Londėr, 6 prill 2004 - Fryma liberaliste e pėrfshirjės sė vendeve tė Ballkanit nė Bashkimin Evropian mund tė garantojė zgjidhjen afatgjate tė konflikteve nė kėtė rajon dhe veēanėrisht edhe tė ēėshtjes sė Kosovės. Kjo metodė qė ėshtė treguar e suksesshme edhe nė vende tė tjera, nuk ka pse tė mos ketė sukses edhe me Kosovėn.
 
Kėshtu ėshtė shprehur presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi nė njė fjalim nė Universitetin e Uelsterit nė Irlandėn e Veriut. Ai ka vlerėsuar se ngjarjet e 17 dhe 18 marsit nė Kosovė dėshmuan qartė brishtėsinė e gjendjes sė kėtushme.
 
 
Maroviq thotė se nė Ballkan nuk ka nevojė pėr tė ndėrtuar mure tė reja
 
Romė, 6 prill 2004 - Pėr presidentin e federatės serbo-malazeze Svetozar Markoviq e ardhmja e Ballkanit nuk mund tė dėmtohet pėrqark etnive tė mbrojtura nga telat me gjemba. Ai ka shtuar se nė Ballkan nuk ka nevojė pėr tė ndėrtuar mure tė reja. Maroviq i bėri kėto komente pas takimit me kryeministrin italian Berluskoni.
 
Maroviq pranon se problemi i shqiptarėve nė Ballkan e kapėrcen zgjidhjen e statusit tė Kosovės pasi popullsia shqiptare shtrihet qė nga jugu i Serbisė, nė lindje tė Malit tė Zi deri nė perėndim tė Maqedonisė.
 
Ēėshtja e rritjes sė pranisė shqiptare nė kėto zona duhet pėrballuar dhe shqyrtuar me vėmendje pėr tė shmangur njė destabilitet tė ardhshėm tė rajonit, ka thėnė presidenti serbo-malazias.
 
Ai ka nėnvizuar se kjo ėshtė njė ēėshtje qė i kalon edhe kufijtė e Ballkanit, andaj duhet shqyrtuar me vėmendje dhe pėrgjegjėsi sidomos nė ato shtete qė kanė quar tashmė ushtarėt e tyre nė kėtė rajon, vė nė dukje Maroviq. Ai i kėrkon Evropės qė tė mbajė nėn kontrollė shqiptarėt nė Ballkan.
 
 
Nė Brigjet e Italisė nė njė operacion tė pėrbashkėt tė policisė shqiptare dhe asaj italiane u zbuluan 300 kg.drogė
 
Romė, 6 prill 2004 - Nė Brigjet e Italisė Jugore si rezultat i njė operacioni tė pėrbashkėt tė policisė shqiptare dhe asaj italiane u zbuluan rreth 300 kilogram drogė. Megjithė, kontrollet e rrepta nė bregdetin shqiptar, trafikantėt vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė mbajtur gjallė transportin e drogės. Pak ditė mė parė nė Itali ėshtė sekuestruar njė motoskaf i cili kishte ngarkuar 500 kilogram marihuanė tė nisur nga Shqipėria.
 
 
Ish-komandanti i ushtrisė serbe nė Kosovė, Llazareviq thotė se nuk do t'i dorėzohet Gjykatės sė Hagės
 
Beograd, 6 prill 2004 - Ish-komandanti i ushtrisė serbe nė Kosovė, Vlladimir Llazareviq, ka thėnė se nuk do t'i dorėzohet Gjykatės sė Hagės, megjithė akuzat e ngritura nga kjo gjykatė kundėr tij. Gjenerali Llazareviq citohet tė ketė deklaruar pėr mediat serbe se "veprimet e tij gjatė luftimeve tė vitit 1999 nė Kosovė pėrbėnin njė mbrotje tė vendit tė tij dhe jo njė luftė private".
 
Llazareviq tha se nuk do t'i dorėzohej gjykatės, por do tė priste gjykimin e autoriteteve tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi lidhur me mėnyrėn se si duhet tė veprohet. Gjykata e Hagės ka ngritur akuza ndaj gjeneralit Llazareviq dhe tre gjeneralėve tė tjerė tė ushtrisė apo policisė serbe pėr rolin e tyre gjatė konfliktit nė Kosovė ku humbėn jetėn mijėra njerėz.

