|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

 

   
 

Opinioni publik nė ngjarjet e 17 dhe 18 marsit

 
 

 
5 prill 2004 / TN
 
- Paraqitja e tė vėrtetės nė dukjen e parė ėshtė sikur puna e arit, nuk i“a din vlerėn askush nė momente kur e zbulon nga rėra e zalli i nėntokės.
 
Zejnullah JAKUPI
 
Pa dyshim qė shumica e kosovarėve nuk e ka dėshiruar ngjarjen e 17 dhe 18 marsit. Shumica, nuk besoj se e pėrkrah krimin apo „pastrimin etnik” tė minoriteteve. Por, jam i ndėrgjegjshėm se pėr fazėn nė tė cilėn ndodhet shoqėria jonė, ky fenomen vazhdon tė jetė fushė e kontaminuar qė mund tė shpėrthej ēdo kohė.
 
Shumė pėr para se tė ndodh kjo ngjarje tragjike, kam trajtuar temėn lidhur me opinionin publik, pastrimin e ujrave tė zeza nė opinionin kosovar. Individė tė shumėt, gazetarė, botues, apo edhe politkanėt nė media kanė kohė qė vjellin helm e vrerė kundėr institucioneve vendore, e tė mos flasim kundėr atyre ndėrkombėtare. Ata nuk ngopen me urrejtje kundėr Presidentit, Kryeministrit apo edhe ndonjė tjetėri.
 
Smira e tyre (Ndjenja e lakmisė, e keqardhjes dhe e keqdashjes, qė na ngjallet kur shohim dikė mė mirė se veten; sipas Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe botimi i vitit 1980, Tiranė), drejtohet edhe kundėr atyre qė na “ēliruan”, kundėr atyre qė ēdo ditė punojnė dhe ndėrtojnė Kosovėn. Antipatia kundėr Bashkėsisė Ndėrkombėtare filloi qė nga dita e “ēlirimit”. S“pari ishte Mitrovica, suspendimi i eprorėve tė UĒK-sė, pastaj kėrkimi i armėve, derdhja e turshive, apo thyerja e rendive nė oborret dhe shtėpitė e shqiptarėve. Kjo klimė kundėrshtuese u lansua nė shumtėn e rasteve nė konferenca shtypi dhe nė media, pėrpjekje kjo qė shkoi duke u forcuar dhe e arriti kulminacionin e saj mė 17 dhe 18 mars 2004.
 
Mediat manipulative
 
Shumė komente dhe shkrime nė gazeta, raporte nė TV e nxitėn dhe i ashpėrsuan marrėdhėniet mes Unmik-ut dhe popullit, apo edhe marrėdhėniet e minoritetetve me shumicėn. Shpesh ka ndodhur qė botuesit e gazetave kanė nxituar pėr ta paraqitur Unmik-un nė zhargonin vulgar tė sjelljes sė tij nė Kosovė dhe, natyrisht lufta propagandistike pesėvjeqare e “arriti efektin”!!
 
Kjo urrejtje ėshtė ujitur dhe pėrkrahur edhe ndaj minoriteteve me shkrime, komente e raporte qė kanė hutuar apo kanė ndikuar shume tek masa duke krijuar panik e terror, duke ndjellė urrejtje e neveri ndaj tyre. Gazetarėt e ngarkuar pėr tė pasqyruar mendimin e shumicės nga frika se po izolohen, shpesh i kanė pėrcjellur manipulimet, mendimet stereotipe duke mos pasqyruar si duhet ose duke i fryrė zjarrit tutje. Deri tani nė Kosovė kjo sjellje nuk i kontriboi misionit tė mediave nė njė shoqėri demokratike. Kėtė nuk e dinin “opinion lieder(ėt)” kosovarė, apo ndoshta e dini nė disa pėrjashtime.
 
Nė sytė e opinionit publik
 
Shkrimtari i madh Wiliam Shekspiri e pėrshkroi njė dialog mes mbretit Heinrich IV dhe djalit tė tij, Heinrich V. Mbreti e akuzon djalin se ai shpesh po ndodhet nė shoqėri tė keqe dhe po shoqėrohet me njerėz tė pa pėrshtatshėm, prandaj mbreti e kėshillon djalin e tij tė ket mendjen tek opinioni publik qė ėshtė tepėr i rėndėsishėm, i cili e ngriti atė nė atė fron. Edhe Makiaveli nė veprėn e tij „Princi“ tė botuar mė vitin 1514 kishte pikėsynim temėn e opinionit.
 
