|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

QYTETARĖT E GJAKOVĖS PĖRKUJTOJNĖ MARTIRĖT E 2 PRILLIT NĖ LAGJEN E PARĖ

 
 

 
2 prill 2004 / TN
 
Shkruan: Mevlyde SARAĒI, deputete nė Kuvendin e Kosovės
 
- Mesnata mes 1 e 2 prillit 1999 mbetet njė nga mbrėmjet mė tė tmerrshme tė Lagjes sė I- rė nė Gjakovė, me ē’rast u masakruan nga forcat serbe mbi gjashtėdhjetė shqiptarė.
 
 
Ē’tė kujtojmė mė parė sot nė kėtė pesėvjetor!
 
Masakrat e filluara nė Kosovė mbi popullin shqiptar si hakmarrje pėr sulmet e NATO-s mbi caqet serbe po vazhdonin nė anė tė ndryshme tė Kosovės. Nė Gjakovė pikėrisht nė mesnatėn mes 1 e 2 prillit ndodhi nata e thikave.
 
Qytetarėt e kėsaj lagjeje e paguan haraqin e madh nė emėr tė lirisė sė Kosovės. Ata qėndruan brenda pragut tė shtėpisė sė tyre duke shpresuar se agu i mėngjesit do tė sjell qetėsinė e duhur qė moti ishte zhdukur nga trojet tona. Dhe kjo nuk ndodhi...
 
Ushtarėt, policėt, paramilitarėt dhe rezervistėt serbė atė natė shfryen tėrė mllefin e tyre mbi krijesat e pafajshme.
 
Qėlluan dhe dogjėn tė gjallė burra, gra e fėmijė. Flaka qė dilte nga shtėpia e familjes Vejsa tronditi tė gjithė banorėt e qytetit. Krismat e automatikėve nuk kishin tė ndalur. Shtėpia digjej bashkė me trupat e njerėzve tė gjallė e tė vrarė. Tmerri i asaj nate nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė. Njėzetė veta tė familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuēi tė strehuar nė shtėpinė e Lulzimit u ngjitėn nė qiell bashkė me flakėn qė dogji trupat e tyre pėr ta sjellur dritėn e lirisė mbi trojet tona.
 
Ne qė ishim banorė tė asaj lagjeje atė mesnatė tė llahtarshme kishim kthyer shpresėn tek Zoti pėr tė shpėtuar nga xhelati.
 
Digjeshin shtėpitė bashkė me njerėz dhe askush nuk mund t’u dilte nė ndihmė.
 
Kriminelėt kishin marrė detyra nga kryekasapi i Ballkanit qė tė bėnin spastrim etnik duke djegur shqiptarėt dhe duke i dėbuar nga vatrat e tyre.
 
Nga ana tjetėr u vranė dhe u dogjėn bashkė me shtėpitė edhe tė katėr anėtarėt e familjes Cana dhe katėr nga familja Gėrēari.
 
Kriminelėt mbanin nė rrethim tėrė lagjen dhe vrisnin e digjshin pa mėshirė.
 
Ndodhi masakra e madhe qė do tė mbahet mend sa tė jetė jeta. Cilin do ta kujtojmė sė pari?
 
Ritėn e vogėl njė vjeēare, tė cilėn e vranė nė gjirin e nėnė Tringės, Dionėn qė ende kishte mbetur e gjallė nėn kufomat qė po digjeshin duke kėrkuar ndihmė nga i vėllai Dreni i plagosur rėndė e qė mundohej ta tėrhiqte tė motrėn nė ditėlindjen e saj tė pėrgjakshme, Dorinėn qė nuk i mjaftuan dhjetė vite moshė sa t’i ndihmonte vetes, Marigonės, Sihanės dhe Arlindit, vėllaut tė vetėm apo Doruntinėn, tė cilės nė atė natė tmerri mund t’i ndihmonte vetėm “Konstandini dhe besa e tij”.
 
Egzoni nuk pati forcė tė shpėtojė nga kthetrat e kriminelėve e as ta ndihmojė Rinėn e vogėl seē i kaploi plumbi e flaka pėrnjėherė.
 
Dalina trembėdhjetė vjeēare kishte zgjatur duart qė sė paku tė vdiste nė pėrqafim tė s’ėmės Valbonės, pėrderisa Delvina e Diona pėrpėliteshin nėpėr flakė duke kėrkuar Drenin e plagosur.
 
Gjyshja Fetije nuk pati kohė as t’i lutej zotit qė sė paku t’i shpėtonte fėmijėt me Valbonėn.
 
Mėsuesja Shahindere me Flakėn 15 vjeēe gjimnaziste u dogjėn flakė pas ekzekutimit. Daja Hysen as hapin nuk mundi ta bėnte sepse plumbi e mori dhe e shtriu pėrtokė, ndėrsa nėna Shirine bashkė me tė bijėn Mandushen shkuan pa lėnė ndonjė amanet.
 
Nė shtėpinė pėrballė Argjendi pesėvjeēar nė pėrqafim tė nėnės Afėrditė kėndonte kėngė trimėrie.
 
Plumbat ia kėputėn kėngėn dhe jetėn bashkė me t’ėmėn dhe gjyshin Hysen e gjyshen Insaje. Pak mė larg u vranė e u dogjėn brenda nė shtėpi Shpresa dhe Fatmiri bashkė me prindėrit Ganimeten dhe Januzin.
 
Nga ana tjetėr Sulejman Gėrēarin me tė bijt Skenderin, Haxhiun e Albertin i vranė dhe i dogjėn bashkė me shtėpinė.
 
