|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E shtune, 3 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Holkeri tha nė Beograd se plani i zbatimit tė standardeve pėr Kosovėn i hapur pėr ndryshime

  • Kryeministri Rexhepi ka udhėtuar dje pėr nė Tokio tė Japonisė

  • Komisioni Evropian sivjet e ndihmon Kosovėn me 51.5 milionė euro

  • Me angazhimin e NATO-s ėshtė arritur njė pėrparim i dukshėm nė Kosovė dhe mė gjerė nė Ballkan

  • Ēėshtja e Kosovės ėshtė diskutuar edhe nė takimin e ministrave tė NATO-s me Rusinė

  • Udhėheqėsit e Kosovės dhe liderėt politikė u janė drejtuar me njė letėr tė hapur qytetarėve tė Kosovės

  • Partia Liberale e Gjermanisė kėrkon qė Kosova tė shpallet rajon nėn protektoratin e Bashkimit Evropian

  • Rusia ka kritikuar ashpėr planin e Kombeve tė Bashkuara Standardet pėr Kosovėn

  • Beogradi pėrgatit njė autonomi pėr serbėt e Kosovės

  • Prefekti i Gjirokastrės humbi jetėn nė njė aksident rrugor nė Greqi

  • Tė gjithė tė barabartė pėrpara rregullave

  • Shtėpia e Bardhė nuk i dorėzon komisionit pėr 11 shtatorin, disa dokumenta tė administratės paraardhėse

  • Pėrforcohet siguria nė transportin publik

  • Nė Irak nė valėn e sulmeve nga kryengritėsit vriten 8 veta, pėrfshirė 2 ushtarė amerikanė

  • Njė plestinez ka vrarė njė izrealit, arrestohen mbi 20 palestinezė

 
  
Komisioni Evropian sivjet e ndihmon Kosovėn me 51.5 milionė euro
 
Bruksel, 3 prill 2004 - Komisioni Evropian miratoi dje Programin vjetor pėr Kosovėn. Nė kuadėr tė programit tė asistencės pėr rindėrtim, zhvillim dhe stabilizim (CARDS), 51.5 milionė do tė shpenzohen pėr ndihmė Kosovės nė reformat dhe pėrpjekjet pėr modernizim tė saj.

Programi pėr vitin 2004 pėrqendrohet kryesisht nė ndėrtimin e institucioneve, zhvillimin e ekonomisė dhe pėrmirėsimin e kapacitetit qeverisės tė Kosovės, nė mėnyrė qė administrata e Kombeve tė Bashkuara tė pėrgatitet drejt kalimit nė sistemin e njė ekonomie tregu dhe kėshtu pėr t'i dhėnė njė impuls integrimit tė Kosovės nė kuadėr tė rajonit tė Ballkanit dhe nė strukturat e Bashkimit evropian.

Ndėr prioritet e intervenimit do tė jenė kapacitetet qeverisėse, tė cilat do tė ndihmohen me 15 milionė euro. Nė kėtė kuadėr do tė ndihmohet ndėrtimi i kapaciteteve institucionale tė Kuvendit tė Kosovės dhe tė gjitha ministritė, veēanėrisht zyra e Kryeministrit dhe e Ministrisė pėr Ekonomi dhe Financa.

Programi synon zhvillimin ekonomik tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė. Pėr kėtė qėllim janė ndarė 31 milonė euro, me tė cilat do tė mbėshtetet zhvillimi ekonomik. Kapacitetet e Ministrive tė Mjedisit dhe tė Bujqėsisė do tė mbėshteten nė zbatimin e reformave tė domosdoshme.
 
Nė kėtė kuadėr do tė mbėshteten kompanitė publike, pėrmirėsimi i menaxhimit tė ndėrmarrjeve, rritja e e efikasitetit tė shėrbimeve bankare dhe garantimi i njė kontrolli tė duhur tė sistemit tė shėndetshėm ushqimor. Me kėtė program gjithashtu do tė ndihmohet riintegrimi i komuniteteve minoritare dhe procesi i kthimit tė tyre.

