|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E premte, 2 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti drejtorėt politikė tė ministrive tė punėve tė jashtme tė Britanisė dhe Gjermanisė

  • Holkeri ende nuk e ka nėnshkruar urdhėrin pėr lejimin e shfrytėzimit tė fondeve nga viti i kaluar

  • Ministrja franceze e Mbrojtjes tha se dėshiron qė nė Kosovė tė kthehet qetėsia

  • Plani i KE pėr decentralizimin e Kosovės parashikon krijimin e nivelit nėnkomunal me rreth 180 njėsi

  • "Kjo ėshtė kohė e vėshtirė dhe e rėndėsishme pėr Kosovėn", thanė Souers dhe Shefer sot nė Prishtinė

  • Novicki i shkruan Holkerit

  • P. Mur: Shumė nga bashkėsia ndėrkombėtare u pėrpoqėn tė trimėrojnė Beogradin nė ēėshtjet e Kosovės

  • Me njė deklaratė tė miratuar sot, Kuvendi i Prishtinės dėnon vrasjet dhe dhunėn e shprehur mė 17 e 18 mars

  • U lirua nga arresti Junuz Musliu

  • Njė delegacion i Kuvendit tė Kosovės i kryesuar nga kryeparlamentari Daci ka udhėtuar pėr nė Budapest

  • Goldston: Njerėzit duan tė dinė statusin final, ngase popullsia shqiptare e Kosovės ka qenė viktimė e pastrimit etnik

  • Karl Bild thotė se dhuna nė Kosovė e ktheu axhendėn prapa - nga statusi tek standardet

  • Parlamenti Evropian kėrkon fillimin e diskutimit pėr statusin e Kosovės

  • Nė takimin e sotėm ministrave tė jashtėm tė NATO-s do tė diskutohet edhe pėr Kosovėn

  • Koalicioni serb "Kthimi" ende nuk pranon tė pėrfshihet nė procesin e pėrmbushjes sė standardeve

  • Zėvendėskryetari serb i komunės sė Dardanės bėn obstruksione

  • LPD arrestimin e Jonuz Musliut e vlerėson si hap tė ngutshėm dhe tė panevojshėm

  • Deputetėt e Partisė Socialdemokratike thanė se Malit i Zi nuk ėshtė implikuar nė ēėshtjen e Kosovės

  • Prodi thotė se Shqipėria duhet ta ndihmojė vetveten

  • Sharon ka kėrcėnuar Arafatin nė njė seri intervistash nė gazeta

  • Trupat izraelite kanė vrarė njė palestinez 19-vjeēar nė Rafah

  • Zyrtarė tė koalicionit amerikan nė Irak u zotuan ta vėnė drejtėsinė nė vend

  • Tanke dhe trupa izraelite hynė nė kampin e refugjatėve Rafah nė Gaza

  • SHBA kritikojnė republikėn serbe tė Bosnjės

  • Arrestohen 53 tė dyshuar si ekstremistė marksistė nė 5 vende evropiane

  • Flamujt e 7 vendeve anėtare tė reja janė ngritur sot nė selinė e NATO-s

  • Persona tė armatosur kanė vrarė 3 policė irakianė nė Bakuba

  • Policia izrelite ka hyrė furishėm nė xhaminė e shenjtė Al Aksa nė Jerusalem

 
  
Presidenti Rugova priti drejtorėt politikė tė ministrive tė punėve tė jashtme tė Britanisė dhe Gjermanisė
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - Drejtorėt politikė tė ministrive tė punėve tė jashtme tė Britanisė sė Madhe dhe Gjermanisė Xhon Souers dhe Mihael Shefer gjatė vizitės nė Kosovė janė pritur nga Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
 
"Jemi kėtu qė tė pėrkrahim zhvillimin e mėtutjeshėm tė procesit demokratik nė Kosovė pas trazirave tė fundit" - kanė deklaruar Sauers e Shefer.

Ndėrkaq presidenti Rugova ka thėnė me kėtė rast se do tė angazhohen tė gjitha fuqitė, institucionet dhe liderėt politikė qė tė krijohet njė mirėbesim ndėrmjet shumicės shqiptare dhe grupeve etntike nė vend. Drejtorėt politikė tė ministrive tė jashtme tė Britanisė dhe Gjermanisė patėn njė takim edhe me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri.
 
 
Holkeri ende nuk e ka nėnshkruar urdhėrin pėr lejimin e shfrytėzimit tė fondeve nga viti i kaluar
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - Edhepse 31 marsi ishte afati i fundit i paraqitjes sė shpenzimeve publike pėr vitin e kaluar, kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri ende nuk e ka nėnshkruar urdhėrin pėr lejimin e shfrytėzimit tė fondeve nga viti i kaluar.
 
 
Ministrja franceze e Mbrojtjes tha se dėshiron qė nė Kosovė tė kthehet qetėsia
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - Ministrja franceze e Mbrojtjes, Mishel Alio-Mari dje gjatė qėndrimti nė Prishtinė ka pasur njė takim me komandantin suprem tė forcave tė NATO-s, gjeneralin Xhejms Xhons. Ajo pastaj ka vizituar ushtarėt francezė tė KFOR-it nė Mitrovicė dhe ka vlerėsuar punėn e forcave franceze gjatė trazirave tė fundit.

Ministrja franceze ka thėnė se Kosova e ka vendin e vet nė Bashkimin Evropian dhe ajo duhet t'i pėrmbushė kushtet. "Kjo ėshtė dėshira jonė, por edhe e shumicės sė popullit tė Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtare dhe Franca nė veēanti do tė bėjnė ēmos qė kjo tė arrihet", ka thėnė zonja Aliot-Mari.
 
Ajo ka shtuar se dhuna ėshtė e papranueshme pėr bashkėsinė ndėrkombėtre dhe ka nėnvizuar se vendi i saj do tė angazhohet qė tė kthehet qetėsia dhe tė hapet njė perspektivė ekonomike pėr tė ardhmen e tė gjithė qytetarėve, duke shtuar se forcat franceze do tė jenė kėtu aq sa ėshtė e nevojshme.

