|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E hėne, 5 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova tha pėr njė gazetėn londineze se Kosovės i duhet pėrkrahja politike e Britanisė pėr pavarėsi

  • Gjenerali Rainhard kritikoi politikėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn

  • Peter Shtruk tha se Gjermania vazhdon tė mbetet e pranishme nė Kosovė

  • Me nxjerrjen e dy kodeve penale Kosova shkėputet nga juridiksioni serb dhe jugosllav

  • Qeveria japoneze i bėr thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė mbajė gjallė angazhimin pėr Ballkanin

  • Ministri Osmani vizitoi ASHA tė Kosovės

  • Shpėrthim nė Zveēan afėr Mitrovicės

  • S.Hyseni: Pėrkrahja amerikane pėr Kosovėn dhe pėr Presidentin Rugova nuk do tė mungojė

  • Nė Tokio i filloi punimet konferenca ministrore kushtuar Ballkanit Perėndimor

  • Solemnisht filluan punimet nė ndėrtimin e rrugės Rahovec-Brestovc-Krushė e Madhe

  • Ministri gjerman i Mbrotjes sot do tė qėndrojė nė Kosovė

  • Kofi Anan nė Moskė pėr bisedime rreth gjendjes nė Kosovė dhe nė Irak

  • Nė Budapest pėrfundoi punimet konferenca e parlamenteve tė Evropės Juglindore "Legjislatura dhe qytetarėt"

  • U gjet trupi i fėmijės dyvjeēare, i mbytur nė lumė

  • Nė Tokio po i vazhdon punimet konferenca ndėrkombėtar pėr Ballkanin Perėndimor

  • Kryeministri Rexhepi sot nė Tokio do tė marrė pjesė nė konferencėn pėr Ballkanin Perėndimor

  • Xhon Belushi nė Bulevardin e Famės nė Hollivud

  • Gjashtė kroatė tė Bosnjės i dorėzohen sot Tribunalit tė Hagės

  • Nė dy sulme tė veēanta janė vrarė njė ushtar dhe njė marins amerikanė

  • Al Kaida u dėrgon letėr kėrcėnuese autoriteteve spanjolle

  • Ushtari i tetė amerikanė ka vdekur nga plagėt e marra nė luftimet me milicinė shite nė qytetin Sadėr

  • Pol Bremer: Kleriku radikal shit, Moktada al-Sadėr, njė njeri i jashtėligjshėm

  • Mbi 30 veta kanė humbur jetėn nė Iran nga njė pėrplasje e kamionit dhe e autobusit

  • Nė njė sulm me granatė nė Kashmir janė plagosur 50 njerėz

  • Nė luftimet nė Irak ditėve tė fundit janė vrarė afėr 60 vetė

  • Policia franceze ka arrestuar 15 vetė nė lidhje me sulmin e vjetėm me bombė nė Marok
    Maoistėt kanė vrarė tė pakten 9 policė nė Nepal

  • Nė Mosul ėshtė vrarė njė ushtar amerikan

  • Irak: vriten 7 ushtarė amerikanė dhe plagosen mbi 20 tė tjerė

  • Anėtarėt kryesorė tė grupit terrorist i akuzuar pėr sulmet e 11 marsit nė Madrid kanė vdekur ose janė burgosur

  • Debate tė ashpra nė njė mbledhje tė kabinetit izraelit

  • Iraku mund tė pėrballet me luftė civile

 
  
Presidenti Rugova tha pėr njė gazetėn londineze se Kosovės i duhet pėrkrahja politike e Britanisė pėr pavarėsi
 
Londėr, 5 prill 2004 - Nė njė intervistė tė botuar nė gazetėn e djeshme britanike "Sandej telegraf", Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, ka kėrkuar qė trupat britanike edhe mė tutje tė mbeten nė Kosovė.
 
Nė kėtė shkrim thuhet se presidenti Rugova ka lavdėruar Britaninė pėr dėrgimin e shpejtė tė trupave pas pėrshkallėzimit tė dhunės etnike gjatė muajit tė kaluar, por i bėri thirrje kryeministrit britanik Toni Bler tė mos tėrheqė 1000 trupat britanike shtesė vetėm pėr shkak tė qetėsimit tė menjėhershėm tė krizės.
 
Presidenti i Kosovės me kėtė rast i ka falenderuar Britaninė e Madhe dhe z. Bler, qė ka bėrė shumė pėr Kosovėn. Ai ka shtuar se trupat britanike para njė viti janė larguar nga forca e NATO-s nė Kosovė, por u kthyen shumė shpejt kur filluan trazirat. "Ne morėn njė ndihmė pozitive, por ata tash nė duhen qė tė mbesin mė gjatė", tha ai.

Kriza e muajit tė kaluar ishte mė e madhja prej pėrfundimit tė konfliktit nė Kosovė mė 1999 kur NATO-ja i detyroi forcat serbe tė Sllobodan Millosheviqit qė tė largoheshin. "Sandej telegraf" mė tutje shkruan se ekstremistėt shqiptarė, disa prej tyre jokosovarė konsiderohen mė gjerėsisht tė dyshuar pėr inicimin e sulmeve nė enklavat e mbetura serbe, pasi fėmijėt shqiptarė ishin mbytur nė lumė, tė shtyrė siē dyshohet nga serbėt.
 
Nė kėtė temė z. Rugova tha: "Situata ishte eksploatuar nga njė numėr i grupeve ekstremiste. Ne mendojmė se po ashtu kishte edhe ndėrhyrje nga vendet fqinjė, qė janė xheloze pėr progresin tonė". Ai refuzoi tė thotė se cilat ishin ato vende.

Gazeta mė tutje shkruan se sipas burimeve tė saj, katėr kufoma, drejtuese tė protestave, qė janė vrarė nga forcat e sigurisė, ende pritet nuk janė marrė nga familjet e tyre. Kjo sugjeron se ata nuk ishin nga Kosova.

