|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Serbėt janė tė gatshėm tė kthehen nėpėr shtėpi dhe vendet e tyre tė punės, por presin pėrgjegje nga liderėt e tyre

 
 

 
Gjilan, 5 prill 2004 / TN / Ilmi MUSLIU - Komiteti pėr Siguri dhe Emergjencė e ka vlerėsuar tė qetė gjendjen e sigurisė nė komunėn e Gjilanit, ndėrsa Lutfi Haziri, kryetar tha se tani po punohet pėr vendosjen e stabilitetit tė plotė. Kjo ka qenė edhe arsye qė gjenerali i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, Rick Erlandson ka marrė vendim pėr shkurtimin e orės policore, nga e premtja e javės sė kaluar, tha koloneli Richard Jonson, komandant i kampit “Montith” nė Gjilan.

Me kėtė vlerėsim tė Komitetit pėr Siguri dhe Emergjencė nuk ėshtė pajtuar zėvendėskryetari i dytė i komunės, Bozhidar Periq, sipas tė cilit, nėpėr vendbanimet e perziera, situara ėshtė e tensionuar. Kam informata tė pakonfirmuara se ka shpėrngulje tė serbėve nga Cėnica, tha Periq.

Periq kėrkoi qė serbėve t`iu mundėsohet tėrheqja e pensioneve dhe ndihmave sociale nėpėr zyra lokale tė komuniteteve, pasiqė ata ende nuk kanė mundėsi tė vijnė nė qytet pėr shkaqe sigurie.

Nėse do tė vazhdojė sė shpejti mėsimi nė shkollat serbe, sipas Bozhidar Periqit, kjo varet nga prindėrit e nxėnėsve, tė cilėt do tė vendosin sot me nėnshkrime personale. Kėrkesa e tyre ėshtė qė KFOR-i tė garantojė siguri, pasiqė serbėt nuk dėshirojnė qė kėtė ta bėjė SHPK-ja.

Ismail Kurteshi u angazhua qė Komiteti tė nxjerrė njė vlerėsim real pėr gjendjen e sigurisė, e cila nga pėrfaqėsuesi serb po kualifikohet tejet e rėndė, pėrderisa nga KFOR-i dhe drejtoria e sigurisė civile, po cilėsohet e qetė dhe stabile, tha ai.

Unė do tė kisha thėnė se situata e sigurisė ėshtė e qetė, por ende nuk ėshtė nė nivelin e duhur. Shumica e nxitėsve tė protestave janė arrestuar, por ende ka jashtė potencial qė mund tė provokojė vazhdimin e demonstratave, ka thenė koloneli Jonson, i cili ka rikonfirmuar gatishmėrinė e KFOR-it pėr tė mos lejuar grupime ilegale.

Pavarėsisht ndjenjės momentale tė frikės qė mund tė ketė popullata serbe dhe kjo, siē po shihet ėshtė reflektuar edhe tė Periq, Komiteti duhet tė nxjerrė vlerėsim tė drejtė pėr gjendjen e sigurisė, e cila, as ne nuk themi se ėshtė krejt “OK”, por ajo ėshtė stabile dhe e qetė pėr momentin, ka thenė Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar i komunės. Nėse ėshtė vlerėsuar se SHPK-ja ka kapacitet tė ofrojė siguri pėr tė gjithė qytetarėt, atėherė as popullata serbe nuk ka arsye tė ketė hezitime nė kėtė shėrbim, tha ai.

Komiteti ka kėrkuar prej z. Bozhidar Periq qė tė angazhohet pėr kthimin e pjesėtarėve tė komunitetit serb nėpėr vendet e tyre tė punės, pasiqė kjo tashmė ėshtė bėrė nė Dardanė, ndėrsa edhe ata tė Vitisė, sipas kėshilltarit tė UNMIK-ut, Charles Messier janė tė gatshėm tė kthehen. Njėsoj kanė shprehur gatishmėri pėr kthim edhe tė punėsuarit nė shėrbimin civil tė komunės sė Gjilanit, por askush nuk dėshiron ta bėjė kėtė i pari.

“Kthimi i serbėve tė komunės sonė nė punė varet nga pėrgjegja e zėvendėskryetarit Bozhidar Periq dhe ata e kanė pohuar vetė kėtė”, ka thenė z. Messier, i cili kishte vėrejtje nė zėvendėskryetarin Periq, pasiqė e ka kėrkuar tri ditė rresht dhe nuk ka mundur ta gjejė askund. Madje ai ėshtė shprehur se “mė lehtė ka qenė tė arrish nė hėnė se sa ta takosh Periqin kėto ditė”.

Charles Messier e ka pėrjashtuar mundėsinė qė komuna tė bėjė presion mbi bankat qė ato tė ofrojnė shėrbime nėpėr zyra lokale, por ka thenė se kjo duhet tė vendoset nga vetė bankat. Ne kemi mundur tė shohim sot serbė, tė cilėt pa pėrcjelljen e askujt po kryenin shėrbime nė bankat e kėtushme, ka thenė Messier.

Kėshilltari i UNMIK-ut pėr Gjilan tha poashtu se komuna jonė ka qenė mjaft e shpejtė nė vlerėsimin e dėmeve, ndėrsa tė gjithė anėtarėt e komisionit si dhe vetė pronarėt e shtėpive kanė qenė tė kėnaqur me mėnyrėn e vlerėsimit.

Kryeshefi ekzekutiv Enver Muja ka thenė se komisioni pėr vlerėsimin e dėmeve i ka evidentuar 20 shtėpi tė djeguara dhe 27 tė tjera qė janė demoluar dhe plaēkitur. Nė 33 prej tyre janė vlerėsuar dėmet e shkaktuara, ndėrsa sot do tė kryhen edhe tė tjerat. Gjatė ditės do tė vendosen xhamat nė kėto shtėpi, ndėrsa qė nga nesėr, permes zyrės lokale tė komuniteteve nė Kufcė, do tė fillojė edhe shpėrndarja e ndihmės emergjente prej 10 mijė Euro pėr tė zhvendosurit.

Nė Gjilan po vazhdojnė aktivitetet intenzive pėr normalizimin e plotė tė gjendjes. Lutfi Haziri, kryetar i komunės tha se gjatė kėsaj jave do tė mbahen takime me qytetarė nėpėr lagje dhe vendbanime tė pėrziera, ku do tė kėrkohet nga popullata qė tė angazhohet pėr tė krijuar ambient tė qetė dhe fqinjėsi tė mirė.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.