|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Serbia do tė ndihmojė financiarisht Millosheviēin dhe serbė tė tjerė tė akuzuar pėr krime lufte

 
 

 

1 prill 2004 / TN

"Zėri i Amerikės" mė 31 mars 2004

Parlamenti i Serbisė miratoi njė ligj qė do t’i sigurojė ish Presidentit Sllobodan Millosheviē dhe serbėve tė tjerė tė akuzuar pėr krime lufte ndihmė financiare dhe privilegje tė tjera. Legjislacioni i ri, i cili u miratua me 141 vota nė favor dhe 35 kundėr, ka ēuar nė rritjen e tensionit nė sektorė tė caktuar tė qeverisė:

Ligji mbi ndihmėn pėr serbėt qė mbahen nga gjykata e Hagės dhe familjet e tyre, i miratuar tė martėn nga parlamenti i Serbisė, ishte hartuar nga aleatėt politikė tė ish Presidentit Millosehviē, partitė e tė cilėve u paraqitėn shumė mė mirė nė zgjedhjet e fundit. Pėrkrahėsit thonė se legjislacioni ėshtė i nevojshėm pėr t’u siguruar serbėve tė akuzuar pėr krime lufte mbrojtje mė tė mirė ligjore.

Mirėpo, partitė e vogla tė koalicionit qeveritar votuan kundėr legjislacionit. Njė zyrtar, Vlajko Seniēi, u tha mjeteve serbe tė informimit se parlamenti duhej fillimisht tė kishte diskutuar rreth ndihmės pėr viktimat e zotit Millosehviē. Kundėrshtarėt thonė se Serbia ėshtė tepėr e varfėr dhe nuk mund t’i japė ndihmė financiare qytetarit tė saj mė tė pasur.

Partia Demokratike e Serbisė, e udhėhequr nga kryeministri Vojisllav Koshtunica, votoi nė favor tė legjislacionit.

Hartimi dhe miratimi i legjislacionit u motivuan pjesėrisht nga shqetėsimi i qeverisė serbe se sikur zoti Millosehviē dhe ish zyrtarė tė tjerė tė lartė tė dyshuar serbė tė shpallen fajtorė dhe tė dėnohen nėn akuzat pėrkrime lufte, Korcisė dhe Bosnje Hercegovinės do t’u krijoheshin mundėsitė tė ngrenė padi prej miliarda dollarėsh kundėr Serbisė pranė Gjykatės Botėrore. Kėto vende tani tė pavarura u sulmuan nga forcat serbe tė regjimit Millosheviē gjatė shpėrbėrjes sė dhunėshme tė Jugosllavisė nė vitet 1990.

Sipas ligjit tė ri, zoti Millosheviē dhe rreth 20 serbė tė tjerė tė akuzuar pėr krime lufte, tė cilėt mbahen nga autoritetet e gjykatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Hagė, do tė marrin paga ende tė pacaktuara. Pėrveē kėsaj, shteti ka nė plan tė mbulojė shpenzimet pėr avokatėt e tė pandehurve dhe pėr anėtarėt e familjeve tė tyre kur tė shkojnė nė Hagė pėr t’i vizituar ata.

Shteti do tė mbulojė bisedat telefonike dhe shpenzime tė tjera pėrkatėse. Anėtarėt e familjeve tė tė pandehurve do tė kenė mundėsi t’u dėrgojnė atyre paketa, kostaja e tė cilave do tė mbulohet nga paratė e taksapaguesve serbė.

Legjislacioni u hartua fillimisht nga Partia ultranacionaliste Radikale Serbe, udhėheqėsi i sė cilės, Vojisllav Shesheli, pret tė dalė nė gjyq nė Hagė nėn akuzat pėr krime lufte. Kjo veprimtari kishte mbėshtetjen e plotė tė Partisė Socialiste Serbe tė zotit Millosehviē.

Zyrtarėt perėndimorė kanė shprehur zemėrim tė thellė ndaj ligjit, duke thelluar kėshtu shqetėsimet ndėrkombėtare se Kryeministri Koshtunica do tė jetė mė pak i prirur se paraardhėsi i tij tė bashkėpunojė me gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime lufte. Mbijetesa e tij politike varet nga aleatėt me ndikim tė zotit Millosehviē nė parlamentin serb. Zoti Koshtunica ka sugjeruar tashmė se serbėt e akuzuar pėr krime lufte duhet tė gjykohen nė Serbi e jo nė Hagė.

Vendet dhuruese perėndimore e kanė paralajmėruar Serbinė se bashkėpunimi me gjykatėn pėr krime lufte ėshtė kusht shumė i rėndėsishėm pėr ndihmėn ekonomike tė nevojshme pėr rindėrtimin e vendit pas njė dekade luftash ballkanike, nė tė cilat humbėn jetėn rreth 250 mijė njerėz.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.