Presidenti Ibrahim Rugova pranon se dhuna e ka penguar synimin e tij pėr sigurimin e pavarėsisė sė Kosovės, kur diskutimet pėr statusin final do tė fillojnė me gjasė vitin e ardhshėm. Ai insiston megjithatė se duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme nė rajon, pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje e zbatueshme.
 
Kjo gazetė londineze mė tutje transmeton fjalėt e presidentit Rugova se kjo dhunė ndodhi pėr shkak se pėr pesė vite pas intervenimit tė NATO-s autoriteti ende nuk ėshtė transferuar tek institucionet vendore. Sipas z. Rugova kjo po e pengon zhvillimin adekuat ekonomik dhe nėnkupton se ne nuk mund ta pėrmirėsojmė situatėn e sigurisė.

Shumė kėshilltarė perėndimorė kishin rivlerėsuar prospektet pėr pavarėsinė e Kosovės duke shprehur shqetėsim pėr sigurinė e afro 10 pėr qind tė pakicės serbe, konstaton "Sandeju telegraf". Njėherėsh serbėt kishin ftuar pėr ndarjen e Kosovės nė kantone. Zoti Rugova ėshtė i vendosur se "mund tė ndėrtohet siguri pėr tė gjitha komunitetet nėse ne kemi autoritet pėr ta bėrė kėtė".
 
Ai thotė se dy nga 10 ministrat e Qeverisė sė Kosovės janė serbė dhe se grupimi serb nė Kuvendin e Kosovės ėshtė i treti pėr nga madhėsia. Presidenti Rugova thotė se pa pavarėsinė e Kosovės ekstremistė mund tė fitojnė mė tepėr fuqi. Ai i tha kėsaj gazete se "ne na duhet pėrkrahja politike e Britanisė pėr pavarėsi", pasi siē ėshtė shprehur Rugova, "Britania ka ndikim tė madh nė Bashkimin Evropian dhe nė Shtetet e Bashkuara".
 
 
Gjenerali Rainhard kritikoi politikėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn
 
Berlin, 5 prill 2004 - Ish-komandandti i KFOR-it, gjenerali Klaus Rainhard nė njė intervistė pėr mediat gjermane, kritikoi politikėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn.

Sipas Rainhardit, "politika ėshtė mbėshtetur fuqishėm tek ushtria". Pas trazirave tė fundit me motive etnike nė Kosovė, Bundesveri dėrgoi menjėherė trupa shtesė pa u thelluar pėr arsyet e kėtyre trazirave. Deri tani ėshtė ende pa pėrgjigje ēėshtja e sė ardhmes sė popullsisė nė Kosovė.

Rainhard sugjeron njė konferencė ndėrkombėtare midis shteteve dhe organiazatave tė ndihmės tė angazhuara nė Kosovė nė mėnyrė tė ngjashme siē ėshtė vepruar edhe pėr Afganistanin.
 
Sipas gjeneralit gjerman, Rainhard, "krahas sigurisė qė garantojnė trupat e Bundesverit dhe tė ushtrive tė tjera, ėshtė e rėndėsishme qė tė pėrmirėsohen konkretisht kushtet e jetesės pėr njerėzit nė Kosovė".
 
Ai preferon qė drejtimin e zgjidhjes sė njė problemi tė tillė duhet ta marrė pėrsipėr BE-ja, sepse ky problem ėshtė nė pragun e portės sė Evropės, theksoi Rainhard, ish-komandant i KFOR-it nė Kosovė.
 
 
Peter Shtruk tha se Gjermania vazhdon tė mbetet e pranishme nė Kosovė
 
Prishtinė, 5 prill 2004 - Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk tha se vendi i tij ėshtė i zhgėnjyer me trazirat e fundit nė Kosovė mė 17 e 18 mars. "Qeveria gjermane ėshtė e zhgėnjyer me ngjarjet e fundit tė cilat i kthyen prapa pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn.
 
Por, Gjermania vazhdon tė mbetet e pranishme nė Kosovė me rreth 3800 paqeruajtės", tha ministri Shtruk, i cili kėto komente i bėri para gazetarėve pas takimit me komandantin e KFOR-it Holger Kamerhof.

Shtruk mė tutje tha se problemet janė politike dhe pa zgjidhjen e tyre nuk mund tė flitet pėr reduktimin e trupave gjermane nė kuadėr tė KFORit.

Shtruk me kėtė rast ka kėrkuar nga qytetarėt e Kosovės qė tė pėrqėndrohen nė pėrmbushjen e standardeve, tė cilat ua ka pėrcaktuar bashkėsia ndėrkombėtare. Ai nėnvizoi se pa pėrmbushjen e standardeve nuk mund tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Ai tha se NATO, BE dhe tėrė bashkėsia ndėrkombėtare do tė punojnė nė pėrmbyshjen e standardeve, duke theksuar se vendi i tij nuk ėshtė i interesuar qė nė Kosovė tė ketė ndarje, por qė shqiptarėt serbėt e tė tjerėt tė jetojnė nė paqe.

Pastaj Peter Shtruk shkoi nė Prizren pėr tė takuar trupat gjermane tė stacionuara nė kėtė qytet.
 
 
Me nxjerrjen e dy kodeve penale Kosova shkėputet nga juridiksioni serb dhe jugosllav
 
Prishtinė, 5 prill 2004 - Me nxjerren e Kodit penal dhe Kodit tė procedurės penale dhe fillimi i zbatimit tė tyre prej 6 prillit, shėnon njė datė historike pėr Kosovėn. Organet e pushtetit vendor, siē ėshtė policia, gjykata, prokuroria pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės do tė punojnė sipas Kodit penal tė vendit, vlerėsoi ambasadori i OSBE- sė nė Kosovė, Paskal Fieski, nė njė seminar tė organizuar nga Instituti Gjyqėsor i Kosovės.