Makiaveli thotė nė kėtė vepėr se ka shumė pak nė qeveri qė e ndiejnė se janė nė tė, se janė pjesė e saj, por tė gjithė ėndėrrojnė qė tė paraqiten sa mė mirė nė publik. Makiaveli tutje shkruan. “Nuk ėshtė me rėndėsi qė princi tė jetė i pėrkryer, tė jetė njeri i mirė, i besueshėm, religjioz etj, me rėndėsi ėshtė qė ai tė zgjojė kurreshtje apo besimin tek tė tjerėt se ėshtė i tillė. Princi, shkruan Makiaveli, duhet tė menjanojė ēdo gjė qė e tregon atė tė urryer apo ta paraqes atė nė sytė e opinionit si njė njeri tė urryer,Ai duhet bėrė q“mos qė njerėzit tė jenė tė kėnaqur me tė”.
 
Pėr tu bėrė mbret duhet ta njohėsh popullin tend!
 
Nuk ka pikė mė tė madhe referimi pėr karakterin e njė njeriu se sa sjellja e tij. Njerėzit janė shumė tė ndijeshėm dhe kjo ka vazhduar tė jetė kėshtu qė nga kohėt e lashta e deri mė sot. Njerėzit e politikės nė Kosovė e harrojnė se kėto rregulla nuk vlejnė vetėm pėr njerėzit e thjesht, natyror, por edhe pėr princėrit dhe mbretėrit. Pėr tu bėrė mbret duhet ta njohėsh popullin tend. Pėr tu berė politikan duhet ta njohėsh elektorantin tėnd. Pėr tu bėrė gazetar, tė shkruash mirė, duhet ta njohėsh lexuesin, dėshirat e tij dhe atė qė pret ai nga mediumi.
 
Asnjė njeri,me siguri jo vetėm politkanėt tanė,por edhe gazetarėt, nuk mund tė qėndrojnė si tė tillė nėse nė rrethin e tyre ata ndeshen me urrejtje dhe mospėrfillje. Nga ngjarjet e fundit kjo antipati erdhi mė tepėr nė pyetje dhe u tematizua nga mediat, sidomos nga nihilstėt kosovarė.
 
Ndodhi qė shumė kosovarė e ndien kėtė mospėrfillje. Ata u izoluan nė vetvete.Asnjėri nga ata nuk mundėn tė jetojnė tė qetė nė ambientin e tyre, sepse ēdo ditė e mė shumė konfrontoheshin me antipatit e njerėzve qė i rrethonin. Kjo mbingarkesė ishte tepėr e rėndė dhe nuk mund tė durohej.
 
Vajin tek buzėt(fjalė popullore)!
 
Fare mirė dihet se tė gjitha gazetat ditore dhe televizionet e kanė patur nė buzė kritikėn ndaj Unmikut. Nė mėnyrė spontane, njėrzit kanė filluar ta shohin Unmik-un si pushtuesin e dytė, pas atij Millosheviqian. Unmik-ut, dhe administratės sė tij i mvishen njėmijė e njė etiketa, thua se OKB-ja ėshtė kėtu vetėm pėr gratė e bukura kosovare! Kosovarėve duhet tu bjerė ndermend se ata vet i ftuan ndėrkombėtarėt tė vijnė kėtu pėr t“i ēliruar nga serbėt.
 
Kur mendimi i indvidėve orjentohet nė mendimet e shumicės.
 
Besimi tek shumica i jep kurajo dhe besim individid tė jetė sypatrembur nė rrethin e tij. Lozja e valles nė anėn e fitimtarėve ka ndikim mė tepėr se ligji. Masa, siē e pam nė Kosovė, dhe nė shumė raste tė tjera ngritet bile ta shbėjė bashkėjeten shumėetnike. Shumica shqiptare, politika jonė institucionale, etika jonė gazetareske dhe humanizmi ynė me traditė sikur u zhveshėn nė thelb.
 