Ministrja franceze e Mbrojtjes ėshtė takua mbrėmė nė Prishtinė edhe me kryeadministratorin e Kosovės Hari Holkeri. Ky i fundi e ka ēmuar rolin e paqeruajtėsve francezė gjatė trazirave. Ai tha se me Francėn do tė ketė bashkėpunim mė tė ngushtė nė tė ardhmen, pasi qė nga shtatori Franca do tė udhėheqė KFOR-in.

Ministrja franceze ka thėnė se Franca vazhdon tė mbėshtesė kėrkesėn e komandantit tė KFOR-it pėr sjelljen e trupave shtesė nė Kosovė pas trazirave tė 17 e 18 marsit. Mihel Aliot-Mari ėshtė takuar nė mbrėmje edhe me kryeministrin Rexhepi, para se tė largohej nga Kosova.
 
 
Plani i KE pėr decentralizimin e Kosovės parashikon krijimin e nivelit nėnkomunal me rreth 180 njėsi
 
Strasburg, 2 prill 2004 - Duke folur pėr planin e Komisionit tė Kėshillit tė Evropės pėr decentrazilizimin e Kosovės, eksperti i kėtij komisioni Filip Bler thotė se me kėtė projekt synohet tė shihet sesi mund tė zhvillohet procesi i vendosjes pėr t'iu afruar qytetarėve, si mund tė pėrmirėsohen shėrbimet poblike dhe pėrgjithėsisht si mund tė vendoset nė Kosovė njė administratė mė efikase.
 
Sipas tij, bazė e planit ėshtė krijimi i nivelit nėnkomunal, i njė niveli tė ri tė vetėqeverisjes komunale me rreth 180 njėsi, dukshėm mė pak nė rajonet fshatare dhe dukshėm mė shumė nė ato qytetare dhe decentralizimi adekuat nė shtatė qytetet e mėdha tė Kosovės.
 
Bler thotė se komunat nė kėtė mėnyrė mbeten shtyllat mė tė rėndėsishme tė administratės dhe do tė duhej qė nga administrata qendrore nė Kosovė tė marrin kompetenca tė reja. Tėrė sistemi parashikon edhe krijimin e qendrave tė reja administrative, tė cilat nė nivelin nėnkomunal do tė barteshin detyrat e komunave.

Bler mė tutje sqaroi pėr "Dojēe velen" se ideja e komisionit ėshtė qė decentralizimi tė zbatohet nė "bazėn gjeografike-demografike, pra jo nė bazė tė linjave etnike, por nė baza tė bashkėsive tė vjetra lokale.
 
Mirėpo, sipas tij, diku-diku kjo mund tė ēojė qė pakicat nė njėrėn nga ato njėsi tė kenė shumicėn. "Nėse rezultati i kėsaj reforme do tė jetė qė pakicat tė ftitojnė diēka mė tepėr ndikim nė temat e tyre lokale, atėherė na vjen mirė", thotė Bler.

Bler thekson se ekspertėt e Strazburgut janė tė gatshėm tė bisedojnė pėr ndryshimet nė planin e decentralizimit, nėse ėshtė e nevojshme, edhe nė kuptimin etnik, thotė ai.
 
 
"Kjo ėshtė kohė e vėshtirė dhe e rėndėsishme pėr Kosovėn", thanė Souers dhe Shefer sot nė Prishtinė
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - Drejtori politik nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Britanisė, Xhon Souers dhe ai i Gjermanisė, Mihael Shafer dekalruan sot nė Prishtinė se politikanėt e Kosovės duhet tė kontribuojnė nė krijimin e njė shoqėrie tolerante. Ata thanė se Plani pėr standardet duhet tė implementohet nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė hapet ēėshtja e statusit tė Kosovės. Sipas kėtyre diplomatėve, dhuna e para dy javėve qė shpėrtheu nė Kosovė, duhet tė jetė "thirrje pėr zgjim" pėr politikanėt vendorė.

"Kjo ėshtė kohė e vėshtirė dhe e rėndėsishme pėr Kosovėn. Dhuna e fundit ka qenė zhgėnjim", tha drejtori politik nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe Xhon Souers. "Dėshirojmė tė shprehim mbėshtetjen pėr udhėheqėsit kosovarė se ndėrtimi I njė Kosove mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e saj, do tė thotė inkuadrim nė Evrope", tha Souers. Ai shtoi se tani duhet sanuar dėmet e dhunės sė para dy javėve.
 
Sipas tij, "kjo nėnkupton riparimet fizike, por edhe ndėrtimin e unitetit ndėrmjet njerėzve. Sė bashku mund ta zbatoni planin pėr standardet. Kėshtu mund tė ecim pėrpara dhe ta zgjidhim ēėshtjen e statusit nė periudhėn qė kemi pėrpara. Njė shoqėri dhe ekonomi homogjene do tė ndihmojė qė Kosova tė ecė mė shpejt nė rrugėn drejt Evropės", tha Souers.

Diplomati gjerman, Mihael Shafer, vlerėsoi se dhuna e muajit tė shkuar duhet tė jetė njė "thirrje pėr zgjimin" e politikanėve, qofshin ata njerėzit pėrgjegjės nė parlament apo qeveri.

"Tė gjithė ata qė kanė pėrgjegjėsi duhet tė kuptojnė se ėshtė e nevojshme qė tė kontribuojnė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tolerante e tė hapur edhe pėr minoritetet. Ata kanė nevojė pėr siguri. Kjo ėshtė detyrė e rėndėsishme dhe ēelės qė e ēon Kosovėn pėrpara, nė realizimin e qėllimeve qė aspiron.
 
Ne do ta mbėshtesim Kosovėn, por kjo varet, fillimisht, nga fakti se sa tė gatshėm janė politikanėt e Kosovės qė t'i marrin pėrgjegjėsitė", tha z. Shafer. Ai shtoi se Qeveria gjermane ka qenė nė mėnyrė aktive e inkuadruar nė proceset nė Kosove tash e pesė vjet, mirėpo, nė muajin e fundit ka qene e shokuar pėr ngjarjet e dhunshme tė cilat dėshmuan se stabiliteti nė Kosovė nuk ėshtė i qėndrueshem. Kjo situatė ėshtė serioze, mirėpo duhet njė angazhim i tė gjithėve qė situata tė vehet nėn kontroll, tha Shefer.