Rexhep Haxhimusa, kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės, e ka vlerėsuar kėtė si njė ditė me rėndėsi tė veēantė. Ai tha se hyrja nė fuqi e dy kodeve pėrfundimisht shkėput Kosovėn nė aspektin formal dhe material prej sistemeve dhe normave tė kaluara qė kanė qenė nė aplikim deri mė tash. Sipas tij, aplikimi i normave tė sistemit tė kaluar ėshtė bėrė ngase kishte mungesė tė ligjeve tė kėtilla.
 
 
Qeveria japoneze i bėr thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė mbajė gjallė angazhimin pėr Ballkanin
 
Tokio, 5 prill 2004 - Qeveria japoneze i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė mbajė gjallė angazhimin pėr tė vendosur qėndrueshmėrinė nė Ballkan.
 
Japonia, njė nga donatorėt mė tė mėdhenj nė Ballkan, ėshtė mikpritėsja e njė konference pėr forcimin e paqes nė rajon, ku marrin pjesė ministra nga ish-Jugosllavia, Kosova e Shqipėria dhe pėrfaqėsues nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Japonia ka hequr para mėnjanė pėr tė shpenzuar pėr zgjidhjen e konflikteve si dhe ka vullnetin politik ta bėjė kėtė gjė.

Gjatė dhjetė viteve tė fundit Tokjo ka hedhur gati dy miliardė dollarė nė Ballkan, por ajo dėshiron qė kėto para tė jenė mė efikase.

Kryeministri Juniēiro Koizumi e ka bėrė pėrparėsi tė administratės sė tij pėrqėndrimin nė atė qė e quan pėrforcimi i paqes: qė do tė thotė projekte shpesh jo shumė tė bujshme tė shkallės sė vogėl pėr tė ulur mė tej tensionet etnike midis komuniteteve, edhe shumė kohė pasi ėshtė ndalur oshėtima e armėve.

Prandaj Kryeministri japonez e kishte planifikuar kėtė konferencė, njė vendim i marrė shumė kohė para se dhuna etnike muajin e kaluar nė Kosovė ta rikujtonte botėn se sa e brishtė ėshtė ende qėndrueshmėria nė Ballkan.

Gjuha e pėrdorur nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė konferencė ishte e moderuar dhe optimiste, duke folur pėr mundėsi ekonomike dhe jo urrejtje etnike.

Por tė gjithė pjesėmarrėsit nė tė pėrfaqėsojnė tė moderuarit nė komunitetet e tyre, dhe jo veprimtarėt e vijės sė ashpėr tė cilėt kanė nxitur trazirat e kohėve tė fundit.

Japonia u ofron atyre njė vend neutral ku tė diskutojnė pikėpamjet e tyre shumė tė ndryshme se si tė ndalojnė dhunėn, si dhe njė angazhim nga njė vend i pasur, i cili ende ėshtė nė kėrkim tė njė profili mė tė lartė diplomatik se sa ka pasur nė tė shkuarėn.
  
  
Ministri Osmani vizitoi ASHA tė Kosovės
 
Prishtinė, 5 prill 2004 - Ministri i Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė Rexhep Osmani vizitoi sot Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, ku bisedoi me kryetarin e saj Rexhep Ismajli me bashkėpunėtorė. Me kėtė rast u diskutua edhe lidhur me ndėrtimin tė objektit tė ri tė kėtij institucioni, si edhe pėr zhvillimin e aktiviteteve tė mėtejshme tė ASHAK-ut.

Ministri Osmani shprehu gatishmėrinė e Ministrisė qė drejton ai pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė rreth pėrgatitjes sė projektit tė ri pėr ndėrtimin e godinės sė re tė Akademisė. "Jemi nė procesin e pėrgatitjes sė projektit tė akademisė pėr ndėrtesėn e re tė saj, gurthemeli i sė cilės do tė vehet pėr disa muaj", tha Osmani.

Ndrėkaq, kryetari i Akadmisė sė Kosovės Rexhep Ismajli, pasi falenderoi ministrin Osmani pėr vizitėn dhe pėrkrahjen, tha se projekti i ndėrtesės sė re duhet tė pėrshpejtohet, sepse ky ėshtė njė problem kyē pėr akademinė, tha ai.

Gurthemeli i godinės sė re tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės pritet tė vihet nė muajin qershor tė kėtij viti.
 
 
Shpėrthim nė Zveēan afėr Mitrovicės
 
Mitrovicė, 5 prill 2004 - Mbrėmė nė Zveēan, dy km larg Mitrovicės (qė ndodhet nė veri tė Kosovės) rreth orės 23.45 ka ndodhur njė shpėrthim, por nuk njoftohet pėr pasoja. Sipas mediave serbe, shpėrthimi ka ndodhur afėr njė pike karburanti, por nuk ka pasur tė lėnduar. Zveēani ėshtė i banuar vetėm me serbė.
 
 
S.Hyseni: Pėrkrahja amerikane pėr Kosovėn dhe pėr Presidentin Rugova nuk do tė mungojė
 
   
Uashignton, 5 prill 2004 - Skender Hyseni, kėshilltar i lartė politik i Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, i cili ndodhet nė SHBA pėr njė vizitė disaditėshe, duke komentuar trazirat nė Kosovė, tha se ato ishin shqetėsuese pėr shumėkėnd, si dhe pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėt me aq shumė mund e kanė rindėrtuar Kosovėn pesė vjet pas luftės.
 
"Megjithatė udhėheqėsit e Kosovės, Presidenti Rugova nė rend tė parė, janė tė pėrcaktuar qė i gjithė dėmi i shkaktuar nga kėto trazira tė reparohet shpejt, fatkeqėsisht, pėrpos dėmit nė njerėz, qė ėshtė dėm i pariparueshėm.
 
Tash mbetet qė tė punojmė shumė sė bashku me partnerėt tanė ndėrkombėtarė, nė rend tė parė me miqtė", tha zoti Hyseni nė njė intrevistė pėr "Zėrin e Amerikės".
 
"Unė jam kėtu nė Uashington, pėr tė biseduar dhe pėr tė takuar miq tė shumtė qė i ka Kosova dhe Presidenti Rugova, pėr gjendjen nė Kosovė dhe pėr atė ēfarė tė bėjmė kėtu dhe tutje, si tė ecim para", saktėsoi mė tutje zoti Hyseni.