Shumė pak kosovarė ishin nė gjendje t“i llogarisin pasojat e veprimit. Shumė pak besuan dhe besojnė akoma nė mėkatin qė e kanė bėrė ndaj zotit, ligjit dhe opinionit publik etj. Shumė prej tyre, siē e treguan ngjarjet e fundit, shpresojnė se nuk do tė dėnohen. Por tė gjithė duhet ta dijnė se vetėm opinioni publik, fjala qė gumzhin nė opinion ėshte gjykimi i vėrtetė dhe leqitja e sigurtė sociale. As politikanėt nuk mund ti ikin kėtij gjykimi. Siē e ka shpjeguar John Locke,filozofi angelez i mesjetės, natyra sociale e njeriut anon kah mendimet e shumicės dhe orjentohen nė suazat e mazhorancės.
 
Shumica e kosovarėve, si gjithkund nė botė, i pėfill mendimet e tė tjerėve dhe udhėhiqet nga kėto mendime, prandaj pėr kėtė arsye medimi i shumicės i transmetuar nga mediat ėshtė kusht themelor pėr shtetin dhe institucionet tona. Njė shumicė e mendimeve nė opinionin kosovar,tė bashkėrenditura pas pesė vitesh formėsuan idenė se “Unmiku duhet tė shkojė nė shtėpi”. Bazamenti pėr qeverisje, siē thotė filozofi David Hume, bazohet poashtu tek opinionet.
 
Nėse shikohet nė esencė , mund te kuptohet se imazhi pozitiv ndaj Unmikut dhe SHBA-ve bazohet poashtu nė mendime, nė konsens por edhe nė mirėkuptim tė ndėrsjelltė dhe kjo vlenė edhe pėr qeveritė despotike dhe militante apo ato populiste. Kjo vlenė edhe pėr mendimin e shumicės mbi pakicat. Meritat e njė njeriu, harmonia , lavditė, krenaria e tij me jetėn ndėrtohet nga mendimi i tė tjerėve dhe shpesh, njeriu ėshtė i tillė jo siē mendon nė veten e parė, por ai ėshtė i vlefshėm apo i pa vlefshėm vetėm ne sytė e tė tjerėve dhe kjo mirret shpesh si vendimtare. Edhe reporterėt e kronikave televizive gjatė raportimit nga Mitrovica, ishin nė ato raste tė vetmuar e tė frikėsuar sepse nuk e kuptonin se mendimet e tyre, tė dhėnat pėr numėrin e tė vdekurėve apo tė lėnduarėve ishin tė ngjajshme me mendimet e shumicės.
 
Reagimet me vonesė
 
Gjatė kohės kur ndodhėn ngjarjet “si thotė fjala popullore, nuk dilte “udhėrrėfyesi”, tė thoshte diēka me kohė.Tė gjithė i kishte kapluar ndjenja e pasigurisė nė mendime. Gjatė dy ditėve nė fjalė shumė intelektualė ishin tė pasigurtė dhe nuk dinin ēka tė thonin nė opinionin publik. Ata mbetėn si tė pagojė, u ndien tė izoluar dhe tė vetmuar. Ndėrsa, pasi kaloi amullia dhe mendimi i shumicės ishte se duhet dėnuar dhunėn, se shumica nuk ia kishte punuar mirė minoriteteve, se demonstruesit kishin bėrė keq qė kishin djegur kishat, e kėshtu me radh. Papritmas u rishfaq spontanisht ana tjetėr e medaljes. Udhėrrėfyesit tanimė ishin mė tė sigurt, nė kohėn kur besonin se shumica janė po nė kėte anė. I njėjti fenomen ndodhi edhe me masat protestuese.
 
Protestuesit duke ditur se opinionin vendor e kishin nė favor tė tyre, ata u solidarizuan me protesatat, pa marrė parasysh pasojat qė u shkaktonin institucioneve dhe imazhit tė vendit. Shkaku kryesor i tyre ishte fakti se gjendeshin nė anėn fitimtare. Duke u gjendur nė anėn e shumicės kjo i shtyri ata tė viktimizohen pėr “idealin” e tyre. Akti i tyre mund tė kuptohet edhe si gjest dhe vullnet i tyre pė tė mos u izoluar, prandaj ata ishin nė rreshtat e parė tė demonstrusve pėr tu solidarizuar me tre fėmijėt, viktima nga fshati Ēabėr.Bindja e tyre se ishin nė anėn e fitimitarit u jepte atyre guxim dhe i fascinonte pa masė.
 