Javėn e kaluar Shtetet e Bashkuara pezulluan ndihma me vlerė prej 25 milionė dollarash pėr Serbinė dhe Malin e Zi sikundėr pėrgjigje ndaj mungesės sė gatishmėrisė sė Beogradit pėr tė bashkėpunuar me Tribunalin e Hagės.
 
 
Koshtunica tash aangazhohet pėr njė autonomi territoriale pėr serbėt e Kosovės
 
Beograd, 6 prill 2004 - Bashkėpunimi me Tribunalin e Hagės dhe tėrheqja e akpadisė kundėr NATO-s nė Gjykatėn Ndėrkombėtare nė Hagė janė kushtet kryesore pėr pranimin e Serbisė dhe Malit tė Zi nė Programin e Partneritetit pėr Paqe ka thėnė pėrfaqėsuesi i Asamblesė Parlamentare tė NATO-s Markus Mekel.
 
Ai dhe kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica dje nė Beograd kanė diskutuar edhe pėr gjendjen nė Kosovė. Nė komunikatėn e lėshuar pas takimit, thuhet se Koshtunica ėshtė angazhuar pėr sigurimin e tė drejtave tė pakicave nė Kosovė me garanca shtesė, pėrfshirė autonominė territoriale pėr serbėt dhe popullatėn joshqiptare nė Kosovė.
 
 
Bler sot shqyrton procedurat britanike rreth emigracionit
 
Londėr, 6 prill 2004 - Kryeministri britanik, Toni Bler, do tė jetė mikpritės sot i njė takimi me zyrtarė dhe ministra tė lartė nė tė cilin do tė shqyrtohen mėnyra pėr tė shtrėnguar procedurat britanike tė emigracionit.

Kjo pason dorėheqjen e ministres pėr emigracion, Beverli Hjuz, si dhe akuzat se qeveria ka relaksuar kontrollet e vizave pėr disa vende tė Evropės LIndore.

Ky takim - i cili sjell sė bashku figura tė larta nga disa sektorė tė qeverisė, pėrfshire edhe ministrat e brendshėm dhge tė jashtėm , si dhe disa agjenci tė sherbimeve tė zbulimit - dėshmon ndjeshmėrinė politike tė ēėshtjės sė emigracionit.

Kryeministri dėshiron qė tė dėrgojė sinjal tė qartė se ai ka marrė kontrollin e politikės sė emigracionit nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė ndalur publicitetin negativ ndaj qeverisė tė disa javėve tė kaluara.
 
 
Tė pakten 31 vetė kanė humbur jetėn nga vershimet nė Meksiko
 
Meksiko, 6 prill 2004 - Tė pakten 31 vetė kanė humbur jetėn dhe mė shumė se 50 janė zhdukur nga vershimet e rrufeshme qė kanė goditur qytetin verior Meksiko afėr kufirit amerikan, njofton BBCWorld. Shirat e shumta kanė shkaktuar qė lumenjtė e vegjėl tė dalin nga shtrati dhe kėshtu tė vershojnė qytetin Piedras Negras, pėrgjatė kufirit me SHBA-tė.
 
Mijėra njerėz kanė mbetur pa kulm mbi kokė. Ndėrtesat janė dėmtuar, linjat e energjisė elektrike janė kėputur dhe shumė automjete janė rrotulluar.
 
 
Nė Johanesburg ėshtė vrarė njė nga muzicienėt mė tė njohur tė Afrikės sė Jugut
 
Johanesburg, 6 prill 2004 - Njė nga muzicienėt mė tė njohur tė Afrikės sė Jugut ėshtė vrarė me armė zjarri nė qendėr tė Johanesburgut, njofton BBCWorld. Ai ėshtė vrarė me qėllim plaēkitjeje. Gioto Baloi, gitarist i basit, me prejardhje nga Mozambiku, ka jetuar dhe ka punuar pėr shumė vjet nė Afrikėn e Jugut. Vrasja e tij ka ndodhur njė javė para zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Rreth 20 mijė njerėz vriten ēdo vjet nė Afrikėn e Jugut.
 
 
Ruanda shėnon 10-vjetorin e gjenocidit
 
Kigali, 6 prill 2004 - Ruanda fillon njė javė aktivitetesh pėr tė shėnuar 10 vjetorin e gjenocidit ku rreth 800 mijė vetė humbėn jetėn brenda 100 ditėve.