Ndėrkaq duke folur pėr takimet e shumta qė ka pasur, Skender Hyseni tha se kishte takuar njė grup tė madh tė komunitetit shqiptar nė Nju Jork, tė cilėt pėr 15 vjet rresht kanė bėrė shumė pėr Kosovėn.
 
"Dhe Presidenti Rugova e ndjente se ata njerėz meritonin qė tė njoftohen nga dora e parė, ēfarė po ndodh nė Kosovė, dhe natyrisht me ta sė bashku tė bisedohet po ashtu, se ēfarė mund tė bėhet kėtu e tutje", tha ai.
 
Gjithashtu ai tha se ka pasur njė sėrė takimesh nė Kongresin amerikan dhe me njerėz kyē nė Departamentin e Shtetit, si dhe kongresistin Engėl, kongresisten Sju Kelli, qė janė bashkėkryesues tė Kėshillit pėr ēėshtje shqiptare. Nė tė gjitha kėto takime, tha ai, Kosova ėshtė e bekuar qė ka shumė miq nė SHBA.

I pyetur nėse ka njė zhgėnjim nga pala amerikane pėr trazirat e fundit, zoti Hyseni tha se "ka njė shqetėsim tė madh, qė ėshtė shqetėsim i arsyeshėm dhe i bazuar, dhe tė gjithė miqtė e Kosovės dhe tė Presidentit Rugova janė me arsye tė shqetėsuar pėr atė qė ka ndodhur, por natyrisht, mė kanė siguruar se pėrkrahja amerikane pėr Kosovėn dhe pėr popullin e Kosovės, dhe pėr Presidentin Rugova nuk do tė mungojė".

Ndėrkaq, nė lidhje me kritikat pėr udhėheqėsit e Kosovės, duke pėrfshirė edhe Presidentin, Skėnder Hyseni tha se ato kritika nuk janė me vend. "Kujtoj se imperativ qė tashti ėshtė tė qetėsohet gjendja, mė vonė do tė bėhen gjithė ato vlerėsime se kush ēfarė ka bėrė dhe se ēfarė ėshtė dashur tė bėhet...
 
Unė mendoj se udhėheqėsit e Kosovės, edhe Presidenti Rugova, kanė reaguar shumė shpejt. Ditėn e parė tė protestave, nė orėn 11 kanė filluar protestat mė duket, po nė orėn 14:30 Presidenti tashmė ka qenė nė tė gjitha mediat nė njė konferencė pėr shtyp, e cila ėshtė transmetuar live.
 
Nuk ka mundur tė ketė reagim mė tė shpejt, dhe institucionet e Kosovės, nė rend tė parė Presidenti Rugova kanė reaguar me aq sa kanė pasur mundėsi", tha z.Hyseni, duke thėnė prerazi se ka njė ndarje tė pushtetit nė Kosovės.
 
"Pėrgjegjėsitė ekzekutive janė terėsisht nė UNMIK-un dhe KFOR-in, dhe kėtė e them jo pėr tė akuzuar, por pėr tė konstatuar njė gjendje reale e cila ėshtė, sepse shpesh herė kjo nuk kuptohet si duhet, dhe duke mos u kuptuar si duhet, arrihet nė konkludime jo shumė tė qėndrueshme", tha kėshilltari i Presidentit tė Kosovės.

Nė vazhdim zoti Hyseni tha se trazirat e fundit nė asnjė mėnyrė nuk guxojnė tė shfrytėzohen si pretekst, pėr t'i imponuar Kosovės njė zgjidhje tė shpejtė, e cila mė vonė do tė rezultojė, tė jetė nė kundėrshtim me interesat e shumicės nė Kosovė. "Qėndrimet tona janė tė qarta, qėndrimi i Presidentit Rugova ėshtė shumė i qartė, qė duhet tė ketė njė Kosovė tė pavarur, e cila shpejt duhet tė njihet edhe zyrtarisht, e nė atė Kosovė do tė ketė vend pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės pa pėrjashtim duhet t'i gėzojnė tė gjitha tė drejtat e mundshme", tha ai.

Duke komentuar pėrpjekjet pėr lloj rirreshtimi administrativ tė Kosovės brenda, qė po quhet decentralizim pėrgjatė vijave etnike, zoti Hyseni i vlerėsoi ato tė rrezikshme dhe qė mund tė reflektohen shumė keq edhe nė pjesė tė tjera tė rajonit dhe mund tė shkojė pėrtej kufijve tė Kosovės.
 
"Unė edhe nė njė takim tė mirė qė pata me senatorin Dol i kemi biseduar tė gjitha kėto ēėshtje dhe kujtoj qė edhe nė Uashington, qėndrimi ėshtė i qartė, nuk duhet tė ketė ndarje tė Kosovės, por duhet tė krijojmė kushte pėr jetė shumė normale dhe tė sigurtė dhe tė qetė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės", tha ai.

Pyetjes nėse nė Kosovė ekziston vullneti politik pėt t'i pėrmbushur standardet deri nga mesi i vitit tė ardhshėm, zoti Hyseni tha se "ėshtė interes jetik i Kosovės qė kėto standarde tė pėrmbushen, madje edhe po tė ishte Kosova shtet i pavarur".

"Ato janė standarde nė fund tė fundit qė sublimojnė vlera universale, prandaj nė asnjė moment nuk janė kontestuar dhe nuk kontenstohen, vetėm pyetja shtrohet sa ėshtė e mundshme qė disa prej atyre standardeve mund tė plotėsohen pa qenė Kosova shtet, pėrkatėsisht pa njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės", tha ai duke shtuar:
 
"Ne mė shumė parapėlqejmė njė ecje krahas, edhe standardet edhe statusi. Qė tė kemi sukses nė standarde, duhet tė ketė njė vizion tė qartė, cila ėshtė e ardhmja e Kosovės", tha mes tjerash nė kėtė intervistė, kėshilltari politik i presidentit Rugova, Skėnder Hyseni.
 