Turmat pa maska
 
Margaret Med mendon se massa nė situata demonstruese vepron nė mėnyrė spontane, sipas situatės,dhe jo sipas dirigjimit nga njė parti(ajo qė u pohua pėr ngjarjet e 17 dhe 18 marsit), por qė mund tė arrij ndikim politik. Individi dhe roli i tij nė njė mas tė tillė inkurajohet sepse nuk ka frik se mos e kontrollon apo mos e vrojton bashkėshoqėruesi i tij i turmės.Nė kėtė rast individi e heq maskėn e anonimitetit.Ky kontroll nė raste tė tjera e pėrcjell atė nė ēdo hap. Kėtė mė sė miri e pėrshkruan historiani Taine nė revolucionin franēez tė vitit 1787/88.
 
Sulmi mbi bastilie (Kėshtjella)nga masa e grumbulluar ndodhi spontanisht. Masa u mblodh nė mėnyrė spontane, e cila nė fillim i shtyju forcat e rendit, dhe pastaj forcat e rendit e shtyn atė. Turma depėrtoi vetėm atje, ku u lejua qė tė depėrtonte. .. Njerėzit vrapuan drejt mureve nė mėnyrė fanatike. Ata u tėrbuan nga era e barotit dhe nga provokimi i dhunės, nga tė shtėna e ushtrisė, edhe pse ushtria, ishte e pėrmbajtur tė mos hidhte me gjyle nė drejtim tė masės.
 
Ndėrsa masat, shumė prej tyre u turrėn drejt vdekjes, dikush duke besuar se do ta kapte tė gjallė bijen e guvernatorit.Njė tjetėr dėshironte ta digjte atė tė gjallė qė pastaj, ta detyrojė baban qė tė dorzohet.Ndėrsa tė tjerėt i vun zjarrin ēdo gjėje qė digjej. Dhe mė nė fund njė demonstrues i zellshėm, pohonte se Bastilia nuk u muar me dhunė,por ajo u dorzua, para se tė sulmohej. E njėjta ngjarje u parapriju demonstratave nė Kosovė, por kjo e fundit nuk triumfoi sepse nuk mundi ta mirrete Kėshtjellėn(Mitrovicėn) me dhunė e pastaj ti thoshte Unmik-ut “Go home”.
 
Zgjimi i dogmatikėve
 
Pas ngjarjeve tė 17 dhe 18 marsit, si kėrpurdhat pas shiut, dolėn dogmatikėt mbi sipėrfaqe. Ata janė tė tė gjitha ngjyrave dhe mendojnė njėsoj. Ėshtė e vėrtetė poashtu se dogmatikėt nuk e njohin pluralizmin e mendimeve, prandaj nuk mund tė lirohen (kurr) nga ky sindromė. Ata janė pjesė e opinionit kosovar i shėrbejnė medimeve e teorive tė pasigurta, bindjeve tė luhatshme tepėr sensibile, qė kėshtu krijojnė brumin e “klimės sė opinioneve”( i themi klimė, sepse po tė mos kishte kėto ndryshime, ashtu si moti ,nuk do tė quhej si e tillė).
 
Korrigjimi i teorive
 
Nė kėtė stuhi, tani pak mė tė qetėsuar duhet tė kthjellen mendjet.Ata qė nuk e kanė kuptuar ndikimin dhe forcėn e ligjit tė pashkruar, duhet tani ti korrigjojnė rreshtat,faktet, “teoritė e spastrimeve etnike”,dhe sjelljet fashiste. Njėzėri duhet tė korrigjohet edhe loja me viktimat. Sidomos mediat duhet tė mėsojnė qė tash e tutje, tė mos manipulojnė me masėn, tė kundėrtėn 17 dhe 18 marsi mund tė pėrsėriten sėrish. Ngushėllime familjarėve tė tė gjithė tė rėnve dhe kthjellim mendjeve tė errėta!


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.