Pėr Komisionin evropian, niveli i lartė i papunėsisė nė Kosovė ėshtė njė element shqetėsues dhe reduktimi i saj ėshtė i domosdoshėm pėr stabilitetin politik dhe social nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, rol tė rėndėsishėm mendohet se do tė luajė shoqėria civile. Pėr kėto qėllime, Komisioni ka ndarė 4 milionė euro.

Ndėrkaq, pėr programin e lehtėsimit tė asistencės sė pėrgjithshme do tė jepen 1,5 milion euro.
 
 
Me angazhimin e NATO-s ėshtė arritur njė pėrparim i dukshėm nė Kosovė dhe mė gjerė nė Ballkan
 
Bruksel, 3 prill 2004 - Nė takimin e djeshėm tė ministrave tė jashtėm tė vendeve anėtare tė NATO-s nė Bruksel u diskutua edhe pėr Kosovėn dhe pėr Ballkanin. Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Skefer, ka thėnė se Ballkani po zhvillohet ashtu siē duhet nė saje tė pranisė sė NATO-s dhe tė organizatave tė tjera ndėrkombėtare.
 
Ai ka thėnė se dhuna e fundit nė Kosovė ka dėshmuar edhe njėherė se bashkėsia ndėrkombėtare ende nuk e ka pėrfunduar punėn dhe ka theksuar se me angazhimin e NATO-s dhe tė organizatave tė tjera ndėrkombėtare megjithatė ėshtė arritur njė pėrparim i dukshėm nė Kosovė dhe mė gjerė nė Ballkan.

Ndėrkaq, duke folur para gazetarėve pas takimit tė ministrave, Skefer ka thėnė se ėshtė e domosdoshme qė nga ky takim liderėt kosovarė ta kuptojnė qartė se duhet tė punojnė nė arritjen e standardeve para statusit dhe se dhuna e para dy javėve nuk do ta ndryshojė kursin e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ndėrkaq, sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell ka thėnė se SHBA-tė kanė shprehur keqardhje pėr dhunėn nė Kosovė, por ka pėrshėndetur reagimin e shpejtė tė NATO-s qė dėshmon se Aleanca ėshtė e gatshme dhe e vullnetshme tė mbajė stabilitetin dhe sigurinė nė Kontinentin e Evropės.
 
 
Ēėshtja e Kosovės ėshtė diskutuar edhe nė takimin e ministrave tė NATO-s me Rusinė
 
Bruksel, 3 prill 2004 - Ēėshtja e Kosovės ėshtė diskutuar edhe nė takimin e ministrave tė NATO-s me Rusinė qė ėshtė zhvilluar po dje nė Bruksel, nė prani tė ministrit tė jashtėm rus Sergej Lavrov. NATO-ja pėrndryshe vlerėson se situata nė Kosovė ėshtė vėnė nėn kontroll edhe falė reagimit tė shpejtė tė shteteve tė Aleancės qė pas shpėrthimit tė dhunės ndėretnike para dy jave tė dėrgohen pėrforcime tė shpejta nė Kosovė.
 
 
Udhėheqėsit e Kosovės dhe liderėt politikė u janė drejtuar me njė letėr tė hapur qytetarėve tė Kosovės
 
Prishtinė, 3 prill 2004 - Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės dhe liderėt politikė u janė drejtuar mbrėmė me njė letėr tė hapur qytetarėve tė Kosovės, nė lidhje me ngjarjet e 17 dhe 18 marsit. "Ditėt e kaluara kanė dėshmuar se sa shumė dėm i shkaktohet Kosovės kur jemi tė ndarė nga urrejtja dhe frika", thuhet nė kėtė letėr. Nė letėr mė tutje thuhet se dhuna nuk ėshtė zgjidhje e problemeve.
 
"Njė Kosovė e pėrparuar mund tė ndėrtohet vetėm nėse kemi paqe, rend, stabilitet, respekt dhe tolerancė ndaj njėri-tjetrit". Gjithashtu bėhet thirrje pėr lidhjen e njė kontrate mirėkuptimi midis shqiptarėve dhe serbėve, midis liderėve politikė dhe qytetarėve tė Kosovės dhe midis udhėheqėsve fetarė dhe qytetarėve tė Kosovės pėr tė punuar bashkarisht nė ndėrtimin e tė ardhmes demokratike tė Kosovės.

