|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

K u j t e s ė

 
 

KUR E PRISNIM TĖ SHTUNAVE ALI SUTAJN

 
 

 

6 prill 2004 / TN

( Me 7 Prill bėhen 15 vjet nga vdekja e doajenit tė gazetarisė kosovare )

Shkruan: Arif MOLLIQI, Hamburg

Sa vjen, e fjala e tij e pafund nuk harrohet. Vallė, a tregojnė tė gjallėt nėse gėnjen pėr njė ēast koha?!

Megjithatė, skicat, kujtimet, mbresat, shkrimet medituese tė Ali Sutajt nuk tė lejojnė tė harrosh. Ato janė kohė, mos tė themi kronika tė historisė sonė, tė shkrimit gazetaresk, tė letrave tona.Ato janė brenga tė kėsaj historie,sepse, koha me tė cilėn jetoj, me tė cilėn punoj, u kacafyt me tė, mbeti kronikė e shkruar e filleve tė gazetarisė, e filleve tė publicistikės sonė si diēka e veēantė. E veēanta ishte kėmbėngulja e penės sė tij pėr tė gjetur gjithmonė diēka tė re nė stilin e tė shkruarit...

Nė stilin e tė menduarit.

Sidoqoftė, e veēanta e Ali Sutajt nuk ka mbetur vetėm nė stilin e tė shkruarit. Ishte i veēant edhe mė gjeneratat e reja qė bėnin hapat e parė nė tė shkruarit gazetaresk.

Dhe...

Diēka e veēantė ka mbetur edhe nė kujtesėn e mocanikėve tė tij tė shkrimit. Tė bisedės...tė ndejave, aty ku e kaloj jetėn si gazetarė, publicist, redaktor!...

E veēantė ishte edhe kthimi i tij tė shtunave nė fshatin e lindjės. Atėherė, kur mblidheshim rreth tij, e fillonim bisedėn pėr ēdo gjė tė re nė kryeqytet. Nė Prishtinė...

Biseda kėto pa hala nė gjuhė.

Mirėpo, ndryshe e kujtojnė shokėt e tij tė punės, tė jetės nė "Rilindje",ndryshe e kujtojnė sot llukjanėt.

Ndryshe do ta kujtonin ata "heronjtė e Kajamit!"

Ndryshe do ta kujtonin; Tajar Hatipi, Esat Mekuli, Anton Pashku, Ali Olloni... Me siguri do ta kujtojnė ndryshe kėta; Ali D.Jasiqi, Shyqėri Galica e tė tjerė.

Pse jo, kanė kėmbyer shumė llafe.

Mirėpo, Llukėjanėt e kujtojnė ashtu duke bėrė llafe gju mė gju. Kur kthehej Aliu nga kryeqyteti, e kėtė  e bėnte tė shtunave nė mbrėmje, ne llukjanėt e prisnim, sepse ia dinim stacionin e fundit. Zbriste aty tė "Udha e Bjeshkės", para se tė hynte nė qytezė. Dėshironte ta kaloj rrugėn nė kėmbė. Dėshironte tė ēmallej me kalldremin e pėrbaltur qė gjithmon e qonte nė rini...

Kur i afrohej fshatit, ndalej. Vente dorėn mbi ballin e rrudhosur, sikur e lėvizte plisin pakėz, shikonte herė Gjeravicėn e herė fshatin. Bisedonte me ta sikur ti kishte nė shuplakė tė dorės.

Ē“mallej me bahēet nė fshatin e  lindjes!

Ē`mallej me dy liqenet e Gjeravicės!

Meditonte diēka me veten, pėr kohėn e kaluar atje diku tė Verrishta, atje tė Verri Binak. Ishte fjalė pak...

I kursente si nė shkrime.

" Po shkruan shumė rrallė" - thoshin ata qė u pėlqente meditimi i tij.

Vėrtetė shkruante pak, por pėr merak(?!) Po ama, i prekte ėėshtjet me themel. I zbėrthente mendimet mirė. Edhe pleqve tė fshatit u pėlqenin "rrotullat" e Aliut. " Kur e flet burri fjalėn, tė tjerėt duhet menduar mirė ē“ka dėshiruar tė thotė"- thoshin herėpashere pleqtė e fshatit.