Souers dhe Shafer ndodhen pėr njė vizitė dyditėshe nė Kosovė me qėllim tė njohjes nga afėr me qėndrimet e udhėheqėsve vendorė e ndėrkombėtarė, pas trazirave tė marsit.

Mbrėmė ata janė takuar edhe me kreun e UNMIK-ut, Hari Holkeri dhe Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova.
 
 
Novicki i shkruan Holkerit
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - "Duke pasur parasysh dhunėn qė ndodhi dy javė mė parė nė Kosovė, unė kam hetuar mundėsitė pėr kompensimin e personave tė cilėt janė lėnduar ose kanė vdekur gjatė demonstratave tė dhunshme", thotė Ombudspersoni i Kosovės Marek Antoni Novicki nė njė letėr drejtuar shefit tė UNMIK-ut Hari Holkeri.

Pas disa hulumtimeve, thotė Novciki, ka gjetur qė neni 180 i Ligjit jugosllav mbi Marrėdhėniet e Detyrimeve (Gazeta Zyrtare e RSFJ-sė, nr.29, 26 maj 1978) pėrfshin detyrimin e shtetit nė rastet ku personat pėsojnė lėndime ose vdesin gjatė akteve terroriste, demonstratave tė dhunshme ose manifestimeve publike.

Novicki thotė se personat tė cilėt kanė tė drejtė pėr kompensim sipas nenit 180 mund ta shfrytėzojnė kėtė tė drejtė, duke pasur parasysh se organet pėrgjegjėse pėr rendin publik janė nėn autoritetin e rezervuar tė UNMIK-ut.

"Meqenėse njė numėr i konsiderueshėm i fatkeqėsive dhe lėndimeve janė shkaktuar gjatė protestave tė fundit tė dhunshme nė tėrė Kosovėn, sipas nenit 180 shumė persona do tė kenė tė drejtė pėr kompensim", thotė Novicki nė letrėn drejtuar Hari Holkerit.
 
 
P. Mur: Shumė nga bashkėsia ndėrkombėtare u pėrpoqėn tė trimėrojnė Beogradin nė ēėshtjet e Kosovės
 
Pragė, 2 prill 2004 - "Dhuna e fundit nė Kosovė dėshmon se ēfarė mund tė ndodhė nė njė rajon ku konservohet status-quoja politike", thotė nė njė koment tė sotėm analisti i radios "Evropa e lirė", Patrik Mur. Ai konstaton se "ēelėsi pėr prosperitet dhe paqe qėndron nė qartėsimin e statusit pėrfundimtar politik tė Kosovės".

Analisti Mur thekson se trazirat nė Kosovė, shumė politikanėve nė Serbi u krijuan mundėsi qė tė angazhohen mė shumė nė retorikėn nacionaliste, sesa tė diskutojnė zgjidhjet pėr problemet shpėrthyese sociale dhe ekonomike nė Serbi.

Sipas tij, shqiptarėt e zemėruar, tė rinj e tė papunė, luajtėn njė rol kyē pėr fillimin dhe pėrhapjen e dhunės, por ai dyshon tė ketė pasur ndonjė orientim ose organizim qendror dhe mė shumė ka tė bėjė me intensitetin e frustrimeve tė rritura, sesa me ndonjė konspiracion tė madh dhe tė rrezikshėm.

Duke paraqitur argumentet pėr gabimet e bashkėsisė ndėrkombėtare pas vitit 1999, analisti i radios "Evropa e lirė" thotė se gabimi i parė ishte futja e Kosovės nėn njė protektorat tė pafund ndėrkombėtar mė 1999, nė vend se tė shkohej paluhatshėm nė drejtim tė zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit.
 
"Dėshtimi i zgjidhjes sė statusit ka stėrzgjatur dhe intensifikuar pasigurinė dhe paqėndrueshmėrinė qė shpėrtheu mė 17 dhe 18 mars B dhe kjo mund tė ndodh sėrish nė ēdo kohė, pėrderisa ēėshtja e statusit nuk do tė jetė zgjidhur", tha ai.

Gabimi i dytė nga qershori i vitit 1999, sipas analistit Mur, ėshtė dėshtimi pėr t'ia bėrė krejt tė qartė Beogradit se kishte humbur luftėn dhe kishte humbur Kosovėn.

Duke iu referuar ish-sekretares amerikane tė Shtetit, Medlin Ollbrajt, e cila thotė qė Kosova tė mbetet pjesė e Jugosllavisė, ėshtė futur nė rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, pėr t'i mundėsuar Beogradit qė tė mos i shkojė fytyra dhe pėr tė kėnaqur miqtė e tij nė Moskė dhe nė Paris, Mur konstaton se kjo nuk ishte bėrė me qėllim qė tė ishte njė pėrkushtim i obligueshėm ligjor, sė paku jo nga Uashingtoni.

Fatkeqėsisht, thotė Mur, qeveritė e ndryshme serbe u kapėn pėr kėtė nen pėr tė kėrkuar rol tė vazhdueshėm nė Kosovė dhe duke i dhėnė shpresa tė rreme pakicės serbe nė Kosovė se e ardhmja e tyre do tė pėrcaktohej nė Beograd, e jo nė Prishtinė.

Mė tutje nė analizėn e tij Patrik Mur thotė se shumė nga bashkėsia ndėrkombėtare u pėrpoqėn tė trimėrojnė Beogradin qė tė luajė rol nė ēėshtjet e Kosovės.

"Kjo pėrfshirje e vazhdueshme e Beogradit, bashkė me praninė e vazhdueshme tė administratės sė padėshirueshme tė UNMIK-ut, i bėri shumė shqiptarė tė Kosovės qė tė dyshojnė se bashkėsia ndėrkombėtare, e posaēėrisht Bashkimi Evropian, planifikon t'ua mohojė pavarėsinė dhe eventualisht t'i detyrojė tė kthehen sėrish nė njė shtet tė pėrbashkėt me Serbinė, gjė tė cilėn tė gjitha partitė shqiptare e mohojnė kategorikisht", nėnvizon analisti Mur, duke shtuar se kjo pikėpamje ishte pjesė e kaosit qė shpėrtheu mė 17 mars.