Dhjetė vjet mė parė, mė 6 prill 2004, kur avioni me tė cilin udhėtonin presidentėt e Ruandės dhe tė Burundit, u qėllua kur po i afrohej Kigalit.

Debati se kush e rrėzoi avionin vazhdon ende. Por kjo ngjarje u bė katalizatori i gjenocidit qė filloi ditėn e nesėrme.

Ai u udhėhoq nga bashkėsia Hutu, qė ndjeu se pushteti po i rrezikohej. Por ekstremistėt bindėn ose shtynė qytetarėt e thjeshtė hutu tė kryejnė punėn nė vrasje pėr ta, duke pėrdorur shumė mė shpesh thika tė gjata dhe shpata nė vend tė plumbit.

Nė kėtė kohė, OKB-ja tėrhoqi forcėn e saj tė vogėl nė Ruanda dhe qė atėherė u kritikua pėr kėtė hap. Kofi Annan, i cili nė atė kohė ishte kreu i forcave paqeruajtėse tė OKB-sė, ka shprehur keqardhjen qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk bėri mė shumė pėr Ruandėn.

Shumė udhėheqės tė huaj pritet tė jenė kėtu pėr tė inauguruar tė mėrkurėn memorialin pėr viktimat e gjenocidit.
 
 
Irak: urdhėr arresti pėr klerikun Moktada al-Sadėr
 
Bagdad, 6 prill 2004 - Koalicioni i udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak njofton pėr ekzisetencėn e njė urdhėrarresti kundėr klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadėr.

Nė urdhėr arrest, i lėshuar disa muaj mė parė, kleriku al-Sadėr dhe tė paktėn 30 bashkėfajtorė tė tij akuzohen pėr vrasjen e njė rivali tė tij vitin e kaluar nė qytetin Naxhaf.

Njoftohet se Moktada al-Sadri ėshtė ngujuar nė xhaminė kryesore shiite tė qytetit Kufa, i shoqėruar nga pėrkrahės tė armatosur.

Ndrėkohė, forcat e koalicionit nė Bagdad hapėn zjarr kundėr pėrkrahėsve tė armatosur shiitė tė klerikut al-Sadėr, pasi kryengritėsit hapėn zjarr kundėr njė helikopteri amerikan.
 
 
Bush ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė me komisionin e pavarur hetimor
 
Uashington, 6 prill 2004 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotė se ėshtė i gatshėm t'i japė komisionit tė pavarur hetimor qė po heton sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001, gjithė informacionin qė kėrkon.

Presidenti Bush tha tė hėnėn gjatė njė ndalese nė Karolinėn e Veriut se sikur anėtarėt e administratės sė tij tė kishin ditur se terroristėt do tė pėrdornin avionė pėr tė goditur ndėrtesat tona, ata do tė kishin bėrė ē'ėshtė e mundur pėr t'i ndaluar ata. Presidenti theksoi se pas sulmeve, ai filloi menjėherė luftėn kundėr rrjetit terrorist al-Kaida.

Presidenti Bush dhe Nėnpresidenti Dik Ēeni do tė zhvillojnė brenda dy javėsh njė takim me dyer tė mbyllura me 10 anėtarėt e komisionit ndėrpartiak.
 
 
Amerika shqyrton mundėsinė e pėrforcimeve
 
Uashington, 6 prill 2004 - Komandantėve ushtarakė amerikanė u ėshtė dhėnė urdhėr tė shqyrtojnė mundėsitė pėr dėrgimin e pėrforcimeve nė Irak nėse dhuna e fundit, e drejtuar nga shiitėt, del jashtė kontrollit.

Njė zėdhėnės pėr Departamentin e Mbrojtjes nė Uashington tha se shpėrthimi i fundit I dhunės nė disa qytete tė vendit, nuk konsiderohet si kryengritje e shumicės shiite tė vendit.

Ai tha se ajo ishte thjesht pėrpjekje e klerikut Moktada Sadr, kundėr koalicionit, pėr tė fituar pushtet dhe influencė.

Zyrtarė tė Pentagonit thonė se ėshtė thjesht planifikim i menēur, por njė zyrtar i komandės qendrore amerikane ka konfirmuar se komandantėt mė tė lartė kanė kėrkuar tė shikojnė mundėsinė e dėrgimit tė shpejtė tė pėrforcimeve amerikane nėse situata del jashtė kontrollit.
 