Naser dhe Skender Dylatahu ua lanė amanet nuseve t’i rrisin nė paqė filizat e tyre, ndėrsa Bujar Tetrica i plagosur pėr vdekje provoi ekzodin dhe vdiq rrugės pėr nė Shqipėri.
 
Blerimi, arqitekt, bir i vetėm i familjes Bordoniqi u vra mizorisht.
 
Hasan, Adem, Myzafere e Berat Haxhija u vranė dhe u dogjėn bashkė me shtėpinė, ndėrkaq Milaim Ēarkaxhiu u vra pa lėnė prapa trashėgimtarė.
 
Mazllom Kavaja u vra nė shtėpinė e Berberve, nė tė cilėn u futėn kriminelėt dhe ndoqėn gra e fėmijė.
Ali, Qamil dhe Astrit Spahiun i vranė pėr tė mbetur shpresat e tyre tė parealizuara.
 
Luan dhe Besmir Dinaj me etėrit Murtezanė dhe Ganiun luftuan fytafyt nė mbrojtje tė pragut tė shtėpisė ku u vranė nga rafalet e kriminelėve bashkė me Nuredin Aliun, mysafir nga Hereqi. Atė natė tmerri  nė kėtė lagje u vra edhe Musli Krasniqi nga Pastaseli. Nė lagjen e parė u vranė edhe Shukri Hoxha e Rexhė Guci, Sabajdin Gllogjani, Gėzim Alija, Bajram Thaqi, Mazllom Muhaxhiri e Musli Krasniqi, ndėrsa Astrit Morina u vra nė Krushė tė Madhe.
 
Albesian Mataj vetėm 17 vjeē kishte marrė pushkėn pėr tė luftuar kundėr armikut. E vranė nė pritė pėr tė jetuar bashkė me lirinė.
 
Pas gjithė kėtis tmerri qė pėrjetuan banorėt e lagjes sonė kriminelėt serbė morėn akcionin e spastrimit etnik duke i dėbuar nga shtėpitė e tyre mbi njėzetėmijė (20.000) banorė dhe msyafirė nga zonat e luftės tė strehuar nė kėtė lagje dhe i detyruan qė tė shkojnė kėmbė nė Shqipėri. Kolonat e qytetarėve tė dėbuar me dhunė ecnin rrugėve tė qytetit tė djegur duke hasur nė njerėz tė vrarė e tė pavarrosur dhe duke lėnė qytetin nė flakė e nė tym. Asnjėri nga ata mė nuk mbante shpresė se do tė ktheheshin pėrsėri nė vatrat e tyre.
 
Disa familje ishin fshehur nga kriminelėt dhe kishin vendosur tė mesin edhe mė tutje nė lagjen tonė. Kriminelėt serbė kishin ndėrmarrė edhe njė akcion mė 16 prill tė vitit 1999 me ē’rast kishin vrarė edhe shtatė veta: - Florat e Xhemajli Kerraxhiun, Skender Binakun, Ruzhdi Tuzin, Pėrparim dhe Xhevat Bedrėn dhe Jusuf Dafotėn.
 
Florati ka qenė aktivist i dalluar i FR tė LDK-sė dhe nuk ka deshtė tė lėshojė Kosovėn edhe pse prindėrit e tij i kanė dėbuar nga banesa dhe i kanė ndjekur pėr nė Shqipėri. Qė tė shtatėt janė vrarė para syve tė familjarėve dhe fėmijėve.
 
Ndėrkaq mė 10 qershor nė shtėpinė e tyre i kanė vrarė edhe Marije dhe Ndrekė Nushin pėr faktin se ata gjatė gjithė kohės sė luftės kanė qenė nė shtėpi dhe kanė parė krimet qė po i bėjnė kriminelėt serbė qė banonin nė kėtė lagje.
 
Lagja e parė sikundėr edhe mbarė Kosova e kanė paguar me gjak dhe mund lirinė e Kosovės, prandaj duhet ta ruajmė si sytė e ballit dhe tė vazhdojmė punėn tonė pėr tė jetėsuar pavarėsinė e Kosovės.
 
Martirizimi i tyre pėr lirinė e Kosovės na obligon qė me ndershmėri ta vazhdojmė rrugėn e pavarėsisė ndryshe do tė na vret gjaku i filizave pėr tė cilėt liria mbeti vetėm ėndėrr dhe realitetin ia falėn bashkėmoshatarėve tė tyre pėr t’ua shkrirė buzėqeshjen e ngrirė.
 
Kėta meritojnė mė shumė se njė pėrkujtim, mė shumė se njė lule.
 
 
RRUGA IME
(Tė gjithė atyre qė ranė pėr lirinė e Kosovės)
 
Sa herė ecė rrugės sime
Takoj tė kaluarėn
Errėsirėn
Mbi tė njė ēarēaf tė bardhė
Fytyrat e njerėzve
Shkėlqim
 
Plaku i kėrrusur
Me njė dorė mban shkopin
Me tjetrėn njė fėmijė
Nė rrugėn e ėndėrrave
Ku dikur jetės i thurrnin vdekjen
E vdekjes lirinė
 
Nė rrugėn time
Vdekja s’ka mė vend
Ata  ranė
Pėr njė qėllim
Pėr t’u  jetėsuar
Me kaltėrsinė
 
Kurdo qė kaloni
Nė rrugėn time
Kėrkoni tė kaluarėn
Dhe tė tanishmėn
Tė dyja do t’i gjeni
pėrballė njėra tjetrės

         Mevlyde SARAĒI


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>