 
Nė Tokio i filloi punimet konferenca ministrore kushtuar Ballkanit Perėndimor
 
Tokio, 5 prill 2004 - Japonia dhe Bashkimi Evropian konfirmuan sot se do tė vazhdojnė tė angazhohen nė procesin e demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik tė Ballkanit pėrkundėr dhunės sė paradokoshme nė Kosovė.
 
Kėshtu u tha nė hapje tė Konferencės dyditore ministrore kushtuar forcimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik tė Ballkanit Perėndimor nė Tokio, nė tė cilėn po merr pjesė edhe kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi.
 
 
Solemnisht filluan punimet nė ndėrtimin e rrugės Rahovec-Brestovc-Krushė e Madhe
 
Rahovec, 5 prill 2004 - Me njė solemnitet rasti, sot filluan punimet nė ndėrtimin e rrugės Rahovec-Brestovc-Krushė e Madhe, e gjatė mbi 10 kilometra. Fillimin e punimeve e bėnė ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit Zef Morina dhe kryetari i komunės sė Rahovecit Esat Haxhijaha.
 
Ndėrtimi i kėsaj rruge do tė mundėsojė lidhjen mė tė mirė tė qytezės sė Rahovecit me kėto lokalitete, pėrkatėsisht me ndėrtimin e saj udhėtimi deri nė Prizren do tė shkurtohet pėr 10 kilometra.
Pėrfundimi i punimeve pritet tė bėhet brenda dy muajve.
 
 
Ministri gjerman i Mbrotjes sot do tė qėndrojė nė Kosovė
 
Prishtinė, 5 prill 2004 - Ministri gjerman i Mbrojtjes Peter Shtruk do tė qėndrojė sot nė Kosovė. Ministri Shtruk nė prag tė vizitės nė Prishtinė e vlerėsoi stacionimin e rreth 3.500 ushtarėve gjermanė nė Kosovė si tė domosdoshėm edhe nė tė ardhmen.
 
Ai i deklaroi gazetės autoritative gjermane "Frankfurter allgemajne cajtung" se nuk mund ta rekduktojė prezencėn e ushtarėve gjermanė pėrkundėr parashikimeve tė tij.

Shtruk do tė vizitojė gjatė ditės sė sotme trupat gjermane nė Prizren, pastaj do tė takohet me komandantin e forcat tė KFOR-it, Holger Kamerhof me tė cilin do tė bisedojė pėr situatėn e fundit nė Kosovė. Ministri Shtruk nė mbrėmje do tė kthehet nė Gjermani.
 
 
Kofi Anan nė Moskė pėr bisedime rreth gjendjes nė Kosovė dhe nė Irak
 
Nju-Jork, 5 prill 2004 - Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan po viziton Moskėn. Gjatė qėndrimit triditėshe, Ana pritet tė bisedojė me presidentin rus Vladimir Putin pėr Kosovėn dhe pėr Irakun.
 
Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme Ruse ka thėnė se Rusia ėshtė seriozisht e brengosur pėr shkak tė situatės nė Kosovė. Anan pritet tė takohet nė Moskė edhe kryeministrin rus Mihael Partakov dhe me ministrin e jashtėm Sergej Lavrov.
 
 
Nė Budapest pėrfundoi punimet konferenca e parlamenteve tė Evropės Juglindore "Legjislatura dhe qytetarėt"
 
Prishtinė, 5 prill 2004 - Nė Budapest tė Hungarisė ka pėrfunduar konferenca e parlamenteve tė Evropės Juglindore "Legjislatura dhe qytetarėt". Nė kėtė konferencė ka marrė pjesė njė delegacion i Kuvendit tė Kosovės i udhėhequr nga kryeparlamentari Nexhat Daci. Delegacioni nga Kosova ėshtė kthyer i kėnaqur nga kjo vizitė dje pasdite.

Kryeparlamentari Daci me tė arritur nė aeroportin e Prishtinės ka thėnė: "Po tejkalohet mendimi paraprakisht i krijuar pas ngjarjeve nė Kosovė. Ishin tė gjitha parlamentet e Evropės Juglindore. Nuk kishte asnjė qasje tė papranueshme ose konfrontuese. Ne mendojmė se ishte njė takim shumė pozitiv dhe unė besoj se nuk po i humbim hapat pėr ardhmėrinė".

"Me kėtė rast ka qenė vėrtetė pėrfaqėsim i mirė dhe i dinjitetshėm i delegacionit tonė nė tė gjitha seancat", ka thėnė Sabri Hamiti.

Anėtarėt e kėtij delegacioni kanė thėnė se shumica e parlamentarėve tė Evropės Juglindore kanė shprehur qėndrimin pozitiv pėr tė ardhmėn e Kosovės, duke lėnė tė kuptohet se
 
 
U gjet trupi i fėmijės dyvjeēare, i mbytur nė lumė
 
Shtime, 5 prill 2004 - Dje nė mėngjes ėshtė gjetur trupi i pajetė i Donika Hazirit, dyvjeēare, e cila ėshtė mbytur nė njė lumė nė komunėn e Shtimes. Trupi i Donika Hazirit u gjet me angazhimin e TMK-sė, policisė ndėrkombėtare dhe SHPK-sė. Hetimet e policisė rreht kėtij rasti po vazhdojnė.
 
 
Nė Tokio po i vazhdon punimet konferenca ndėrkombėtar pėr Ballkanin Perėndimor
 
Tokio, 5 prill 2004 - Nė Tokio po i vazhdon punimet konferenca ndėrkombėtar pėr Ballkanin Perėndimor. Duke folur nė kėtė tubim kryeministri Bajram Rexhepi tha se konfliktet e paradokohshme nė Kosovė dėshmojnė pėr nevojėn e mbėshtetjes aktive ndėrkombėtare nė kėtė rajon pėr t'u arritur paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik. Ai ka shtuar se nevojitat qė bota edhe mė tutje tė jetė e angazhuar nė Kosovė.

