|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kodi i ri Penal nė Kosovė

 
 

 

6 prill 2004 / TN

BBC, mė 6 prill 2004

Nė Kosovė kanė hyrė nė fuqi Kodi i ri Penal dhe ai i Procedurės Penale duke shėnuar shkėputjen e Kosovės nga sistemi juridik i ish-Jugosllavisė dhe Serbisė, qė ėshtė aplikuar deri sot.

Kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės, Rexhep Haxhimusa, tha se kėto dy ligje janė mė tė rėndėsishmet qė janė aprovuar nė Kosovėn e pasluftės.

Kėto dy ligje do tė sjellin Kosovėn nė pėrputhje me standardet evropiane dhe rajonale tė legjislacionit.

"Me kėtė definitivisht shkėputemi nga sistemi i kaluar, i cili gjithnjė ka qenė njė barrė e rėndė pėr opinionin, jo vetėm tė Kosovės," tha zoti Haxhimusa.

Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, i quajti ato njė moment historik pėr Kosovėn nė rrugėn e saj drejt Evropės.

"Ky legjislacion i ri ėshtė konform Rezolutės 1244, dhe si i tillė ky legjislacion zgjidh shumė probleme," tha zoti Holkeri.

"Ne kemi njė axhendė tė qartė dhe tė pėrcaktuar pėr Kosovėn, dhe ajo ėshtė qė ta udhėheqim atė pėrpara njė vetqeverisjeje demokratike permes mjeteve ligjore dhe kushtetuese," tha ai.

Kryeadministratori i UNMIK-ut tha se Kodi Penal parashikon si vepra shumė tė rėnda kriminale terrorizmin, trafikimin e njerėzve, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai theksoi se kėto dy kode tė reja do tė jenė edhe njė kundėrpėrgjigje pėr tė gjithė ata qė duan tė qėndrojnė mbi ligjin nė vend.

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurės Penale janė aprovuar mė 6 korrik tė vitit tė kaluar nga ish-kreu i UNMIK-ut, Michael Stenier, njė ditė para se ai tė pėrfunonte misionin nė Kosovė.

Kėto dy ligje kanė nė fuqi pas punės katėrvjeēare aktive tė ekspertėve vendorė dhe ndėrkombėtarė tė jurisprudencės.

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurės Penale tė Kosovės, qė nga disa ekspertė janė cilėsuar si gurthemel i shtetėsisė sė vendit, shumicėn e elementeve i kanė marrė nga sistemet anglosaksone dhe evropiane, por janė pėrfshirė edhe disa nene tė ligjit tė mėparshėm i cili ėshtė aplikuar nė Kosovė.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.