Liderėt apelojnė pėr respekt reciprok dhe qė asnjėra palė tė mos i dėgjojė, siē thuhet, ekstremistėt, por tė punojnė sė bashku nė ndėrtimin e tė ardhmes demokratike. E njėjta thirrje bėhet edhe nė mes liderėve politikė dhe qytetarėve tė Kosovės, qė politikanėt shqiptarė, serbė, dhe politikanėt e komuniteteve tė tjera tė punojnė sė bashku pėr tė ndėrtuar njė Kosovė mė tė mirė.
 
"Tė gjithė tė angazhohemi qė institucionet tė jenė tė respektuara, tė qeverisin nė mėnyrė konstruktive nė emėr tė qytetarėve tė Kosovės", theksohet nė kėtė letėr.

Gjithashtu apelohet tek udhėheqėsit fetarė muslimanė, katolikė dhe ortodoksė se duhet tė predikojnė pėr tolerancė dhe respekt ndėrmjet feve dhe ndaj atyre qė besojnė nė to. Qytetarėt e Kosovės kurrė mė nuk do tė dėmtojnė shtėpi, xhami apo kisha, zotohen liderėt kosovarė, thuhet mė tutje nė kėtė letėr.

"Vetėm duke punuar bashkarisht dhe vetėm duke mėsuar qė t=i besojmė njėri-tjetrit ne do ta bėjmė Kosovėn njė vend nė tė cilin tė gjithė do tė donim tė krijonim dhe jetonim me familjet tona, dhe nė tė cilin do tė ndėrtojmė njė tė ardhme tė pėrbashkėt pėr fėmijėt tanė dhe pėr gjeneratat qė do tė vijnė pas nesh", thuhet nė kėtė letėr dhe theksohet: "Tė gjithė duhet ta kuptojmė, se dhuna nuk do t'i ndihmojė Kosovės dhe se ajo ēon nė shkatėrrim dhe mjerim.
 
Mungesa e rendit shkatėrron jetėn e qytetarėve dhe dėmton mundėsitė pėr jetesė mė tė mirė".

"Ne mund tė ndėrtojmė njė Kosovė mė tė prosperuar vetėm nėse kemi paqe, rend, qetėsi dhe stabilitet dhe se kėtė paqe mund ta ndėrtojmė vetėm nėse tregojmė respekt dhe tolerancė ndaj njėri-tjetrit, shprehet lidershipi kosovar pėrmes kėsaj letre publike", theksohet nė kėtė letėr letėr tė cilėn e kanė nėnshrkuar liderėt shqiptarė dhe tė disa minoritetve, pėrveē atij serb.
 
 
Kryeministri Rexhepi ka udhėtuar dje pėr nė Tokio tė Japonisė
 
Prishtinė, 3 prill 2004 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka udhėtuar dje pėr nė Tokio tė Japonisė, ku do tė marrė pjesė nė njė konferencė pėr Ballkanin Perėndimor tė oganizuar nga qeveria japoneze. Pas Tokios, Rexhepi do tė udhėtojė nė Dublin tė Irlandės ku do tė marrė pjesė nė njė takim tė ministrave tė jashtėm tė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe tė vendeve qė do tė anėtarėsohen nė tė, mė 8 maj.
 
 
Partia Liberale e Gjermanisė kėrkon qė Kosova tė shpallet rajon nėn protektoratin e Bashkimit Evropian
 
Berlin, 3 prill 2004 - Partia opozitare Liberale e Gjermanisė i ka dorėzuar Bundestagut dokumentin me tė cilin propozon qė Kosova tė shpallet rajon nėn protektoratin e Bashkimit Evropian. Liberalėt kanė kėrkuar qė sovraniteti tė kalojė nė tėrėsi te Bashkimi Evropian, i cili do tė kujdesej pėr politikėn e jashtme dhe pėr mbrjojtje, ndėrkaq kosovarėt do tė kishin pėrgjegjėsi pėr ēėshtjet e brendshme.