 
Agjentė britanikė dhe amerikanė kanė zbuluar njė komplot pėr njė bombė kimike toksike
 
Londėr, 6 prill 2004 - Agjentė britanikė dhe amerikanė kanė zbuluar njė komplot pėr njė bombė kimike toksike nė Britani. Komploti besohet se pėrfshinte shpėrthimin e njė kombinimi eksplozivėsh dhe njė kimikat mjaft toksik tė njohur si Osmium Tetroxide.

Kemikati ka pėrdorim shkencor pėr studime, por ėshtė shkatėrrues pėr sytė e njerėzve, mushkėritė dhe lėkurėn, njofton BBC.

Ekspertėt thonė se nė formė gazi, ai mund tė jetė vdekjeprurės pėr kėdo nė njė hapėsirė tė kufizuar.
Komplotuesit thuhet se kanė qenė simpatizantė tė qėllimeve tė al-Kaidas dhe objekti i sulmit mendohet se ishin civilėt britanikė, kryesisht atje ku kishte turma.

Komploti u zbulua pasi shėrbimet sekrete britanike dhe amerikane interceptuan komunikimet midis komplotuesve dhe nuk mendohet se ata kishin arritur tė kishin nė pronėsi Osmium Tetroxide.
 
 
Gjykata ushtarake e Jordanit u ka shqiptuar 8 militantėve muslimanė dėnimet me vdekje
 
Aman, Jordan, 6 prill 2004 - Gjykata ushtarake e Jordanit u ka shqiptuar sot (e martė) tetė militantėve muslimanė dėnimet me vdekje pėr vrasjen e zyrtarėve amerikanė tė ndihmave nė njė akt terrorist tė lidhur me Al Kaidėn, njofton Rojter.
 
Gjykata gjithashtu u ka shqiptauar dėnime me burg nė kohėzgjatje prej 5 vjetėsh edhe dy tė akuzuarėve tė tjerė.
 
Ata akuzoheshin se kishin vrarė edhe Lorens Folin, 60-vjeēar, administrator i Agjencisė pėr zhvillim ndėrkombėtar, me seli nė Aman. Z. Foli qe vrarė me armė zjarri mė 28 tetor 2002 afėr shtėpisė sė tij nė Aman.
 
 
Nė luftimet mes trupave amerikane dhe kryengritėsve, janė vrarė dhjetėra irakianė dhe rreth 20 trupa tė koalicionit
 
Bagdad, 6 prill 2004 - Dhjetėra irakianė dhe rreth 20 trupa tė koalicionit janė vrarė gjatė luftimeve tė ashpra ndėrmjet trupave amerikane dhe kryengritėsve shitė, qė shpėrthyen pasi me fletarrest ėshtė shpallur i kėrkuar kleriku radikal shit Moktada Sadėr, njofton BBCWorld. Luftimet kanė filluar sė pari nė qytetin kryengritės Falluxha.
 
Trupat e kanė rrethuar kėtė qytet dhe dėshmitarėt kanė thėnė se janė dėgjuar granatime, shpėrthime dhe mitralime nga helikopteri.

Ushtria amerikane ka thėnė sot (e martė) se katėr marinsa amerikanė janė vrarė nė provincėn Al-Anbar, qė gjendet nė perendim tė Bagdadit, por nuk thuhet se a janė vrarė ata nė Falluxha.
 
Po kėshtu, nė zonat shite ka pasur dhunė, ku kanė humbur jetėn 15 vetė nė pėrleshjet nė qytetin Nasiria. Njoftohet, gjithashtu, pėr njė numėr tė konsiderueshėm ushtarėsh italianė tė jenė plagosur. Po kėshtu, thuhet se mė shumė se 50 njerėz janė vrarė gjatė protestave dyditėshe tė ithtarėve tė klerikut radikal Sadėr.
 
 
Gjatė luftimeve nė Nasiria janė vrarė 2 civilė dhe 4 tė tjerė janė plagosur
 
Nasiria, Irak, 6 prill 2004 - Milicia radikale shite ka hapur zjarr sot (e martė) kundėr trupave italiane nė qytetin jugor Nasiria dhe gjatė luftimeve janė vrarė dy civilė dhe katėr tė tjerė janė plagosur, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt, njofton Rojter.
 