"Reagimi fillestar i shumicės sė bashkėsisė ndėrkombėtare potencialisht i keqėsonte gjėrat, duke sugjeruar qė shqiptarėt duhet tė dėnohen me vonesė tė mėtejshme tė statusit, madje edhe pėr kohė mė tė gjatė. Ata qė mbrojtėn kėtė pikėpamje thoshin se dhuna nuk duhet tė shpėrblehet dhe se Kosova ėshtė larg nga 'standardet' ideale tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilat e kanė vėshtirė t'i pėrmbushin edhe shumė vende tė Bashkimit Evropian", thotė ai, duke cituar vėzhgues tė tjerė qė thanė se "trazirat ishin njė alarm pėr t'u pėrballur me ēėshtjen e statusit, pėrpara se Kosova tė shpėrthejė sėrish".

Mė tutje analisti Mur konstaton se "shqiptarėt u besojnė amerikanėve, po aq sa nuk i besojnė BE-sė", duke shtuar qė "disa nė Uashington duhet tė fillojnė tė mendojnė se pėrse evropianėt janė kaq tė padurueshėm pėr t'i larguar amerikanėt nga Ballkani". Pėr disa vėzhgues, thotė Mur, duket se mėsimi nga trazirat e 17 dhe 18 marsit ėshtė se problemi duhet tė zgjidhet pėrpara se tė jetė vonė.
 
Ata arsyetojnė se shtyrja e mėtejshme e bisedimeve me bisedime dhe kapja pas standardeve shkakton, jo vetėm mė shumė trazira nė Kosovė, por edhe nxitje nacionaliste nė Serbi dhe njė destabilizim tė mundshėm, sė paku tė Bosnjės dhe Maqedonisė.

"Nė ēdo zhvillim, deri sa ēėshtja e statusit tė jetė zgjidhur, duket se nuk do tė ketė investime tė rėndėsishme nė Kosovė, qė do tė thotė se nuk do tė ketė vende pune pėr tė rinjtė dhe tė papunėt e Kosovės", thekson nė analizėn e tij, Patrik Mur.
 
 
Me njė deklaratė tė miratuar sot, Kuvendi i Prishtinės dėnon vrasjet dhe dhunėn e shprehur mė 17 e 18 mars
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - Kuvendi komunal i Prishtinės diskutoi sot rreth trazirave tė 17 e 18 marsit dhe miratoi njė deklaratė lidhur me masat pėr sanimin e gjendjes dhe renovimin e dėmeve materiale tė shkaktuara gjatė kėtyre trazirave.

Grupet parlamentare hartuan deklaratėn e pėrbashkėt nė tė cilėn thuhet:

"Shprehim shqetėsimin tonė pėr numrin e madh tė viktimave dhe tė gjithė familjarėve qė i humbėn mė tė dashurit tė tyre iu shprehim ngushėllimet mė tė thella; e drejta pėr protesta ėshtė njė e drejtė demokratike, por fuqimisht denojmė vrasjet, dhunėn, djegjet e shtėpive dhe institucioneve tė kulteve fetare, sulmeve ndaj pjesėtarėve tė KFOR-it, SHPK-sė dhe policisė sė UNMIKUt, sepse kjo nuk ėshėt nė traditėn e shqiptarėve;
 
Pėrkrahim institucionet tona qėndrore, organet tjera tė sigurisė nė satbilizmin e gjendejs sė tėrėsishme dhe angazhomi pėr bartjen e komptenecave tek vendoret; pėrkrahim vendimin e Qeverisė sė Kosovės pėr ndarejn e mjeteve pėr sanimin e dėmeve materiale ;

Shprehim gatishmėrinė tonė qė tė marrim pjesė nė propcesin e sanimit tė gjendjes sė krijuar me tėrė potencialin tone; apelojmė tek organet e sigurisė, KFOR-i, SHPK-ja dhe policia e UNMIK-ut, qė nė asnjė rast tė mos lejojnė bllokimin, nga serbėt, tė rrugėve magjistrale, Prishtinė-Shkup dhe Prishtinė- Gjilan, si njė burim pėr regjenerimin dhe tensionimin e situates; jemi angazhuar dhe angazhohemi vazhdimisht qė komunitetet tjera, nė veēanti serbėt, tė integrohen nė jetėn institucionale dhe shoqėrore tė komunės sonė; KK i Prishtinės konsideron se ngjarjet e 17 e 18 marsit, asesi nuk mund ta zbehin progresin dhe tė arriturat nė komunėn tonė, por edhe nė Kosovė nė tėrėsi kėto vitet e pasluftės;

Disa veprime tė dhunshme tė 17 e 18 marsit nuk mund ta zbehin mbėshtetjen dhe falenderimin tonė tė vazhdueshėm pėr trupat e NATO-s dhe KFOR-it dhe ne do tė vazhdojmė edhe me tutje bashkėpunimin me kėto trupa; do tė angazhohemi dhe tė veprojmė me tėrė potencialin qė disponojmė pėr njė jetė tė lirė, tė barabartė dhe tė qetė pėr tė gjithė qytetarėt e kryeqytetit tė Kosovės, - thuhet nė deklaratėn e miratuar sot nga KK i Prishtinės.

Nė mbledhjen e sotme tė asamblesė komunale tė Prishtinės u bėnė edhe ndryshime e plotėsime nė disa rregullore tė Kuvendit Komunal. Poashtu nė kėtė mbledhje u miratua edhe propozim-vendimi pėr binjakėzimin e Prishtinės dhe Ankarasė.
 
 
U lirua nga arresti Junuz Musliu
 
Gjilan, 2 prill 2004 - Sot nga arresti ėshtė liruar Junuz Musliu, kryetar i Partisė sė Lėvizjes sė Progresit Demokratik, me seli nė Bujanoc, i cili mė 30 mars ishte arrestuar nė Gjilan nga forcat e KFOR-it amerikan.
 
Pas lirimit Musliu deklaroi se pjesėtarėt e KFOR-it janė interesuar nėse ai ėshtė i kyēur nė ndonjė organizatė ilegale, pastaj rreth protestave nė Kosovė mė 17 e 18 mars dhe rreth zhvillimeve nė luginėn e Preshevės.
 