Edhe fondacioni "Bertelsman" ka propozuar qė Kosova nė tėrėsi dhe pėrfundimisht tė hiqet nga sovraniteti i Beogradit dhe do tė vihet nėn patronatin e OKB-sė. Gjatė kėsaj jave ministri i Jashtėm gjerman, Joshka Fisher nė bisedė me gazetarėt nė Berlin tha se ekziston obligimi ndaj Rezolutės 1244, por qė nė themel duhet menduar pėr tė gjitha.
 
 
Rusia ka kritikuar ashpėr planin e Kombeve tė Bashkuara Standardet pėr Kosovėn
 
Moskė, 3 prill 2004 - Rusia ka kritikuar ashpėr planin e Kombeve tė Bashkuara - Standardet pėr Kosovėn pasi, sipas Moskės zyrtare, nuk merret parasysh gjendja aktuale dhe kėrkesat e serbėve tė Kosovės dhe tė qeverisė sė Beogradit. Sipas Ministrisė Ruse tė Punėve tė Jashtme, ky plan ka pak gjasa tė zbatohet dhe vetėm sa shton vėshtirėsitė nė diskutimet e mundshme tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn.
 
 
Beogradi pėrgatit njė autonomi pėr serbėt e Kosovės
 
Beograd, 3 prill 2004 - Qeveria e Serbisė ka formuar njė komision i cili ka pėr detyrė tė pėrgatisė zgjidhje institucionale pėr njė autonomi pėr serbėt nė Kosovė, njoftojnė sot mediat serbe, duke u mbėshtetur nė burimet e kėtij komisioni republikan. Komisionin e udhėheq profesori i Universitetit tė Beogradit dhe kėshilltari i kryeministrit serb Koshtunica, Sllobodan Samarxhiq.

Siē thuhet, komisioni ėshtė formuar nė bazė tė konkluzionve tė paradokohshme tė Kuvendit tė Serbisė qė dalin nga Rezoluta pėr Kosovėn. Po sipas njoftimeve nga Beogradi, njėsitė territoriale nė tė cilat do tė duhej tė jetonin sebėt, nuk do tė quhen kantone, sepse siē thuhet, "ia vrajnė veshin Bashkimit Evropian", por do tė gjendet ndonjė emėrtim tjetėr i pėrshtatshėm me pėrmbajtje tė ngjashme.
 
 
Holkeri tha nė Beograd se plani i zbatimit tė standardeve pėr Kosovėn i hapur pėr ndryshime
 
Beograd, 3 prill 2004 - Kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri deklaroi tė premtėn nė Beograd nė njė bisedė me kryeministrin e Serbisė, Vojisllav Koshtunica, se plani pėr vėnien nė jetė tė standardeve pėr Kosovėn ėshtė i hapur pėr ndryshime dhe se decentralizimi i Kosovės duhet tė jetė objekt i dialogut me Beogradin.

Shefi i UNMIK-ut shkoi nė Beogard papritur dhe ky ėshtė takimi i parė i tij me qeveritarėt serb pas trazirave tė dhunshme tė marsit nė Kosovė.

Ai zhvilloi bisedime me dyer tė mbyllura me kryeministrin e Serbisė Vojsillav Kostunica, pėr tė cilat mė pas ėshtė lėshuar njė njoftim shtyėi nga Qeveria.

Burime nga Beogradi thonė se Holkeri i solli Qeverisė serbe Planin pėr zbatimin e Standardeve pėr Kosovėn tė cilin e ka publikuar ditė mė parė nė Prishtinė, si edhe ka biseduar pėr format e decentralizimit tė Kosovės.
Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj kėtij plani, pėrveēse po kėmbėngul pėr decentarlizimin e Kosovės.

Nė njė njoftim tė Qeverisė serbe citohen edhe fjalėt e shefit tė UNMIK-ut tė ketė thėnė se plani pėr zbatimin e Standardeve pėr Kosovėn kėrkon pėrpunimin e mėtejshėm dhe se ėshtė i vetėdijshem se nė tė nevojiten ndryshime.

