|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

(Rreth ekspozitės “Iirėt” qė mė 3 prill 2004 u hap nė Asparn an der Zaya tė Austrisė)

 
 

ILIRĖT NĖ ATDHEUN E KRYEHERSHĖM TĖ TYRE

 
 

 

5 prill 2004 / TN

Dr. Skėnder GASHI - Vjenė

Nė lokalet e Muzeut tė Prehistorisė nė lokalitetin Aspern an der Zaya (lexo: Caja) u hap tė shtunėn (mė 3 prill 2004) ekspozita “Ilirėt”. Hapja e kėsaj ekspozite u bė e mundshme nė saje tė bashkėpunimit midis Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, tė Institutit vjenez tė Prehistorisė dhe tė Historisė mė tė re dhe Muzeut tė Prehistorisė nė Asparn an der Zaya tė Landit tė Austrisė sė Poshtme. Nė lokalet e kėtij muzeu janė ekspozuar objekte tė kulturės materiale tė ilirėve tė kohės sė hekurit, pėrkatėsisht tė harkut kohor nga shek. 12 deri nė shek. 3 para erės sonė.

Pėrmes mė shumė se 300 eksponate dėshmohet prania e kulturės materiale tė ilirėve nė krahun jugor tė Adriatikut duke filluar nga mijėvjeēari i dytė para erės sonė, kulturė kjo e ilirėve e cila, sipas organizatorit, hedh dritė mbi jetėn e njė populli - emri i tė clit njihet gjithandej nėpėr Europė, por qė jo rrallė u iterpretua dhe u lokalizua gabimisht. Nga kėto eksponate mėsohet, kėshtu beson organizatori i ekspozitės, pėr format e shumnduarshme tė vendbanimeve dhe pėr ndarjen nė shtresa tė shoqėrisė ilire, tė karakterizuar me ushtrim zejesh nga mė tė ndryshmet dhe me njė tregti tė pėrhapur gjerė tė tyre. “E mbėshtetur tek rrėnjėt e kulturės vetanake tė periudhės sė bronxit, kultura materiale e ilirėve – e prekur nga ndikimet qė me vete i sollėn dyndjet e popujve nga hapėsirat e Danubit e tė Egjeut - u formėsua kulturė mė vete, specifike”- thuhet nė prospektin e pėrgatitur pėr kėtė ekspozitė. Karakteristike pėr kohėn mė tė re tė ilirėve luftarakė janė fortifikimet nė maja malesh dhe varret – kodra, pėrkatėsisht tumbat nė tė cilat varroseshin prijs e pjesėtarė fisesh, shpesh bashkė me armė, me objekte e me stoli personale.

Me tė themeluar tė kolonive tregtare helene (kujto kolonitė Apollonia, Butrinti, Durrėsi, Amantiaetj.), qė nė mesin e pjesės shqiptare tė Adriatikut nisi nga viti 600 para erės sonė, nga mėnyra e mėparshme e tyre e jetesės ilirėt paskan nisur tė merren me bujqėsi, me pėrpunimin shumė kompleks tė metalit dhe me tregti fort intensive. Falė tregtisė me grekėt, u arrit njė mirėqenie e shtresės sunduese tė shoqėrisė ilire, gjė qė dėshmohet nga eksponate enėsh prej balte, enėsh prej bronxi, stoli nga metale tė ēmueshme, helmeta – tė gjetura nė varrin e njė sundimtari ilir nė Belsh – qė mund tė shihen nė kėtė ekspozitė. Pėrveē objektesh tė importuara nga Greqia, nė kėtė ekspozitė mund tė shihen edhe buste mbivarrore vendėse e monedha ilire.

Nė pjesėn protokolare tė hapjes sė ekspozitės, ambasadorja e Republikės sė Shqipėrisė zonja Dr. Shpresa Kureta foli pėr vlerat kulturore tė ilirėve tė zbuluara nė Shqipėri nė atė stil qė askush nga tė pranishmit nuk mori vesh gjė nėse kėta ilirė kishin lėnė trashėgimtarė tė kulturės e tė gjuhės sė tyre, pėrkatėsisht nėse shqiptarėt e sotėm kishin ndonjė lidhje me bartėsit e kulturės ilire. Sigurisht qė tė pranishmit do tė informoheshin mė hollėsisht sikur t’i ishte dhėnė fjala arkeologut tė mirėnjohur shqiptar dhe bashkorganizuesit tė kėsaj ekspozite Prof. Muzafer Korkutit i cili ishte i pranishėm nė kėtė solemnitet.

Kėtė mangėsi e plotėsoi Uniw. Prof. Dr. Andreas Lippert, i cili nė fjalėn e tij tė hapjes sė kėsaj ekspozite, tė pranishmėve u sqaroi se pasardhės tė kėtyre ilirėve tė lashtė janė shqiparėt qė sot jetojnė nė Shqipėri, nė Kosovė e nė Mal tė Zi jo vetėm pse kėta –vėshtruar nė pikėvėshtrimin gjeografik – jetojnė pikėrisht nė atė hapėsirė e cila qė nga kohė parahistorike banohej nga ilirėt, porse edhe pse ėshtė dėshmuar se gjuha shqipe ėshtė vazhduese e gjuhės sė ilirėve. Pėrveē kėsaj, Prof. Lippert vėrejti se shqiptarėt kanė trashėguar nga ilirėt edhe pjesė tė veshjes, sidomos nga ato tė femrave. Pėr rėndėsinė e kuklturės materiale tė ilirėve foli nė vazhdim (nė emėr tė Dr. Erwin Pröll – kryeministėr i landit tė Ausrisė sė Poshtme, i cili e kishte marrė patronazhin mbi kėtė ekspozitė) Dr. Werner Fassabend, ish ministėr i mbrojtjes i Austrisė, i cili pėrkujtoi se kultura dhe e kaluara e ilirėve ėshtė pjesėrisht edhe e kalauar dhe histori e austriakėve sepse edhe nėpėr Austri ka jo vetėm vendgjetje arkeologjike tė kulturės materiale, porse edhe ndonjė emėr vendi me prejardhje ilire.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.