|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Harri Holkeri: plani i zbatimit tė standardeve pėr Kosovėn, i hapur pėr ndryshime

 
 

 

2 prill 2004 / TN

"Zėri i Amerikės" mė 2 prill 2004

Kryeadministratori i Kosovės, Hari Hollkeri deklaroi tė premten nė Beograd nė njė bisedė me kryeministrin e Serbisė, Vojisllav Koshtunica se plani pėr vėnien nė jetė tė standardeve pėr Kosovėn ėshtė i hapur pėr ndryshime dhe se decentralizimi i Kosovės duhet tė jetė objekt i dialogut me Beogradin.

Shefi i UNMIK-ut shkoi nė Beogard papritur dhe ky ėshtė takimi i parė i tij me qeveritarėt serb pas trazirave tė dhunshme tė marsit nė Kosovė.

Ai zhvilloi bisedime me dyer tė mbyllura me kryeministrin e Serbisė Vojsillav Kostunica, pėr tė cilat mė pas ėshtė lėshuar njė njoftim shtyėi nga Qeveria.

Burime tė mirėinformuara thonė se zoti Hollkeri i solli Qeverisė serbe Planin pėr zbatimin e Standardeve pėr Kosovėn tė cilin e ka publikuar ditė mė parė nė Prishtinė, si edhe ka biseduar pėr format e decentralizimit tė Kosovės.

Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj kėtij plani, pėrveēse po kėmbėngul pėr decentarlizimin e Kosovės, kurse shefi i Qendrės bashkėrenduese pėr Kosovėn Nebojsha Ēoviq e ka quajtur pėrurimin e Planit "teatėr" dha ka shtuar se pas asaj qė ka ndodhur nė Kosovė muajin e kaluar zgjidhja e vetme ėshtė ndarja e shqiptarėve dhe serbėve.

Nė njoftimin e Qeverisė serbe citohen edhe fjalėt e shefit tė UNMIK-ut tė ketė thėnė se plani pėr zbatimin e Standardeve pėr Kosovėn kėrkon pėrpunimin e mėtejshėm dhe se ėshtė i vetėdijshem se nė tė nevojiten ndryshime.

Hollkeri ka vlerėsuar, sipas njoftimin, se nė Kosovė mė 17 e 18 mars ka ndodhur dhunė e organizuar me motive etnike dhe e ka njoftuar hollėsisht Koshtunicėn me masat e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut pėr zbulimin e dėnimin e autorėve, duke thėnė se nė kėto raste do tė punojnė 38 prokurorė ndėrkombėtarė, kurse nė vlerėsimin e riparimit tė dėmeve nė objektet fetare do tė pėrfshihet edhe UNESKO-ja dhe Kėshilli i Evropės.

Me kėtė rast kryeministri Koshtunica si ēėshtje tė dorės sė parė pėrmendi pozitėn afatgjatė institucionale tė popullit serb nė Kosovė dhe ka paralajmėruar se Qeveria e tij do t’ia propozojė Kuvendit tė Serbisė Planin pėr zgjidhjen institucionale tė kėtij problemi.

Zoti Koshtunica citohet tė ketė theksuar se dhuna e fundit etnike nė Kosovė nuk ka qenė e papritur pėr Beogradin duke qenė se fjala ėshtė pėr veprimin nė vazhdimėsi tė, siē ka thėnė, ekstermistėve shqiptarė nė tėrė periudhėn pas qershorit tė vitit 1999. Koshtunica ka thėnė se ky problem i pėrhershėm nuk ėshtė vetėm ēėshtje e tė drejtave tė njeriut dhe i mbrojtjes fizike tė serbėve, por para sė gjithash ēėshtje e ekzistencės e tyre.

Shefi i UNMIK-ut, pas bisedės me Koshtunicėn ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsuesit diplomatikė tė vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit, nė Beograd tė Bashkimit Evropian dhe tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dhe nga ky takim pėr momentin nuk ėshtė dhėnė ndonjė njoftim.//kk//


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.