Ndėrkaq zėvėndėsi i kordinatorit tė Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore Xhon Ridėl ka vlerėsuar se gjatė pesė viteve tė kaluara Ballkani Perėndimor i ėshtė afruar integrimeve evropiane dhe euroatlantike, duke shtuar sesa rėndėsi politike i kushton bashkėsia ndėrkombėtare Ballkanit Perėndimor.
 
Ridėl ka theksuar se bashkėsia ndėrkombėtare me tė drejtė ka thėnė se partitė politike nė Kosovė njėherė e pėrgjithmonė radhėt e veta duhet t'i pastrojnė nga ata qė janė tė prirur pėr dhunė se pėr dialog politik.

Ministri serbo-malazez Goran Svillanoviq ka deklaruar nė kėtė konferencė se qeveria e tij zgjidhjen pėr Kosovėn e sheh nė konceptin e decentralizimit, duke kombinuar autonominė territoriale dhe atė personale pėr serbėt dhe joshqiptarėt, e cila nuk prejudikon zgjidhjen pėrfundimtare tė Kosovės. Svillanoviq ka thėnė se Beogradi si opsion real nė kėtė moment e sheh jetėn e pėrabshkėt tė popujve nė Kosovė sipas modelit tė B e H.

Ndryshe nė kėtė konferencė po marrin pjesė ministrat e punėve tė jashtme apo tė ekonomisė sė Shqipėrisė, Maqedonisė, B e H dhe Serbisė e Malit tė Zi, si dhe pėrfaqėsuesit e 40 vendeve dhe organizatave ndėrkombėtare.
 
 
Kryeministri Rexhepi sot nė Tokio do tė marrė pjesė nė konferencėn pėr Ballkanin Perėndimor
 
Tokio, 5 prill 2004 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, i cili ndodhet pėr vizitė nė Tokio tė Japonisė, sot do tė marrė pjesė nė konferencėn njėditėshe pėr Ballkanin Perėndimor.
 
Nė tė do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e 40 vendeve tė botės dhe sipas ambasadorit tė Japonisė nė Beograd konferenca ka pėr qėllim tė sigurojė nė koncensus pėr stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik tė Ballkanit Perėndimor.
 
 
Xhon Belushi nė Bulevardin e Famės nė Hollivud
 
Uashington, 5 prill 2004 - Aktori amerikan me origjinė shqiptare, Xhon Belushi (John Belushi) ka mbetur i paharruar me filmin e tij "Vėllezėrit Bluz". Ai vdiq nė moshė tė re dhe kėto ditė u nderua pas vdekjes me njė yll nė Bulevardin e Famės nė Hollivud. "E deklaroj kėtė si ditėn e Xhon Belushit nė Hollivud", tha drejtuesi i ceremonisė.

Shumė nga miqtė, tė afėrmit dhe kolegėt e tij morėn pjesė nė ceremoni. Mes tyre ishin edhe fituesja e ēmimit "Oskar" Meri Stinbėrgen me tė shoqin, aktorin Ted Danson, i vėllai, aktori Xhim Belushi, si edhe aktorėt e emisionit humoristik "Saturday Night Live", Ēevi Ēejz, Loren Njumen dhe Dan Ajkrojd.
 
"Ai ishte njė udhėheqės, njė artist i madh dhe njė biznesmen i zgjuar. Ai ishte partneri im dhe miku im mė i mirė dhe ditėt tona ishin tė mbushura me humor dhe me gjithė sfidat e njė marrėdhėnieje tė afėrt", tha aktori.

Aktorja Stinbėrgen tha se ajo kishte interpretuar nė filmin e saj tė parė me Xhonin.

"Unė interpretova nė filmin tim tė parė me Johnin, "Duke shkuar nė Jug", qė ishte edhe pėr mua filmi i parė, me regjisor Jeck Nicholson. Unė e kalova shumė mirė me tė gjatė xhirimeve.
 
Ai ishte shumė i mirė me mua". Ndėrsa vėllai i tij, aktori Jim Belushi tha: "Nuk e di se ēfarė do tė mendonte ai. E kush e di se ēfarė mendonte ai. Kjo e bėnte atė aq me humor. Nuk mund ta parashikoje kurrė. Ai gjithmonė thoshte diēka tė papritur. Ju betohem qė asnjėherė nuk e dija se ēfarė do tė thoshte".

Atmosfera e ceremonisė ishte e mbushur me kujtime tė pėrmalluara, por edhe me njė ndjenjė tė prekshme tė mungesės sė aktorit
 
 
Gjashtė kroatė tė Bosnjės i dorėzohen sot Tribunalit tė Hagės
 
Zagreb, 5 prill 2004 - Gjashtė kroatė tė Bosnjės, tė akuzuar pėr krime lufte, sot nė mėngjes kanė udhėtuar pėr nė Hagė. Jadranko Pėrliq, Bruno Stojiq, Milivoj Petkoviq, Sllobodan Pralak, Valentin Qoriq dhe Berislav Pushiq kanė shkuar sot nė Hagė me linjėn e rregullt ajrore, tė shoqėraur nga njė pjesėtar i Interpolit dhe avokatėve tė tyre.

Tribunali i Hagės i ka akuzuar kėta gjashtė kroatė tė Bosnjės pėr krime lufte kundėr njerėzimit, shkelje tė sė drejtave dhe zakoneve tė luftės dhe shkeljes sė rėndė tė Konventės sė Gjenevės gjatė luftės nė B e H. Nė aktakuzė theksoset se krimet janė kryer me qėllim tė pastrimit etnik tė boshjakėve dhe jokroatėve tė tjerė nė rajonin e republikės kroate tė Herceg-Bosnjės, pėr t'ia bashkuar Kroacisė.
 