Kjo dhunė ėshtė pjesė e kryengritjes sė udhėhequr nga kleriku radikal Moktada al-Sadėr, qė kundėrshton ndėrhyrjen amerikane. Luftimet nė Nasiria kanė shpėrthyer sot nė mengjes dhe po vazhdojnė ende. Janė ndezur flakė edhe katėr automjete italiane. Nuk ėshtė raportuar pėr viktima eventuale italiane. Grupi i Sadrit ka mohuar involvimin nė vrasjet.
 
 
Forcat amerikane nė Afganistan mund tė ndėrhyjnė nė nė Pakistan
 
Uashington, 6 prill 2004 - Forcat e udhėhequra nga amerikanėt nė Afganistan do tė ndėrhyjnė nė terroritorin e Pakistanit pėr tė shkatėrruar talibanėt dhe grupet e tjera ekstremiste nėse Islamabadi nuk mund tė kryejė punėn vetė, ka tėrhequr vėrejtjen emisari amerikan nė Afganistan, njofton Rojter.
 
"Ne i kemi thėnė lidershipit pakistanez se nėse nuk mund tė zgjidhin vetė kėtė problem, duhet ta bėjmė vetė", ka thėnė Zalmej Khalilzad, emisar special presidencial nė Kabul.
 
Khalilzad ka thėnė se koalicioni amerikan ėshtė i gatshėm tė ndihmojė presidentin pakistanez Pervez Musharaf. "Ne preferojmė qė Pakistani tė marrė pėrgjegjėsinė dhe qeveria e Pakistanit ėshtė pajtuar", ka thėnė ai.
 
 
Guerlėt kanė vrarė 4 marinsa nė provincėn al-Anbar nė perendim tė Bagdadit
 
Bagdad, 6 prill 2004 - Guerlėt kanė vrarė dje katėr marinsa amerikanė nė provincėn e trazuar al-Anbar nė perendim tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur sot (e martė) ushtria amerikane nė njė kumtesė, njofton Rojter. Nė kumtesė nuk saktėsohet lokacioni i incidentit dhe nuk jipen detaje tė sulmit.
 
Marinsat operojnė nė njė territor tė gjerė tė Irakut perendimor, pėrfshirė edhe qytetet kryengirtėse, Falluxha dhe Ramadi. Qė kur trupat amerikane kanė ndėrhyrė nė Irak pėr tė rrėzuar Sadamin, janė vrarė nė aksion 426 ushtarė amerikanė.
 
 
Fondacioni i Bill Klintonit mundėson ilaēe mė tė lira pėr 120 vende tė botės
 
Uashington, 6 prill 2004 - Mbi 120 vende tė ndryshme tė botės nė tė ardhmen do tė pagujnė shumė mė pak para pėr ilaēet dhe testet e sėmundjes AIDS. Banka Botėrore me seli nė Uashington bėri tė ditur se kjo ėshtė bėrė e mundur falė Fondacionit tė ish -presidentit amerikan Bill Klinton, i cili ka arritur marrėveshjet paraprake me shumė prej prodhuesve tė kėtyre medikamenteve. Ilaēet pjesėrisht do tė kushtojnė deri nė 50 pėrqind mė pak.
 
Nga marrėveshjet e Fondacionit tė ish - presidentit Klinton, deri tani kanė profituar 16 vende tė ndryshme afrikane dhe tė Karaibeve.
 
 
Rafaren sėrish kryeministėr i Francės
 
Paris, 6 prill 2004 - Parlamenti i Francės i ka dhėnė votėbesimin kabinetit tė ri qeveritar tė kryeministrit Zhan-Pjer Rafaren. Pėr pėrbėrjen e re tė qeverisė votuan 379 deputetė, ndėrsa 178 ishin kundėr. Shkaku kryesor i ndryshimeve nė qeveri ishte humbja e partisė sė presidentit Zhak Shirak nė zgjedhjet e fundit lokale. Kryeministri Rafaren pranoi se janė bėrė gabime, por theksoi se do tė vazhdojė me reformėn e filluar sociale.
 
 
Baradei po viziton Iranin
 
Teheran, 6 prill 2004 - Drejtori i pėrgjithėshėm i autoriteteve ndėrkombėtare atomike Mohamed El Baradei po qėndron pėr vizitė nė Iran, me synim sqarimin e tė gjitha dilemave rreth centraleve atomike. Baradei do tė takohet edhe me presidentin e vendit Mohamed Katami. SHBA-tė kanė fajėsuar Iranin pėr zhvilimin sekret tė projekteve bėrthamore.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

l>