Holkeri ka vlerėsuar se nė Kosovė mė 17 e 18 mars ka ndodhur dhunė e organizuar me motive etnike dhe e ka njoftuar hollėsisht Koshtunicėn me masat e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut pėr zbulimin e dėnimin e autorėve, duke thėnė se nė kėto raste do tė punojnė 38 prokurorė ndėrkombėtarė, kurse nė vlerėsimin e riparimit tė dėmeve nė objektet fetare do tė pėrfshihet edhe UNESKO-ja dhe Kėshilli i Evropės.

Me kėtė rast kryeministri Koshtunica si ēėshtje tė dorės sė parė pėrmendi pozitėn afatgjatė institucionale tė popullit serb nė Kosovė dhe ka paralajmėruar se Qeveria e tij do t'ia propozojė Kuvendit tė Serbisė Planin pėr zgjidhjen institucionale tė kėtij problemi.

Zoti Koshtunica citohet tė ketė theksuar se dhuna e fundit etnike nė Kosovė nuk ka qenė e papritur pėr Beogradin duke qenė se fjala ėshtė pėr veprimin nė vazhdimėsi tė, siē ka thėnė, ekstermistėve shqiptarė nė tėrė periudhėn pas qershorit tė vitit 1999.

Shefi i UNMIK-ut, pas bisedės me Koshtunicėn ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsuesit diplomatikė tė vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit, nė Beograd tė Bashkimit Evropian dhe tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dhe nga ky takim pėr momentin nuk ėshtė dhėnė ndonjė njoftim.
 
 
Prefekti i Gjirokastrės humbi jetėn nė njė aksident rrugor nė Greqi
 
Janinė, 3 prill 2004 - Prefekti i Gjirokastrės Vasil Bici humbi jetėn dje gjatė njė aksidenti rrugor qė ndodhi disa kilometra nė brendėsi tė territorit tė Greqisė. Prefekti Bici ndodhej nė Greqi pėr njė takim me autoritetet vendore, tė organizuar nga Konsullata shqiptare nė Janinė.
 
Pasi vetura e tij ėshtė pėrplasur me njė veturė tjetėr, prefekti vdiq nė vendin e ngjarjes, ndėrkaq shoferi dhe dy personat tė tjerė kanė marrė lėndime serioze dhe ndodhen nė spitalin e Janinės. Edhe bashkėshortja e prefektit Bici ėshtė nė gjendje tė rėndė, por jashtė rrezikut.
 
 
Tė gjithė tė barabartė pėrpara rregullave
 
Uashington, 3 prill 2004 - Autoritetet amerikane thonė se do tė marrin shenjat e gishtrinjve dhe fotografojnė vizitorėt qė vijnė nga 27 vende tė tjera tė botės, ku pėrfshihen Britania, Australia dhe Japonia.

Asa Hutchinson, nėnsekretar pėr Sigurinė nė Transportin Publik dhe Kufijtė nė Departamentin amerikan pėr Sigurinė e Brendshme, thotė se kjo masė merret pėr tė parandaluar terrorizmin.

"Terroristėt kishin gjetur rrugėt pėr tė pėrfituar nga mangėsitė nė sistemin tonė tė sigurisė".

"Ata janė nė gjendje tė sigurojnė njė pasaportė tė vendit, shtetasve tė tė cilit nuk u kėrkohet vizė amerikane, pėr kėtė arsye ne na u desh qė ta mbyllnim kėtė boshlllėk," tha Hutchinson.
 
 
Shtėpia e Bardhė nuk i dorėzon komisionit pėr 11 shtatorin, disa dokumenta tė administratės paraardhėse
 
Ushington, 3 prill 2004 - Komisioni qė po heton sulmet terroriste tė 11 shtatorit, thotė se do tė dijė se pse administrata e presidentit Bush nuk i ka treguar disa dokumenta nga dosjet e presidentit Bill Klinton.

Njė avokat i zotit Klinton thotė se kėshilltarėt e Presidentit Bush kanė dorėzuar vetėm njė tė katėrtėn e 11 mijė faqeve me dokumenta qė zoti Klinton i kishte ofruar komisionit.

Ai thotė se komisioni ndoshta nuk po krijon njė tablo tė qartė tė pėrpjekjeve tė administratės sė Presidentit Clinton kundėr terrorizmit.
 