 
Nė dy sulme tė veēanta janė vrarė njė ushtar dhe njė marins amerikanė
 
Bagdad, 5 prill 2004 - Njė ushtar dhe njė marins amerikanė janė vrarė nė dy sulme tė veēanta tė guerilėve nė Irak, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) ushtria amerikane, njofton Rojter.
 
Nė njoftim thuhet se marinsi ėshtė vrarė tė hėnėn nė zonėn e tensionuar perendimore tė Bagdadit, ndėrsa ushtari ėshtė vrarė dje nga njė autobombė nė qytetin verior Kirkuk. Kėto sulme kanė ngritur nė 422 numrin e ushtarėve amerikanė tė vrarė nė aksion qė nga fillimi i ndėrhyrjes nė Irak.
 
 
Al Kaida u dėrgon letėr kėrcėnuese autoriteteve spanjolle
 
Madrid, 5 prill 2004 - Hetuesit spanjollė kanė thėnė se ėshtė origjinale njė letėr e Al Kaidės, qė i ėshtė dėrguar gazetės ABC, me tė cilėn kėrcėnohen utoritetet spanjolle me sulme me bomba nėse Spanja nuk i tėrheq trupat nga Iraku dhe Afganistani, njofton Rojter.
 
Letra kėrcėnuese ėshtė dėrguar me emrin Abu Dujama al Afgani, nga njeriu qė ėshtė paraqitur nė videokasetė, i cili merr pėrgjegjėsinė pėr bombėvėniet nė trenat e Madridit, ku u vranė 191 vetė.
 
 
Ushtari i tetė amerikanė ka vdekur nga plagėt e marra nė luftimet me milicinė shite nė qytetin Sadėr
 
Bagdad, 5 prill 2004 - Ushtari i tetė amerikanė ka vdekur nga plagėt e marra nė luftimet me milicinė shite nė qytetin Sadėr nė periferi tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) ushtria amerikane, njofton Rojter.
 
Po nė kėtė njoftim thuhet se raportet e mėhershme se njė ushtar amerikan ėshtė vrarė gjithashtu nė pėrleshjet me shitėt nė Naxhaf nuk ėshtė i vėrtetė. Thuhet se salvadoriani ėshtė i vetmi ushtar i huaj qė ėshtė vrarė nė luftimet nė Naxhaf, 100 mila nga Bagdadi.
 
 
Pol Bremer: Kleriku radikal shit, Moktada al-Sadėr, njė njeri i jashtėligjshėm
 
Bagdad, 5 prill 2004 - Administratori amerikan nė Irak, Pol Bremer, ka deklaruar sot (e hėnė) se kleriku radikal musliman shit Moktada al-Sadėr njė njeri i jashtėligjshėm, qė kėrcėnon sigurin e Irakut, njofton Rojter. "Ne kemi vėshtirėsi nė gjendjen e sigurisė. E kemi njė grup nėn udhėheqjen e Moktada al-Sadėrit, i cili faktikisht e ka vėnė vetveten jashtė autoriteteve legale, koalicionit dhe zyrtarėve irakianė", ka thėnė Bremer.
 
 
Mbi 30 veta kanė humbur jetėn nė Iran nga njė pėrplasje e kamionit dhe e autobusit
 
Teheran, 5 prill 2004 - Mbi 30 veta kanė humbur jetėn nga njė pėrplasje e kamionit dhe e autobusit nė lindje tė Iranit. Aksidenti ka ndodhur afėr qytetit Gonabadu nė krahinėn Khorasan, afėr kufirit afgan dhe me atė rast janė lėnduar edhe 28 veta.

Nė Iran aksidentet rrugore janė tė shpeshta dhe mesatarisht nė ēdo dy orė humbin jetėn pesė veta, njofton Rojter.
 
 
Nė njė sulm me granatė nė Kashmir janė plagosur 50 njerėz
 
Srinagar, 5 prill 2004 - Rreth 50 njerėz, kryesisht civilė, janė plagosur nė njė sulm me granatė nė njė treg nė Kashmirin indian, ka bėrė tė ditur policia, njofton BBCWorld. Incidenti ka ndodhur nė qyutetin Pulvama, nė jug tė kryeqytetit veror Srinagar.
 
Policia ka thėnė se militantėt kanė hedhur granatėn nė njė konvoj ushtarak, por ata nuk ia kanė qėlluar cakut dhe granata ka rėnė nė rrugė tė frekuentuar, ku ka shpėrthyer.

Mbi 35 mijė njerėz kanė humbur jetėn nė dhunėn, tash dhjetėvjeēare, nė Kashmir.
 
 
Nė luftimet nė Irak ditėve tė fundit janė vrarė afėr 60 vetė
 
Naxhaf, 6 prill B Pėrkrahėsit e kryengritjeve fetare muslimane shite antiamerikane nė Bagdad dhe nė katėr qytete tė tjera nė Irak kanė zgjeruar luftimet, nė tė cilat janė vrarė tė pakten 50 irakianė, 8 trupa amerikane dhe njė ushtar salvadorian, njofton AP.
 
Luftimet mė tė ashpra janė zhvilluar tė dielen nėpėr rrugėt e qytetit Sadėr, ku kryengritėsit kanė vrarė 7 amerikanė. Kryengritėsit shtinin nga kulmet dhe prapa ndėrtesave. Tė pakten 28 irakianė janė vrarė gjatė kėtyre luftimeve.
 
Nė luftimet e tė dieles nė qytetin e shenjtė Naxhaf, ėshtė vrarė njė ushtar salvadorian dhe njė ushtar amerikan, kurse janė plagosur edhe tė pakten 9 ushtarė tė tjerė, ka thėnė ministri spanjoll i Mbrojtjes. Njėzet e dy irakianė kanė vdekur dhe mė shumė se 200 tė tjerė janė plagosur, ka thėnė drejtori i departmentit tė shėndetėsisė se Naxhafit.
 
 
Policia franceze ka arrestuar 15 vetė nė lidhje me sulmin e vjetėm me bombė nė Marok

 
Paris, 5 prill 2004 - Policia franceze ka arrestuar sot (e hėnė) 15 vetė nė njė operacion qė ka pasur nė shenjėstėr militantėt e dyshimtė, qė kanė lidhje me sulmin e vjetėm me bombė nė Marok, njofton BBCWorld.
 
