|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Dera e BE-se dhe NATO-s e hapur pėr Shqipėrinė, por vetėm nėse plotėsohen kushtet

 
 

 

5 prill 2004 / TN

"Zėri i Amerikės", 4 prill 2004 / Keida Kostreci

Java qė po mbyllet pati lajme tė mira dhe tė kėqia pėr Shqipėrinė. Kryeministri Fatos Nano mori pjesė nė ceremoninė e futjes sė 7 vendeve tė reja anėtare nė NATO. Vizita e Kryeministrit Nano nė Shtetet e Bashkuara i la Shqipėrisė shpresa tė hapura pėr anėtarėsim nė aleancė.

Por nga ana tjetėr, raporti i Komisionit Evropian pėr procesin e Stabilizim-Asociimit nuk paraqiste njė tablo inkurajuese pėr suksesin e Shqipėrisė nė rrugėn e afrimit me Bashkimin Evropian.

Ekspertė e zyrtarė amerikanė dhe evropianė, shprehėn pėr Zėrin e Amerikės mendimin e pėrgjithshėm qė Shqipėria ka bėrė pėrparim. Megjithatė ka gjithmonė njė “por” qė vjen pas dhe qė ka tė bėjė me mangėsitė nė reforma, shtetin ligjor dhe luftėn kundėr krimit.

Bashkėrenduesi i Paktit tė Stabilitetit, Erhard Busek thekson se njė nga problemet qendron tek vetė fakti se gjendja nė Shqipėri ishte e keqe qė kur filluan pėrpjekjet pėr afrimin me Bashkimin Evropian.

“Pa dyshim qė nė Shqipėri janė bėrė pėrmirėsime, por njė nga problemet ėshtė se ēdo gjė filloi nga njė nivel shumė i ulėt. Megjithatė, mendoj se shteti ligjor dhe demokracia po konsolidohen, biznesi ėshtė pėrmirėsuar, por ka ende shumė punė pėr tė bėrė”.

Zoti Busek mendon se Pakti i Stabilitetit ėshtė ende i nevojshėm dhe se puna e tij do tė mbarojė kur tė gjitha vendet tė jenė kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Por ai thekson se njė gjė e tillė ėshtė ende larg.

Stefan Lehne, drejtor i zyrės sė Kėshillit tė Bashkimit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor, Evropėn Lindore dhe Azinė Qendrore tha se Shqipėria po bėn pėrparim nė drejtim tė procesit tė Stabilizim-Asociimit.

“Bisedimet po shkojnė mirė, por Bashkimi Evropian e ka bėrė shumė tė qartė qė negociatat nuk mund tė pėrfundojnė pa pėrparim tė mjaftueshėm nė reforma dhe pėr kėtė arsye ne po ndjekim me shumė kujdes se ēfarė po bėhet nė Shqipėri, veēanėrisht nė drejtim tė shtetit ligjor e tė reformave dhe qė t’jua them sinqerisht jo tė gjithė janė shumė tė kėnaqur nga pėrparimi qė ėshtė bėrė deri tani”, tha ai.

Zoti Lehne shtoi se Bashkimi Evropian shpreson qė Shqipėria tė pėrshpejtojė pėrpjekjet nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė tė pėrfundohet marrėveshja e stabilizim-asociimit.

Hyrja nė radhėt e Bashkimit Evropian ėshtė vetėm njė nga synimet euroatlantike tė Shqipėrisė, qė shkon paralel me qėllimin pėr t’u anėtarėsuar nė NATO. Janusz Bugajski, ekspert nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare, pėr ēėshtje ballkanike, tha pėr Zėrin e Amerikės se ishte shumė e rėndėsishme qė tre vendet e kartės sė Adriatikut ishin ftuar nė ceremoninė e zgjerimit tė NATO-s nė Washington. “Me fjalė tė tjera kjo tregon se edhe Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia mendohet tė jenė nė rrugėn e fazės sė ardhshme tė anėtarėsimit dhe ėshtė e rėndėsishme qė ato tė jenė kėtu qė tė ndjehen pjesė e organizatės, kontribues tė mundshėm tė organizatės, e jo thjesht pėrfitues tė saj”, tha ai.

Zoti Bugajski thekson se Shqipėrinė ashtu si edhe vende tė tjera e presin shumė sfida.

“Por veēanėrisht nė rastin e Shqipėrisė ato janė garantimi i qėndrueshmėrisė dhe sigurisė brenda vendit, zhvillimi, reformat, ristrukturimi, lufta kundėr krimit, me fjalė tė tjera tė gjitha ēėshtjet pėr tė cilat ne kemi punuar kaq shumė pėr ta ndihmuar Shqipėrinė. Kėto ndryshime duhen realizuar nė mėnyrė qė Shqipėria tė kualifikohet si anėtare e NATO-s”.

Zoti Bugajski e sheh problemin tek zbatimi. Ai thotė se mund tė jenė miratuar ligje, mund tė jenė thėnė fjalė, por prova ėshtė zbatimi dhe sipas tij nė kėtė drejtim nuk ėshtė arritur shumė dhe ka ende shumė punė pėr tė bėrė.

Megjithėse si Bashkimi Evropian, ashtu edhe NATO-ja thonė se dyert janė tė hapura pėr vendet e tjera qė duan tė anėtarėsohen, nė fund tė fundit kur merren vendime pėr hapa tė mėtejshme afrimi me kėto organizma, pėrparimit tė bėrė i kushtohet shumė mė pak vėmendje sesa mungesės sė tij.

  


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.