Poashtu Musliu tha se ai ėshtė viktimė e takimit nė Merdar mes komandantit tė KFOR-it Holger Kamerhof dhe pėrfaqėsuesve politikė e ushtarakė tė Beogradit, si dhe njė deklaratė e mėhershme e tij qė lugina e Preshevės duhet t'i bashkohet Kosovės.
 
 
Njė delegacion i Kuvendit tė Kosovės i kryesuar nga kryeparlamentari Daci ka udhėtuar pėr nė Budapest
 
Budapest, 2 prill 2004 - Njė delegacion i Kuvendit tė Kosovės i kryesuar nga kryeparlamentari Nexhat Daci nė pėrbėrjen e tė cilit marrin pjesė nga tre deputetė tė forcave kryesore politike tė Kosovės ka udhėtuar dje pėr nė Budapest tė Hungarisė pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn rajonale tė parlamentit tė Evropės Juglindore.
 
Konferenca do tė zgjasė deri mė 4 prill, ndėrkaq temė debati do tė jetė legjislatura dhe qytetarėt.
 
 
Goldston: Njerėzit duan tė dinė statusin final, ngase popullsia shqiptare e Kosovės ka qenė viktimė e pastrimit etnik
 
Pragė, 2 prill 2004 - Riēard Goldston, kryetar i Komisionit tė Pavarur Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, tha se me vite tė tėra ka bėrė thirrje pėr njė vendim pėrfundimtar lidhur me statusin e Kosovės. "T'ua lėsh atė viteve, ėshtė njė recetė pėr dhunė tė mėtejshme dhe pėr fat tė keq rekomandimet qė ne bėmė nuk u morėn seriozisht. Dhe dhuna qė tani ka shpėrthyer ishte e parashikueshme, duke pasur parasysh atė qė kemi thėnė", tha Goldston.

Njerėzit, tha ai, duan tė dinė statusin final, ngase popullsia shqiptare e Kosovės ka qenė viktimė e pastrimit etnik.
 
"Aksionet e NATO-s i ndihmuan tė ktheheshin. Ata pėr fat tė keq u hakmorėn dhe u kthyen nė farat e njė dhunė tė mėtejshme", tha Goldston, duke shtuar se nuk mendon qė faktori dhunė mund tė hiqet nga Kosova pa ndonjė status final tė arsyeshėm, i cili do ishte i pranueshėm pėr tė gjithė nė rajon.

"Statusi final pėr mua ėshtė pavarėsia pėr Kosovėn, por, siē thuhet nė raportin e komisionit pėr Kosovėn, komuniteti ndėrkombėtar duhet tė sigurohet qė njė Kosovė e pavarur do tė respektonte tė drejtat themelore dhe liritė e njeriut tė tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė Kosovė", tha Goldston pėr radion "Evropa e lirė".

Duke komentuar disa pohime pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės, Goldston tha se nuk pajtohet me kėto qėndrime.

"Pozita e Kosovės ėshtė krejt e ndryshme nga pjesėt e tjera. Ajo qė i ndodhi popullatės shqiptare tė Kosovės ėshtė diēka qė e bėn Kosovėn tė ndryshme. Por, nė fund duhet tė pėrballemi me secilin problem mė vete dhe jo tė kihet frikė nga njė efekt domino, qė mund ose s'mund tė ndodhė", tha ai, duke kundėrshtuar kategorikisht ēdo ide tė tė ndarjes brenda pėrbrenda Kosovės.

Ndėrkaq, duke folur pėr zhvillimet e ardhshme nė Kosovė dhe tė ardhmen e saj, Goldston tha se do ishte optimist nėse komuniteti ndėrkombėtar nė tė ardhmen e afėrt jetėson njė vendim pėrfundimtar pėr tė ardhmen e Kosovės, por nuk ėshtė shumė optimist qė kjo mund tė ndodhė.
 
"Mė duket se liderėt politikė tė pėrfshirė thjesht janė duke e injoruar problemin dhe nėse nuk do ketė njė ndryshim themelor nė kėtė qėndrim do tė vazhdojmė tė kemi kėto probleme", tha Riēard Goldston, kryetar i Komisionit tė Pavarur Ndėrkombėtar pėr Kosovėn.
 
 
Karl Bild thotė se dhuna nė Kosovė e ktheu axhendėn prapa - nga statusi tek standardet
 
Londėr, 2 prill 2004 - Ish-kryeministri i Suedisė dhe ish-i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr Ballkanin, Karl Bild, thotė se pas zhvillimit tė ngjarjeve tė fundit nė Kosovė u mbetet kosovarėve tė dėshmojnė se janė tė gatshėm pėr tė diskutuar pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Bild ka shprehur bindjen se nėse nuk pėrmbushen standardet e caktuara, Kosova asnjėherė nuk do tė marrė pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur statusin e saj.

"Ka njė numėr problemesh nė Kosovė dhe nuk mendoj se duhet fajėsuar misioni i OKB-sė, i cili ka bėrė njė punė tė madhe me pėrpjekjen e tij pėr tė siguruar para pėr Kosovėn, me pėrpjekjet pėr tė krijuar njė kornizė kushtetuese dhe tė vendosė njė dialog politik qė ishte shumė vėshtirė", tha Bild nė njė intervistė pėr BBC-nė.

Mė tutje Bild tha se asnjėherė nuk ka qenė ithtar i standardeve para statusit, por ėshtė angazhuar tė trajtohet problemi i statusit. Mirėpo, Bild tani mendon se nuk ėshtė koha pėr ēėshtjen e statusit. "Tani ka ardhur koha qė Kosova tė dėshmojė se mund t'i pėrmbushė standardet", duke pranuar se ai ka ndryshuar qėndrimin. "Mė parė isha pėr statusin, por tani qėndrimi im ėshtė standardet, standardet dhe standardet", thotė ai.

I pyetur nėse pas ngjarjeve tė fundit Kosova ėshtė mė afėr pavarėsisė apo ndarjes, Bild mendon se Kosova "ėshtė mė larg nga pavarėsia se sa ishte disa javė mė parė", duke shtuar se tani nuk ėshtė koha pėr diskutime pėr statusin. "Mendoj se dhuna qė pamė nė fakt e ktheu axhendėn prapa - nga statusi tek standardet", nėnvizoi Bild.
 