Nė kėtė operacion nė periferi tė Parisit, janė arrestuar 9 burra dhe 6 femra, ka thėnė ministri francez i Brendshėm. Arrestimet janė rezultat i hetimeve pėr vdekjen e tre shtetasve francez nė sumet nė Kazablanka nė majin e kaluar. Rreth 45 njerėz, 12 syresh sulmuesit vetėvrasės me bombė, qenė vrarė nė kėtė rast.
 
 
Maoistėt kanė vrarė tė pakten 9 policė nė Nepal
 
Katmandu, 5 prill 2004 - Qindra kryengritės maoistė kanė sulmuar sot (e hėnė) stacionin policor nė Nepalin lindor dhe kėshtu kanė vrarė tė pakten 9 oficerė policie, njofton BBCWorld. Thuhet gjithashtu se nė kėto sulme gjatė natės nė njė fshat rreth 300 km nė lindje tė kryeqytetit Katmandu, janė zhdukur mbi 20 policė tė tjerė. Numri i tė vrarėve nga radhėt e sulmuesve nuk dihet.
 
 
Nė Mosul ėshtė vrarė njė ushtar amerikan
 
Mosul, Irak, 6 prill - Nė njė sulm me bombė kundėr konvojit amerikan nė qytetin verior tė Irakut, Mosul, ėshtė vrarė njė ushtar amerikan dhe njė tjetėr ėshtė plagosur, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) zėdhėnėsi ushtark amerikan, njofton Rojter.
 
Sulmi ka ndodhur nė rrugėn kryesore nė Mosul, 240 mila nė veri tė Bagdadit. Qė nga ndėrhyrja amerikane pėr tė pėrmbysur Sadam Hyseinin vitin e kaluar, nė Irak janė vrarė nė aksion 420 ushtarė amerikanė.
 
 
Irak: vriten 7 ushtarė amerikanė dhe plagosen mbi 20 tė tjerė
 
Bagdad, 5 prill 2004 - Nė Irak, forcat amerikane thanė se 7 ushtarė amerikanė u vranė dhe mbi 20 tė tjerė u plagosėn nė pėrleshjet me fraksionet myslimane shiite nė Bagdad.

Me anė tė njė deklarate, ushtria amerikane tha se ushtarėt u pėrleshėn dje me kryengritėsit besnikė tė klerikut mysliman shiit, Moqtada al-Sadėr. Nė deklaratė thuhej se kryengritėsit po pėrpiqeshin tė merrnin nėn kontroll stacione policie dhe ndėrtesa tė tjera publike nė qytetin Sadėr, njė lagje me popullsi kryesisht shiite e Bagdadit.

Njoftimi mė i fundit erdhi vetėm disa orė pasi tė paktėn 20 irakianė, njė ushtar amerikan dhe njė ushtar salvadorian u vranė afėr qytetit tė shenjtė tė Naxhafit.
 
 
Anėtarėt kryesorė tė grupit terrorist i akuzuar pėr sulmet e 11 marsit nė Madrid kanė vdekur ose janė burgosur
 
Madrid, 5 prill 2004 - Nė Spanjė, ministri i brendshėm Angel Asebes, tha se anėtarėt kryesorė tė grupit terrorist i akuzuar pėr sulmet e 11 marsit nė sistemin hekurudhor tė Madridit kanė vdekur ose janė burgosur.

Deklarata e ministrit spanjoll Asebes pason njė shpėrthim tė shtunėn nė njė lagje tė Madridit, ku u vranė 5 terroristė tė dyshuar, pėrfshirė edhe organizatorin tunizian tė shpėrthimeve tė Madridit.

Ai ka fajėsuar pėr shpėrthimet nė sistemin hekurudhor tė Madridit Grupin Luftarak Islamik maroken, i cili thuhet se ka lidhje me al-Kaidėn.
 
 
Debate tė ashpra nė njė mbledhje tė kabinetit izraelit
 
Tel Aviv, 5 prill 2004 - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, zhvilloi debate tė ashpra me ministrat e kabinetit tė pakėnaqur me planin e tij pėr tėrheqjen e forcave izreaelite nga Rripi i Gazės.

Gjatė njė takimi tė kabinetit dje, ministrat konservatorė, Effi Eitam dhe Beni Elon kritikuan dėshtimin e kryeministrit Sharon pėr ta hedhur nė votė nė kabinet planin e tij pėr tėrheqjen e njėanshme izraelite.

Kryeministri u pėrgjigj duke thėnė se ministrat e pakėnaqur me planin e tij janė tė lirė tė japin dorėheqjen.
 
 
Iraku mund tė pėrballet me luftė civile
 
Bagdad, 5 prill 2004 - Administrata e Bushit ka marrė njė paralajmėrim nga dy senatorė tė lartė se Iraku pėrballet me mundėsinė e njė lufte civile.

Grindja politike nga dhuna e ditėve tė fundit nė Irak po fillon tė marrė proporcione shqetėsuese pėr administratėn e Bushit.

Senatori Xho Baiden, demokrati mė i lartė nė Komitetin e marrėdhėnieve me jashtė nė Senatin amerikan nė fundjavė foli pėr mundėsinė e perspektivave tė vėrteta pėr luftė civile nė Irak, nėse Shtėpia e Bardhė respekton 30 qershorin si datė tė dorėzimit tė sovranitetit te irakianėt.

Baiden tha se NATO duhet tė pėrfshihet dhe OKB-ja duhet ftuar pėr tė dėrguar njė komisioner pėr tė ndihmuar nė drejtimin e vendit.

Kolegu republikan i zotit Baiden, Riēard Lugar gjithashtu foli pėr mundėsinė e njė lufte civile. Ai tha se ishte koha pėr tė filluar njė debat nėse data 30 qershor duhej respektuar.

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

l>