|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Bildt - po, standardet para statusit

 
 

 
2 prill 2004 / TN
 
BBC,  1 prill 2004
 
Ish-kryeministri i Suedisė dhe ish- i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr Ballkanin, Carl Bildt, thotė se pas zhvillimit tė ngjarjeve tė fundit nė Kosovė u mbetet kosovarėve tė dėshmojnė se janė tė gatshėm pėr tė diskutuar pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
I intervistuar nga Arbėr Vllahiu, zoti Bildt shprehu bindjen se nėse nuk pėrmbushen standardet e caktuara, Kosova asnjėherė nuk do tė marrė pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur statusin e saj.
 
BBC: Zoti Bildt, shumėkush deri tani ka dėnuar dhunėn e para dy javėve nė Kosovė, por askush deri sot nuk dha ndonjė sqarim pse kjo dhunė pikėrisht nė kėtė moment. Ku i shikoni ju rrėnjėt e kėsaj dhune?
  
Bildt: Si zakonisht, ka disa grupe tė veēanta. Ka patur elemente tė spontanitetit qė u krijuan pas versionit tė dhėnė nė media pėr mbytjen e tre fėmijėve shqiptarė dhe, kjo ishte njė tragjedi. Pastaj, mė herėt, klima nuk ishte shumė e mirė nė veēanti pas bllokadės sė rrugės Prishtinė-Shkup. Por, pa dyshim krejt kjo u mor nė duart e grupeve ekstreme qė kanė njė axhendė shumė tė skajshme dhe qė provuan ta shtyjnė kėtė pėrpara kundėr KFOR-it, UNMIK-ut dhe pakicave. Kėto janė disa arsye.
  
BBC: Por, zoti Bildt ka zėra qė thonė se problemi qėndron edhe tek UNMIK-u, i cili, siē thuhet, nuk ishte shumė i efekshtėm nė dy-tre vjetėt e fundit?
 
Bildt: Jo nuk ėshtė kėshtu. Ka njė numėr problemesh nė Kosovė dhe nuk mendoj se duhet fajėsuar misioni i OKB-sė, i cili ka bėrė njė punė tė madhe me pėrpjekjen e tij pėr tė siguruar para pėr Kosovėn, me pėrpjekjet pėr tė krijuar njė kornizė kushtetuese dhe tė vendos njė dialog politik qė ishte shumė vėshtirė. Dhe, natyrisht paqartėsia rreth statusit ka qenė problem shumė i mprehtė gjatė gjithė kohės. Por, kjo nuk ėshtė diēka e re.
 
BBC: Tė kalojmė tek ēėshtja e statusit. Ka zėra qė thonė se Kosova do tė duhej tė dukej si Bosnja. Njėherė statusi dhe pastaj standardet. Por ju keni mbrojtur njė qėndrim tjetėr - keni mbėshtetur standardet dhe pastaj statusin. Pse?
  
Bildt: Unė asnjėherė nuk kam qenė ithtar i standardeve para statusit. Unė kam argumentuar se ne duhet tė rrokim problemin e statusit. Unė e bėra kėtė gjatė luftės dhe menjėherė pas luftės. Dhe, kur isha nė funksione tė OKB-sė provova tė organizoj njė dialog rreth kėsaj ēėshtjeje, por askush nuk ishte i interesuar pėr kėtė. Nė atė kohė kishte shumė punė tė tjera me tė cilat ishin tė preokupuar. Tani kur gjėrat janė aty ku janė, unė mendoj se nuk ėshtė koha pėr ēėshtjen e statusit. Tani ka ardhur koha qė Kosova tė dėshmojė se mund t'i pėrmbush standardet. Tani unė pranoj se kam ndryshuar qėndrimin. Mė parė isha pėr statusin, por tani qėndrimi im ėshtė standardet, standardet dhe standardet. Sepse, nėse standardet nuk pėrmbushen, dhe kėtu nuk flas pėr hollėsitė sikur po ndėrtojmė njė lloj parajse, por pėr standardet themelore tė njė shoqėrie shumėkombėshe, atėherė Kosova kurrė nuk do tė marr pėrkrahjen e OKB-sė, tė BE-sė ose tė ndonjė pjese tjetėr tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe kjo do tė ishte tragjedi.
 
BBC: Ju po flisni pėr shkopin dhe karrotėn. Por, sa e dimė, pėr Ballkanin ka mė shumė shkopinjė se sa karrota!
 