 
Pėrforcohet siguria nė transportin publik
 
Madrid, 3 prill 2004 - Nė tė gjithė rrjetin hekurudhor tė Spanjės janė shtuar masat e sigurisė pas gjetjes tė premten tė njė bombe nė shinat pranė Toledos nė linjėn e trenave tė shpejtė qė lidhin Madridin me Seviljen.

Gustavo de Aristegui zėdhėnėsi i partisė Popullore i pyetur se kush mund tė ishte pas bombės nė Toledo tha se kjo po hetoje nga autoritetet.

"Ua kemi lėnė autoriteteve pėrgjegjėse tė vendosin se cilėt janė autorėt dhe tė vlerėsojnė se sa tė vėrteta janė kėrcėnimet qė po njoftohen nė media, " tha Gustavo de Aristegui, zėdhėnėsi i partisė Popullore.

E ndėrsa linja ku u zbulua bomba po hetohet nga policia, forca shtesė policore patrullojnė stacionin kryesor tė trenit nė Madrid, Atoēa.

Mijėra udhėtarė i kanė ndėrprerė vizitat e tyre me rastin e pushimeve tė Pashkėve.

Kjo ngjarje vjen vetėm tre javė pasi 191 vetė u vranė nga disa bomba tė vendosura nė trenat e Madridit muajin e kaluar.
 
 
Nė Irak nė valėn e sulmeve nga kryengritėsit vriten 8 veta, pėrfshirė 2 ushtarė amerikanė
 
Bagdad, 3 prill 2004 - Nė valėn e fundit tė sulmeve nga kryengritėsit nė Irak, humbėn jetėn tė paktėn 8 veta, pėrfshirė tre persona qė mesa duket po pėrpiqeshin tė vendosnin njė bombė nė pjesėn veriore tė vendit.

Autoritetet nė Irakun verior thanė se njė bombė shpėrtheu para kohe ndėrkohė qė tre personat po pėrpiqeshin ta vendosnin atė nė njė ndėrtesė bashkie pranė qytetit Kirkuk. Mė heret, policia e cilėsoi incidentin si shpėrthim vetėvrasės.

Gjetkė, ushtria amerikane njoftoi se njė ushtar amerikan humbi jetėn dje nga shpėrthimi i njė bombe nė anė tė rrugės nė Bagdad. Zyrtarėt thanė se edhe njė marins amerikan u vra tė enjten nė operacione armike nė perėndim tė kryeqytetit irakian.

Po tė enjten, tre policė irakianė u vranė dhe dy tė tjerė u plagosėn nė qytetin Bakuba, 65 kilometra nė veri tė Bagdadit.

Nė zhvillime tė tjera, disa klerikė nė Falluxha u thanė besimtarėve dje se dhunimi i trupave pa jetė ndalohet nga feja islame. 4 amerikanė, punėtorė civilė sigurimi, u vranė nė kėtė qytet tė mėrkurėn. Trupat e tyre u dogjėn dhe u tėrhoqėn zvarrė nė rrugėt e qytetit nga grumbuj demonstruesish tė zemėruar.
 
 
Njė plestinez ka vrarė njė izrealit, arrestohen mbi 20 palestinezė
 
Jerusalem, 3 prill 2004 - Njė palestinez i armatosur qė ishte infiltruar nė njė vendbanim hebraik nė Bregun Perėndimor, ka vrarė sot njė burrė dhe ka plagosur tė bijen e tij, para se ushtarėt ta vrasin atė, ka thėnė zėdhėnėsi ushtarak, njofton Rojter.

Nė njė dhunė tė mėhershme, armata izraelite ka vrarė tre palestinezė nė njė pėrleshje nė Bregun Perėndimor dhe nė Rripin e Gazės.

Ndėrkaq nė njė zhvillim tjetėr ushtarėt izraelitė kanė arrestuar sot nė Nablus mbi 20 palestinezė tė dyshuar se janė pjesėtarė tė Hamasit, thanė burimet palestineze. Arrestimet janė bėrė gjatė bastjesjeve gjatė natės dhe pasi qė ushtria kishte vendosur orėn policore.
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.