Nė pyetjen tjetėr nėse SHBA-ja duhet tė jetė mė e pėrfshirė nė problemin e Kosovės apo kjo duhet t'u lihet evropianėve, Bild tha se "kjo ėshtė punė mė shumė pėr BE-nė se sa pėr SHBA-nė", sepse sipas tij, Kosova nuk do tė bėhet pjesė e SHBA-sė, edhe pse mund ta dėshironte kėtė, theksoi Bild pėr BBC-nė.
 
 
Parlamenti Evropian kėrkon fillimin e diskutimit pėr statusin e Kosovės
 
Bruksel, 2 prill 2004 - Parlamenti Evropian ka kėrkuar nga Bashkimi Evropian qė tė fillojė shqyrtimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe tė vendosen afate konkrete kohore pėr kėtė proces. Kėshtu thuhet nė Rezolutėn e miratuar dje nga Parlamenti Evropina. Nė kėtė Rezolutė gjithashtu dėnohet dhuna e fundit nė Kosovė, por kėrkon nga Kėshilli i BE-sė qė nė hollėsi tė shqyrtojė edhe ēėshtjen e statusit final tė Kosovės dhe tė dalė me njė plan tė qartė kohor pėr finalizimin e kėtij statusi.

Parlamentarėt kėrkojnė qė mekanizmat pėrcjellės tė procesit tė stabilizim-asociimit qė BE-ja i aplikon nė Kosovė tė vazhdohet, por tė kushtėzohet me bashkėpunimin e domosdoshėm nga ana e institucioneve tė Kosovės.
 
Eurodeputetėt kanė porositur edhe serbėt e Kosovės qė po ashtu tė pėrmbahen nga dhuna dhe tė ndėrpresin praktikėn e kėrkimit tė ndihmės nga Serbia e Mali i Zi. Nga Beogradi kėrkohet edhe qė tė shpėrbėjė strukturat paralele tė cilat i mbėshtet nė Kosovė, ndėrkaq kėrkohet krijimi i kushteve pėr kthimin e sigurt tė serbėve, qė e braktisėn Kosovėn gjatė dhunės sė ditėve tė fundit.
 
Deputetėt kėrkojnė edhe vazhdimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė pėr tė cilin shprehen se nu ka rrjedhur si duhet, ndėrkaq kėrkojnė qė edhe kosovarėt tė gjykohen nė bazė tė veprimeve tė tyre me sanksione apo edhe me shpėrblime. Para se tė miratohej kjo Rezolutė nė seancėn e djeshme plenare tė PE ėshtė zhvilluar edhe njė debat pėr Kosovėn.

Deputetja demokristiane gjermane Doris Pak ka thėnė se pakica serbe nė Kosovė nuk ėshtė mbrojtur siē duhet dhe ata shqiptarė qė kanė planifikuar dhe kryer akte tė dhunės janė kriminelė tė cilėt nuk duan qė Kosova tė integrohet nė Bashkimin Evropian.
 
 
Nė takimin e sotėm ministrave tė jashtėm tė NATO-s do tė diskutohet edhe pėr Kosovėn
 
Bruksel, 2 prill 2004 - Pėr Kosovėn sot nė Bruksel do tė diskutohet edhe nė takimin e ministrave tė jashtėm tė NATO-s. Ky takim do tė zhvillohet menjėherė pas tė ashtuquajturės ceremoni tė ngritjes sė flamujve tė shtatė shteteve tė reja tė pranuara nė NATO.

Kosova krahas Irakut, Afganistanit dhe luftės kundėr terrorizmit do tė jetė njėra ndėr temat kryesore tė diskutimeve qė sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell do t'i ketė me kolegėt e tij nga 26 vendet e NATO-s dhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, Jap De Hop Skefer.
 
 
Koalicioni serb "Kthimi" ende nuk pranon tė pėrfshihet nė procesin e pėrmbushjes sė standardeve
 
Prishtinė, 2 prill 2004 - Koalicioni serb "Kthimi" vazhdon tė refuzojė tė pėrfshihet nė procesin e pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn. Shefi i grupit parlamentar tė kėtij koalicioni Dragisha Kėrstoviq ka thėnė se pėr pėrfshirjen e serbėve nė procesin e zbatimit tė standardeve ato duhet tė ndryshojnė duke i marrė parasysh vėrejtjet dhe sugjerimet e kėtij koalicioni.
 
Ai pohon se koalicioni "Kthimi" nuk do tė kthehet as nė Kuvendin e Kosovės pėrderisa gjėrat atje, sipas tij, nuk do tė ndryshojnė nė drejtim tė njė politike qė do tė ishte mė e pranueshme pėr komunitetin serb.
 
 
Zėvendėskryetari serb i komunės sė Dardanės bėn obstruksione
 
Dardanė, 2 prill 2004 2004 - Nė njė mbledhje tė Bordit tė Drejtorėve tė komunės sė Dardanės, ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e KFOR-it amerikan, u diskutuan pėr disa ēėshtje, si dhe rreth mosardhjes nė punė tė disa punėtorėve serbė.

Kryetari i KK Shaip Surdulli, foli pėr disa sjellje tė papranueshme tė zėvendėskryetarit serb Ivan Stanojkoviq. Megjithatė, drejtorėve ai u sugjeroi qė punėtorėt serbė tė mirėpriten nė punė prej tė gjthėve.

Sipas informatave tė drejtorėve, pjesa mė e madhe e punėtorėve serbė tashmė janė duke ardhur nė punė, por tė cilėt kanė njoftuar pėr trysnitė dhe kėrcėnimet qė po u bėhen atyre prej liderėve serbė, nė veēanti prej zėvendėskryetarit Stanojkoviq.

Lidhur me personin nė fjalė, drejtorėt theksuan se Ivan Stanojkoviq kryen dy funksione dualiste. Derisa nė pushtetin legjitim komunal ėshtė zėvendėskryetar shtesė, nė anėn tjetėr ėshtė lider i komunave paralele tė Anamoravės.