Bildt: Jo, karrotat janė atje. Dhe nė kuptimin se kjo ka tė bėjė me atė qė njerėzit e mirė tė krijojnė njė shoqėri tė shėndoshė. Nė bazė tė pėrvojės sime nė Bosnjė dhe angazhimeve nė Maqedoni dhe Kosovė, shumica e njerėzve duan tė kenė njė jetė tė mirė, tė kenė paqe dhe demokraci. Kjo ėshtė karrota. Kjo nuk mund tė jepet nga bashkėsia ndėrkombėtare, por nga udhėheqėsit vendorė. Dhe, ėshtė evoluimi i udhėheqjes vendore qė mund tė marr pėrgjegjėsinė pėr kėtė dhe gjithashtu qė tė konfrontohet edhe me ekstremistėt. Tė kėtillė ka shumė nė Ballkan. Kjo ėshtė ajo qė do tė vendos pėr tė ardhmen.
BBC: Kur flasim pėr statusin, tani pas ngjarjeve tė fundit, ēka mendoni, a ėshtė Kosova mė afėr pavarėsisė apo ndarjes?
 
Bildt: Mendoj se ėshtė mė larg nga pavarėsia se sa ishte disa javė mė parė dhe kjo ėshtė e qartė. Sepse, ėshtė mė larg nga pėrmbushja e standardeve se ē'ishte javė mė parė. Ajo ėshtė mė larg nga diskutimet pėr ēėshtjen e statusit, pavarėsisht nga rezultati i para disa javėve. Dhe, njėkohėsisht mendoj se nuk ėshtė koha pėr diskutime pėr statusin. Tani ėshtė ėshtė koha pėr pėrmbushjen e standardeve themelore, pastaj vjen ēėshtja e statusit. Prandaj, mendoj se dhuna qė pamė nė fakt e ktheu axhendėn prapa - nga statusi tek standardet.
 
BBC: Zoti Bildt, a mendoni se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė luaj njė rol tjetėr tani, atė tė arbitrit ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve?
 
Bildt: Deri nė njėfarė mase po, por edhe pėr kėtė ka kufi. Ndonjėherė kur kemi tė bėjmė me konfliktet e kėtij lloji ėshtė e vėshtirė pėr palėt nė konflikt tė arrijnė njė zgjidhje vetė, prandaj roli i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė i pashmangshėm. Unė kėtė e them pėr gjithė rajonin. Kjo zatėn ėshtė njė ēėshtje rajonale dhe unė shpresoj se do tė ketė mė shumė pėrfshirje tė aktorėve tė ndryshėm rajonal. Mirėpo, kompromisi themelor do tė duhej tė bėhej ndėrmjet palėve nė konflikt. Ėshtė kjo e ardhmja e tyre, vendi i tyre dhe pėrgjegjėsia e tyre.
 
BBC: A mendoni se SHBA-ja duhet tė jetė mė e pėrfshirė nė kėtė krizė ose problemi i Kosovės duhet t'ju lihet evropianėve?
 
Bildt: Nė fund tė fundit kjo ėshtė punė mė shumė pėr BE-nė se sa pėr ShBA-nė. Dhe, kjo sepse Kosova nuk do tė bėhet pjesė e ShBA-sė, ajo mund ta dėshironte kėtė, ama ajo nuk ėshtė nė fqinjėsi me Jutahėn ose me Okllahomėn, por ajo ėshtė fqinje e Evropės, ėshtė pjesė e saj. Nė rajon tė gjitha vendet e tij kanė aspirata tė bėhen pjesė tė BE-sė. Ky ėshtė pėrcaktimi afatgjatė. Pastaj, ēfarėdo zgjidhje qė tė arrihet ajo duhet tė miratohet nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė dhe, nė kėtė rrafsh tė gjithė anėtarėt e pėrhershėm tė KS-sė duhet tė pėrfshihen, nė tė kundėrtėn nuk do tė ketė zgjidhje.
 
BBC: Mė herėt e keni krahasuar Kosovėn me Palestinėn, pse e keni bėrė kėtė zoti Bildt?
 
Bildt: Pėr shkak tė gjendjes ekonomike. Sa pėr tė veēuar dėshpėrimin e atjeshėm. Kosova ka njė popullatė shumė tė re, njė nivel tė madh tė papunėsisė, ekonomia e Kosovės nė tė vėrtetė nuk prodhon asgjė. Madje edhe kur kthehemi nė kohėn e Jugosllavisė sė vjetėr, kishte njė emigracion qė mblidhte ndihma jashtė dhe edhe kjo tani ėshtė vėshtirėsuar. Natyrisht, ėshtė njė gjendje shumė e rėndė, pikėsėpari pėr qytetarėt e Kosovės, pastaj edhe pėr Evropėn.
 
BBC: Por ky problem ka tė bėj edhe me gjithė rajonin apo jo?
 
Bildt: Ėshtė e vėrtetė, por mė keq ėshtė nė Kosovė se nė vendet e tjera.

                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>