Njė natė erdhi nga kryeqyteti nė fshat. Kthimin e kishte bėrė padiktueshėm. S“dinim pse veproi kėshtu, por hyri tinzisht. Ashtu nėpėr errėsirė, kishte shetitur nė ēdo rrugicė, nė ēdo ledinė. E kishte vizituar edhe Verrishtėn.

Nė mėngjes fytyra e tij dha shenja mėrzie. Diēka nuk i kishte pėlqye kėsaj nate(?!) Pyeti: " Pse nuk janė Kullat e Llukės tė vjetra me shekuj?! Pse nuk ėshtė vėnė shenja pėrkujtimore tė Verrat e Llukės?! Pse vendin historik e kanė bėrė treg bagėtish?!"...

U munduam t“ia shpjegojmė tė gjitha:

Enti Krahinor pėr Monumente Historike i Kosovės nuk tregoi interesim, edhe pse ne e bėmė kėrkesėn ! As Kuvendi Komunal i Deēanit s“donte tė dėgjonte pėr kėtė dhe me polici e caktoi kėtė vend, e bėri treg bagėtish...

Aliu ndezi njė cigare. Nuk foli. Si gjithnjė, i kursente fjalėt. Nė Kuvendin Komunal na priten keq ( isha me te). Bile edhe u tallėn: "Ē“tė duhen Verrat sot?"-thanė.

Me autobusin e parė Aliu shkoi nė Prishtinė.

Tė nesėrmen shkuan edhe dyzet burra nga Lluka. Kishin shkuar tė ankoheshin nė organet me tė larta...Tė "effa"(!) Ishin ankuar edhe nė Institutin e Historisė, edhe nė Entin Krahinor pėr Ruajtjen e Monumenteve historike...U ankuam, po ku nuk u ankuam?!

Por qe do?! Nga kjo asgjė?!

Aliu pėrseri i mėrzitur. Meditoj dhe shkroi njė skicė diēka si ato para shumė vitesh. Si ajo skica; " Turpi nėn borė" ose, "Gėzuar se mbremė vdiē njė idiot..."

Ishte i guximshėm nė zanatin e vet. Ju kujtohet, nese i keni lexuar " Mbresat" e tij. Ai i pari shkroi edhe pėr Fishtėn, por kurr nuk lavdrohej pėr punėn e madhe. As nuk thurte tregime vetėlavdėruese se, ishte i pari nė nismat e daljes sė kėsaj  apo, asaj reviste. Kur dėgjonte ata qė thonin se, Ali Sutaj ėshtė babai i revistave shqipe nė Kosovė, qeshej.

Satirizonte.

" Po nėna,kush qenka?!"- pyeste,dhe vazhdonte shpjegimin e tij modest; " Unė vetėm kam pėrkrahur nismėn e studentėve pėr " Botėn e re". Kam pėrkrah daljen e " Thumbit", " Kosovarės", " Shkėndisė" e gazetave tona tė tjera. Lehtė ėshtė ti pėrkrahėsh, kur punėn e bėjnė tė tjerėt..."

Aliu e pėrdorte njė thėnje tė moqme; Mocaniku-mocanikut, shoku -shokut nuk duhet t“i lavdėrohet, sepse ata ja njohin njėri-tjetrit tė mirat dhe tė kėqijat. Puna flet pėr virtytin dhe ndėrgjegjen e njerėzvej...

Desha tė kujtoj edhe diēka.

Sot, mocanikėt e tij, shokėt, bashkėpuntorėt e fjalės e tė penės, qė gjendėn aty ku botohen librat apo revistat, me siguri janė kujtua, apo do tė kujtohen qė sot, nesėr, t“ia mbledhin nėpėr shtypin e asaj kohe tė gjitha kujtimet, mbresat, skicat, meditimet dhe t“ia botojnė nė njė libėr tė veēantė.

Pse jo edhe si monografi.

Borxh ia kemi, e borgji duhet larė, sado vonė, por pa u koritur.

Borxh ndaj tij kanė edhe llukjanėt, katundarėt e tij...

Borxh i ka edhe " Rilindja", ndonėse vepron nė kėto kushte kaq tė rėnda. Janė kėto borxhe qė duhet larė pėr jetėn e tij dyzetvjeēare nė gazetarinė dhe publicistikėn tonė...

Se,..se vjen njė ditė, fjala e tij e pafund nuk harrohet.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.