Nė fund Bordi i Drejtorėve i bėri apel tė gjithė punėtorėve serbė, qė tė lajmėrohen nė vendet e punės mė sė largu deri tė hėnėn e ardhshme, nė mėnyrė qė tė mos detyrohet administrate komunale t'i marrė masat disiplinore tė parapara me ligj.

Nė mėnyrė tė veēantė apeli iu drejtua liderėve serbė, veēmas tė Ivan Stanojkoviqit qė tė bashkėpunojė dhe tė ketė sjellje konstruktive me pėrfaqėsuesit e institucineve komunale.

Nė fund Bordi i Drejtorėve, pėrsėriti kėrkesėn pėr KFOR-in amerikan pėr pezullimin apo tė paktėn shkurtimin e orės policore.
 
 
LPD arrestimin e Jonuz Musliut e vlerėson si hap tė ngutshėm dhe tė panevojshėm
 
Bujanoc, 2 prill 2004 - Kryesia e Lėvizjes sė Progresit Demokratik, me seli nė Bujanoc, arrestimin e kryetarit tė saj, Jonuz Musliu, nga pjesėtarėt e KFOR-it amerikan nė Gjilan, "e vlerėson si hap tė ngutshėm dhe tė panevojshėm".

"Aq mė tepėr kur dihet qėndrimi i zotit Musliu rreth trazirave tė fundit nė Kosovė e sidomos roli konstruktiv i tij gjatė kėsaj kohe nė Luginėn e Preshevės pėr shmangien e ngritjes sė tensioneve tė mundshme nė kėtė rajon", thuhet nė njė reagim tė kėsaj partie.

"Ne kėrkojmė lirimin e menjėhershėm tė Jonuz Musliut, ngase LPD ka koncept tė qartė pėr zgjidhjen e problemeve tė hapura nė Luginėn e Preshevės. Nė kėto momente tė vlimeve politike, burgosja e Jonuz Musliut i dėmton proceset demokratike shumė tė nevojshme pėr ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė kėto hapėsira", thuhet nė fund tė reagimit tė Kryesisė sė LPD-sė.
 
 
Deputetėt e Partisė Socialdemokratike thanė se Malit i Zi nuk ėshtė implikuar nė ēėshtjen e Kosovės
 
Podgoricė, 2 prill 2004 - Deputetėt e Partisė Socialdemokratike thanė se Malit i Zi nuk ėshtė implikuar nė ēėshtjen e Kosovės dhe se nuk do tė pranojė qė nė Kuvendin e bashkėsisė shtetėrore serbo-malazeze tė shqyrtojnė Rezolutėn, tė cilėn e ka miratuar kohė mė parė Parlamenti serb.
 
Deputetėt e Partisė Socialdemokratike tė Malit tė Zi as nė shtator tė vitit tė kaluar nuk kanė marrė pjesė nė seancėn e Parlamentit tė Serbisė dhe Malit tė Zi pėr tė miratuar Rezolutėn mbi Kosovėn, deklaroi lideri i socialdemokratėve malazias Ranko Krivokapiq.
 
 
Prodi thotė se Shqipėria duhet ta ndihmojė vetveten
 
Bruksel, 2 prill 2004 - Komisioni Evropian i ka bėrė njė thirrje tė fuqishme Shqipėrisė qė tė shpejtojė me zbatimin e reformave drejt integrimit nė Bashkimin Evropian.

Prodi tha pėr BBC-nė se rruga e Shqipėrisė drejt integrimit nė BE ėshtė e gjatė.

"Tensioni dhe mungesa e stabilitetit tė sistemit vazhdojnė tė jenė brengosėse. Prandaj ne i bėjmė thirrje, vėrtetė i bėjmė thirrje Shqipėrisė qė tė vrapojė mė shpejt", tha Prodi, duke shtuar se "vendi ka nevojė pėr reforma dhe zgjidhje demokratike tė problemeve".
 
 
Sharon ka kėrcėnuar Arafatin nė njė seri intervistash nė gazeta
 
Jerusalem, 2 prill 2004 - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ka kėrcėnuar Jaser Arafatin nė njė seri intervistash nė gazeta, duke thėnė se presidenti palestinez, tė cilin Izraeli ėshtė zotuar ta menjanojė "s'ka sigurim", njofton Rojter.
 
Lideri palestinez Arafat dhe lideri i guerilės libaneze Hizbullah, Sheiku Hasan Nasrallah, mund tė jenė nė shenjestėr tė atentateve, i ka thėnė mė tej Sharon tė pėrditshmes Mariv, qė botohet sot (e premte). "Ēdokush tashmė e di se Arafat ėshtė njė pengesė pėr ēfarėdo progresi (drejt paqes)" , ka shtuar Sharon nė intervistėn dhėnė kėsaj gazete.
 
 
Trupat izraelite kanė vrarė njė palestinez 19-vjeēar nė Rafah
 
Ramallah, 2 prill 2004 - Zyrtarėt palestinezė kanė thėnė se njė burrė 19-vjeēar ėshtė vrarė pasi tanket izraelite kanė hyrė nė kampin e refugatėve Rafah, BBCnews. Dėshmitarėt kanė thėnė se izrelitėt ka shfrytėzuar kulmet e tri ndėrtesave pėr pozicione tė shtėnies me armė zjarri.
 
Njoftohet pėr shkėmbim tė ashpėr zjarri ndėrmjet ushtarėve izraelitė dhe palestinezėve tė armatosur. Burimet spitalore palestineze kanė thėnė se i vrari ėshtė Mohamed Abed. Nuk dihet nėse ai ka qenė civil apo militant.
 
 
Zyrtarė tė koalicionit amerikan nė Irak u zotuan ta vėnė drejtėsinė nė vend
 
Bagdad, 2 prill 2004 - Zyrtarė tė koalicionit amerikan nė Irak u zotuan t'i nxjerrin para drejtėsisė personat qė vranė 4 kontraktues civilė amerikanė nė Falluxha dhe dhunuan kufomat e tyre.

Administratori amerikan, Pol Bremer, e cilėsoi dje sulmin e sė mėrkurės tė papranueshme dhe makabėr. Ai shtoi se akte tė tilla nuk do tė ndėrrojnė kursin e misionit amerikan pėr njė Irak tė qėndrueshėm dhe demokratik.

Zėvėndėskomandanti i operacioneve tė koalicionit, gjenerali Mark Kimmitt, tha se pėrgjigja amerikane do tė jetė e matur, e saktė dhe dėrmuese. Ai tha se forcat amerikane do tė rivendosin kontrollin nė Falluxha kur ta shikojnė njė gjė tė tillė tė pėrshtatshme.
 
 
Tanke dhe trupa izraelite hynė nė kampin e refugjatėve Rafah nė Gaza
 
Gaza, 2 prill 2004 - Zyrtarė tė sigurimit paleastinez thanė se tanket dhe trupat izraelite hynė nė kampin e refugjatėve Rafah nė Gaza.

Ata thanė se ky inkursion shkaktoi shkėmbime zjarri midis trupave dhe ekstremistėve palestinezė. Vetėm pak hollėsi tė tjera ishin tė dsponueshme, ndėrkohė qė ushtria izraelite nuk ka komentuar lidhur me njoftimet.

Ndėrkohė, kryeministri izraelit Ariel Sharon mbrojti planin e tij pėr tėrheqje tė njėanėshme nga Rripi i Gazės, duke thėnė se qėndrimi pa lėvizur nė situatėn e krijuar do tė pėrbėnte rrezik politik pėr Izraelin.
 
 
SHBA kritikojnė republikėn serbe tė Bosnjės
 
Uashington, 2 prill 2004 - Shtetet e Bashkuara kritikuan dje republikėn sėrbe tė Bosnjes qė dėshtoi tė pėrmbushte detyrimet e saj pėr tė ndihmuar nė arrestimin e personave tė dyshuar pėr krime lufte nė ish Jugosllavi.
 
Kritika pasoi njė operacion tė dėshtuar nga forcat e NATO-s pėr kapjen dhe arrestimin e ish-udhėheqėsit politik tė serbėve tė Bosnjes, tė akuzuar pėr krime lufte, Radovan Karaxhiē, gjatė tė cilit u plagosėn dy civilė.

Operacioni gjatė natės prej trupave tė Forcės Stabilizuese tė udhėhequr nga NATO-ja nė Bosnje, S-FOR, ishte i treti i kėtij lloji nė muajt e fundit, i cili kishte pėr qėllim kapjen dhe arrestimin e Radovan Karaxhiqit, i cili ėshtė akuzuar pėr gjenocid dhe krime kundėr njerėzimit.
 
 
Arrestohen 53 tė dyshuar si ekstremistė marksistė nė 5 vende evropiane
 
Stamboll/Romė, 2 prill 2004 - Policia nė 5 vende evropiane tha se ka arrestuar tė paktėn 53 persona tė dyshuar si anėtarė tė njė grupi ekstremist marksist turk. Zyrtarėt nė Itali dhe Turqi thanė se tė enjten paradite u bėnė disa operacione tė bashkerenduara nė Itali, Turqi, Gjermani, Belgjikė dhe Hollandė.

Autoritetet thanė se tė arrestuarit janė anėtarė tė grupit radikal turk tė njohur si Fronti Ushtarak pėr Ēlirimin e Popullit Revolucionar. Po tė enjten autoritetet nė greqi arrestuan njė shtetas gjerman i akuzuar pėr lidhje me tė njejtin grup.

Ky grup ėshtė pėrgjegjės pėr njė seri sulmesh nė Turqi, duke pėrfshirė edhe njė shpėrthim vetvrasės nė vitin 2001 nė Stamboll. Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e klasifikojnė grupin nė fjalė si organizatė terroriste.
 
 
Flamujt e 7 vendeve anėtare tė reja janė ngritur sot nė selinė e NATO-s
 
Bruksel, 2 prill 2004 - Flamujt e shtatė vendeve tė Evropės Lindore, anėtare tė reja, janė ngritur sot (e premte) nė selinė e NATO-s nė njė kohė qė ministrat e jashtėm po pėrgatiten tė diskutojnė listėn e vendeve konfliktuoze gjithnjė nė rritje, ku aleanca ėshtė e involvuar, njofton Rojter.
 
Flamujt e ish-vendeve komuniste, Bullgarisė, Estonisė, Latvisė, Lituanisė, Rumanisė, Sllovakisė dhe Sllovenisė, janė ngritur nė oborrin e kompleksit tė ndėrtesave tė NATO-s nė periferi tė Brukselit katėr ditė pasi ato i janė bashkuar NATO-s, duke ngritur kėshtu anėtarėsinė e saj nė 26 aleate.
 
 
Persona tė armatosur kanė vrarė 3 policė irakianė nė Bakuba
 
Bakuba, Irak, 2 prill 2004 - Persona tė armatosur kanė vrarė tre policė irakianė nė qytetin Bakuba, nė veri tė Irakut, njofton BBCWorld. Sulmuesit kanė hapur zjarr nė dy automjete policore, qė po ruanin nė njė udhėkryq dhe kanė hedhur njė granatė mbi to.
 
Sulmi ka ndodhur mbrėmė vonė, pasi amerikanėt janė zotuar se do t'i sjellin para drejtėsisė vrasėsit e kontraktuesve amerikanė, trupat e tė cilėve janė masakruar nga turma.
 
 
Policia izrelite ka hyrė furishėm nė xhaminė e shenjtė Al Aksa nė Jerusalem
 
Jerusalem, 2 prill 2004 - Policia izrelite ka sulmuar sot (e premte) dhe ka depėrtuar furishėm nė xhaminė e shenjtė Al Aksa nė Jerusalem, ku janė barrikaduar mijėra besimtarė pas faljes sė xhumasė nė xhami, njofton AP. Policia ka shkrepur plumba plastikė, granata trullosėse dhe gaz lotsjellės nė pėrpjekje pėr tė shpėrndarė qindra militantė gurhedhės palestinezė.
 
Tė pakten gjashtė persona janė lėnduar. Policia izraelite ka hyrė nė kompleksin e Xhamisė Al Aksa, pasi besimtarėt muslimanė janė larguar qė andej, ka thėnė zėdhėnėsi i policisė.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>